November 30, 2023

Flamuri i Shqipërisë i pikturuar shumë vite më parë

 


Ne fotografi eshte Flamuri i Shqiperise i pikturuar ne kapakun e nje arke (sunduk) shume vite me pare.
Fotografi nga Gezim Kopani 


Vlera e falenderimit

Ne nje hadith Profeti Muhammed a.s. ka thene: 
"Ai qe nuk falenderon te miren e vogel, nuk falenderon edhe te miren e madhe, si dhe ai qe nuk falenderon njerezit , nuk ka falenderuar Allahun."

"Po te permendesh te miren , quhet falenderim , po ta harrosh ate , quhet mohim. Bashkimi eshte gje e mire , ndersa perçarja eshe fatkeqsi."  (Ahmedi)

Pergatiti
Gezim KOPANI

November 22, 2023

Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut

Xhamia e Koder Hanit , Puke 


Nga: Prof. Dr. Bajram Xhafa  

Ne kuader te rindertimit te xhamise historike te Myftinise Puke (Koder Hani), perpjekjet e klerikit mysliman te Pukes, qe per shekuj u ben krah perpjekjeve per Liri e Pavaresi krahinore me permasa kombetare, sidomos nga Musa Hoxhe Puka, Dizdari dhe Zenel Hoxhe Mehaj, qe jane te njohura qofte ne Shtate Bajraket e Pukes, qofte per haromoni fetare shembullore mes dye komuniteteve: katolik dhe myslimane te Pukes, gjithmone ne shoqeri e fqinjesi te mire, deri edhe ne lidhje krushie e martesore, kumbarie dhe vellazerie gishtash (probatine). Eshte interes qe te theksohet qe erdhe edhe Nene Tereza ne Puke , (15-16 gusht 1996), ngjarje e cila nuk qe e rastesishme dhe sepse mbeti historike per Puken, si per dy komunitetet fetare ne Puke. Katolike dhe Mysliman.
Parambatja e parashtruar ketu, eshte arritur te sigurohet qeofte permes kujtimeve, qofte disa burimeve arkivore te rendesishme dhe botimeve historike te autoreve te huja e vendas.
Si deshmi e pare historike, keto perpjekje te imam Musa Hoxhe Puka, Dizdarit jane me te dukshme ne perkrahje te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe ne vazhdim te kryetarit te saj , hafiz Ymer Prizrenit
Ky fakt i rendesishem pergjithesisht eshte lene disi ne hije ose eshte paraqitur si rastesisht i manget me qellimin per t'i pasqyruar kleriket myslimane te Pukes fanatike dhe "anadollake" ne Islam, te cilet qenkan bere keshtu, pengese per levizjet partriotike, ndersa faktet tregojne te kunderten, gje qe do te perpiqem tu vertetoj ne kete shkrim.
Nje shembull i till dritedhenes ka qene imami teolog hafiz Musa Dizdari , i njohur ne popull me emrin Hoxhe Puka , i cili eshte shquar per unitetin e komuniteteve dhe ringjalljen e perkushtimit atdhetar, sidomos ne kuaderin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.
Teologu Musa Et'hem Dizdari (Hoxhe Puka) ka jetuar me 1800-1900 njihet si i pari imam vendas, per te cilin ruhen kujtime dhe burime arkivore per veprimtari te shquar atdhetare, sado me sakrifica dhe ne mosh te thyre.
Kjo veprimtari, qofte dhe vetem bazuar ne vendimin e gjykates ushtarake Shkoder me 19 gusht 1881 dhe te akteve gjyqesore te ministrise se Luftes, percjelle prej kryeminisrtir Osman Pasha Pallatit Perandorakt ne Stamboll, del se Ismail Salih Agë Kryeziu , Kajmekami i Pukes , ne bashkepunim me imamin e xhamise se Pukes hafiz , haxhi Musa Et'hem Dizdari dhe te Mahmud Bajram Paci , imam i fshatit Pac te Bytyçit dhender i Ismail Agës , bashk me Abdyl Hoxhen e Gashit dhe Binak Alin e Krasniqes , organizuan percjelljen , largimin dhe sigurin e tij ne bese te Maslsise se Gjakoves prej Prizrenit deri ne kufi me Puken te haxhi Ymer Prizrenit kryetar i Komuitetit Drejtues te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit , per te cilin ishte leshaur urdherarresti per kapjen e tin, si organizator "i kryengritjes qe kishte themeluar dhe kishte perkatitur ai" kunder Perandorise Osmane gjate Lidhjes Shqiptare te Prizrenit 1878-1881 (Aktet gjyqesore ushtarake Shkoder).
Nepermes ketyre dokumenteve osmane del se veprimtaria atdhetare per liri dhe pavaresi e hafiz, haxi Musa Dizdarit , imam e Myfti i xhamise Puke te Koder Hanit, se bashku me Ismail Agen Kryeziun ka shtrire pertej kuadrit krahinor, kazase se Pukes , sepse merr shtrirje me permasa kombetare , me perpjekjet per bashkepunim per ta shpetuar drejt Shkodres dhe Ulqinit, qe ishin ne gatishmeri te mikpritjes se tij , Haxhi Ymer Prizrenit , kryetarin e Komitetit Drejtues te nje prej figurave te rendeishme te Rilindjes sone Kombetare.
Hoxhe Puka , edhe pse kishte disa kohe mosmarrveshje personale me Ismail Age Kryeziun per postin e kajmekamit te Pukes, te cilin e kerkonte per deren e tij, te birin, Et'hemin (aso kohe kapter ne xhandarmerin e Pukes), kur erdh puna per interesat kombetare ne kuaderin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit , ai iu be krah Ismail Age Kryeziut , duke ia vene ne sherbim te birin Et'hemin.
Pas aksionit Prizren - Pac (Bytyç - Tropoje), na tregoka hollesisht ne Zherke te Ismail Haxhia (baze e UÇK-se) Abdein Zenel Hoxha i Pacit , me 4 nentor 2011.  Abedini ( i vitlidjes 1934), kujtimet e te cilit jane mbledhur prej studiuesit Xhemal Meçi ne Zherke me 4 nentor 2011, ne shtepin e Ismail Haxhise , ku ishin ftuar bujarisht me turisten Finlandeza Lejla dhe shoferin e shoqeruesin e saj Xhavit Pitamina).
Mahmud Hoxhe Paci , babagjyshi i Abedinit , nen petkun e imamit si dhe Abdyl Hoxha i Gashit dhe Binak Alin e Krasniqes shkuan ne Prizren, ku e moren nen mbrotje Ymer Prizrenin, duke e kaluar me shume kujdes ne Bytyç te kulla ne Pac , ku e priste Et'hem Dizdari i Pukes bashke Mustafe Agë Kryeziu i Pukes per ta percjelle ne fshatin Kryezi-Puke-Shkoder.
Ne Kryezi ishte duke i pritur ne kullen e tyre i biri i Ismail Agë Kryeziut Zenel Hoxha , imam i xhamise se fshatit Kryezi (Puke). Ne vazhdim Ymer Prizreni percillet me siguri te plote prej ketij imami te xhamise se Kryeziut Zenel Hoxhes , ku i priste ne Puke kajmekami patriot i Pukes Islamil Agë Kryeziu te kulla e Dizdarit , Musa Hoxhe Puka. Ndersa dy batalione ushtaresh osman mbanin nen kontroll pa sukses udhen kryesore te karvaneve Prizren - Shkoder me shprese se do te arrinin t'a arrestonin udhesh Ymer Prizrenin , ndersa ai mbrohej i siguruar ne Puke , derisa ia dorezuan Shkodres , e cila e percolli te Myftiu i Ulqinit . Atje u mireprit prej ulqinakeve derisa shovinistet malazes e goditen pas koke nje nate te vone, kur po kthehej nga falja e namazit te fundit. 
Per perkrahjen e dhene Ymer Prizrenit prej imameve pukjan dhe kajmekamit e bijeve te tyre, si zbulohen, merren masa te ashpra prej qeveritareve osman, duke i arrestuar derisa kalohen gjyqin ushtarakt ne Shkoder, sepse me veprimtarin e tyre akuzoheshin se "kan guxuar te nxisin veprimtarin kryengritese dhe anti osmane." Me kete akuze gjykohen dhe denohen te internuar jasht vendit te tyre: Hoxhe Puka dhe Ismail Kryeziu. Edhe Kryeministri ne shkresen e tij shoqeruaes per aktet gjyqesore, qe ia dergonte Pallatit Perandorak , Sulltanit , theksonte se: "Ismail Aga dhe Hoxha i Pukes , Musa Efendiu kan qene nga njerezit me te rrezikshem qe paten turbulluar dhe prishur qetesine e vendit." Sulltani ne pergjegjesin e toij me 15 nentor 1881 thekson: "Shkresa e lartpermendur e Shkelqesise Suaj z.Kryeminister,... si dhe aktet e tjera u pane nga Madheria e Tij, i cili urdheroi: "Te zbatohet vendimi i gjykates ushtarake me internim jasht vendit te tyre." Perfundimisht u internuan "me rrugen e Selanikut dhe te Aleksandrise per ne Marash". 
Ne Dardhe dhe Kryezi tregonin se perfunduan ne Halep te Sirise , ku u mbajten ne internim per afro pese vjet, pa pasur asnje perkrahje shetaterore , veçse persa u shperblye Hoxhe Puka prej vendasve , te cilet ishin shume te kenaqur prej sjelljes se tij me ta dhe sherbimet fetare qe u kryente. (Akademia e Shkencave Instituci i Historise , "Lidhja Shqiptare e Prizrenit ne dokumentat osmane 1878-1881", Tirane , 1978, fq.228)
U liruan vetem me amnistine e Sulltanit me qellim per te qetesuar kryengritjen e Prizrenit te vitit 1885 , e cila u shtri deri ne viset e Pukes , simdomos ne Qaf Mali nen udheheqjen e Mustaf Islamil Kryeziut , i cili qe arratisur nga burgu i Shkodres , por me pas bashke me te imam Zenel Hoxha etj. 
Edhe sot kujtesa historike ne Puke , Kryezi , Bytyç etj ruan respekt per keto figura , te cilet edhe pse me poste e prona i rrezikuan ne perkrahje te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe udheheqesve te saj. 
Per rolinpetriotik , cilesuar me siper, me interesim te te njderit Mehill Doçi , ndonese sekretar i PPSH te rrethit Puke , nisur nga fakti se te dy keta personalitete ndonese ishin nga kasta e agallareve te Pukes , u derguan dokumentet e pergatitura ne Tirane, ne Presidiumin e Kuvendit Popullore per dekorim. Keshtu , Musa Hoxhe Puka sebashku me Ismail Age Kryeziun me 14 korrik 1988, me dekret nr.4040, dekorohen me medalje "Per veprimtari patriotike".
Po keshtu, teologu imam Isuf Arif Hasani , (1820-1919), i mbiquajtuar Hoxha i madh , teolog , hoxh i xhamise se fshatit Iballe , imam Isufi bashke me Cecë Halilin , dajen e tij katolik nga Dardha , kane perkrahur Lidhjen Shqiptare te Prizrenit. 
Ne Prizren Isufi, me perkrahjen e drejtorit te medreses H. Ymer Prizrenit, kishte mesuar ne medrese per imam. Per me teper imam Isuf Arifaj ishte mik edhe me Dizdarin e Pukes Dash Age Dizdarin, i cili kishte per grua Gjyle Hoxhen. Keto lidhje kryshqie e miqesore i bashkuan shume keto dy familje ne perkrahje te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit , qe forcuan ndjenjat kombetare ,qe u shprehen edhe ne ruajtjen e unitetit mes dy besimeve, per ruajtjen e raporteve te mira deri miqesore edhe me krushqi. 
Imam Isufi ishte nip i Cecë Halilit te Dardhes , burre trim dhe guximtar, me te cilin edhe pse ishte katolik, ruante lidhje te ngushta "nip-daj". Per me teper, imam Isufi ndihmonte dhe respektoten edhe Kabashes te tjere nga Mëziu apo Dardha , edhe pse ishin katolik m si "daja e nip" , siç ishte rasit i Mark Bales se Mëziut , ku kishte shkuar per festen e Zojes se Merturit dhe erdhi tek "nipi" ne Iballe ne kullen kater kateshe te imam Isufit., ku vdiq papritur. Por ky imam e varrosi me nderime Makr Ball Gjonin , burrin mendimtar e guximtar te Mëziut ...
Nje figure tjeter e shquar e kesaj Myftinije qe imam Zenel Adem Hoxha , perkrahes i Pavaresise dhe i Lirise krahinore dhe kombetare. Ky teolog ka jetuar ne vitet 1853-1946, imam dhe Myfti i Pukes . " Qytetar Nderi i Pukes ", Zenel Hoxha , i cili u kthye prej studimeve ne vitin 1879 , ne moshe te pjekur dhe me nje kulture te gjere islame e ndoqi kete tradite te krijuar prej Musa Hoxhe Pukes. Zeneli erdh ne nje kohe kur ndihej shume nevoja e tij , se situata politike ishte e ndere... Haxhi Zenel Hoxha u ka prire ne namaz , ne Xhamin e Koder Hanit edhe Shefaqet Turgut Pashes , ne korrik te vitit 1910 , Ministrit Adil Beut , ne mars  te vitit 1912 si dhe te Hasan Riza Pashes ne veren e vitit 1912 , por ne hytbe , nder te tjera , u ka shprehur deshiren e tij dhe te besimtareve islam te Pukes , duke theksuar se: "Allahu me Madhnine e vete ka thene: çdo milet (popull) duhet te jete i lire ne vendin e vet." Keto mesazhu u bene shkas qe Shefaqet Turgut Pasha te largohet nga Puka pa u pershendet me imamin , aq sa doli i ngrysur dhe i pezmatuar prej xhamis, sic e tregon me vone Islamil Osman Laçi , muezin ne ate xhami dhe kryetar i mexhlisit te Kajmekamit Puke.
I tille ishte Zenel Hoxh Mehaj i Pukes. Gjithashtu ky imam patriot , sidomos pas ardhjes se arbereshit Terenc Toçi ne Bugjon , Iballe , Berishe , Qaf Mali , Munelle e Klos te Fanit , i  cili themeloi "Qeverin e Perkohshme" ne Kimze te Mirdites , prill 1911 , Zene Hoxha Mehaj e ka vleresuar kete akt patriotik, gjithashtu ka nxitur e perkrahur frymen liridashese te luftetareve qe luftonin per liri e pavaresi gjate Kryengritjes se Pergjithshme 1910-1912, aq sa ne revisten " Hylli i Drites ", Shkoder , tetor 1937 , fq.468 shkruhet; "Nuk duhet lane pa permende zotni Zenel Hoxha i Pukes... qysh ne fill kje simpatizues i levizjes e kurdo ku e qitte rasa... bate njisoj propagande ne favor te kryengritjes." Dhe per çudi, po aty i njejti autor mban nje qendrim denigrues ndaj tij , sepse ishte klerik mysliman, duke trilluar keshtu me nje fare ligesie se na paska qene "i pakulture e rrite ne atmosfere anadollake"
Lind pyetja se si edhe anadollak dhe bante njisoj propagande ne favor te kryengritjes?! (po aty "Hylli i Drites" , 16 tetor 1937, fq.468). Ndersa ne botimin e Dr. S. Sules "Zenel Hoxhe Mehaj", Tirane 2005, fq.40 cilesohet "si nje personalitet pukas qe kishte mbaruar nje universitet teologjik ne Arabi e sherbente ne zonen e thelle te Pukes me perkushtim te larte gjithmone si imam patriot." Por eshte i njohur roli i tij edhe per nxitjen e frymezimin e luftetareve kunder pushtuesve serbe me 1912 , gje qe e tregon fakti se ne drejtim te kesaj lufte ishin hoxhallaret e Malziut, te Bajrakut te Gjashte ne 7 Bajraket e Pukes te Myftinise se Pukes , nxitur e drejtuar prej Zenel Hoxhe Mehaj , qe kishte leshuar kushtrimin per ta pritur me lufte ushtrine pushtuese serbe (te divizionit "Drina"), qe kishte marr rrugen per t'i shkuar ne ndihme ushtrise malazeze qe kishte hedhur kunder Shkodres te gjitha forcat e veta ushtarake me mjetet e luftes duke e mbytyr ne gjak Shkodren e rrethuar nga te gjitha anet per t'ia kthyer Malziut shkja, dhe tani keto kohe kane goje e thone pseodo historianet serbe e malazes se u pasken "rene" 8 mije deshmore ne ufte per "çlirim" e Shkodres prej turqve. Kur vetem nga Puka shkuan 400 vullnetare nen udheheqjen e Mustafe Age Kryeziut dhe Myftar Ages se Malziut, duke iu pergjigjur kushtrimit per t'i shkuar ne ndihme Shkodres qe luftonte per jete a vdekje. Vetem nga Kabashi rane shehit (deshmore) tre Kabashas trima : Dem Ismail Ibrahimi , Rrape, Rexhe Adem Baci e Kur Cina Meçe (Xh. Meç, "Kabashi Puka qe ne lashtesi II, Tirane 2008, fq.169) Po keshtu , u ngrit ne lufte Udha e Madhe : Flet-Xath-Kulumri-Blerim (Sakat)-Truen, te udhequr nga trimet fletas:

"Dymije vete kane dal komite,
Kane nis luften me Serbi ,
N'prru te Goskës kan mbet dymije
" ushtar serb. 

Kete fakt historik  populli ne kenget e veta historike si: 

"Ma ka çue Shkodra nje fjale,
Ni fjale Shkodra ma ka çue,
Teslim serbit mos me iu bam
Zmajl Arifi ish kan djal trim mejtelpi,
N'istikam ai kur ka hi,
Ball per ball me serbeli,
Thujmi nans: Mos kaj per mue,
Kaj manxerren se n'Serbi me ka çue,
Nizet qafira i kam palue,
Nizet qafira e i kumandar,
Ushtare t'serbit i paska vra,
Der'sa shehit ai paska ra.
.."


Po keshtu edhe fshati Flet me Rrugen e Madhe (Trun-Flet):

"Me ksi trimash qe ka Fleti,
S'i ka krajli, si ka mbreti,
S'i mban toka, s'i mban deti
Kan nis luften me Serbi,
Shume prej tyne shehitli!(Deshmor)
"

"Kush e filloi ket luft ma i pari ?
Kush e nisi luftem me Serbi ?
Hoxhallaret e Malit Zit,
Sadik Hoxha i Malit Zi,
Osman Hoxha e Baram Haziri,
Osman Hoxha i trim dai,
Ka nis luften me Serbi,
Ne ni prru ka mbet dymije
."

"Atje n'Piste te Malit Zit,
Ç,po lufton ni mejtepli,
Mejtepli e shehitli,
Me top dardhe ia paska hi,
Ni top dardhe paska mbarue,
Halil Hasani e ka fillue.
Kur e ka shpraze topin ma s'pari,
Ushtoi Drini e gjimoj mali,
Ç'po lufton Halil Hasani!
Halil Hasani me çete t'vet,
Mgulle, Piste e Gdheshte mas tij po nget!
Per vend t'vet po duen me vdek.
Dhe sa shume, bre , paskan mbet,
T'treten hare topi perlset,
Çat here Halili paska mbet,
Per Shkipni po do me dek. 
Shpejt marrka flae trupi i tij,
Kur po digjej barut i zi,
U ndal serbi me ushri,
Der sa topi ma s'asht ndi.
Per pak kohe ma s'asht ndi,
Po u ndika n'histori,
Se si luftohet ne Malzi,
Halil Hasani shehitli
." (Xh. Meçi, "Poeti i Malsise", Tirane , 2013,fq.89-95)

Bashkekohesit tregonin se kjo rezistence heroike u nxit dhe u frymezua edhe prej Myftinise se Pukes me imam e Myfti Zenel Hoxhe Mehaj, i xhamise se "Gjytetes" (Koderhani) Puke.
Prandaj keshilli i Bashkise Puke me vendim nr.30, date 25.10.2005 e ka shpallur Zenel Hoxhen "Qytetar Nderi" "Per veprimtarin e tij patriotike, fetare dhe intelektuale, per vizionin demokratike e progresist dhe per cilesi te rrala humaniste." 

Autor
Prof. Dr. Bajram Xhafa
(Ish profesor i Universitetit "Luigj Gurakuqi" Shkoder)


Pasqyruar ne librin: "Xhamia Historike e Myftinise Puke , Xhemal Meçi , Puke-Shkoder 2021, fq.11-36

November 07, 2023

Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të Kodër Hani , Pukë


Nen nje atmosfere te ngrohte shpirterore u zhvillua ceremonia e perurimit te rindertimit te xhamise se vjeter te Koder Hanit , Puke . Ceremonia u hap me kendimin e disa ajeteve Kur'anore nga hafiz Xhemal Nuzi per te vijuar me hymin Kombetare te Republikes se Shqiperise dhe ate te Shtetit te Kuvajtit. Me pas pershendeti te pranishmit Myftiu i Pukes Gezim Kopani i cili ne fjalen e tij falenderoj Allahun xh.sh, donatoret nga Kuvajtit per kontributin e vyer te dhene ne rindertimin e xhamise se vjeter te Koder Hanit. 
Ne kete ceremoni ishte i pranishem Nen kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise H. Taulant Bica i cili mbajti fjalen e rastit ku theksoi bashkepunimin e KMSH-se me donatoret e Kuvajtit ku u be e mundur rindertimi i kesaj xhamie te vjeter . Ne kete ceremoni mbajten pershendetjen e rastit Deputeti i Kuvendit te Shqiperise z. Lodovik Hasani , Kryetari i Bashkise z. Rrok Dodaj , Kryetari i Bashkise Fushe Arrez z. Hil Curri , Drejtoir i Vakf Investimeve ne KMSH z. Edison Hoti , Krye imami i KBI Prizren z. Orhan ef. Bislimaj , Myftiu i Dibres z. Muis Kurtulla , Kryetari i KBI Gjakove z. Valon ef. Myrta , Sekretari i pare i Ambasades Kuvajtiane ne Shqiperi z. Adnan El Gunejm , Ipeshkvi i Sapes Simon Kulli , Drejtori i Fondacionit Miresia z. Korab Kaja , Presidenti i Eurosig Insig dhe UBA Bank z. Kadri Morina si dhe z. Sejdin Strazimi Myfti i Bulqizes etj.
Po ashtu ne kete ceremoni perveç protokollit nderuan me pjesmarrjen e tyre intelekual , bashkepunues te Myftiut nga trevat te ndryshme te Shqiptaris si: Xhemal Bexheti dhe Qamil Ademi nga Tetova , Drejtori i Shendetit Publik ne Tetov Amir Huseini , N/Kryetar i Bashkise Puke Altin Perdeda , N/Kryetar i Bashkise Puke Ferit Ringaj , Famullari i Kishes Katolike Puke Zef Marku , Kryetari i Keshillit te Bashkise Puke Eduart Gjoka , Administratori i Njesis Blerim Gjovalin Prendi , N/Kryetar i Bashkise Puke Ndue Suma , Ceo i HEC Kabash Hamza Eburejan , Drejtor i Pergjithshem i Eurosig Xhevdet Kopani , arkitekt Artan Shkreli , perfaqesus i Kishes Katolike Dod Marinaj , artiste te ndryshem si Fran Vukaj , Gjovalin Dushaj , drejtues te forcave poliktike , pukjan te ardhur nga vende te ndryshme te europes si dhe Kryepleq te fshatrave: Qerret , Rrape , Flet , Xathe , Trun, Iballe etj po ashtu anetaret e Keshillit te Myftinise Puke etj.  Ceremonia u moderua nga imam Erjon Laçi

Puke, me 04 nentor 2023
















































Kryetari i KBI Gjakove vizite ne qytetin e Pukes