July 06, 2018

Panairi i Kabashit Puke

(Xhamia e fshatit Kabash, Puke)

Sipas rregullave te mbledhura mbi Panairin e Kabashit , historianet tregojne se ai eshte zhvilluar mbi bazen e disa rregullave te cilat duhet ti rrespektonje te gjithe. Ato rregulla ishin:

1. E drejta per panair

Panairi behet vit per vit "Diten e Luleve" ne Lam Lushaj, Kabash. Ai eshte per mbare krahinen e Pukes. Ne panair ka te drejte me marr pjese kush te doje: plak e i ri, burr e grua, krene e vegjli, i vendit e i huaj, pukjane e mirditore, hoxhe e prift. Do me ardh ndokush prej venesh te tjera me shit e me ble, nuk ka kush te drejte me i thene: "Kah po shkon?!" apo "Çfar do ktu?". Ne panair, te largetit, vendas a te huaj, kane te drejte me ardh me mallin e veta nje nate para dhe me qendru gjithe diten e panairit deri dy ore pa u errësu. Ne panair, si naten, si diten, gjithkushi ka te drejte me e shpall mallin e vete me za per gjate panairit. Gjate panairit kenga dhe vallja, gurapeshi e pushka ne shej, kane diten e vete. Asnje ndales per to nuk mund ti bej kuj.

2. Detyra e pjesemarresve ne panair

Gjate panairit cdo pjesemarres ka detyre mos me i ba kuj dhune e ngaterrese, te shame e te shtyme, te rame e te vrame. "Lyp vend gjeti per çato (keto) pune!" Ne te dy anet e panairit jane kishe e xhami, kryq e vorre. Gjithsecili e ka detyre mos me i prek as mos me i dhunue. Jane nderi i katudnit e fisit te Kabashit. Per rreth panairit jane shpi e prona te katundit. Kush pune me to nuk ka, veç ne u shkofte mend per mik.

3. Detyra te veçanta te Kabashit ne panair

Katundi i Kabashit me fisin mbar ka detyre me caktu rojet rreth panairit. Lajmesit kane detyre me lajmeru pjesmarresit mbar per sullet (rregullat) e Kabashit. Sullet jane:
1.Kush vjen ne panair ka detyre me ardh me shit e me ble, me pa e me ndie (degju), pa ba dhune e ngatrrese.
2.Kush vendos prit e ben pre mbrenda kufijve te Kabashit, ben mikprem fisin e Kabashit.
3.Cdo shtepi ne Kabash e ka per nder me prit e me qit per mik cdo pjesemarres ne panair.
4.Cdo Kabashas ka per detyre mos me pengu kend gjate panairit me shit e me ble , me kendu e hedh valle, me u ra veglave e tupanit, me qit ne shej a per qef, si diten si naten.
5.Kush del kunder sulleve (rregullave) ka Kabash e Puke ne shpinë.


Pak histori ne lidhje me Panairin e Kabashit 

Sipas historianeve thuhet se panairi i fshatit Kabash ka zhvilluar para shekullit te 13-te. Ai zhvillohej cdo dite te diele e cila njihet edhe me emrin "Dita e Luleve" dhe qe zhvillohej tek vendi i quajtur "Lam Lushaj". Panairi shtrihej ne dy anet e rruges e cila njihet si rruga e Gjakoves, ose rruga e Karvaneve. Tradita thote se dikur panairi shtrihej ne tere fshatin perbri rruges se hershme te karvanave prej "Qaf Ajtyres" deri ne "Qafe gjane".Fshati Kabash njihet dhe respektohet Bajrak i Pare ne zonen e Pukes, po ashtu edhe si qender e kuvendeve fisnore dhe nderfisnore. Pervec faktit te qenurit fis i pare, Kabashi njohet per traditen e mire nder fetare, dhe te Panarit i cili eshte zhvilluar nder vite. Kronikanet e kan permendur panairin e fshatit Kabash te Pukes qe prej vitit 1637.

Ne panairin e Kabashit mund te merrnin pjese kush te deshironte, pa dallim fisnore a fetar, krahinor a shoqerore. Sipas te dhenava panairi kishte rendesin e vet si per malsoret po ashtu edhe per udheheqesit e vendit. Ne kete panair merrnin pjese e gjithe krahina e Pukes, duke perfshire edhe zonen e Gjegjanit e Kashnjetit. Po ashtu thuhet se ne kete panair kan marr pjese edhe nga Shkodra dhe Lezha. Ne kete panair lidheshin marveshje tregtare te cilat luanin nje rol te rendesishem per mireqenjen e vendit. Tregohet se panairi i Kabashit ka qene i pasur kur pjesmarresit pergatisnin pjese artizanale. Kabashi nxirrte ne treg punime druri, leshi, en prej balte etj. Ndersa  Kryeziu, Gojansit , apo Sakati , Pista etj kishin zanat te paraqitshin vegsha, punime nga hekuri te punuara nga kovaç te ndryshem.

Ne panair nuk mungonin orendi, e zbukrime te ndryshme. Ne panair nuk mungonin as veglat muzikore si: çiftelia, lahuta, fylli zumare, daulle etj. Ne zonen e Pukes dhe jo vetem eshte shume e njohur vallja e Kabashit e cila kercehet edhe sot.Kjo eshte nje valle epike. Ajo kercehet nga 4 burra te cilet formojne nje rreth te mbyllur. Valltaret qendrojne perball njeri tjetrin.Sipas te dhenave gojore thuhet se numri 4 perfaqesojne 4 vllaznit e fisit te Kabashit si: Qafaliajt, Kokajt, Lushajt dhe Hadrojin.Vallja ka karakteristik te saj hapjen e kraheve anash, rrahjen e kembeve ne toke etj. Kjo eshte nje nder vallet me te kercyer neper dasma jo vetem ne zonen e Pukes por edhe jasht saj.

Ne kete panair eshte zhvilluar shume edhe lenja apo marrja e porosive te ndryshme. Ne shume raste njerezit kishin klientet e vet. Mallrat e porositur u shkonin njerezve neper shtepi. Veçori e panairit ishte rregulli qe te gjithe vishnin rrobat ma te mira te tradites ose i merrin nga te tjeret per te ra ne sy si nje dite feste. Panairi perveç tregetis ishte i ndertuar ne ate menyre qe te ishte nje fest e vertet. Keshtuqe ne kete panair tregohet qe u organizonin gjitjet ne pushke duke provuar keshtu edhe aftesit e tyre. Ky panair shfrytezohej edhe per takime e miqesi te ndryshme.

Tregohet se ky panair merr pesh dhe rendesi te madh per shkak edhe te Kuvendit te Malsoreve (te Bajraktareve)i cili u zhvillonte e ne zone  nder fise duke mbajtur rend, siguri si dhe duke luajtur rol te rendesishme ne pajtim te gjaqeve. Kuvende te tilla krahinore u zhvillonin rregullisht ne Kabash ku rol te rendesishem si gjithmon kan luajtur edhe dy besimet fetare ai mysliman e katolik. Keto ishin disa tipare kryesore te fizinomise te panairit te Kabashit i cili eshte nje nder vlerat dhe traditat me te vyera te Pukes.

Pergatiti
Gezim Kopani


Per te mesuar me shume mbi fshatin Kabash kliko ketu : 

Historiku i Xhamisë së fshatit Kabash, Pukë

Fisi i Kabashit ne pershkrimet e Robert Elsie 1978

Historiku i Xhamisë së fshatit Kabash, Pukë

Mejtepi i Kabashit

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com