August 25, 2020

Kur ekipi i K.F Teuta fal namazin e xhumas ne xhamin e qytetit te Pukes

Xhamia Puke, fotografi e bere me date: 14.08.2020


Pas namazit te xhumas ndava disa caste me ekipin e K.F Teuta te cilet kryn faljen e namazit te xhumas ne xhamin e qytetit te Pukes. Nepermjet zv Trajnerit Bledar Hodo uruva ekipin suksese dhe ne menyre te vecante per perkushtimin e tyre ne ibadetin kushtuar Allahut xh.sh.


August 14, 2020

Fisi i Kabashit

Xhamia e fshatit Kabash - Pukë. Fotografi e vitit 1977

Nga: Gëzim Kopani 

Fisi i Kabashit është një ndër fiset më të vjetra dhe më të njohura në trevat Shqiptare. Nder vendbanimet më të lashta është: 1.Kabashi i Pukës (1) që ndodhet në Shqipërin Veriore pikërisht në veri të qytetit Pukë dhe 2. Kabashi i Vendit që ndodhet në KorishtëPrizrenit.
Ptolemeu Kabashin e ka shënuar me emrin Theba (The Bash). Theba dikur ka qenë kryeqytet i Egjiptit dhe sundohej nga Fenikasit. Rreth tremijë vjet para Krishit (Profeti Isa a.s.) Theba përmendet si tempull pagan. 
Sipas hulumtimeve por edhe të arkivave Prof.dr. Eqrem Zenelaj ka arrit në përfudnim se :"Toponimi Cabass (Kabash) është toponim i hershëm Pellazgo - Ilir . Toponimi Cabass (Kabash) ekziston në tre kontinete: Afrikë , Azi dhe Europë. Në Europë është në Dardani afër Prizrenit ku ka ekzistur vendbanimi vjetër Cabass (Kabash). Sipas autorëve, Kabash do të thotë Tha Bash (Theba), emër vendi malor (Dardani dhe Armeni), dikur qytet dhe vend kryesor i klerikëve (në Egjipt), si dhe një ndër toponimet më të vjetra Ilire - Pellazge." (Shiko: Eqerem M.ZenelajPellazgët , ilirët, shqiptarët " Prishtinë 2017, fq. 603, po ashtu dhe " Rrahman Rexhaj "Kabashi i Vendit - Prizrenit në Rrjedha të Historisë I" Monografi , Prizren 2022 ,fq.17)

Fisi i Kabashit - Pukë është fis i parë dhe bajrak i parë në shtatë bajrakët (2) e Pukës dhe fis i tretë në dymbëdhjetë fiset e veriut të Shqipërisë: Hot, Orosh, i treti Kabash, për të vijuar me fiset: Gash, Shal e Shosh, Kelmend, Krasniq, Thaç, Grud, Berishë, Shkrel dhe Bytyç.
Rënditja u bë për shkakt të vlerave dhe veçorit e secilit fis, ku fisi i Kabashit dallohej për zgjuarsi, besnikëri dhe tirmëri. Më pas brez pas brezi Kabashasit e ruajten famen dhe vendin e tyre. 
Aktualisht në Pukë Fisi i Kabashit kufizohet me: PukeQerretDushmanBerishë , Iballe
Thaç dhe Spaç. Perveç fshatit Kabash, vendbanimet kryesore të Kabashasve brenda krahines janë: PukëQelezQerret, MeçeUkthBushatDedajMicoj, Kryezi, Dardhë etj.

Në fillim Kabashi i Pukës mendohet se ishte i banuar prej katër familjeve vendase të quajtur: Dukagjini, ZiuManushi dhe Gjeraj. Në popull për Familjen e Dukagjinit ruhen kujtime si familje Princnore , pra Principata e Dukagjinit e cila ka dy degë: a). Dega e Lekës në viset e Pukës dhe b). Dega e Palit në viset e Mirditës. Prof. I.Zamputi pranon mendimin e akademikut Dh. Shuteriqi se: Dukagjinët janë pasardhës të princërve të Arbërit, bri Bazilikës së Ndërfantinës duke e mbeshtetur këtë mendim në dy ngjarje. E para është ndërtimi i bazilikës së re të Arbërit në Ndërfan (Gziq) në vitin 1216, e cila më vonë u bë qendra e principatës së Dukagjinëve. E dyta është konflikit që u ndez në shk.XV mes dioqezës së Lezhës me dioqezen e Arbërit për kishen e Ndërfandinës. Ndërsa Prof.Dr. K. Biçoku thotë se: Emri Dukagjin lidhet me përsonazh historik me "Dukë, Arbër dhe Gjin Tanushin" i cili në vitin 1281 nga aleat behet kundërshtar i mbretit Anzhuin. Në shek. XIV - XV principata e Dukagjinëve zgjerohet përtej lumit Drin; Prizren, Rrafshi i Dukagjinit dhe Pejë. Ky zgjerim shtoj interesat e baskëpunimit me principatat e tjera shqiptare si: Zahariajt në Danjë, Topiajt , Aranitët në Shqipërin e mesme si dhe Muzakajt në Jug. Kjo vihet re kryesisht në lidhjet martesore me Dukagjinët, ku Progoni i Lek Dukagjioni martohet me Vojsllaven, e bija e Karl Topisë. Nga ana tjetër Pal Dukagjini aleat i Skëndërbeut martohet me të motren e Gjergj Aranitit., ndërsa Kolë Dukagjini (Leka) martohet me Jelën, e bija e Aranitëve dhe mbesa e Gjon Muzakës, ndërsa tre vajzat e Gjergj Aranitit (Kiarina. Elena dhe Dhespina) u martuan sipas radhës me Nikollë, Gjergj dhe Tanush Dukagjinin. Ndërsa Gjon Muzaka martohet me Marinë prej drës se Dukagjinasve.
Emri Dukagjin hasen në shumë vende dhe përsonalitete si; Stipan Dukagjini viti 1408 si pronar dhe luleshtar në Raguzë , Kotorr e tregtar drithërash gjatë bregtetit Adriatik ne: Durrës si Rask Dukagjini (1408-1410) dhe komandant i trupes se kalorësve për mbrotjen e qytetit. Në Lezhë Progon Dukagjini. Në vitin 1385 Progon Dukagjini udhëhoqi apo sundoi qytetin e Lezhës, të cilen e mbajti për 8 vite, ku në vitin 1393 u detyrua tia dorëzoj Venedikut. 
Shkodër kemi në fillim të shek. XV Andrea Dukagjini, i biri Budemir Dukagjini që merrej me tregtin e peshkut  etj. Në vitet 30 të shek.XV shquhet në Shkoër figura e Vuk Dukagjinit i cili mori fam për forcimin e lidhjeve tregtare mes Shkodrës dhe Raguzës (Raguza ishte si të thuash "shtet"). Pas tre viteve Lek Dukagjini sëbashku me vëllaun e tij Nikollë Dukagjini kthehen nga Venediku në Shqipëri , pasi në vitin 1481 kishin shpërthyer kryengritjet.
Për Lek Dukagjinin Ippen si dhe Gjon Muzkën shprehet se: Zotëronte viset lindore. Madje ai mendon se selin e kishte në Vaspas, tek "Kalaja e Lekës", Gjon Muzaka në fshatin Flet. Në fshatin Flet gjenden gërmadhat e një kështjelle me emrin: "Kalaja e Leks". Ndërsa Nikollë Dukagjini sundonte viset e shtatë Bajrakëve të Pukës dhe se selin e kishte në fshatin Kabash , pranë kishës së Shën Palit.
Sipas M.Sirdanit Nikollë Dukagjini në popull njihet me emrin Boçë , duke e lidhur me gojdhanat e Boçës, Boç Mziu. Sipas kësaj, Beçmet lidhen me pronësinë e Boçëmes. Në vitin 1501 kthehet nga Venediku edhe Stefan Dukagjini duke u bashkuar me kryengritjet e Lezhës njëjtë si Progon Dukagjini, por pas deshtimeve Progoni bëri marveshje me Osmanët, duke njohur sundimin e Sulltanit, ndaj mori titullin Pasha dhe vazhdoi sundimin e një pjese të Dukagjinit. Në këtë kohë Ahmet Pashë Dukajgjinzade merr poste të larta në Stanboll. 
(Shiko; Prof. Xhemal Meçi , "Kabashi , Puka që në lashtësi 2, fq.57-60)
Në vitin 1503 Ahmet Pashë Dukagjini bëhet Sanxhakbej i Ankarasë. Në të njëjtin vit u martua me Gevhershah Sulltan (Ishte vajza e Ajshe Hatun e cila ishte e bija e Sulltan Bejazidit II-të e cila u martua me Guvel Pasha. Nga kjo martes ato kishin një djalë i quajtur Ahmet Beu dhe tre vjaza; Gervhershan Sulltan, Kamershah Sulltan dhe Mihrima Sulltan). Nga martesa me Gevhershah, Sulltan Ahmet Pash Dukagjini u shtua me një djalë i quajtur Dukagjinzade pra Mehemt Pasha i njohur si Gazi Mehmet Pasha i cili u bë ndër ushtarët më të njohur të Perandoris Osmane duke mar gradat e nderit Pasha dhe Gazi. Më vonë Gazi Mehmet Pasha bëhet Sanxhakbe i Shkodrës. Nën udhëhejen e tij ai la gjurmë në disa ndërtime sidomos në Prizren si; Ndërtoi xhamin e Bajraklisë (1571 dhe përfundoi në vitin 1574) si dhe ndërtoi kompleksin (hamami) Gazi Mehmet Pasha... Ahmet Pash Dukagjini u shtua edhe me një vajzë të quajtur: Fatma Sulltan. Në vitin 1511 Ahmet Pashë Dukagjini bëhet Bejlerbeu i Andollit duke luajtur rol kyç në ruajten fizike apo sigurisë së Princ Selmimit , princ i cili në vitin 1512 bëhet Sulltan. Në vitin 1513 Ahmet Pash Dukagjini bëhet vezir (ministër) duke u bërë kështu pjesë e Divanit në mbledhjet që Sulltani zhvillonte. Ahmet Pash Dukagjini kishte në drejtimin e tij 20.000 mije ushtar të rangut të lartë të quajtur Spahi. Ahmet Pash Dukagjini arriti të behet edhe Viziri i madh (si të thuash Kryeministër). Xhelozia ndaj Ahmet Pash Dukagjinit dhe intrigat ndaj tij me Sulltanin bëri që të fillojnë zënkat me Sulltanin i cili në vitin 1515 merr vendim ekzekutimin e Ahmet Pash Dukagjini i cili vdiq. (Shiko; Gëzim Kopani , "Kush është Gazi Mehmet Pasha" , viti 2021)
Mbi Lekë Dukagjinin (Leka III) në treven e Pukës, prof.Xhemal Meçi shkruan: "Kujtimi për princat Dukagjine u ruajt me dashur dhe respekt të rallë në toponime dhe legjenda të shumta kudo në Pukë, të cilat më tipike janë në Kabash, Fushë Blinisht, në këtë të fundit lidhet kryesisht me Lek Dukagjinin por edhe me familjen fisnike Ziu. Një prej godhënave tregon për konfliktin e Lekë Dukagjinin me Pal Mziu dhe Boç Mziu. Një tjetër toponim janë Sarajet e Lekës , thuhet se ishte diku në perendim të kishës Ilisë. Për këto saraje thuhet se ishin aq të mira si askund në viset e Pukës. Keto saraje kan qënë vetem në Fushë Blinisht. Toponime të tjera janë: Guri i Filxhanave i Lekë Dukagjinit. Përbri tyre kalon rruga këmbësore që vjen nga Berisa e Vendit - Midha e në vazhdim drejt Fushë Arrësit. Legjenda tregon se: Leka kur po largohej  paska fshehur nën atë gurë (i bardhë) një sasi paresh të cilat ia la amanët tokës. Ora e tokës i nxjerr paret në sipërfaqe çdo pranverë. Një bari ndërsa po kulloste bagëtit në shpat, i paska shiku nga larg paret duke shkëlqy në diell. Ishte nis me vrap drejt Gurit të Filxhanave duke ju lut orës së tokës me za të lart: "Ou, ma la hisen , bre! O hisen, bre! Kur është afru paska gjet vetem një pare që ora e tokës ia paska lan. Rasti i bariut është një dëshmi se në fushë janë gjetur edhe monedha. Tek ky gur thuhet se Lek Dukagjini ka fshehur një pal vekë (atllar të artë) dhe një shishe simje (simja qenka një pasuri teper e madhe), ku në një kazan me 50 litra ujë do mjaftonte një pik simja për ta kthy të gjithin në monedha të arta. Toponim tjetër është ai në fshatin Meçe i quajtur Guri i sy keqit. Legjenda tregon : çdo të diele , verës Lek Dukagjini shkonte për në meshë bashk me ushtarët e tij. Afër Kunorës , rrugës për të kisha e Jeremisë është një gurë karakteristik me të çara në mes.  Këto të çara i paska ba një ushtar i Lek Dukagjinit. Sa herë që ushtarët pushonin afër gurit , një prej tyre sëmurej dhe vdiste. Leka i shqetësuar vëndos të përtgjoj Pal dhe Boç Ziu , të cilës mes vete thonë: Leka mes ushtarëve të tij. ka një ushtar sy keq. Leka doli para ushtarëve dhe u thotë; Ai ushtar që çan këtë gur me sy, do i jap shpërblim të madh. Ngrihet njëri dhe thote: Unë e çaj! dhe ushtari me shikon e çan gurin. Teksa po prishte përball Lekës shpërblimin ai vret ushtarin me shpatë. Kjo legjend ende kujtohet.(Shiko, Prof. Xhemal Meçi "Kabashi-Puka që në lashtësi 2, fq.62-63)

Familja Ziu po ashtu autoktone në Kabash. Ziu ishte familje e madhe me mbiemrin Ziu /Zezë duke e lidhur vjetërsin e tyre me disa gështenja të moçme nën rrafshin e Kodër Zhubit , në anën jugore të Kabashit të quajtur PrezezëtZhubi i Kabashit Pukë la pas një familje fisnike prej të cilës vazhduan në shekuj dhe që vazhduan deri vonë me Dizdarin e Pukës dhe Zotnit e Kryeziut të Pukës, të cilët u bën mysliman. Tradita ruan kujtime për vellezërit Ziu, si Pal Mziu dhe Boç Mziu. Ata jetonin në grykë Kabash. Qetësia e tyre u trazua për shkak mos pajtimeve me Lekë Dukagjinin kur ai u shfaqe në Blinisht. Aty ai u vendos në vendin e quajtur: "sarajë". Nuk dihet se sarajët ishin aty apo i ndërtoi Leka. Pasi u vendos aty, Leka i vuri syrin pronave të Pal dhe Boçe Mziut duke i bërë të tija..." Shiko: Prof.Xhemal Meçi "Kabashi, Puka që në lashtësi 2" fq.48) Në Kabash, në maje të kodrës në formë trekëdëshi ndodhet Kalaja e Lekës.  

Familja Manushi. Dikur shtëpi e madhe, por sipasoj e një semundje u paksua. Disa thon
ë se; një pjesë e familjes ra në Shkodër nga aty në vendet e tjera Ilire deri në Itali. Ende dhe sot në Kabash kanë ngel toponimet si: Mulliri i Manushit , ara e manushit etj. Sipas Muhamet Barxhanit (Kabashas) në Kabash ndodhet mulliri i Manushit. Quhet kështu pasi u ndërtua në token e Manushit. Ndryshe nga vllaznit e tjera , sot në Kabash është vetem një familje Manushi, pra Zef Manushi, Zefi është djali i Nojës i cili u rrit jetim. Ai ka pas për bashkeshorte Lulen... 
Familja tjetër vendase në Kabash është Familja e Gjerajve . Kjo e fundit thuhet se është shuar, siç thonë; e dalur fare.  

Historia dhe kujtesa popullore tregon se: Përveç familjeve vendase, Kabashi u popullua edhe nga katër djemt e Lek Kolonjës (po ashtu Kabash) të cilët quheshin: 

1. Kokë (Koka) Leka vëlla i madh ku ndër të tjerë bëjnë pjesë; KabashBicaj, Buhot, Rrape, Dardhë dhe Mziu. Në lagjen Kokaj banonin: Ndrekaj (në Bicaj. Me to u mbeshtet Koci, prej të cileve ngelen toponimet: Mali Koc dhe Guri Koc) , Ndokaj , Filakët (në Kokaj. Paldedajt me Shytajt dhe Perlleshi janë kushërinje me Kokajt). I pari i Filakëve ka qenë bari, prej ku ngeli topoponimi Hija e Filakut dhe Mjacat e Filakut. Filakët shkojn deri ne vitin 1680.) 
2. Qafë (Qaf) Leka (Qaf Alia) vëlla i dytë ku ndër të tjerë bëjnë pjesë; Kabash, Pukë , Meçe, Rrape. Shumë prej tyre migruan në Dardani (Gjakovë , Pejë dhe Prizren), Shkoëdër , Raguzë , Turqi etj.
3. Lush Leka (Lushaj) vëlla i tretë. Ndër të tjerë bëjnë pjesë; Kabash, Bicaj, Pukë, Kashnjet, Zadrime, Lezhë, Dardani (Kosovë), Rraguzë etj.
4. Hadër Leka (Hadroj) vëllau i vogel ku ndër të tjerë bëjnë pjesë: Kabash (breg), Buhot, Rrape, Rrypë, Has, Ulqin , Dardani (Kosovë). 

Përveç ketyre familjeve , në Kabash hasen të dhëna edhe për familjen Gazulli. Studiuesit kanë cilësuar vëllaznin e Gazullorëve ndër më të vjetra në Veriun e Shqipërisë. Ata dokumentohen që në vitin 1301 ku për shejkuj bëjnë emer të madh brenda dhe jasht Atdheut deri në Raguzë, Itali dhe Hungari . Ata u vun në shërbim të Atdheut sidomos: Gjin Gazulli, Gjon , Pal dhe Andrea Gazulli. Kaq shum e mbeshteten Skenderbeun sa njerëzit i moren për kushërinjë të tij. Ndihmen me të madhe ata e dhanë në diplomaci duke mbrojtur interesat e vendit.
Sipas teologut dhe studiuesit Nikollë Gazulli (lindur në DajçZadrimës në vitin 1895- dhe vdiq në Shkrel më vitin 1946. Nikolla ka qen prift ku pas lirimit nga burgu i Gjirokastrës në vitin 1930 shërbeu si famullitar në Shkrel të Malsis së Madhe, në Bogë , Kastrat etj) i cili botoi dy vepra : " Fjalorth i ri " - fjalë të radha të përdorura në Veri të Shqipërisë) dhe " Fjalori i Onomastik " i cili shkroi edhe për Kabashin e Pukës. Sipas Prof. Xhemal Meçi Nikollë Gazulli në veprat e tij ka sjell të dhëna me interes të veçantë për Kabashin, ku gjen shpjegim edhe origjinia e Gazullorëve prej Kabashit të Pukës për të cilët shkuran: "Gazulli, vllazni me fis prej Lushajsh të Kabashit të Pukës, kjo sipas gojëdhënës që ruhet në Mirditë (Kashnjet)." (Shiko: Prof. Xhemal Meçi , Kabashi Puka që në lashtësi 2 , fq.67)

Kabashasit janë të shtrirë në shumë vende të rrethit Pukë duke krijuar kështu fshatra të tjera të cilat shkurtimisht ju paraqes si më poshtë vijon: 
Pukë (Më përjashtim të familjeve autoktone si Zotnit , Dizdari , familjet e tjera po ashtu ishin prej Kabashit të Pukës. Ashtu siç janë edhe sot, përshembull Laçajt e Pukës. Laçi shkonte mir me kushërinjët si Preçajt por edhe me Zotnit (mysliman). Laçajt e Pukës çdo herë ruajten origjinen e tyre prej Kabashit të Pukës, më konkretish të vëllaut Lushaj. Preçajt thonë se janë kushërinjë me Laçajt dhe se u përkasin dy vëllëzërve; Preçi dhe Laçi. Në kohen e Isuf Laçit ishte familje e madhe , i biri Ismaili u ba i njohur shume . Ai pasi mori mësimet në mejtepin e xhamis së Kodër Hani u bë Kajmekam për 12 vite në Kaçanik të Kosovës. Familja e Isuf Laçit arriti të kishte 40 pjestar dhe 10 pushkë, kishin blektori të madhe deri në 300 dhi dhe po aq dele, dhe 20 lop e qe. Mbas Zotnis u radhen të dytët, por më vonë kërkuan të bëheshin të parët, Vojvodë, pra Kreu i Pukës, dhe Zotnia pranoj. Kur u krijuan bajrakët , Kabashi u nda në dy bajrak; a). Kabash dhe b).Pukë. Në bajrakun e Pukës i parë u njoh Ismail Laçi, pra u njoh vojvodë i gjithë Tërthorës (Pukës). Laçajt në kohen e Bushtalinjëve u njohen edhe si "krere verziri".(Shiko; Prof. Xhemal Meçi Kabashi , Puka që në lashtësi fq.337-338) 
Për të ardhur deri tek Ismail Osman Laçi i cili qe kryetar i kuvendit në Kazan e Pukës (Shiko; Gëzim Kopani "Ismail Osman Laçi Pukë - Kryetar i kuvendit të Kajmekamit Pukë , 2017 - referenca Iskodra Vilajet Salnamesi (1897-1898). Nga kjo familje e madhe spikaten përsonalitet si: Ymer Bardhosh Laçi (1900-1961), i cili ishte Kapoten i xhandarmeris se Mbretit të Shqipërisë, komandant i Çetës Pukë-Has etj, Kolonel Xhemal Jemin Laçi (1914-1966) ish Minister i Oborrit të mbretit Leka I-rë , Dekuruar nga Departameti Amerikan i Nju Jorkut me titullin: "Legjoni i Nderit" po ashtu ai është edhe Qytetar Nderi i Bashkisë Pukë, Ismail Xhemal Laçi (1928-1981), për të ardhur më vonë me alpinistin Përparim Laçi  etj.
Micoj (Thuhet se kur Kabashasit shkuan në Micoj gjeten Mici dhe Cakajt . Cakajt ishin bujk të Hoxhë Puka (Dizdari), ndërsa Mici mund të ishte i Cakajve dhe nga ku fshati mori emrin Micoj  si Nushi (Nue/Ndoj) lagjes Nushaj e Bici, Bicajve. Për të vijuar me emrat Zmjalti (Ismali),. Cufaj, Selimaj dhe Ahmetaj. Tek Musa apo Musajt janë dy degë: Demusaj dhe Musajt. Musajt vendosen në Micoj pasi shiten token ne Nushaj (e bleu Nush Laska. Që atëhere vendi i bler i ngeli emrin Nushaj. I pari i Nushit, Pal Lleshi erdh bujk te Musajt rreth vitit 1780.) (Shiko Prof. Xhemal Meçi Kabashi , Puka që në lashtësi 2, fq.273-274) Në fshatin Micoj njihet Dem Musa (Kabashas) pasi dera e tij ishte Vojvod e fisit Kabash (Qaf Ali). Kur Veziri i Shkodrës e thëriste atë i thoshte: "Urdhno Mixha Dem!" Veziri i besoi ndërtimin e Urës së Vaspasit mbi Dri. Lundruesit me trap të Vaspasit iu luten që uren ta ndertonte kah Kalimashi, dhe Mixha Dem ashtu veproi. Për këtë lundruesit e Vaspasit iu zotun se dera e tij brez mbas brezi "ka me kalu falas", këtë zotim e mbajten. Për Dem Musajt e Kabashit , Elez Sadiku (Musaj, Micoj) ka thënë: Te mixhes Demë (Demusaj) janë të Idriz e Zenuk Kadrisë që u largun në Kosovë, Gjyrokovk (Gurakoc?) Të Brahm Muslisë , që ishin në lindje të Cufajve (sot shkolla 9 vjeçare) janë degë e Demusajve të Kabashit, Mixhes Demë. Ne të Kurt Musës jemi te xhamia."  Mehmet Bajram Kopani tergonte: "Kohen e Idriz Kadrisë ajo derë mrrini në 100 vetë. Kishin kullën dhe jerevitë. Para kullës ishin dy trungje lisi. Në mbrajmet e veres uleshin ne njerin lis 30 burra. Ne tjetrin uleshin 30 gra. Kishin 30 pushkë të gjata. Kishin lopë e qe, si edhe 400 dele. Kishin buna në afërsi të Krrabit, te Podi i Shullanit dhe në Smakëll të Kodra Kabashit, mes Bicajt e Micoj. Ishin më të foritit në Kabash." Kjo familje shkonte mir me Shehun e Lumës, por qëllon të prishen me të dhe Shehu i paska nem, duke u than: "Paskeni dal rruge, he shkoshi (shkofshi) n't'dalimit fare!", më von pasardhësit e Dem Musës , Idriz Kadria ra në gjak. Në pak vjet u ban 18 varasje dhe plagosje. Pas ndërhyrjes së krereve të Pukës dhe Mirditës për shurjen e hasmëris me Lumbardhin doli se Idriz Kadria kishte vra 6 burra më shumë, ndaj duhesh të lante me dëmshpërblim, gjashtë gjaqe për 6 qese, 36 qese. Për ta la ai shiti 400 delet, pjesem më të madhe te gjedhëve  si dhe disa toka të shpërndara, dhe lau gjaqet. Si pasoj e paksimit ne meshkuj por edhe të varfërisë, Idriz Kadria mori të afërmit dhe u largua në Kosovë, në Gurakoc Pejës. Por dhe atje me pushtimin serb, një pjesë e tyre shkuan në Durrës dhe Fier, aty ku i vendosi Mbretaria e Zogut I-rë.. Nga kjo derë në Kabash mbet i fundit Dash Kamber Selmani (Dashi 1910, Kamberi 1860, Selmani 1830). Fshati Micoj Pukë është i njour për luftën e bërë kundër pushtuesit serb. Në fshatin Micoj është Kështjella e Micojt, Kalaja Qytetes. (Shiko. Prof. Xhemal Meçi , Kabashi , Puka që në lashtësi fq.273-277), Kryezi,
Bicaj (Për Bicjat thuhet se Mici dhe Bici u shkëputen prej Kabashit dhe u vëndosen ne skaj të Kabashit ku themeluan vendbanimin me emrin e tyre. Prej vllaznis së Micit u formu fshati Micoj ndërsa prej vllaznisë Bici u formua fshati Bicaj.) Dedaj
etj Shkodër (Zadrim, toponime: Kroi i Kabashit, Lugu i Kabashit, Mirzet e Kabashit, po ashtu në Hajmel ka kabash si dhe tokë në Bushat dhe Melgushë) (shih; Prof.Xhemal Meçi , Kabashi , Puka që në lashtësi 2 fq.28) , Lezhë (Kabash vendbanim në Fishtë), Dibër (Mali i Kabashit, banor në Gjurë-Reç dhe Laç), Durrës, Tiranë (kodra e kabashit - Bushtricë), Elbasan (Kabash lagje e fshatit Mollas), Gramash (Shkëmbi i Kabashit, Kalaja e Kabashit, ku Kabashi i dokumentuar më 1431) (shih; Prof.Xhemal Meçi , Kabashi , Puka që në lashtësi 2 fq.29), Pogradec, Kolonjë-Ersekë (fshat me emrin Kabash, Fusha e Kabashit në Shelegur, Leskovik) etj.

Blinishti , (Familje fisnike dhe Princore) Përmendet si familje që nga gjysma e dytë e shek. XI deri ne gjysmen e parë të shek. XIV. Për rreth tre shekujt kjo familje bëri emer në historin e Shqipërisë. Kjo familje vjen nga zonat malore, ku pushteti i tyre mbeshtetej kryesisht në lidhje gjaku dhe fisnore. Historiani Gaspër Gurakuqi  jep mendimin se Blinishti e ka znafillen ne Blinisht të Kabashit të Pukës (këtu kemi toponimin Fusha e Blinishtit. Për këtë vend ka gojdhëna dhe legjendja që lidhen me Lek Dukagjinin. Aty thuhet se u ndërtuan "Sarajet" Në këtë vënd kisht pem dhe kroje të ftohtë). Prej aty para 3 apo 4 shekujsh janë vëndos në verilindje të Prizrenit ku formuan fshatin me emrin Kabash. Më pas disa prej tyre lan Kabashin e Prizrenit (Vendit) dhe themeluan Kabash në Viti, pra Kabashi i Moravës së Epërme. Kështu thuhet edhe për Kabashin e Hasit të Prizrenit. Ndërsa në Shqipëri kemi; Blinishti i Kushnenit (Mirditë), dhe Blinishti i Zadrimës. Kemi edhe toponimin ; Kisha e Shllisë në Blinisht. Me Blinishtin e Pukës janë familja e Delive.

Rrapja - (Rrpë , Hadroj , Buhot ) Ky fshat ndodhet në lindje të Pukës. Më parë kalonte rruga e karvanëve. Tradit tregon se në Fushën e Kalit kullosnin dhe ushqeheshit kuajt e karvanëve. Në dokumentat Osmane kemi emrin Rab - Raba (1529) me 6 zjarre (shtëpi), në 1571  po aq, ndërsa në vitin 1591 me 35 zjarre. Në 1571 kishte zën vend në Livadh të madh një kefali Gjin Kabashi, shtëpia e të cilit ishte e veçaur me 20 zjarre (S. Pulaha). Sa i takon emrit të Rrypës banorët e sotë thonë se vjen nga Rryp toke. Familjet që mbahen mend prej 8 brezash janë Hajdarajt, Bitoshë , Kuka , dhe Qypaj. Për Rypen thuhet se tek vendi i quajtur Akol (Okol) ka qenë një gështënjë mbi 300 vjeçare ku paska pas burime uji të bollshëm. Aty paska ardh te etur një karvan turk , por vendasit i paskan përzan. Turqit (Osmanët) i paskan nem duke thënë: "Kurr ujë aty mos dalt!" dhe ashtu ndodhi. Uji shkoi dhe doli posht lagjes Pushtri. Ndërsa vendi për rreth xhamis së Rrypës ngeli that. Në Rrape janë Kadana të cilët jan aty para Furrikajve dhe Memëve. Prof. Xhemal Meçi shkruan: Feja Islame ne Rrape ka filluar pas viteve 1571. Regjistrimet e viteve 1591 shënojne 2 familje myslimane. I pari që pranoj islamin ishte Asan Gjoni prej Hajdarajve. Nga ky ngeli toponimi Ara e Asan Gjonit. Thuhet se para 300 vitesh  rreth 20 shtëpi u shpërngulen ne Turqi.(Kabashi, Puka që në lashtësi 2, fq.317-318)
Buhohti thuhet se është vendbanim i hershem duke e lidh me emrin e Shën Ilinë (Eljasi) . Dikur thuhet se ka lulëzuar zeja e tabakëve dhe të përpounimit të baltës . Thuhet se Buhoti mori këtë emër prej Prronit Bots dhe Hija e Bots. Në Buhot paska qen një njeri i pasur i quajtur Shpjetri . Majdje është dhe toponimi Kisha e Shën Shprejtrit (Pjetrit). Në fshatin Dardhë (po ashtu Kabash) banorët thoshin: "Ktu asht kisha Shpal e Shpjetër!" u formua si fshat në vitin 1960. Në qendër te tij kemi Djegajt dhe Prendi, Memaj, Kokaj dhe Koc. 
Hadroj janë bijt e Hadrit, pra të Hadër Lekës të cilët sipas prof. Xhemal Meçi kanë lidhje të ndërsjellt mes tyre dhe Furrikajve. Hadrojsit u shtuan ndaj janë edhe toponimet si: Kroni i Hajdar Uks, Ara e Katundit dikur e Hadrojsve sot e Marash Kolës (Paldedaj Kokaj), Vija e Hadrojve (sot vija e Lazergjonve (Kokaj) Idrizakët po ashtu Hadrojs blen edhe një ara e cila quhet Ara e Kadri Syls e blerë në fund shek XIX prej Idrizakëve (Haxha, Pezhëve, Puka sot e Ymer Hoxhës), Shpati Ars Tabakut, Gryka e Alisë (Alia Hadrojs) etj për të vijuar me toponime të tjera të Buhohtit si: Kodra e Buhotit. Të parët që u shpërngulen prej Buhoti qen Hadrojsit duke u vendos ne Breg të Kabashit ku në anë e majt të lumit të Gominës ishin Ukë Kurti ku sipas brezave ky shkon deri tek Çel Kuka (1750). Vëndosja e Hadrojsve në anë e majtë të Gominës në Kabash mendohet se ka fillu rreth vitit 1790. Të dytet që erdhen prej Buhoti ishin ato të Osman Ukës (Meçi) dhe Cubakët. Osman Ukët u shkëputen nga Buhohti  prej Ahmet Osman Hadroj. Ukë Osmani dhe Ahmet Osmani janë vllazni në 9 breza. Osman Uka me djemt (Islamin, Misinin dhe Abazi) të ndihmuar prej Cubakëve, Barxhanët dhe Lushajt moren pjesen më të madhe të tokës së Manushit si shpërblim për varrosjen e 6 te vdekurve të cilët vdiqen prej harsallekut (epidemi). Hadrojsit gjendet Anës Malit dhe Fanit të Madh ku tradita tregon se njeh më të hersmit Et'hem dhe Dërvishajt. Sipas Arif Faslisë (1980) thotë se: Trojet e hershme i kan pas në Fushë Bratit. Kjo fushë e rrethuar me pyll në shpin të fshatit Rrypë u mboll nga koprativa në vitin 1970  grurë dhe patate. Aty Halil Ahmeti (1914) nxori nje burim uji të ftohtë i cili sot quhet Kroni i Halilit , po aty afër bëri Mrizin që quhet Mrizi i Halilit. Aty kishin bunat. Verës këtu ndërsa dimirit në Buhot. I pari që është vëndos këtu thuhet të ketë qen Et'hemi. Më von zbret më posht ku mori emrin Kadraxhi. Ku u vendos aty rreth vitit 1790. Mbas disa kohës u vra me Spaçin në përpjekje për ruajtjen e bagëtive. Mënjëher pas vdekjes u shtu me djal dhe i vendosen emrin Et'hem. Ky u shtua për të ardh deri tek Mehemtin Sadrin i cili në vitin 1940 u vendos në Has afër Beqir Ukës i cili ishte vëndos atje në vitin 1930. Atje mbajten mbiemrin Kabashi si; Beqir Kabashi , Arif Kabashi , Mehmet Kabashi dhe Sadri Kabashi të shpërngulur më pas në Durrës. Thuhet se Kadraxhit ishin Dërvishaj dhe quheshin Dërvish. Ndërsa t
ë Ukë Kurtit u vëndosen ne tokën e Gjerës - Kabash. Shumë nga këta janë shpërngul në Ulqin, Turqi, dhe Kosovë. 
Dardha - Studiuesit thonë se Dardha është banuar që në lashtësi duke e lidhur emrin me Hanit e prej këtu me emrin e popullit Dardan. Këtë e deshmon edhe prania e një kështjelle si dhe udha e hershme. Për Kështjen Gjon Karma thotë: "Gjen Kalan e Leks  maje njaj kodre (Kodër Shaban) në të djathtën si roje Drini. Bri kësaj kalaje asht Qebiku i Poshtëm. Ndërsa rruga e hershme që lidhte Tejdrinen me Dardhen ende kujtohet." Në këtë fshat janë të përmendura Kishat e Dardhës. Sipas traditës i pari që u vëndos në Dardhë prej Kabashit të Pukës ishte Koka. Të Kokës ishin tre vëllëzër që u vëndosen; Gjokë Marku , Pepë Marku dhe Pal Marku. Këtu Koka ka këto mahall; Çelaku , Margjeçi , Selmani . Po ashtu kemi dhe vllaznin e Biba të cilët në breza shkojnë tek i pari i tyre Biba i Kabashit (1650). Të Bibës thonë se janë 5 vllazen; Pal Biba, Prek Biba , Gjek Biba, Pep Biba etj. Koka dhe Biba kan sëbashku 6 pleq të cilët zgjidhnin problemet brenda fshatit. Kuvendin Dardha e kishte ne Kodrak të Shën Kollit. Ky fshat përmendet për herë të parë në dokumentat Osman me emrin Darda. Në vitin 1529 kishte 13 zjarre (shtëpi). Në vitin 1671 Sh. Gaspri regjiston 12 zjarre me 130 pjestarë. Kleriku Gjon Karma1932 thotë: Dardha bahet kund 60 shpi, te tana katolik, fis me Kabash, dhe dahet në 9 lagje; Merçeli , Gjokaj , Pepaj , Qebiku i Eper , Qebiku i Poshtem , Kodra e Gjekës , Pirraçi  dhe Negel.
Në vitet 1980 fshati Dardhë arriti deri në 300 familje. Me krijim e bajrakut, Dardha iu la Thaçit. Në sofër pas Thaçit vinte Berisha, pastaj Dardha, po të ishte Kabashi i Pukës, në krye të sofrës apo vendit sigurisht vendosej Kabashi fis i parë dhe bajrak i parë. (Shiko; Prof. Xhemal Meçi Kabashi, Puka që në lashtësi 2, fq.356-360)

Në trevat e tjera Shqiptare: Dardani (Kosovë) veçanarisht në; Kabash i Vendit - Korish, Prizren , Kabashi i Moravës së Epërme, Kabashi i Hasit etj. Kabashas ka në: Gjakovë, Pejë (Istog -Gurakoc), Viti, Kaçanik,, Drenicë etj.
Gostivar (Maqedoni e Veriut), Mal të Zi (afër Bokës së Kotorrit) në Nish, etj. Përveç këtyre Kabashasit i gjen pothuajse në çdo vend të botës, nga lindja në perendim. Nga Turqia në Europ dhe deri në Amerik.

Sipas historianëve Kosovar Kabashi i VenditPrizren është origjina e Kabashasve të tjerë. Për shkak të luftimeve me shkijet (disa përmendin kohen e ndarjes se kishës) ato u larguan deri në jug të Shqipëris, në Kolonjë ku krijuan një fshat me të njëtin emer, Kabash. Më vonë disa nga ato kthehen në veriun e Shqipërisë ku u vendosen në Kabash të Pukës (Shën Pal). Nga aty një pjesë e familjës së Hadër Lekës dhe më vonë një pjesë e Kokë Lekës migroi në Dardani (Në Korisht ka lagje që quhet Kukaj duke e lidhur me emrin e Kokës) ku u thuhet se u vëndosen në tokat e Iljaz Ages në Prizren. (3)
Në vitin 1348-1355 mbreti serb Dushani Kabashin e Vendit e quajti Sveti Peter . Ndërsa osmanët e quajturn Hamidjie (kjo në shënjë nderimi të Sulltan Hamidit). Sllavët (Serbët) në kohen e dinastisë së nemjaqëve trashëgimin autoktone Ilire - Dardane - Shqiptare e përvehtësojnë si trashëgimi të tyre serbe, dhe vendbanimeve u ndryshonin emërtimet, ku fshatin Kabash e quajnë "Sveto Petar Korishki".
Në kohen e sundimit Osman, Kabashi regjistrohet në Muhasebi-i Vilayet-i i Rumelis, Sanxhaku i Prizrenit i vitit 1530 me emrin Isveti Petri. Në defterin e vitit 1541 ky vendbabim në Sanxhakun e Dukagjinit ishte regjistruar me emrin Shën Pjetri, po ashtu në vitin 1591 ku kishte 10 shtëpi.
Në salnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1886 (1314) dhe 1900 (1318) është regjistruar me emrin Sveti Petri."( Shiko: Rrahman Rexhaj "Kabashi i Vendit - Prizrenit në Rrjedha të Historisë I" Monografi , Prizren 2022 ,fq.18) Nemja ishte vellau i Tihomiriti cili qe vëndos sundimtar nga perandori bizantin Manojl Komneni. Tihomiri isht kunërshtar i vëllaut të tij të vogel Nemjës por ky në vitin 1170 e rrëzon nga fronti Tihomirin. Kjo bëri që Perandori bizantin Komneni në vitin 1170 të sulmoj Nemjen , ky i fundit largohet duke u strehu në male, dhe pas vdekjes se Perandorit bizantin Manojl 1180 nis luften  për pushtet brenda prandorisë ku Bizanti hyn në një kriz të thell, të cilen e shfrytëzoj Nemja duke zgjeruar kufit e tij në dëm të trojeve etnike shqiptare më Rafshin e Kosovës dhe Dukagjinit. Më ramjen e Bizantrit filluan luftrat ballkanike, Bullgari, Serbi, Epir dhe Arbëri . Në këtë kohë Arbëria udhëhiqej nga Gjini, i biri i Progonit. Në 1204 Prizreni, Ohri dhe Shkupi u sunduan nga Bullgarët, ndërsa në vitin 1214 Prizreni sundohet përsëri nga serbët (sllavët) ky mbreti i sllavëve u shpall djali i dytë i Nemanjës, Stefani. Dy vite më vonë 1219 kisha sllave (serbe) bëhet e pavaur, ku arqipeshkvi i parë bëhet djali i tretë Nemanjes Rastkoja i njohur tek sllavët si Shën Sava (Sveti Sava). Në vitin 1372 Prizreni dhe disa troje shqiptare u udhëhoqen nga Principata e Shkodrës që sundohej prej Gjergj Balshaj. Vala më e madhe e shpërnguljeve me terror dhe dhunë të popullatës autoktone shqiptare ka ndodh sidomos në kohen e pushtimit sllav të Nemanjës pastaj të Stefanit si popullata autoktone në Nish, Leskoc, Prokuples, Kurshumlis, Vranjës, Shkupit, Tetovës, Gostivarit dhe territorin e Kosovës së sotshme. (Shiko; Rrahman Rexhaj "Kabashi i Vendit - Prizrenit në Rrjedha të Historisë I" Monografi , Prizren 2022 ,fq.21-22)
Të dhënat e gjenealogjisë të familjeve të Kabashit të Vendit tregojnë këto lagje: Rexhaj , Muçaj , Bobaj , Ukimeri , Ahmetaj , Dullaj , Dakaj , Memaj , Kukaj , Balaj dhe Hoxhaj.
Një pjesë jo e vogel e historianëve thonë se; Kabashi i Pukës është vendbanim i lashtë Iliro - Arbërorë prej të cilit është origjina e gjithë Kabashasve.
Mirëpo në shkrimet e tij Nikoll Gazulli (lind në Dajç Zadrim 1895 dhe u pushkatu në 1946) ndër të tjera për Kabashin shkruan: "Kabashasit e kanë prejardhjen nga Nishi , prej qytetit Thrakas - Kabesos. Kabashasit erdhen në veri kur ata kishin lidhje me Ali Pash Tepelenen ku u njohen me Kolonjën. Gazullorët fis prej Lushajve të Kabashit thonë se janë të ardhur prej Nishit. Vetem emri Kabash qon tek qyteti Thrak Kabesos. Mundet që ky emer të mbuloj atë të fisit të Besëve që me sa duket janë pasardhës të Thrakëve të moçëm, ndër të cilët fisi i Besëve gjëndet afer Nishit në shek IV-te erës së re. Ndërsa Kabashët në Gramsh, Has e Prizren mund të jenë prej Kabashit të Pukës." (Shih: Prof. Xhemal Meçi "Kabashi, Puka që në lashtësi 2. fq.30)

Nëse do bazohemi tek kërkimet arkiologjike vërehen dy vend banime të hershne: Kabashi i Pukës dhe Kabashi i Vendit - Prizren, ku hasen kulte pagane Ilire , nga ku mund të themi se; Në lashtësi këto dy vende mund të kenë sunduar të njëjtin teritor të përbashkët, dhe ishin fis princnor.

Edhe kujtesa popullore brez pas brezi kanë thenë por edhe sot thonë se: Kabash i Pukës është vendbanim i hershem. Disa historian kanë shkruar se Kabashi është i përmendur që në vitin 1107 nepërmjet një komandati i quajtur Aleksandër Kabashi (shih: Prof.Xhemal Meçi , Kabashi Puka që në Lashtësi 2, fq.29) dhe një klerik bizantin në vitin 1363 i quajtur Nilo Kabashi (shih: Girolamo Angelo Flavio me titull: "La vita di Giorgia Castriota" Venecia , v. 1584, fq.166). Ndërsa në defterat Osmane Kabashi përmendet në vitin 1571. Thuhet se Osmanët Kabashin e Vendit në Prizren e paskan quajtur "Hamidje", ndërsa atë të Pukës me emrin që kristianët ia kishin vendos Shën Pal (4) ku vendasit e kthyen dhe një herë në emrin e lasht Kabash
Në vitin 1571 përmendet një përson tjetër i quajtur Gjin Kabashi me 20 shtepi i cili ishte vendos tek "Livadhi i madh" në Rrape  Pukës. Edhe dokumentat Osmane të vitit 1571 e përmendin Gjin Kabashin me 20 shtëpi i cili më pas zbriti në Kabash dhe u vëndos në "Kodër Kuvend" bri pyllit të njohur si; Kodër Pylls. Një kodrin kjo e veshur me gështenja shekullore. Dukeqënese familja ishte e madhe dhe toka për punim ishte e pakët, filluan të zbresin në toka më të mira në Kabash - Pukë derisa u bën një dhe filluan të zotërojnë vendin dhe malet.
Përveç kronikanëve osman, për Kabashin kanë shkruar edhe kronikan apo funksionar të Venedikut apo figura Dioqezan kristiane si p.sh: Ipeshkvi i Sapës Frang Bardhi, (vizitoi zonen e Pukës, Kabash etj në vitin 1637) hatografi Françesko Marin Koronelli (Vendik) në vitin 1688 etj.

Kabashasit me qëllim për të treguar madhështin e tyre thonë: "Emri i Kabashit është i shkruar në derë t'Stambillit!". Madje nuk mungojnë disa mendime se: Burrat e Kabashit kanë qenë prej elites së sigurisë së funksionarëve më të lartë të perandorive si: Romake, Bizante por sidomos asaj Osmane duke shkuar siç epërmenda mësiper deri trup roje të Sulltanve. Ndaj për këtë shkak ka ngel kjo shprehje "Emri i Kabashit është i shkruar në derë t'Stambollit!". 
Sa i takon të qenurit fis dhe bajrak i parë, Kabashi u ba fis i parë por edhe bajrak i parë , për shkak të zgjuarsisë, besës dhe trimëris. Madje kur ndonjë pytej i kuj je? thoshte me krenari: Jam Kabash! Madje nipat thonin: Jam nip Kabashi ! Po ashtu të gjithë kishin dëshirë ta kishin mik Kabashin , pasi ato përveç vlerave fisnike që i përmenda më sipër ato, si burrat dhe grat kanë qenë dhe janë të pashem - d.m.th të bukur. 

Kabashi u rrit në popullsi dhe u bë ndër fshatrat më të populluara në Principaten e Dukgjinit. Ata sundonin një shtrirje të madhe gjeografike , madje fisi i Kabashit ka pas pjesë toke në shumë fise të tjera. Kështu mund të përmenden: Kroni i Kabashit Iballe, Podi i Kabashit në Mzi etj. Po ashtu në fise të ndryshme kanë arrit të kenë vend të tyre edhe në rrugët publike të quajtura "mira" që quheshin: "Toka e fisit të Kabashit" si p.sh; Qaf Mali etj.

Përveç vendbanimeve të lashta pagane, në Kabash kemi kulte kristiane dhe myslimane , varrezat etj.
Fisi i Kabashi njihet për stanet e tij të shumtë. Ndër stanet më të vjetra është ai i Meçës sot fshati Meçe për të vijuar me Livadh Kabash që ndodhet në juglindje të fshatit Pezhve, Pukë. (Shiko. Prof. Xhemal Meçi "Kabashi, Puka qënë lastësi 2" fq.29) Shumë më vonë u hap edhe një han në Rrape të cilit i kan pas thanë Hani i Ismailit.  

Hungarezi Franc Baron Nopça (4) shkruan se: "Fiset e Veriut të Shqipërisë rreth vitit 1416 përmenden si emra fshatrash. Kështu, para Osmanëve në fshatra kishte familje feudale.

Përveç shtimit natyral të popullsisë fshati Kabash Pukë rreth vitit 1500 u popullua edhe më shumë , kjo për shkak te migrimeve të shumta që erdhen nga viset e tjera Ilire .

Fotografi e Hanit të Ismail Ibrahmit në Rrape , Pukë. Hani mori emër për shkak të rrugës që kalonte
pranë dhe lidhte lidhte Shkodren me Dardanin. Fotografi e vitit 1927


Për origjinën e fshatit Kabash Pukë kanë shkruar shumë historian dhe kronikan si dhe klerik të ndryshem. Shkurtimisht ju paraqes disa nga shkrimet më të njohura: 

1. Një pjesë e Kabashit është me origjinë nga Kolonja ku Lek Kolonja paska migruar nga jugu i Shqipërisë për në veri derisa u vëndos në Kabash të Pukës ( Shën Pal). Prandaj katër vëllezerit e ardhur nga Kolonja kanë mbiemrin Lekë. Pra bëhet fjalë për: Kokë (Koka, disa thonë se nga ky emer ka dal mbiemri Koka, Kukaj), Qafë (Qafali, Kopani etj), Lush (Lushaj) dhe Hadër (Hadroj etj) Leka

2. Disa të tjerë thonë se: Një pjesë e Kabashit janë prej Nishit rrjedhimisht prej Kabashit të Vendit , Prizren , por ky mendim nuk është shumë i pranuar nga Kabashasit e Pukës ndryshe nga ato të Kabashit të Vendit në Prizen sepse Kabashasit e Pukës brez pas brezi mbajn mend origjinen e tyre autoktone dhe origjinen e katër vëllezërve nga Kolonja të cilet thuhet se u shpërngulen nga aty pasi shtëpit e tyre u pushtuan nga gjarpërinjtë dhe fshati u bë i pabanuar. Disa thonë se u shpërngulen për shkak të gjakmarrjeve. Ndërsa disa të tjerë thonë se u shpërngulen për shkaqe ekonomike pasi veriu ishte zhvilluar shumë si pasoj e tregtis mes Shkodrë dhe Prizenit dhe më gjërë. 

3. Disa thonë se: Djemt e Lek Kolonjës migruan për shkak të vrasjeve apo luftimeve që zhvilloheshin mes dy kishave, e disa thonë për një jetë më të mir. 

4. Ndërsa disa të tjerë thonë se migruan për shkak të gjakmarrjeve.

5. Ndërsa një mendim tjetër thotë se: Migruan për shkak të pushtimit Osman duke u mbeshtetur tek Franc Baron Nopça i cili shkruan: "Të dhënat më të vjetra midis 1300-1400 tregojnë për ardhje gjindesh (njerëz) nga Shqiperia e Jugut. Një rrymë populli që është për tu kuptu si rrjedhim i pushtimit të Shqipërisë Jugore nga Osmanët (Beteja e Beratit viti; 1383). Një popullim i pjesshëm ndodhi në Dukagjin (në zonat e Pukës dhe më gjërë) rreth vitit 1430-1480 nga bregu i detit. Kjo gjë ndodhi edhe kur vdiq Skenderbeu si dhe kur u pushtua Shkodra dhe kalaja e Drishtit nga Osmanët. Migrimi i fundit për në Veriun e Shqipërisë shfaqet në vitet 152015501590 që bashkë me rastin e Bosnjës ka ndiku për një zhvëndosje populluate..." 

Sido që të jetë është fakt se: Kabashasit kudo që të jenë kanë një lidhje, gjak e fis. 

Para ardhjes së perandoris Osmane vendet Ilire dhe jo vetem ishin të pushtura nga Romakët, Helenët, dyndjet Sllave dhe Bizanti. Çdo pushtues solli me vete kulturen dhe besimin e tyre, por vendasit Ilir përfshir këtu Kabashin e Pukës dhe Kabashin e Vendit ishin pagan. Besimi pagan tek Iliret siç është Kabashi etj gjen vende dhe toponime që i përkasin paganizmit. Përshembull në krahinen e fisit të Kabashit Pukë dhe jo vetem paganizmi ishte shumë i hapur. Edhe sot në zonat të ndryshme të Pukës vazhdon të përmenden "orët", madje është shprehja: "Filanit i ka dek ora" apo "e ka lan ora" (Ora tek banorët e hershëm është diçka e madhe apo e bekume), dhe si rezultat filani nuk mund të ec përpara (nuk ka për të pas; jetë të mirë). 
Në fshatin Dardhë të Pukës (Kabashasit) të cilët më parë, kur banorët hapnin deren e shtëpisë thonin: "Nimo (ndihmo) Zot, e Ora e Kabashit."  Po ashtu hasen edhe shprehjet si: "Ora e shtëpis" etj. (për të mësuar më shumë mbi besimin pagan në zonen e Pukës kliko mbi këtë link: https://gezimkopani.blogspot.com/2012/12/besimi-pagan-ne-puken-e-lasht.html )

Ardhja e pushtuesve të ndryshëm sollen në Kabash besimin kristian, ndërsa Osmanët besimin islam. Krishterizmi i kushtoi vëmendje fshatit Kabash aq sa benediktinët ndërtuan Abacin, kishen me emrin e Shën Palit (Dhe pse kujtesa popullore kristiane tregon se në Kabash ka kalur Shën Pali, në fakt nuk ka ndojë deshmi historike që deshmon për këtë gjë. Kisha e Shën Palit në Kabash është monument Kulture i kategorisë së parë vendim i datës 5 nëntor 1984) rrënojat e të cilës vijojnë të jenë dhe sot. Po ashtu thuhet se dikur tek vendi i quajtur Grykë Kabash ka qenë një Abat Benediktin i cili mendohet se është ndërtuar rreth shekullit të 14-te. Përveç kishës ata hapen mësime katikizmi por disa thone edhe mësime në gjuhen shqip (1363) nga ku përzgjedhnin nxënësit për ti arsimuar me mirë e më pas dërgonin në Shkodër pastaj në Venedik etj.
Prof. Xhemal Meçi ka përmendur disa klerik katolik me mbiemër Kabashi si; Gjek Kabashi famullitar ne Shëngjin viti 1610, Nikollë Kabashi famullitar në Zajs të Zadrimës viti 1610, M.Stefan Kabashi famullitar në viset e Pukës viti 1671, Lukë Kabashi famullitar në Gjakovë viti 1679, Leon Kabashi mesi i shk.XX i njohur si piktor i talentuar etj (shiko librin; "Kabashi, Puka qe ne lashtesi 2" fq.29, Prof. Xhemal Meçi).

Pas kristianizmit vjen besimi islam. Islami filloi rreth vitit 1515 kjo si pasoj e rruges tregtare që kalonte përmes fshatit Kabash. Kjo rrugë ndihmoi në hapjen e islamit tek vendasit për shkak të karvanave tregtar që lidhte Sanxhakun e Shkodrës (i krijuar në vitin 1458) me Dardanin (Pejen, Gjakoven, Prizrenin). Me ardhjen e besimit islam u ndërtua në Lam Lushaj Mesxhdi i parë (1500-1523) i cili më pas u kthye në xhami rreth vitit 1600.
Sa i takon muslimanëve, i pari që pranoi islamin ishte një tek familja e Manushve, pastaj një tek familja e Gjin Kabashit , ndërsa tek katër vëllezerit që pranoi islamin ishte Hadri. Vëllau i madh Koka ishte kryetar dhe drejtonte. Kur mësoi se Hadri ishte bërë musliman vendos ta ndeshkoj. Hadri për ti shpëtuar mllefit të vëllaut largohet për në Dardani , por Koka e zë tek Ura e Vezirit dhe e vret. Lajmi për vrasjen arriti në Kabash. Burrat e Kabashit thirren Kuvendin e pleqve dhe vendosën me usull (rregull apo ligj) që: "Nuk vritet vëllau se ka ndru fe" dhe i hoqen Kokës parin duke e bërë të parë të vendit Qaf Leken (Qaf Alia) i cili po ashtu u bë mysliman.  
Nuk kalon shumë kohë dhe shembullin e Qaf Lekës e ndoqen edhe shumë familje të tjera fisnike të Kabashit.
Gurë varri i varrezave te vjetra muslimane ne fshatin Kabash-Puke. Fotografi e vitit 1940

Gurë varri te varrezave te vjetra myslimane te fshatit Kabash, Puke. Fotografi e vitit 1940

Për shkak të rrugës u rrit ekonimia e Kabashit por edhe popullsia. Kjo e vërtetuar edhe nga rregjistrat osman të vitit 1591 në Nahijen e Pukës ku kishte 23 fshatra të cilat kishin 355 zjarre (shtepi), 11 familje i përkisnin besimit musliman. Nga këto 3 mysliman ishin në Qerretin e Eper, 2 në Qerretin e Poshtem dhe 1 në Koman dhe 2 në Shënkoll (Delmace) , 1 në Shën Pal (Kabash), 2 në Rrape dhe dy familje me nga një beqar. Siç shikohet në Shën Pal pra Kabash permend 1 mysliman. Kjo e dhënë nuk tregon se cili është ky mysliman. A është i pari i familjes së Manushve pra Sulejmani? Apo është vellau i Gjin Kabashit? Apo bëhet fjalë për Hadër Leken? 

Në vitin 1637 fshati Kabash kishte tre familje agallaresh, gjithsesj nga 24 familje. Nga keto 12 i përkisnin besimit musliman. Në fillim të shekullit të XVII besimi musliman rritet shumë shpejtë sidomos në fund të shekullit të XVI. Myslimani i pare ne Kabash arriti te kishte ndikim tek familjet e tjera fisnike Kabashas pasi tregtaret mysliman qe pershkruanin Kabashin kur kalonin takonin atë që ishte bërë mysliman. Kjo bëri që në njeren anë të shtohen mysliman por në anen tjetër të fillojnë disa mosmarveshje siç është rasti i Kokë Lekes që vrau vëllau e tij Hadër Leken pse ishte bërë mysliman. Nga këtu del qartë se besimi islam në Kabash është pranuar vullnetarisht ndryshe ngase shkruajnë disa të paditur dhe perçares kinse islami eshte hap me dhune. 
Po ashtu kuvendi i Kabashit mori një vendim dhe ligj për të ardhmen, ata i hoqen parin Kokë Lekës me usullin apo ligjin se: "Nuk vritet vellau se ka ndryshu fe."
Për ta argumentuar hapjen vullnetatr por dhe harminin mes besimeve po permend disa pohime te Ipeshkvit Frang Bardhi i cili ne vitin 1637 raporton: "Agai (Dizdari i kështjelles së Dukagjinit) ka tre vllazen të krishter të martuem me një musliman, që asht ba ma vonë. Gruja e agës asht një e krishten e urtë, dhe e mirë. Po ashtu ai tregon se në breg të Gominës (lumi Gomin) Abacia është e rrexume, me një hap mur në këmbë për rreth. E mata këtë kishe brenda ku ishte e gjatë 13 hapa ndërsa gjansi me pak se katër. Bardhi i bëri thirrje banorëve për të ndihmuar rindërtimin e saj. Thirrjes nuk ju kursyen katolike e mysliman. Ata dhan aspra , gja të gjall dhe sidomos qe (kije)." 

Për islamin në Kabash Nopça shkruan: "Kabashi ka qenë i pari fis i Shqipërisë së Veriut që kaloi në Muhamedanizem." 

Ndërsa Edit Durham shkruan: "Kabashi musliman." 

Komunitetin musliman e gjejme te shprehur ne nje mase te dukshme qe ne shek. XVII (I.Zampiti, Relacione II..., Tirane , 1965, fq.77-80 

Sa i takon vjetërsis së besimit kristian por edhe ate islam në treven e Kabashit, Pukës dhe më gjërë e faktojnë kultrt dhe varrezat e vjetra kristiane dhe myslimane. Varrezat myslimane i gjejme në: Kabash, Grykë Hadroj, QerretRrypë, Kryezi, Flet, Blerim, Malzi (Dukagjin) etj. Përshembull në Pukë ka pas shumë varre të vjetra myslimane. Ato kanë qenë me gur të veçant dhe të shkruar në osmanlisht mirëpo me ardhjen e sistemit komunist u shkaterruan ata dhe xhamia e Kodër Hanit si dhe mimberi i saj prej guri (me 5 shkall), kodina e Kajmekamit (2 kateshe), duke vendosur aty disa kundra ajror ushtarak. Edhe ato pak varre të vjetra që mbeten u shkatërruan plotësisht me ndërtimin e rrugës auto , aty ku ndodhet edhe sot. 

Të dhëna të tjera që flasin mbi fisin e Kabashit në Pukë dhe më gjërë

Fiset janë bashkësia më e vjeter e gjenezës njerëzore. Për fiset flet edhe Kur'ani i shenjtë si dhe libra te tjerë fetarë. Sipas humutimeve Kabashi i Pukës është vendbanim i lashte, gjë e cila e faktojnë burime të ndryshme, siç janë gjetjet arkeologjike, germadhat, toponimet romake, bizantine, varreza etj për të shkuar në lashtësi deri tek ato pagane nga ku shkohet deri tek kultet Iliro - Arbërorë. 
Përshembull Gryka e Kabashit del qender urbane që në lashtësi. Ajo ishte e zhvilluar ekonomikisht si një qender politike e administrative me objekte të rëndesishme mbi të cilat më pas u vendosen kulte të tjera. Në lidhje me emrin e Kabashit historiani prof. Xhemal Meçi bën disa pyetje se si është quajtur më parë Kabashi. Ai pyet: Po para se të themelohej abacia e Shën Palit, ç'emer duhet të ketë pasur Grykë Kabashi? A pati emrin Kabash, që më vonë u zëvendesua me emrin Shinpal (Shpali), apo pati emer tjetër? Nëse pati emer tjetër në lashtësi, cili qe ky emer? Ai analizon dy teza; njëra për emrin Kabash dhe tjetra për emrin Pukë.

1. Jo vetem në Grykë Kabash pati qytet apo qytezë gjatë kohes romake, por ka pasur edhe kështjellë. Për këtë gjetjet arkologjike të datuara në shek; II-IV i përkasin Grykë Kabashit. Kabashët , sipas matjeve antropologjike të realizuara nga Prof.A.Dhimo kanë ruajtur tiparet antropologjike të Arbërve, shek. VI-VIII. Për rrjedhojë, këto banor janë në Kabash sëpaku që nga periudha Iliro - Arbërorë bashk me me emrin Kabash...
2. Rindërtimet në " Epirin e Ri ", gjatë sundimit të perandorit Justinian në mesin e shek. VI përfshinte edhe kështjellen e Pukës. Pra, në mesit të shek. VI rindërtohet kështjella e Pukes pra Pucae . Në vitin 1640 hartografi venecian Coronelli e shënon "San Paolo" pra Shënpal. Ndërsa hartografi tjetër venecian i po atij shekulli Cantelli e shënon vendbanim me emrin Puha pra Pucha nga ku doli emrin Puka. Ky shënim nuk mund të ishte rastësi, sepse hartografët gjatë përgatitjes së hartave, kanë parasysh edhe burimet e lashtësisë. Prandaj, Cantelli e vëndos Puken në Grykë - Kabash pra Kabashi i sotëm pasi ashtu e gjenë në dokumentat romake dhe bizantine... Ndërsa konsulli Francez në Shkodër Hecard në mes shek.XIX shkruan për familjen më të rendesishme dhe fisnike të Pukës. Ai përmend familjen e Dizdarit (familje myslimane).

3. Ndërsa në shek. II - IV emri i Pukës haset me emrin Ad Pikaria (Ad Picaria) e cila mendohet se ishte në fshatin Pezhve. Deshmi kryesore për këtë janë disa gjetje arkeologjike dhe harta romake.
Gjatë kohes romake Pezhvja tregohet si vend i rëndesishëm (qytet) kjo për shkak të nevojave të mëdha që Roma e lashtë kishte për rreshirën e pishës e cila ishte lënda kryesore që përdorej gjatë luftës. 
Diku rreth 4-5 km larg qytetit të Pukës së sotme ka toponime të qytetit Pikaria. Gjetjet arkeologjike dërgojnë në vendin e quajtur Kuq afro 4 km nga Puka. Kuqi mund të këtë qënë qënder më e hapur banimi dhe tregtije, ndërsa qyteza kështjell del të jetë mbi Pezhven e Eper, ku ruhen toponimet si: "Koder Qytëts", "Qafa Qytëts"(Qaf Pezhve). Në fshatin Pezhve ndodhet edhe toponimi "Gropat e Pezhvës" gjë e cila tregon për vazhdimësin e këtij zeji (prodhimi i rrëshires së pishës) e cila mendohet ka vazhduar si zej deri në fund të shek. XIX. Me dobësimin e perandorisë Romake, Pezhvja filloi të varfërohet aq sa u kthye në fshtrat siç ka qenë në periudhen Ilire. Pra fundi i shek IV u shua Pikarja (Pezhvja) ndërsa Kabashi ka vazhduar gjatë duke u rindërtuar deri në shek VI si qytetëz kështjellë me një treg të rëndesishëm deri në kohen e princave Dukagjin dhe Nikoll Dukagjini.

Për Kabashin ka shkruar edhe Shtjefën Gaspri në relacionin me 6 nëntor të vitit 1671 ku për Pukën shkruan: "Puka , dikur qytet fisnik dhe i lulëzuar, ishte kthyer në katund. Kisha e Shën Palit (quondam Abbazia) ka 19 fshatra dhe rreth 225 shtëpi, me 200 frymë." (V.fq. 242)  

Kujtesa popullore ende ruan gojdhëna se: Kabashi ka qen dikur një qytet me përmasa të mëdha. Aq i madh ishte sa qe shtrihej nga Qaf e Rrgjasë deri në Qafë Ajtyrës përgjatë lumit Gominë - Kokaj dhe Blinisht.  Prandaj në fshatin Kabash janë gjetur "Tjegullat e Moçme" të cilat janë të shpërndara në një shtrirje mbi 50 m gjatësi. Tjegullat janë gjetur edhe në Kodër Hani - Pukë, përgjatë Grykës së Prronit dhe gjatë hapjës së rrugës auto në vitin 1970 , pra unaza aktuale e Pukës, ku dolen disa tjegulla te moçme.  
Tjegulla te moçme jane gjet shum edhe në Kodër të Zhubit, kjo kodër ishte argjilore dhe mjaft e përshtatshme për prodhimet prej balte. Prandaj aty dalin kaq shume tjegulla. Aty do ket qenë ndonjë punishte kryesore e prodhimit të tjegullave të moçme. Ky përfundim mbeshtetet edhe në faktin se në Kokaj të Kabashit ka pas një familje që është marr me prodhimet e qeramikës e cila ka vijuar deri në fund të shek.XIX. Për shkak se kjo familje ushtronte këtë zej moren nofken Qypajt, Qypajt e Kokajve.
Tjegullat e gjetura u dërguan në Tiranë në vitin 1978 tek Instituti Arkeologjik prej ku pas studimit Instituti Arkeologjik i Tiranës dha pergjigje se; "Tjegullat e moçme janë të shek. II-IV." 
Tjegulla të moçme jane gjet edhe në anën e majtë përball me Lam Lushaj, përfundi kodrinës së Shkallës pasi aty në vitin 1980 u hap kanali i ujësjellësit të Pukës. Gjatë hapjes së kanalit , në anën lindore të kësaj kodre dolen tjegulla të ngjashme, po ashtu edhe tek Kodra e Qafalive. Pra nga këto që përmenda kemi keto vendbanime te lashta :

1. Trojet e Isen Brahimeve me Prezezët e cila mund të ketë qenë pjesa kryesore.
2. Faltorja pagane ku m
ë pas , u ndërtua abacia e Shën Palit. 
3. Qyteti që shtrihej përfund Kodër Qafalive me rrafshin e Lushajve deri tek Lam Lushaj. Këtu zhvillohej tregu i madh, pra Panairi i Kabashit apo siç njihej me emrin "E diela e enëve" dhe që ka vazhduar deri në vitin 1967.
4. Kështjella qytetëz..."  (shiko: "Kabashi, Puka qe ne lashtesi 2" Prof. Xhemal Meçi , fq.34-39)

Bajraku i Kabashit , Pukë

Në fillim zonat malor quheshin Malësi e cila natyrisht vjen prej fjalës: mal. Për ta kuptuar këtë Faik Konca thotë: "Malësia ndahet në disa njësi, që shqiptarët i quajnë Male. Fjala mal tregon vërtet një mal por me të cilin kuptohet njësi dhe drejtimin e atij vendi. Pëshembull viset fushore do të thoshin: "Mali i Shalës po shkon në luftë!" Pra shqiptarët ndarjen dhe sundimin e tyre e quanin "Male ose Malësi" p.sh; "Malsia e Gjakovës" ndërsa Perandoria Osmane i quajti Bajrak. Faik Konica shkruan: "Më sa duket, në kohen e pushtimit osman (turk), secili mal kishte flamurin e vet. Kreu i Malësisë ose Bajraktari ishte një përson që e kishte trashëguar këtë titull, që i lihej djalit të madh nga i atij dhe, në mungesë të tij i lihej mashkullit më të afërm nga farefisi. Ky quhej nga shqiptarët dhe nga autoritet osmane bajraktar. Bajraktarët sundonin sipas Kanunit të Lek Dukagjinit." (Shiko;  "Shqipëria , Kopshti Shkëmbor i Evropës Juglindore." Faik Konica)  

Në kazan e Pukës u krijuan shtatë bajrakë: KabashBerishëQerretPukë Iballe Thaç (Bugjon) dhe Malzi
Në krye të shtatë bajrakëve ishte Fisi i Kabashit pra bajraku i Kabashit. 
Në fillin e tij bajraku i Kabashit ishte një me atë të Pukës por më pas Kabashi u nda në dy bajraqe Pukë dhe Kabash.
Bajraku i Pukës në vitin 1900 ka pasur 700 musliman dhe 910 te besimit katolik. Ndersa Kabashi ne vitin 1900 kishte 940 banore te ndara  50 % musliman po aq te besimit katolik.(5)
Ne regjistrimet e bere nga Austro Hungaria ne vitin 1918 del se Kabashi ka pasur 223 shtepi dhe gjithsej 1494 banore duke perfshir vendet: KabashQelezBicajHadroj, RrapeRrypë dhe Micoj. Për Kabashin e Pukes Robert Elsie shkruan: "Kabashi është një ndër fiset e rajonit të Pukës. Ishte bajrak, por jo fis në kuptimin e ngushtē tē fjalēs fis, meqe nuk kishte një stergjush të përbashkët." Apo siç përmenden Bajraku i Kabashit dhe Bajraku i Tërthorës pra Pukës. 

Lagjet e Kabashit 

Në perendim lagjia Breg që banohet me ÇollakëLekeBarxhanLushe, e Hadroj. Dikur kan pas edhe Manush Gjerë, të larguar. Gjera fillonte kufi me Qelzen, në veri perendim të Qafë Rrgjanës, në një rrafsh pjellore e të ujitshem. Dikush thotë se ēshtë anash, si dhe Manushi. Përberja e banorëve të kësaj lagjeje ka pasur ndryshime. Gjera që kishte toke edhe në Gjytetzën , ku deri me 1980 ka qene një gështenjë shumë e madhe me emrin e Gjers, "Kështeja e Gjers", por kishin edhe në Llukë, anën veriore. Në konflik me Llukët nga fillimi i shek.XX, u largua për në Kosovë. 
Manushi si të tjeret që i kam përmend në fillim ishin vendali, autokton në Kabash. Ata kishin gjithē lagjen Breg deri kufi me Gjeret jug perëndim, kufi me Qelzen deri në Qafë Cinë. Nga veri lindja ndiqte perroin e Vameçit. Të parët që moren pjesen me të madhe të tokëve të Manushit janë Hadrojt (Osmanuket, Cubaket etj). 
Thuhet se në Kabash paska ra edhe një herë tjeter "harsalleku" (duket se kolera) qe shkaktoi shumë vdekje, dhe shtëpia e Manushit pati shumë të vdekur. Hadrojsit (Osmanuket) i shkun tek dritaret e kulles dhe e thirren në së ishte kush i gjallë. Manushi, i zoti i shtëpisë, u tha se kan vdek të gjithë dhe ju lut ta ndihmon për varrosjen e të xhenazeve pasi shtëpia ishte e mbush me kufoma. Hadrojsit dhe Cubakët për shërbimin me rrezik jetë, i kërkuan token në anën e djathtë të GominësManushi pranoj. Këta moren të vdekurit dhe i varresen në PodetPodet e Ulicave (Podet e Rrugëve), që më pas janë quajtur Podet e Osmanuks. Aty ka pas shumë gështenja shekullore. 

Kisha e Shen Palit,  Kabash , Puke

Në fund të podeve , në jug ishte një guvë, shpelle vertikale. e quajtur "Gropa e Kaurrit." Shumē e thellë dhe aty i hodhen kufomat dhe mbuluan gryken me dege gështenjash. Më pas varrosen aty edhe dy Manush të tjere.

Në anen e majtë, Bregut te Gomines në Kabash banohet prej LushajveBarxhanëve dhe Hadrojsit.

Toponimet e lagjes Breg - Kabash janē: 

-Brraka Brores,  perendim
-Kroni i Brores
-Koder Voz , perendim
-Brraka Lejfiz, perendim
-Brraka Helmit (ka marr kete emer per shkak te daljes se luleve te helmit)
-Mrizi Rrenimit
-Mulliri i Rrenimit (dal prej shpatit te rrenuar)
-Toka e Skacit
-Kroni Skacit
-Koder kuqe
-Koder Lejfiz
-Mbaskuje, perendim
-Kroni Djutit (sot Kroni i Lushaj)
-Kodra mbi Krut (Braka e Madhe - Brraka e Djutit)
-Brraka e Lemakuqit , (brrake Lamit )
-Qaf Burg (rruga per tek shtepia e Sahit Hoxhes, Burgje)
-Ara Mus (Ara Madhe, Brake Mus, Barxhan)
-Hamalla e Met Beçs
-Maja e Picrragit (Picragu eshte nje lloj hardhuce. Pisket e shurdhon njeriun.)
-Podi Bals
-Gryka Preçit
-Qafa Rrgjans; Qafa Madhe, Qafa Vogel
-Te pushimet , nen Qafe Rrgjan
-Kroni Gjarpnit (ku pushonin me dushqe ne shpin.
-Guri i Zi; Çumi, mal.
-Brraka e Pjanes 
-Verrat e Sipes (kufi Lejthize)
-Kodra Shlisht
-Brraka Farks - Kroni i Brrakes Farks
-M'Qafja Manushit (qafa qe merr per te Ura e Dermanit, Vameç)
-Qafa Marka Nikes (tani e Rexhve; Gurani Manushit)
-Lami i Manushit ,
-Mulliri i Manushit (edhe sot mulli, por se mulliri e malet i kan ble Çollaket. I ka shi i fundi i Manusheve Zef Ndue Manushi i cili ka dal ne Puke.)
-Gropa e Kaurrit
-Livadhi Gat (breg Gomin)
-Mandat e Sevapit
-Ara e Krutit
-Shalzat
-Brraka e Shalzave
-Brraka e Qeses
-Kllada Laçit
-Ara e Myftarit
-Via Pushtrise (vija e ujitjes prej Vameçit, mbi ure te Dermanit e te shtepia e B.Alise, pergjate krahut te djathte te Gomines.)
-Lami (Lami - Izlam)
-Kodra e Lamit
-Ara Izlam (Azmanit) , 
-Ara Uke Muse (Furrikaj,)
-Rroskolliçi
-Podi i Rroskolliçit
-Guri i Shkypes
-Braka e Qezmes
-Guri i Çobave
-Qafa Dushnit
-Brraka e Dushnit
-Nen Gurt e Çobajve
-Mrizi i Kabashit, mbas Hijes Madhe kufi me Qelze.
-Kodra e Barakut (ku Nemcja vuri flamurin e Asutro Hungrairsne vitin 1916).

Nxenesit e shkolles se Kabashit

Toponimet e lagjes Qendër - Kabash

Shtrihet prej urës së Dermanit deri ne Kokaj dhe prej Qytetz deri ne Vameç. Ne qender eshte Lam Lushaj me xhamin ne perendim, dhe kishen e Shen Gjonit ne lindje. Pervec perfitimit nga "Rreforma Agrare" nga I.H ble prej Z.LL. Ata paten ble prej Lushes Sadik Prishtines (hoxhe i ardhur nga Kosova. Tokat e tjera te lushajve i gezojne vete. Nga jugu Preçajt shtrihet toka e Q.I dhe B.Ll ndersa ne veri te Barxhaneit te Eper shtrihet Çollaket. Toponime te kesaj zone jane:

-Kodra Gat
-Kodra Krihe
-Hordop
-Ara Nen Duaj (Barxhan)
-Brraka Fakrs
-Qershia Babs e Mandi
-Livadhi Zmajlit (Ismail Kopani, i cili pati tre djem; Hysni, Sadri dhe Isuf)
-Hurdha e Gavixhit. (Hurdha e Gavixhit eshte nje hurdh e thelle e bere nga uji Vameçit ku lahen te rinj nga Kabashi, Puka etj.)
-Mullini i Furrikut
-Rrahi Pjeshk
-Kroni i Pjeshks
-Guri i Palushit
-Prroni Ims
-Qafa e Arshus
-Gryka Arush (Dikur keto vende kan qene te mbuluar krejt me geshtenja)sot Keshtenja e madhe, geshtenje mbi 3 shekuj.
-Kshtenja madhe
-Vorri i Istikamit (Disa e lidhin me operacionin turk te vitit 1912 kunder Halil Muses e Hasan Nezirit , ku mbeten ne "istikam" ne forme "vorri".
-Ara e Kurt Asanit
-Mulliri i Islam Çollakut
-Livadhi i Mullinit
-Brraka e Belikit
-Livadhi Mollit
-Vija e Mollit

Me Qafaliaj mbehen mend dy shtepi Kopani (Kopajt) dhe që ishte familje e madhe patrikale. Nga kjo familje kemi toponimet;

-Kopshti Canoshit
-Shezat e Eper
-Koder Qafalive
-Gurra e Brahalise
-Mani i Miftarit 
-Trualli i Nezirit
-Ara e Nezirit
-Ara e Djopit
-Ara e Kamer Selmanit
-Kodra e Kuvendit (ku mbente kuvend fisi i Kabashit, Qafalite)
-Krye vogla (livadh)
-Ara e Harbuzit
-Skace (podine)
-Ara Pegez (mbi pus)
-Ara Flypçit (mbi mulli te Furrikajve)
-Kodra Pylls, dikur pylle geshtenjash)
-Pylli i madh
-Pyll i kuqe
-Kodra mbas shtejes
-Brraka mbas shtejes
-Kroni Mbasshtejes (sa kalon gurin e Brahalis)
-Kodra e Djarit
-Kodra Mloja (Mloj ka kuptimin e endjes se penjve gjate procesit te "Mlojs" te penjeve per tu perdorur ne vegje - vek)
-Vija e katundit (por dhe vija e Qafalive, e quajtur qafaliajt duke lene me kuptu se katundi i Qafalive, i Kabashit ishte mes Qafalive-Kamer Selmanve).
-Bashkaria
-Krepi i Bashkaris (ne Koder Pyll perbri Pylli Kuq , vend i perbashket)
-Ara e Bajramit
-Livadhi Bajramit dhe Curri i Bajramit (i perkasin Furrikave,)
Ne Kloes eshte :
-Kroni i Baramit (ku ka pas t'bunin qe e trashegoi Kadri Kasemi). Mes dy shtepive ne Qafaliaj ishte nje vend per te cilin mendonin se kreret kishin pas nje burg per paraburgim te keqberesve.) 
Prej Qafalije thon se ishte dhe Dem Musa a Idriz Kadris te deres se kreut te fisit te Kabashit, te Mixhes Dem (Dem Musa), i perkrahur prej Bushatlive, te cilet e paskn respektuar. Per ndikimin qe kishte ne Shtat Bajraket e Pukes e paskan caktuar per tu kujdesur per "Uren e Vezirit" (ne kufirin Puke - Lume). Prej Qafalive jane edhe Lluketvojvod i Kabashit. Pastaj vine: Kopani, GjurtBarxhant me Cinet si dhe Lluket (Baci Lluke). Baci para nje shekulli ishte ne Beçme dhe te toka qe me vone u be e Isa Llukve. Qafalit-Furrikajt eshte se te dy palet krenet e tyre i quanin Qafali. Si te tille hyne nje "mahall" Gjithashtu dhe t'bunat i kishin te ndara. Kopani - Lluke i kishin t'bunat ne ShezëImë, dhe ne Pod ShullaniFurrikajt i kan pas ne Klos e me vone ne Rrape. Pra, edhe treguesit i t'bunave mbeshtet mendimin se Furrikajt jane me lidhje vendore me Qafalite.

Fotografi e bere ne fshatin Meçe , Puke tek shtepia e Qazim e Xhevdet Kopanit )

Stani (mriz) i vjetër i Kabashit në Meçe, Pukë

Të moshuarit e fshatit Meçe thonin; "Fshati Meçe është i hershem shumë dhe ka dal prej fshatit Kabash i Pukës." I pari që u vendos në fshatin Meçe prej Kopajve (Kopani) është Musë Kopani.  Nëse do shikojmë pemën gjeneologjike të Musë Kopanit mund të themi se fshati Meçe ështē vendbanim mbi 300 vjeçarë. Në vitin 1964 fshati Meçe u shpall fshat më vete. 
Fshati Meçe përbēhet nga lagjet: MeçeNgarrelKlosCinëKrovë dhe Vameç. Fshati ka nje lartesi mbi nivelin e detit duke filluar nga 300 m deri ne 800 m. Dikur fshati ka pas 25 shtepi. Sipas studimit te bere nga Prof. Xhemal Meçi fjala Meçe do te thote Buzë Ujë.
Fshati Meçe ka shume pak siperfaqe toke, ne keto rrethana banoret e ketij fshati u moren kryesisht me blektori. Sipas te dhenava dikur familjet e fshatit Meçe kan pas nga 300 deri ne 600 krerë dhi. Familja Kopani ka pas deri ne 600 krere dhi e dele. Po ashtu numer te madh kan pas edhe shtepia e Furrikajve. Ato pak toke buke, jane ujit nepermjet Vijes se Kopajve e cila e ka jazin tek Mulliri i Madh dhe me pas vija vazhdon ne drejtim te Kodër Krys, per te vijuar deri tek shtepia e Jemin Ramadan Kopanit (1921-1982).
Vijë tjeter eshte ajo e Krovës te cilen se pari e ka hap i vetem Deli Krova (thuhet se ka lindur ne vitin 1770-1845). Kjo vije kalonte ne terren teper te veshtire, dhe per kete duhesh ndertu lug/lugje per kalimin e ujit. Per kete vijë duheshin rreth 40 lugje. Me lejen e banoreve lugjet kan kaluar nga arat e Adem Haxhi Kopanit (kjo familje kaloj ne Puke me banim dhe nder te tjera Ademi sherbeu si Muezin ne Xhamin e Koder Hanit) dhe Ahmet Hysen Kopanit. Per terheqjen e lugjeve duheshin jo me pak se 11 burra. Ne vitin 1970 kjo vij u hap nga koprativa buqesore me dinamit duke heq pjesen e veshtire te lugjeve.
Ne fshatin Meçe ka pas: Shkolle, Furre buke, DyqanMiniere, Poste xhandarmerije (ne Ngarrel), dhe Karakoll (burg). 
Kerkimet e para per pasurit nentokesore u bene ne vitin 1917 nga gjeolog Austro-Hungarez. Sipasoj e luftes kerkimet u nderpren per te rifilluar ne vitin 1923. Germimet nentokesore u ben ne Ngarrel dhe tek Hurdha e Zeze etj. Nga fundi i vitit 1925  Miniera e Ngarrelit filloi prodhimin. Per nxjerrjen e minerealeve kishin ardh inxhiner nga Italia.

Fshati Meçe, Kabash-Puke
 
Ne vitin 1930 punetoret zhvilluan nje grev per shkak te pageses se vogel duke pasur parasysh veshtirsit e punes. Ne kete minire thuhet se kan punuar nga 300 deri ne 350 persona. Si pasoj e hapjes se Minieres , u rrit mireqenja e banoreve te fshatit Meçe. Puna ne miniere vijoi per rreth 14 vite. Krahas nderteses u ndertua per administraten u godina per fletje, per sigurin u ndertua Karakolli (burg) ne Bokë te Ngarrelit. Po ashtu u ndertua posta dhe xhandarmeria.  Per rreth ketyre nderstesave u ndertuan edhe 3 dyqane te vegjel me ushqime, kafe etj. Miniera e Ngarrelit mbyllet ne vitin 1943 per tu rihapur ne vitin 1970. Kjo minire kishte sasi te konsiderueshme bakri (thuhet dhe ari) gje e cila beri te hapen deri ne 5 galeri. Gjate kesaj kohe u hap mensa per puntoret dhe tekniket. Per te mesuar me shume rreth fshatit Meçe klikoni kete link: https://gezimkopani.blogspot.com/2021/09/fshati-mece-puke.html


Lagjia e Lushajve - Kabash 

Lushajt shtrihen ne rrafshin e qendres se fshatit deri kufi me Kishen e Shpalit. Perfundi projeve kalon tek "Rruga e Karvaneve". Ne jug perendim pak toke te Lushajve, qe e bleu Hoxha i Xhamise dhe toka tjeter e Hajder Ukes. Kjo pjese toke ishte prone e ndonje familje fisnike, qe u be pron e Lushajve dhe e Hadrojsve. Lushajt shtrihen dhe ne lagjen Breg, si dhe ne BicajPukeLaçaj. 
Por Lushaj ka edhe jasht Puke si ne  HasLumëDiberDurresKavaj etj. Vellezer te Lushajve jane dhe GazulloretPreçajtLaçajt (Puke)Lekt.
Dhe sot mes Xhamise dhe Kishes se Shen Gjonit  i thone Lami - Lushaj, ku behej panairi dhe kuvendet e Shtat Bajrakve te Pukes. Nga mesi i shek. XX ky Lam filloi te ngushtohej prej Lekajve dhe ndertimit te shkolles 8-vjecare.   
Disa thone se kater vellezerit e Kabashit kan ardhur ne Kabash te Pukes ne fillim te vitit 1500. Kujtesa popullore thote: "Kabashi u popullua nga kater vellezer te quajtur Koke LekaQaf LekaLush Leka dhe Hader Leka." Ndersa disa te tjere thone: "Shpia e pare ne Kabash ka qene ajo Manushve" Megjithate sipas historianeve shkruhet se ; kater vellezerit kan ardhur nga Kolonja dhe u vendosen tek vendi qe sot quhet Kabash. Disa thone se; Kater vellezerit u shperngulen nga Kolonja rreth vitit 1450 dhe se arsyeja e shperguljes  nuk dihet saktesisht. Ka qe thone: "Per tju larguar vrasjeve qe ndodheshin ne jug" disa te tjere thone: "Per shkak te gjakmarjes" e disa thone: "Per shkak se u konvertuan ne musliman." 

MIGRIMI I KABASHASVE

Dinamika e jetes ne fshatin Kabash te Pukes dita dites intesifikohej, por toka ishte ajo qe ishte. E paket dhe nuk mjaftonte. Per shkak te mungeses se tokes shume familje Kabashasish filluan te shperngulen ne vendet e tjera, por si fillim brenda fisit te Kabashit, pershembull i pari i Kopajve (Kopani) u vendosen tek stanet e vjetra te fshatit Kabash, sot ky vend quhet fshati Meçe. Ndersa disa te tjere u larguan totalisht nga zona e fisit te Kabashit duke migruar kryesisht ne: Kosove ne vendet e si: Prizren (Korish, Kabashi i Hasit te Prizrenit), Pejë (Gurrakoc, Ragib Kabashi per Kabashasit e Gurrakocit thote; "Ne jemi prej Kabashit te Pukes. I pari jone Muja ka ardh ne Gurrakoc me tre vellezer sebashkue me agjen Kadri." I pari i Mujës ose vetë Mujë Kabashi teksa po banonte ne fshatin Kabash te Pukes qellon te njoh nje çifçi nga Kosova (i cili bente rrugen per tregti ne Shkoder). Ky çifçi banonte ne nje fushe afer Istogut , vend qe sot quhet Gurrakoc. Ai e merr si punetor Mujen. Nuk kalon shume kohe dhe Muja fillon te terheq familjen sebashku me tre vellezerit dhe axhen e tij Kadrin dhe u vendosen me banim ne fshatin Gurrakoc. Ashtu si une (Gezim Kopani), Ragibi kishte njohje edhe me Kabashasit e tjere qe banojne ne Kosove. Ai me tha: "Kemi njohje me kusherinjee e tjere qe banojne ne Kosove. Ne fshatin Polac te Skenderajt mbajme lidhje dhe takohemi per gezime dhe raste vdekje. Po ashtu mes Gurrakocit dhe Istogut ka Kabashas ne Tomoc (nje pjese e tyre jane te dalur nga fshati Micoj i Shqiperise dhe se mbaj mbiemrin Kabashi). Po ashtu Kabashas ka ne Prigod. Po ashtu Ragibi permendi edhe shtepin e Haxhi Rrust Kabashit ne Korisht - Prinzen. Perveç lidhjes me Puken Ragib Kabashi tha; "Kemi kusheri te aferm gjaku qe jetojne ne Fieri te Shqiperise me te cilet ruajm lidhjet ") Mes fshatit Gurrakoc dhe Istogut ndodhet nje fshat i quajtur Tomoc ne te cilin ka shume Kabashas. Po ashtu shume Kabashas  ka ne: Kllokot, Viti (fshati me i madh ne Viti quhet Kabash dhe ka mbi 400 shtepi), Anamoravë (te dalur nga Kabashi i Prizrenit)Skenderaj (fshati Polac), GjakovëKaçanikPrigod  etj. Ndersa ne Shqiperi u vendosen ne: Shkoder (Zadrim, Hajmel, Dajç), Kukes (Bicaj, Kume, Novosej), Has (Krum), DiberMatElbasanGramshDurres (te ardhur nga Kosova), sigrusisht edhe ne Ersek (Kolonje) nga ky mendohet eshte edhe origjina e vjeter e Kabashasve. Kabash ka edhe ne Saraj te Shkupit.
Duke pasur parasysh lidhjet e Kabashasve qe banojne ne vende te ndryshme te Kosoves me Kabashin e Prizrenit mund te themi se shumica e Kabashasve te Kosoves jane me origjin nga Kabashi i Pukes.
Per ta pasur te qart i pari qe u largua nga fshati Kabash i Pukes per ne Kosoves ishte nje pjese e familjes se Hadër Lekes i cili thuhet se kishte dy djem Ahmeti dhe Zeneli. Disa thone se nga Kabashi i Pukes kan emigruan ne Prizren kater vllazni: Hyseni (Cenajt), Bala (Balajve), Muça (Muçajt) dhe Veseli. Gjithsesi Kabashasit e Prizrenit dhe jo vetem jan prej Kabashit te Pukes te cilet thuhet se u vendosen ne Prizren rreth vitit 1730 pikerisht ne verilindje te Prizrenit. Ne verilindje te Prizrenit teksa po kerkon toke per te ble tokohen me Iljaz Agen prej te cilit i kerkojne per te bler toke. Pas bisedimeve Iljazi pranoj tju jap toke aq sa te mbjellnin nje kale grure (theken), por burrat e Kabashit u treguan te zgjuar duke mbjell grurin aq rralle saqe zun gjithe podinat ne dy anet e lumit. Kur gruri i rrit vjen Iljaz Aga i cili e kuptoj veprimin e zgjuar me veten e tij tha: qenkan te zgjuar. Iljazi u paska thene: Ju paskeni zan gjith vendin! Burrat e Kabashit i thone: Ne çfare te duash te bajme be se ne kemi mbjell vetem nje kal grure.Te lumi afer tokave te Kabashasit ndertuan tre mullinje, keshtu ata u ben te njoftur si mullixhinje te zot. Pasuria e tyre u shtua aq sa blen troje dhe toka edhe ne qytetin e Prizrenit.
Ashtu sikure ne te gjithe Shqiperin pas vitit 1992 shqiptaret filluan te levizin ne shume qytete te Shqiperise si dhe jasht Shqiperise, nder ta edhe banoret e fshatit Kabash. Ashtu sikurse ka ndodhur me pare pothuajse te gjithe banoret e fshatit kabash, mysliman dhe katolik u larguan nga Kabashi ku si fillim u vendosen ne qytetin e Pukes, per te vijuar me largimet masive qofte nga Kabashi, Meçja, Rrapje, Dedaj natyrish dhe nga Puka drejt qytetit te Tiranes krysisht , Durresit, ShkoderLezhes etj. 
Aktulisht ne rrethitn e Pukes me shume Kabashas ka ne qytetin e Pukes se sa ne fshatin Kabash, kjo pasi fshati Kabash me qellim apo paqellim u la mbas dore nga shteti. Ne nje kohe kur te gjitha fshatrat e Pukes kishin rruge automobilistike fshati Kabash nuk e kishte. Kjo gjendje vijoj per nje kohe te gjat gje e cila veshtirsoj jetesen ne kete fshat. Aktualisht ne fshatin Kabash te Pukes ka rreth 170 fryme ku shumica e banoreve te mbetur jane te besimit mysliman. Nderkohe, aktualisht Kabashasit i gjen ne cdo vend te botes. I gjen ne: Turqi, Europe, Amerik etj.

Fisi i Kabashit i treti nē dymbedhjet fiset e Veriut tē Shqipërisë

Duhet te kemi parasysh se Fisi nje bashkesi indivitesh qe kan prejadhrje sipas deges mashkulore nga nje shtergjysh i perbashket. Ndersa Bajrak eshte term osman qe dmth thene; "flamur" me te cilin kuptohet: "Pris i fisit "dhe eshte emer administrativo-ushtarak.
Ne dymbedhjet fiset e Shqiperise se Veriut pas Hotit dhe Oroshit fisi i Kabashit  renditet ne vend te trete duke i dhene keshtu fisit te Kabashit nje vend nderi dhe respekti nder fise.

Organizimi i fisit 

Organizimet behet duke pasur parasush organizimin e fisit, i katundit, i bajrakut, i dheut, i krahines mbare me pleq, krene, bajraktare dhe zotni. Rradha e bajraqev ka rendesi me vlera kanunore ne kuvend , lufte, ndeje etj. Sipas prof. Xhemal Meçi jane dy dokumenta te vitit 1880 dhe i dyti i vitit 1924  qe tregojne mbi menyren e organizimit. Lidhja fqinjesore vendore, krahas lidhjeve fisnore, dalin me te ndricuara dhe me te shprehura, qe perbenin lidhjet baze te organizimit te fshatit dhe te bajrakut.
Keshtu e pershkruan fisin e Kabashit Robert Elise (Robert Elsie eshte nje nder albanologet me te njohur. Ai vizitoj Shqiperin disa here. Robert Elsie vdiq ne vitin 2017 dhe para vdekjes kishte len amanet qe ta varrosin ne fshatin Theth te Shqiperise) ne librin "Fiset Shqiptare , Historia, shoqeria dhe kultura" "The Tribes of Albania" shkruan:


Termi Kabash paraqitet si Gabasu , ose nje "fortezza di legno in monte" (fortesa e drunjte molore), me 1688, ne harten e hartografit venedikas, Françesko Maria Koronelli dhe si Kabasci , me 1689... Kabashi eshte nje nder fiset e rajonit te Pukes. Ishte bajrak, por jo fis ne kuptimin e ngushte te fjales fis, meqe nuk kishte nje stergjush te perbashket. Karl Shtajnmertci, i cili udhetoi neper kete rajon, ne gushtin e vitit 1903, e definoj Kabashin si fis me dy bajraqe: Puke dhe Qelez. Te tjeret u referohen dy bajraqeve si ; Bajraku i Kabashit dhe Terthorja pra Puka. Kabashi ne te kaluaren, para se te konvertohej ne fene myslimane , ka qene fis katolik. Kisha kryesore katolike ne Kabash i ishte kushtuar Shen Gjon Pagezuesit, ndonese kishte edhe kisha te tjera qe iu ishin dedikuar Shen Nikolles, Shen Pjetrit, Shen Jeremise, Shen Elies dhe Shen Venerades.  Ajo qe eshte me rendesi eshte se atje kishte edhe nje Abat Benediktin e Shen Palit ne Gryke Kabash ne juglindje te Koder Qafaliajt, ne anen e djathte te lumit Gomina, qe mund te jete ndertuar ne shekullin e katerbedhjete.... Rreth vitit 1930 gjeografi italian Ermano Armao duke folur mbi Kabashin , ka permendur se ai perbehej nga nje popullsi myslimane (dy te tretat) dhe katolike (nje e treta). Tradita e krishtere ne kete fis nuk ka vdekur teresisht meqe, ende, ne mesin e shumices muslimane ka edhe shqiptare katolike. Sidoqofte , per Kabashin thuhet se eshte i pari fis i Shqiperise veriore i cili kaloi ne fene myslimane. Ky nderrim i fese u be ne shekullin e shtatembedhjete. Xhamia Kryesore e Kabashit daton nga mesi i shekullit te nentembedhjete.... 
Legjendat per fisin, stergjysherit dhe historia.
Per Kabashet thuhet se kan emigruar ne veri nga atdheu i tyre, Kolonja ne jugun e Shqiperise, por ka te ngjare qe te jete dhe rajoni i Janines , qe tani gjendet ne Greqine e Veriut apo nga Kolonja ne Shqiperine juglindore, Fisi Kabashi mund te kete emigruar ne fillim te viteve 1500. Baron Nopça mendon se paraqitja e tyre ne rajonin ne jug te Drinit ka ndodhur para vitit 1600, sepse me ardhjen e tyre ne vendin e ri kishin gjetur fiset e Dushmani dhe Qerretit. Mirepo , tradita na thote se atyre u eshte dhene ky rajon si shperblim per kalimin ne fene islame. Fisi Kabash tradicionalisht perbehej nga kater familje kryesore: Kokaj, Qafaliaj, Lushaj dhe Hadroj.
Sipas nje tradite orale (gojore), keto familje thuhet se rrjedhin nga kater vellezer: Koke Leka, Qafe Leka, Lusha Leka dhe Hadro Leka te cilet u vendosen ne pjese te ndryshme te territorit te sotshem te Kabashit. Sipas nje legjende, vellai me i madh Koka, ishte terbuar kur kishte degjuar se vellai me i vogel Hadroja (Hadri), "ishte bere turk", dmth ishte bere mysliman. I frikesuar shume nga mllefi i vellait, Hadri sebashku me familjen e tij, kishte vendosur te iknin ne Kosove. Kaka i zuri ata, ndersa po kalonin Uren e Vezirit mbi Dri dhe e vrau vellane e vet. Fisi i Kabashit reagoj ashper kunder kesaj vrasjeje dhe poziten e kreut te fisit ia dhane vellait te dyte, Qafa Lekes, familja e te cilit po ashtu kishte kaluar ne fene islame. Ne nje dokument osmane te vitit 1571 permendet njefar Gjin Kabashi ne Rrape me 30 shtepi.
Gjate periudhes se sundimit te dinastise se Bushatlinjeve ne Shkoder, nga fundi i shekullit te 18-te dhe fillim i shek.19-te, Kabashi kishte nderin qe te behej i treti prej 12-te
 fiseve te Lekes dhe te vinte pas Hotit dhe Oroshit. Dihet se nje grup i Kabasheve emigroj ne Prizren me 1736. Konsulli rus ne Prizren, Ivan Stepanoviq Jastrebov (1839-1894) raportonte se stergjysherit e tyre kishin ardhur nga Janina katerqind vjet me pare. Ne suazen e rajonit te Kabashit ishte edhe nje grip i quajtur Qeleza, afer ngulimit te tanishem me emer te njejte. Perfaqesuesi me i hershem i fisit te Qelezes, nese mund te konsiderohet si fis i vençate, ishte nje familje autoktotone e quajtur Pervoci, e cila jetonte afer kishes se famullise se Qelezes (kisha e Shen Palit), qe ka te ngjare te jete e fillimit te shekullit  15-te. Aty rreth vitit 1450, kater barinj arriten nga Kçira dhe u nguliten ne Qelez. Nopça ka hartuar gjenealogjin e Qelzes, qe fillon me Markun dhe te birin Gjon Markun, qe mendohet se ka jetuar rreth vitit 1720."

Si funksiononte Bajraku ?

Dihet se Puka ka pasur disa Bajraqe (Bajrak). Bajraket kan funksionuar sipas nje rregulli . Per kete Prof. Xhemal Meçi ka shkruar: "Beslidhjen e shtate Bajrakeve", "Sullet e Beslidhjes".

Beslidhja e shtate Bajrakeve

Beslidhja e Shtate Bajrakeve eshte e drejta e Kuvendit te Shtate Bajrakeve. Kuvendi i Shtate Bajrakeve me krene e bajraktare, pleq e sterpleq dhe pleqsite e katundeve me lajmetaret e djelmnine mbas tyre, bajne beslidhjen e Shtate Bajrakeve nder vedi, si dhe te Shtate Bajrakeve te Pukes me malet e dhenat e tjera kufijar." (Ngase Kabash ishte fis i pare ,dhe kuvendi zhvillojeh ne Kabash)

Sullet (rregullat apo ligjet) e Beslidhjes

Sullet e Beslidhjes se Shtate Bajrakeve jane:
1. Me ba bajtime gjaqesh ne mbare dhenat e Pukes.
2. Me vu bese per me ndalue gjakmarrjet e shpise me shpi per aq kohe sa e ka caktue Beslidhja mbrenda Shtate Bajrakeve, si dhe per rastet e Beslidhjes me dhenat e malit kufijare.
3. Me caktue detyrat per djelmnite e bajrakeve per me shkue ne lufte kunder armikut te vendit e me ndihmue Vezirin e Shkodres me mbrojte kufijte e vendit
4. Me i djege shpine e mi marr gjane gjobe kur then kush Beslidhjen."
(Prof.Xhemal Meçi, "Kanuni i Lek Dukagjinit" fq.128-129)

Ekonomia e Kabashit

Marredheniet ekonomike jane nje arritje tjeter te cilat kane nje pasqyrim shume te gjere se varianti qe jep Shtjefen Gjeçovi. Pra, nga 36 nene qe ka ai variant, ne te Pukes arrijne ne 76 nene. Ne to perfshihen: udhet e shtigjet, bujtina e dugaja, ndamja e shtepise, shitblemja, dhenia e tokes me fitim e nderrim (tram), punetori hua me page dhe me borxh, demi dhe denimet etj.
Mbrapshtinat kunder jetes me vrasje, perdhunimet , gjakmarrjet, pajtimet e gjaqeve dhe masat kanunore te parandalimit te gjaqeve, zene nje vend te rendesishem, si shprehje e humanizmit dhe e unitetit te popullit per te jetuar populli ne paqe e harmoni. Fshati Kabash ishte i njohur kryesisht per blektorin etj

Kisha dhe Xhamia

Kisha dhe Xhamia kanë bashkejetuar ne shekuj ne Kabash, Puke etj, pa i ra ndesh njera-tjetres. Kete realitet e fakton dukshem rapsodi, poeti i Kabashit, "artist i merituar", Prendush Gega me 1903 ne vagjet si keto:
"Ti n'Kabash ndojher je kan.
E ke pa ni xhami n'lam?!
Aty nget ni kish ish kane.
Dere per dere kish' e xhami.
..."(8) 

Sipas te dhenave te mbledhura mbi Panairin e Kabashit , historianet  flasin se ai ka qene i ndertuar mbi bazen e disa rregullave te cilat duhet ti rrespektonje te gjithe. Keto rregulla ishin:

1. E drejta per panair

Panairi behet vit per vit "Diten e Luleve" ne Lam Lushaj, Gryke Kabash. Ai eshte per mbare krahinen e Pukes. Ne panair ka te drejte me marr pjese kush te doje: plak e i ri, burr e grua, krene e vegjli, i vendit e i huaj, pukjane e mirditore, hoxhe e prift. Do me ardh ndokush prej venesh te tjera me shit e me ble, nuk ka kush te drejte me i thene: "Kah po shkon?!" apo "Cfar do ktu?". Ne panair, te largtit, vendas a te huaj, kane te drejte me ardh me mallnat e veta nje nate para e me qendru gjithe diten e panairit deri dy ore pa u errësu. Ne panair, si naten, si diten, gjithkushi ka te drejte me e shpall mallin e vete me za per gjate panairit. Gjate panairit kenga dhe vallja, gurapeshi e pushka ne shej, kane diten e vete. Kush ndales per to nuk mund ti bej kuj.

2. Detyra e pjesemarresve ne panair

Gjate panairit cdo pjesemarres ka detyre mos me i ba kuj dhune e ngaterrese, te shame e te shtyme, te rame e te vrame. "Lyp vend gjeti per çato (keto) pune!" Ne te dy anet e panairit jane kishe e xhami, kryq e vorre. Gjithsecili e ka detyre mos me i prek as mos me i dhunue. Jane nderi i katudnit e fisit te Kabashit. Per rreth panairit jane shpi e prona te katundit. Kush pune me to nuk ka, veç ne u shkofte mend per mik.

3. Detyra te veçanta te Kabashasve ne panair

Katundi i Kabashit me fisin mbar ka detyre me caktu rojet rreth panairit. Lajmsit kane detyre me lajmeru pjesmarresit mbar per sullet (rregullat) e Kabashit. Sullet jane:
1.Kush vjen ne panair ka detyre me ardh me shit e me ble, me pa e me ndie (degju), pa ba dhune e ngatrrese.
2.Kush vendos prit e ben pre mbrenda kufijve te Kabashit, ben mikprem fisin e Kabashit.
3.Cdo shtepi ne Kabash e ka per nder me prit e me qit per mik cdo pjesemarres ne panair.
4.Cdo Kabashas ka per detyre mos me pengu kend gjate panairit me shit e me ble , me kendu e hedh valle, me u ra veglave e tupanit, me qit ne shej a per qef, si diten si naten.
5.Kush del kunder sulleve (rregullave) ka Kabash e Puke ne shpinë.

Pak histori mbi Panairin e fshatit Kabash - Puke

Sipas historianeve thuhet se panairi i fshatit Kabash eshte zhvilluar para shekullit te 13-te. Ai zhvillohej cdo dite te diele e cila njihet edhe me emrin "Dita e Luleve" dhe qe zhvillohej tek vendi i quajtur "Lam Lushaj". Panairi shtrihej ne dy anet e rruges e cila njihet si Rruga e "Karvanave" , Rruga e Gjakoves etj. Tradita thote se dikur panairi shtrihej ne gjithe fshatin perbri rruges se hershme te karvanave prej "Qaf Ajtyres" deri ne "Qafe gjane". Fshati Kabash njihet dhe respektohet Bajrak i Pare ne zonen e Pukes, po ashtu dhe si qender e kuvendeve fisnore dhe nderfisnore. Pervec faktit e te qenurit fis i pare, Kabashi njihet per traditen e mire nder fetare. Si vit kronikane te ndryshem e kan permendur panairin e fshatit Kabash qe ne vitin 1637. Ne panairin e Kabashit mund te merrnin pjese kush te deshironte, pa dallim fisnore a fetar, krahinor a shoqerore. Sipas te dhenava panairi kishte rendesin e vet si per malsoret po ashtu edhe per udheheqesit e vendit. Ne kete panair merrnin pjese e gjithe krahina e Pukes, duke perfshire edhe zonen e Gjegjanit Kashnjetit. Po ashtu thuhet se ne kete panair kan marr pjese edhe nga Shkodra dhe Lezha. Ne kete panair lidheshin marveshje tregtare te cilat luanin nje rol te rendesishem per mireqenjen e vendit. Tregohet se panairi i Kabashit ka qene i pasur kur pjesmarresit pergatisnin pjese artizanale. Kabashi nxirrte ne treg punime druri, leshi, en prej balte etj. Ndersa  KryeziuGojansit , apo Sakati Pista etj kishin zanat te paraqitshin vegsha, punime nga hekuri te punuara nga kovaç te ndryshem. Ne panair nuk mungonin orendi, e zbukrime te ndryshme. Ne panair nuk mungonin as veglat muzikore si: çiftelialahutafylli zumare, daulle etj. Ne zonen e Pukes dhe jo vetem eshte shume e njohur vallja e Kabashit e cila kercehet edhe sot.Kjo eshte nje valle epike. Ajo kercehet nga 4 burra te cilet formojne nje rreth te mbyllur. Valltaret qendrojne perball njeri tjetrin.Sipas te dhenave gojore thuhet se numri 4 perfaqesojne 4 vllaznit e fisit te Kabashit si: Qafaliajt, Kokajt, Lushajt dhe Hadrojin.Vallja ka karakteristik te saj hapjen e kraheve anash, rrahjen e kembeve ne toke etj. Kjo eshte nje nder vallet me te kercyer neper dasma jo vetem ne zonen e Pukes por edhe jasht saj.
Ne kete panair eshte zhvilluar shume edhe lenja apo marrja e porosive te ndryshme. Ne shume raste njerezit kishin klientet e vet. Mallrat e porositur u shkonin njerezve neper shtepi. Veçori e panairit ishte rregulli qe te gjithe vishnin rrobat ma te mira te tradites ose i merrin nga te tjeret per te ra ne sy si nje dite feste. Panairi perveç tregetis ishte i ndertuar ne ate menyre qe te ishte nje fest e vertet. Keshtuqe ne kete panair tregohet qe u organizonin gjitjet ne pushke duke provuar keshtu edhe aftesit e tyre. Ky panair shfrytezohej edhe per takime e miqesi te ndryshme. Tregohet se ky panair merr pesh dhe rendesi te madh per shkak edhe te Kuvendit te Malsoreve (te Bajraktareve)i cili u zhvillonte e ne zone  nder fise duke mbajtur rend, siguri si dhe duke luajtur rol te rendesishme ne pajtim te gjaqeve. Kuvende te tilla krahinore u zhvillonin rregullisht ne Kabash ku rol te rendesishem si gjithmon kan luajtur edhe dy besimet fetare ai mysliman e katolik. Keto ishin disa tipare kryesore te fizinomise te panairit te Kabashit i cili eshte nje nder vlerat dhe traditat me te vyera te Pukes.

Besimi musliman ne fshatin Kabash, Puke

Per perhapjen e besimit islam ne Kabash, tradita tregon se i pari qe perqafoj besimin islam ishte Hader Leka, vellau i vogel i kater vellezerve te fshatit Kabashit,Puke. Vellai i Hadrit Koka (i cili ishte i pari i vendit) u revoltua se vellau ndroj fe. Kujtesa popullore tregon se vellau (Koka) paska thene se do ta vriste Hadrin (vellan) nese behej vertet "turk"(mysliman). Hadri merr vesht per betimin e vellait te madh dhe ngase e dinte qe ai ishte i ashper vendos te largohej per ne Kosove. Disa thone se kjo ngjarje mund te kete ndodhur rreth vitit 1500 e disa te tjere thone per rreth vitit 1559. Disa i lidhin keto vite me faktin se; ne keto vite mendohet se eshte ndertuar "Mesxhidi" i Kabashit. Mesxhidi eshte "vend" apo "odë" ku udhetaret musliman gjate bujtimit ne fshatin Kabash-Puke kryenin lutjet dhe faljen e namazive sidomos gjate muajit Ramazan. Hadri per ti shpetuar vellaut sebashku me familjen vendos te marrin rrugen per ne Kosove. Koka e mori vesht dhe e ndjek nga pas derisa e ze Hadrin tek Ura e Vezirit mbi  Dri dhe aty Koka vret vellaun e tij.
Fisi i Kabashit e priti keq kete vrasje. U mblodh ne kuvend dhe e la fajtor Koken duke vendosur: "Nuk vritet vellau pse ndron fene." Po ashtu Kuvendi vendosi t'ia hiqte parin e fisit Kokes e t'ia jepte Qafes (Qaf Leka ishte vellai i dyte). 
Ashtu si Hadri dhe vellau i tij Qaf Leka behet musliman. Duke qenese tashme Qaf Leka ishte i pari i fisit besimi islam filloj te shtrihet ne gjithe fisin aq sa dominoj fisin. Musliman u bene FurrikuLluka e ne vazhdim te gjithe.
Breznite e Llukëve mbahen mend deri ne 10 breza. Met Lluka i pare eshte brezi i 10, Brezi i 11 nuk eshte i sigurte, sepse thuhet se Lluke eshte nofke, qe e paska fituar ne lufte. Kur u thirren vojvodet ne Prizren te Veziri (sanxhakbeu), rojet i provokuan duke ua rrasur kesulen ne koke. Sapo roja zgjati doren, Lluka nxori shpaten.  U be zhurme. Erdhi bimbashi i rojeve dhe vuri rregull. Lluken e shikoi vrejtur. E pyeti: Si te  thone? Ky u pergjigj krenar : "Lluke!" , Lluke qosh!- iu pergjigj bimbashi.
Kjo gojdhene na zbret ne mesin e shek. XVII, duke na afruar me kohen kur u krye vizita e Frang Bardhit. Prej kesaj mund te vijme ne perfundimin se perhapja e besimit mysliman ne shk. XVII ne Kabash ka qene shume e shpejte. Duket se ne kete shekull kalimi ne fene myslimane perfshiu edhe LushajtLaçajt jane kusherinje me PreçajtPrecajt jane Lushaj.
Laçajt kane qene ne sherbim tek Qyteza e Pukes (Koder Hani), te afruar prej Zotnive dhe Dizdarit. Aty ku jane sot, kujtojne  mbi 10 breza, duke shkuar deri tek Isuf Laçi i pare. Pra  deri me 1650.
Edhe nga Kokaj pati familje si Qypajt etj qe hyjne ne islam. Megjithate, Kokajt jane vellazeri qe ka hyre me pak ne besimin islam. Keto nderrime besimi nga te krishtere ne mysliman ne Kabash krijuan pershtypje te veçate tek te huajt, sa qe Kabashi si fis u be i teri me shumice myslimane.
Nopça shkruan se "Kabashi ka qene i pari fis i Shqiperise se Veriut qe kaloi ne Muhammedanizem." dhe se kete vend (toke) e paska marr " si shperblim per kthimin ne fene muhamedane."
Keto konkluzione jane te pabazuara, sepse Gjin Kabashi qefali me 20 shtepi ishte i vendosur ne Rrape me 1571. Bashke me te tjeret ai ishte i krishtere nga te cilet me pas shfaqen edhe ato qe kishin pranuar fesen isalme. Disa thone se shume para Kabashit, ne fene myslimane hyri nahija e Malziut (Dukagjini), rrethina e Spasit, ku me 1571 ne Spas (me rrethin) nga 309 familje, 22 ishin bere mysliman.Ndersa ne Kabash e Rrape me 1571 nuk shenohet asnje familje mysliman. Vetem pas 20 vitesh, me 1591, del ne Shinpal (Kabash) familje myslimane dhe dy te tilla ne Rrape. Pas ketij viti numri i myslimaneve u shtua shume sidomos pas vdekjes se Hader Lekes.
Disi me i sakte paraqitet Teodor Ippen, i cili shprehet: "Fisi i Kabashit ka rreth 2000 frymë prej te cileve me shume se gjysma jane katolik." Ndersa Durham shkruan : "Kabashi - mysliman."

Popullsia e fshatit Kabash , Puke

Sa i takon numerit te banoreve te fisit te Kabashit mendimi i disa studiuesve te huaj eshte i pergjithshem dhe shpesh me diferenca te pashpjegueshme mes tyre.
Per numrin e popullsis se Kabashit te Pukes Coroneli thote se ka 230 shtepiHani thotr per 356 shtepi me 2600 banorePisko- thote per 300 shtepi me 2750 banoreBaldaçi-240 shtepi me 1880 banoreIppen - 2000 banoreNopça vet -1300 banore, kurse Sciner-223 shtepi me 1494 banore."

Arsimi ne fshatin Kabash , Puke

Para sundimit Osman thuhse se familjet fisnike te Kabashit i dergonin djem e tyre ne katikizem (mesime per fene katoloike) tek Kisha e Shen Palit ku disa thone se eshte mesuar edhe shqip qe prej vitit 1363. Me te miret i dergonin per studime ne Vatikan sic jane rastet e abateve Prend Ziu (Zeza) e Nikollë Leka (Stanisha).
Me ardhjen e Perandorise Osmane ne Nahijen e Pukes u hapen nje varg mejtepesh (shkolla fillore te besimit musliman) si psh: KabashPukeQerret, Micoj, Kryezi, Iballe, Malzi (Dukagjin) ku pervec mesimeve islame eshte mesuar edhe shqip, madje zyrtarisht shkolla shqipe ne Kabash u hap ne mejtepin e xhamis se Kabashit nga mesuesi njeherazi imam Sadik Prishtina (Luma).
Mejtepet jane shkolla fillore te hapura nga Perandoria osmane te cilat funksionin nen drejtimin e xhamise ku mesues ishte imami ose hoxha. Ne keto shkolla perveç mesime islame jepej mesime baze mbi; gjeografin, shkrimin , matematiken. Dhe pse keto shkolla ishin nen drejtimin e xhamive ne to merrin pjese edhe femije te besimve te tjera. Koha se ne cilin vit jane hap Mejtepet apo Mektepet nuk dihet, dihet qe jane hap shume vite me pare.  Ne Kabash mejtepi u rihap nga imami Sadik Hoxhe i fshatit Iballe i cili u mbyll per shkak te levizjes se hoxhes per tu rihapur nga imami Sadik Prishtina (Luma) , i cili erdh nga Kosova ne Kabash si emigrant politik me 1912, ne perpjekje per ti shpetuar persekutimit serb. Me te ardhur ne Kabash ai u emrua nga Myftinia e Pukes imam i xhamis ku edhe rihapi mejtepin dhe shkollen shqipe brenda godinës së mejtepit më 1914. Burimet arkivore te kohes faktojne se eshte hap nje shkoll por per muslimanet. Ne kohen e Austro Hungarezve (1915-1918) autoritet vendore njoftonin se: "Komanda (ushtarake) veren se nuk eshte mendimi per nje shkoll popullore, por per nje shkolle e besimit muhammedan, ne te cilen mesohet edhe turqisht." (Sabas Sinani, 60-vjet shkolle shqipe ne Kabash." "Puka dhe shkolla, V, 1978, fq.92).

Ish-nxenes te Shkolles se Kabashit sebashku me mesuesin e tyre Sabah Sinani (Kl.VI)

Mirëpo të gjithë e din se Sadik Hoxhë Luma (Prishtin përveçse ishte imam i xhamis ai në Mejtepin e xhamis krahas mësimit islam jepte mësim të gjuhës shqipe. Madje në vitin 1917 kreu nje kurs pedagogjie ne Normalen e Elbasanit. Mbas ketij kursi, u emeruar zyrtarisht mesues ne shkollen fillore te Kabashit qe ishte ne godinen e Mejtepit te xhamise, te ciles ne vazhdim iu vu dhe nje kat mur, veshur me derrase nga jasht simbas modelit "shpi me çardak." Sado qe situata politike e viteve 1919-1921 ishte e trazuar e me pasiguri, imam Sadik Prishtina i perkrahur dhe prej fshatit, e mbajti shkollen hapur, duke shtuar numerin e nxenesve musliman por dhe te krishter. 
Te krishter fillimish u afruan me medyshje nga qe mesuesi ishte edhe imam. Me kalimin e kohes numri i tyre erdhi duke u rritur deri ne 40. Shkolla mori fam ndaj filluan te vinin nxenes prej Qelze, MeçeBlinishti, Bicaj (te krishter), Rrape, Lajthiza e Puka , aq sa numri i nxenesve arriti ne 50.
Me 1924 Sadik Prishtina kerkoi prej N/Prefektures se Pukes qe shkolla e Kabasbit te behej me 4 rende. Me ndihmen e fshatit godina e mejtepit u mermetua dhe u zgjerua aq sa u cilesua prej inspektorise arsimore te Shkodres: "Nje prej shkollave me te mira (ku) ndiqet edhe prej atyre qe jane dy ore larg. Gjetem elemente prej dy besimeve, femije gjithesej 54." (Arkivi i Muzeut Historik te Shkodres, Fondi, N/Prefektura e Pukes. Dosja per arsimin e vitit 1925, dok, dt.01.06.1925).(9) 
Ne vitin 1939 pas disa perplasjeve qe pat Luigj Kosmaçi (mesues ne Qerret) me Nenprefektin e Pukes Hysni Jareci u ben disa transferime ku perfshiu dhe shoku i i tij Idriz Çanga i cili u transferua mesues ne shkollen e fshatit Kabash , Puke. Mesuesit qe kan dhene mesim ne shkollen e Kabashit jane shume, por do permend shkurtimisht disa: Prof. Xhemal MeçiHysen Rrustemi (Mesues ne disa shkolla si: Iballe (1947) , dy vite ne Kryezi (1948), Qaf Mali (1950-51), Berishe (1952), Qerret, Qelez etj), Isuf Hajdari (nga fshati Dedaj, ne Kabash rreth viteve 1932) Ne vitin 1952 vjen mesues ne Kabash Prendush Ndreka (nga fshati Qelez), ne vitin 1959 mesues Ramadan Islami (nga fshati Buhot) transferohet ne shkollen e Kabashit, per te vijuar me mesuesit; Adem Laçi , Ramadan Hoxha , Beslim Hoxha , Lumnie Hoxha ne vitin 1968, ne vitin 1961 emrohet drejtor Imer Brahim Kopani, ne vitin 1968-1978 jep mesim ne shkollen e Kabashit per lenden Bilogji e Kimi mesues Sahit Haxha (nga fshati Buhot), Besnik Laçi etj. 
Nder mesuesit vendas eshte Sabah Sinani i u arsimua per Gjuhe Letersi. Ne vitin 1990 Sabah Sinani u dekurua me Medaljen "Naim Frasheri" me motivacion Per veprimtari te shquar ne fushen e arsimit. 
Nxenesit e Mejtepit te xhamise Kabash,Puke. (Grupi i fshatit Meçe). Foto e vitit 1935

Tradita popullore të Kabashit dhe Pukës (Mikpritja , vallia e Kabashit , Kanaci ,  Xhupeta etj)

Mikpritja ne fisin e Kabashit , Pukes etj eshte nje nder virtytet e veçanta me te cilat krenohet zona.
Kur nje shtepi ka mysafir, i zoti i shtepise e pret me nderime te larta dhe fjale te mira. I zoti i shtepis e vendos mysafirin ne Odën me te mire te shtepise e cila quhej: " Oda miqve ", " Oda e mysafirit " apo " Oda e pritjes ".
Ne Kabash e Puke eshte shprehja: "Ma plaku te oxhaku!" d.m.th; ne qoshte te oxhakut nuk mund te ulet kushdo. Ai qe ulet ne qoshe te oxhakut duhet te jete i moshuar dhe i mequr, titullar si psh: Hoxha, Prifti, Bajraktari, etj. Nese ne krye te mysafirve eshte hoxha apo imami, ai eshte i pare dhe ulet ne qoshte te oxhakut. Hoxha (imami) ka per zakon te zgjedh burrin e dyte pas vetes, ndersa muezini (ndihmesi i hoxhes) qendron ne fund.
Ne Kabash , Puke , Qerret , Micoj , Kryezi , Malzi etj i zoti i shtepise nuk leviz nga vendi, kjo ne respekt te mysafirit. Tek familjet myslimane i zoti i shtepis ulet ne anen e djathte te oxhakut per faktin se: Kur i zoti i shtepis ti drejtohet mysafirit me muhabet, ti drejtohet nga ana e mbare, nga e djathta. Po ashtu kur eshte koha per ti dhene dicka apo per ti ndez duhanin tia bej me doren e djathte ndersa doren e majte e mban ne gjoks (zemer). Ne fakt kjo tradite tek myslimanet vjen nga thenia e profetit Muhammed a.s. qe thote: "Punen e mire si; ngrenja e ushqimit, veshja, dalja dhe hyrja ne shtepi te behet me te djathten."  Te gjithe sherbimet ndaj mysafirit si: larja e duarve, servirja e ushqimit e ben nje nga meshkujt e shtepise. Ne Kabash, Puke etj grat e shtepise nuk i bejne sherbim mysafirve. Edhe servirja e ushqimit ne sofer ka rregull. Pershembull; koka e dashit ndahet ne dy pjese. Nje pjese i jepet mysafirit dhe pjesa tjeter e mban i zoti i shtepise. Ne disa bajraqe te tjera ka disa ndryshime; p.sh; Gjysma e kokes se dashit i jepet mysafirit ndersa gjysmen tjeter i jepet mysafirit te dyte, dhe ky ia kalon te tretit, i treti te katertit e keshtu me radhe derisa ajo te arri tek i zoti i shtepise. Rregull te sofres dhe jo vetem ka edhe ne rastet ceremoniale si: fejes, dasem, mort dhe festa fetare.

Vallja e Kabashit

Vallja e Kabashit eshte nje nder vallet me te njohura te trevave shqiptare. Zanafillja e valles eshte ne Kabash te Pukes. Vallja e Kabashit luajti rol te rendesishem ne ruajtjen dhe forcimin e mardhenijeve mes vllaznis se Kabashit dhe gjithe fisit. Sipas kujteses se besimtareve mysliman vallja e Kabashit eshte kercyer ne fillim nga dy burra dhe kjo pas faljes se namazit te bajramit ne xhami. Kete e mbeshtesin ne historin e cila tregon se nga kater vellezrit e Kabashit dy u ban mysliman dhe dy qendrun ne besimin katolik, por kur Koka vrau vellan e vogel Hadrin situata u ashpersua aq sa vellezerit u ndan ne dy grupe dhe nuk flisnin me njeri-tjetrin. Hoxha i xhamise eshte ndjer keq per merin e vellezrve i cili tentoi ti patoj por nuk ia doli. Pas nje kohe qelloi qe festa e Kurban Bajramit dhe panairi i Kabashit te qelloj ne te njejten dite. Pas faljes se namazit te Bajramit filloi festimi i Bajramit me daulle , me kete rast u hap edhe panairi i cili shtrihej nga xhamia deri tek kisha e Shen Palit. Duke bisedu me burrat hoxha ka thene: "Vallja eshte momenti me i mir per te pajtu vllaznit, dhe puna u organizua ne ate menyre qe ne valle te dalin dy vellez ne njeren an dhe dy te tjeret ne anen tjeter. Vallia e Kabashit eshte valle e forte, emocionale dhe ritmike. Me shpejtimin e valles vellzritn hasin ne njeri tjetrin aq sa te gjithe me qellim pajtimin e tyre fillun ti mbeshtesin, dhe hoxha u kerkoi qe kjo dite e madhe dhe kjo valle le te jete shenja e bashkimit dhe forcimit te fisit. Dhe ashtu ndodhi. Nga ajo dite e ne vazhdim brez pas brezi vallia e Kabashit kercehet nga kater burra. Edhe sot besimi mysliman pas faljes se Bajrameve i feston Bajramet me vallen e Kabashit per te vijuar keshtu vizitat neper shtepi.
Pervec valles se Kabashit jane te njohura dhe vallet: " Vallja e Beses ", "Vallja e zogut" , "Vallja e gjarperit" (Shiko; "Visare te Kultures Pukjane." grup autoresh, fq. 123)  

Kostumologjia - Veshja tradicionale 

Sa i takon kostumologjise ne rrethin e Pukes kemi: Veshjen e Kabashit dhe Pukës dhe Komanit. Veshja e Kabashit dhe Pukes perbehej nga: Ksula e bardh, Xhamadani , Jeleku i shajakut, Tirqe , Xhupeta (kemish), Kemish , Kemisha e gjate, Brezi , Tlinat, Kanaci , çrapet , opingat., zbukurime te ndryshme per grat, shamia, etj. Brenda ketyre dy bajraqeve (Kabash e Puke) kemi edhe keto veshje: Guja , zhguni gjate, Tallagani , Gazhupi , etj. 
Ne kostumologjin e Kabashit dhe Pukes veshje e vecante Kanaci. Kanaci eshte veshje e grave myslimane te cilen qe vesh Kabashi dhe Puka. Ne vetvete kanaci tregon respektin qe zona kishte per guran duke nxjerr ne pah lirin dhe bukurin e tyre.  Po ashtu kanaci tregon per aftesin qe grat dhe vajzat e Kabashit dhe te Pukes kishin ne punimin me dore duke i renditur ato si grat me artizane ne trevat shqiptare. 
Sipas Prof. Xhemal Meçit fjala "kanac" vjen prej fjales "kanë", e cila vjen per shkak te ngjyrtes se kuqe qe lyhej kanaci. Edhe sot ngjyrimi me te kuqe ne Puke e quajne "kanë". Po ashtu pergatitja e nuses ne Kbash dhe Puke quhet kanagjegj(Per me shume lexo kete artikull: Kanaci , Veshja tradicionale e Kabashit )

Historian dhe Studiues te shquar kan thene per Kabashin :

Eqerem Çabej: "Jam shume i kenaqur qe njoha kete treve interesante te vendit tone dhe njerezit e saj." (Viti 1977)

Ahmet Osja : "Njeri nga fiset e hershme shqiptare me emer te madh eshte ai i Kabashit." (Viti 2005)

Jup Kastrati : "Tri here ketu ne Kabash, tri here shume i kenaqur. Arsimtare te vullnetshem, auditor i vemendshem, popull fisnik e me tradita shekullore qe duhen studiuar." (viti 1980)

Gjergj Fishta ;
"Ai asht Çoku i Mar Kolë Dinit,
Prej Kabashit te Dukagjinit.
" (viti 1937)

Sulejman Vokshi :
"Bini ju Kabash, hej Burra,
Bini m'thika e m'kacaturra.
" (viti 1881)

Domeniko Pasi : "Kabashi i famshem eshte bajraku i pare ne malet e Pukes." (viti 1888)



Pērgatiti
Gēzim KOPANI


Shēnim:
Per shkak te gjetjeve te informacioneve te reja, materiali eshte vazhdimish ne perditesim... 


_______
1. Fis, dmth nje bashkesi indivitesh qe kan prejadhrje sipas deges mashkulore nga nje shtergjysh i perbashket.
2. Bajrak, Eshte term osman qe dmth thene; "flamur" me te cilin kuptohet: "Pris i fisit-Udheheqes i fisit " si dhe drejtues i ushtris etj.
3. Nder ato qe u larguan nga fshati Kabash i Pukes ishte nje pjese e familjes se Hader Lekes i cili thuhet se kishte dy djem Ahmeti dhe Zeneli. Disa thone se nga Kabashi i Pukes kan migruan ne Prizren kater vllazni: Hyseni (Cenajt), Bala (Balajve), Muça (Muçajt) dhe Veseli. Thuhet se ata u vendosen ne Prizren rreth vitit 1730 pikerisht ne verilindje te Prizrenit. Aty teksa po kerkon toke per te ble, tokohen me Iljaz Agen prej te cilit i kerkojne blerjen e nje hapsire toke. Pas bisedimeve Iljazi pranoj t'ju jap toke aq sa te mbjellnin nje kale grure (theken), por burrat e Kabashit u treguan te zgjuar duke mbjell grurin aq rralle saqe zun gjithe podinat ne dy anet e lumit. Kur gruri u rrit, vjen Iljaz Aga i cili e kuptoj veprimin e zgjuar dhe me veten e tij tha: qenkan te zgjuar. Iljazi u paska thene: Ju paskeni zan gjith vendin! Burrat e Kabashit i thone: Ne çfare te duash te bajme be se  kemi mbjell vetem nje kal grure. Tek lumi afer tokave te Kabashasit ata ndertuan tre mullinje, keshtu ata u ben te njoftur si mullixhinje te zot. Pasuria e tyre u shtua aq sa blen troje dhe toka edhe ne qytetin e Prizrenit. Tek banimet e vjetra te fshatit Kabash te Vendit ne majet te kodres ndodhet nje kala e vjeter. Thuhet se i perket shekullit te 6-te. Historianet kan shkruar se eshte vendbanim i vjeter Ilir duke permendur ketu Kishen e Keqe (Kisha e Shen Pjetrit) e cila ndodhet brenda shpelles. Thuhet se pikturat murale te kesaj kishe i perkasin shekullit te 6 apo 7. E permenda kete per te treguar se Kisha e Shen Pjetrit nuk eshte kishe Serbe por Ilire. Disa thone se; Kishte qene nje murg shqiptar i quajtur Shen Pejtri i cili jetoj aty si asket me qellim afrimin me perendin. Ndersa serbet per kete vend thone se quhet Sveti Petar dhe eshte manastir serb mirepo ky eshte trillim. Serbet nen doktrinen famkeqe te Stefan Dushanit dhe shume me von nen drejtimin e kryeministrit serb Nikolla Pashiqi ne vitin 1912 ushtria serbe hyri ne Prizren duke vazhduar madje deri ne Flet te Pukes.
4. Shen Pali eshte Kisha katolike e Kabashit , Puke e cila eshte Monumet kulture.
4. Franz Nopcsa ka lindur ne Szaesel me 1877. Ai e vizitoj disa here veriun e Shqiperise sidomos ne vitin 1903, dhe vitin 1922. Ai shkruajti vepren "Geographie und Geologie Nordalbaniens" dmth; "Gjeografia dhe gjeologjia e Shqiperise Veriore" te cilen e ilustron me hartat e pare gjeologjike 1:200 000 te Shqiperise se Veriut. Liber me 620 faqe botuar e Budapest ne vitin 1929. Po ashtu ai beri studike etnografike mbi fiset e veriut te Shqiperise me tutuj: "Das Katholische Nordalbanien" dmth; "Shqiperia veriore katolike, viti 1907", "Aus Sala und Klementi " dmth; "Nga Sala dhe Kelmendi" , viti 1910,  "Die Bergstamme Nordalbanines und ihr Gewohnheitsrexht" dmth; "Fiset e Malesise se Shqiperise Veriure dhe e drejta zakonore e tyre." po ashtu ai shkruajti: "Topographie und Stammesorganisation in Nordalbanien" dmth; "Topografia e organizimit fisnore te Shqiperise se Veriut" botuar ne Ohrlingen ne vitin 1932 etj.
5. Shiko; Gezim Kopani (Myfti) "Perhapja e besimit mysliman ne rrethin e Pukes nder vite (1523-1990) tek revista shkencore islame "Zani i Nalt" fq.100-102.
6. Robert Elsie "Fiset Shqiptare" (The Tribes of Albania), fq. 271



Ne lidhje me fshatin Kabash ju mund te lexoni edhe keto artikuj:

Origjina e Kabashit të Prizrenit

Panairi i Kabashit - Puke








Xhamia e Fshatit Kabash

Fshati Meçe, Kabash-Puke (Fotografi e bere ne oborrin e shtepise se Qazim dhe Xhevedet Kopani

Fotografi e bere ne fshatin Meçe (ish stanet e vjetra te fisit te Kabashit)

Myftiu Gezim Kopani me Selimin djali i imam Sadik Prishtines i cili per shume 
vite ka dhene mesim ne Mejtepin e xhamise se fshatit Kabash , Puke


Halil Kopani 

Fotografi e bere ne fshatin Kabash, pas nje takimi te Myftiut Gezim Kopani me banoret

Fotografi e bere ne fshatin Meçe. Ne foto jane: Xhevdet Kopani, Gezim Kopani, Ersi dhe Engin Kopani

Fotografi e vjeter e bere ne fshatin Meçe 

Fotografi e bere tek xhamia e fshatit Kabash, Puke.
Foto e bere pas nje takimi te Myftiut Gezim Kopani me besimtaret mysliman dhe jo vetem

Haxhi Barxhani 

Fotografi e bere ne Kabash , Puke
Ne fotografi familja e Haxhi Barxhanit

Hurdha e Frashnit ne fshatin Meçe

Hurdha e Frashnit ne fshatin Meçe

Shenim: Fotografit jane mundesuar nga Gezim Kopani