Ura e Hoxhës , Gomsiqe - Pukë

Rruga e Karvaneve ne Puke , nje trashegimi historike

Ne te kaluaren , rrethi i Pukes nga rruga e njohur tregtare , e cila ne disa burime quhej: "Rruga e Madhe" , "Rruga e Gjakoves" , "Rruga e Karvaneve". Ajo sherbente si lidhje strategjike mes Shkodres dhe Dardanias permes itinerarit: Shkoder - Puke (ne vere rruga kalonte nga qyteti i Pukes, ndersa ne dimer nga gfshati Kabash) - Kryzi - Flet - Xathe - Gjakove, si dhe drejtimi Kukes - Prizren.

Fotografi e Ures se Gomsiqes ndertuar nga nje hoxhe (Fotografi e vitit 1913)

Kjo rruge ishte e njohur jo vetem per banoret vendas, por edhe per tregtare nga Shqiperia dhe Dardania. Ne territorin e Pukes, pikat kryesore te pushimit ishin: Xhamia Koder Hanit - Puke , Fshati Kabash etj. Rruga perdorej kryesisht nga tregtare, por gjithashtu edhe nga udheqes, ushtare dhe klerik te ndryshem mysliman dhe jo vetem.

Kabashi , nje qender e lulezuar tregtare

Fshati Kabash i Pukes njohu zhvillim te madh per shkak te kesaj rruge. Sipas deshmive popullore thohet se: "Aq shume shtepi kisht ne Kabash, saqe macet kalonin nga çatia ne çati." (1)
Ne kete fshat u zhvillua edhe nje panair i hershem qe njihej me emrin "Dita e Enve" (2). Ky panair terhiqte tregtare dhe udhetare nga rajone te ndryshme.
Nje nga rrefimet me interesante eshte ai per nje hoxhe nga Shkodra, i cili çdo jave pershkonte kete rruge per te kryer faljen e namazit te xhumas ne xhamin e fshatit Qerret - Puke. Per shkak te veshtirsive ne kalimin e lumit te Gomsiqes, ky imam mori vendim te ndertoi nje ure madheshtore , e cila morei emrin "Ura e Hoxhes." Disa thone se kjo ure u ndertua nga nje hoxhe kosovar.

Ura e Hoxhes ne Gomsiqe (1825)

Ura e Hoxhes ne Gomsiqe u ndertua ne vitin 1825. Ura ishte 36 metra e gjate dhe 3 metra e gjere. Ne nje pershkrim te tij stiudiuesi Uk Sinani shkruan: "Karvanet kalonin ne va ose mbi ura. Kalonin Vaun e Dejes dhe Drinin me trap, por ka pasur edhe ura , si ajo e Hoxhes ne Gomsqie, 36 metra e gjate dhe 3 metra e gjere."(3)
Aq rendesi kishte kjo ure saqe ajo eshte vendosur ne monedhen e Mbretit Ahmet Zogu. Kete gje e permend studiuesi i njohur Valter Shyllla , espkert i trashegimise kulturore , e permend kete ure tek revista Monumentet ku shkruan: "Ura e Gomsiqes eshte ndertuar ne shek. XVI-XVII . Ne gomsiqe ka kaluar rruga e rendesishme Shkoder - Prizren. Ura ishte 36 m e gjate dhe 3 m e gjere. Permbahej nga harku kryesor i cili ishte 14 m dhe nga nje hark me i vogel dhe nga dy dritare anash. Tej ures deri ne vitet 50 ruheshin gjurmet e kalldremit te kohes antike me gjeresi 3.3 m , gje qe deshmon per funksionin e kesaj rruge qe ne antikitet." (4)

Hanet pergjate rruges

Rruga e Karvaneve ose Rruga e Madhe kishte disa hane, vendpushime per udhetaret dhe tregtaret qe perdornin kete rruge. Sipas kujteses popullore , ne fshatin Kabash te Pukes kane ekzistuar me she se pese hane, njeri pre te cileve njihet edhe si "Hani i Hoxhes" , po ashtu nder hanet e tjera te njohura ishin:
- Hani i Kabashit
- Hani i Xhamise se Koder Hanit
- Hani i Qerretit
- Hani i Pukes
(perpara ish drejtorise se Shendetit Publik , Puke)
- Hani i Laçit (aty ku sot ka avllin e shtepis Hasan Kapllan Laçi)  etj

Rruga e Karvaneve apo Rruga e Gjakoves ose Rruga e Madhe ishte me shume se sa nje rruge tregtare. Ajo ishte nje arterie jetike per zhvillimin ekonomik , kulturore e fetare te zones se Pukes. Trashegimia e saj eshte e pasur dhe kerkoj kujdes ne ruajtjen e historise se saj dhe dokumentet qe flasin per te.

Pergatiti
Gezim KOPANI

__________
1. Kjo thenie duket e pabesueshme nese sot i ben vizite fshatit Kabash, Keshtu eshte dhe per çeshtjen e Ures se Gomisqe.
2.Per me shume kliko linkun https://gezimkopani.blogspot.com/2018/07/panairi-i-kabashit-puke.html
3. Uk Sinani "Malziu Veshtrim Historik - Etnografik" , 2014, fq.47
4. Shiko Valter Shtylla , revista Monumentet , viti 1983, fq. 20-21. Valter Shtylla ka lindur ne Tirane me 21.5.1942. Ka perfunduar Fakultetin e Inxhinierise se Ndertimit. Pas perfundimit te fakultetit ka filluar pune si punojs shkencore ne sektorin e monumenteve te arkitektures antike dhe mesjetare. Gjate punes se tij, ai zhvilloi aktivitete dhe pune duke kyer gjurmim, seleksionin dhe venie ne mbrojtje nga shteti te objekteve te ndryshme te trashegimise kulturore si: objekte kulti dhe objektet e hershme inxhinierike. Ne fushen e studimeve objektet e Valter Shylles kan qene ndertimet e hershme inxhinierike si: rruge, ura , ujesjelles etj. Ne kete drejtim ai ka botuar rreth 40 artikuj studimore brenda dhe jasht vendit. Pas vitit 1994, Valter Shtylla ka qene drejtor i Institutit te Monumenteve. Prof. Valter Shtylla mban titullin: "Doktor i Shkencave" , ndersa pas vitit 1995 ai mban titullin "Profesor Doktor".


Web 2

Më të lexuarat e muajit

Rruga Antike dhe Historia e Pukës në mitologji

Kush quhet Shpi e madhe ?

Isha e zën në ciklonin tim

Përkatësia sipas besimeve fetare në qytetin e Pukës dhe Fushë Arrëzit

Porti i Shëngjinit dhe lashtësia e tij pagane

Nje qytet do kishte me shume vlere nese ruan traditen dhe objektet e vjetra

Kur’ani dhe krijimi i njeriut: Një përshkrim i qartë i fazeve embrionale

Vlera e ditës së Ashurës

Myftinia Pukë | Faqja Zyrtare