July 06, 2018

Fisi i Kabashit në përshkrimet e Robert Elise


Keshtu e pershkruan fisin e Kabashit Robert Elise (1) ne librin "Fiset Shqiptare , Historia, shoqeria dhe kultura" "The Tribes of Albania" :

Termi Kabash paraqitet si Gabasu , ose nje "fortezza di legno in monte" (fortesa e drunjte molore), me 1688, ne harten e hartografit venedikas, Françesko Maria Koronelli dhe si Kabasci , me 1689... Kabashi eshte nje nder fiset e rajonit te Pukes. Ishte bajrak, por jo fis ne kuptimin e ngushte te fjales fis, meqe nuk kishte nje stergjush te perbashket. Karl Shtajnmertci, i cili udhetoi neper kete rajon, ne gushtin e vitit 1903, e definoi Kabashin si fis me dy bajraqe: Puke dhe Qelez. Te tjere u referohen dy bajraqeve si ; Bajraku i Kabashit dhe Terthorea ne Puke. Kabashi ne te kaluaren, para se te konvertohej ne fene myslimane , ka qene fis katolik. Kisha kryesore katolike ne Kabash i ishte kushtuar Shen Gjon Pagezuesit, ndonese kishte edhe kiash te tjera qe iu ishin dedikuar Shen Nikolles, Shen Pjetrit, Shen Jeremise, Shen Elies dhe Shen Venerades.  Ajo qe eshte me rendesi eshte se atje kishte edhe nje Abat Benediktin e Shen Palit ne Gryke Kabashm ne julindje te Koder Qafaliajt, ne anen e djathte te lumit Gomina, qe mund te jete ndertuar ne shekullin e katerbedhjete.... Rreth vitit 1930 gjeografi italian Ermano Armao duke folur per Kabashin , ka permendur se ai perbehej nga nje popullate myslimane (dy te tretat) dhe katolike (nje e treta). Tradita e krishtere ne kete fis nuk ka vdekur teresisht meqe, ende, ne mesin e shumices musliman ka edhe shqiptare katolike. Sidoqofte , per Kabashin thuhet se eshte i pari fis i Shqiperise veriore i cili kaloi ne fene myslimane. Ky nderrim i fese u be ne shekullin e shtatembedhjete. Xhamia Kryesore e Kabashit daton nga mesi i shekullit te nentembedhjete....  Legjendat per fisin, stergjysherit dhe historia. Per Kabashet thuhet se kan merguar ne veri nga atdheu i tyre, Kolonja ne jugun e Shqiperise, por ka te ngjare qe te jete dhe rajoni i Janines , qe tani gjendet ne Greqine e Veriut apo dhe Kolonja ne Shqiperine juglindore, Fisi Kabashi mund te kete merguar ne fillim te viteve 1500. Baron Nopça mendon se paraqitja e tyre ne rajonin ne jug te Drinit ka ndodhur para vitit 1600, sepse me arritjen e tyre ne vendin e ri kishin gjetur fgiset e Dushmani dhe Qerreti. Mirepo , tradita na thote se atyre u eshte dhene ky rajon si shperblim per kalimin ne fene islame. Fisi Kabash tradicionalisht perbehej nga kater familje kryesore: Kokaj, Qafaliaj, Lushaj dhe Hadroj. Sipas nje tradite orale, keto familje thuhet se rrjedhin nga kater vellezer: Koke Leka, Qafe Leka, Lusha Leka dhe Hadro Leka te cilet u vendosen ne pjes te ndryshme te territorit te sotshem te Kabashit. Sipas nje legjende, vellai me i madh Koka, ishte terbuar kur kishte degjuar se vellai me i vogel Hadroja (Hadri), "ishte bere turk", dmth kishte kaluar ne fese myslimane. I frikesuar shume nga mllefi i vellait, Hadroja sebashku me familjen e tij, kishte vendosur te iknin ne Kosove. Kaka i zuri ata, ndersa po kalonin Uren e Vezirit mbi Dri dhe vrau vellane e vete. Fisi i Kabashit reagoi ashper kunder kesaj vrasjeje dhe poziten e kreut te fisit ia dhane vellait te dyte, Qafa Lekes, familja e te ciliet po ashtu kishte kaluar ne fene islame. Ne nje dokument osmane te vitit 1571 permendet njefare Gjin Kabashi ne Rrape me 30 shtepi. Gjate periudhes se sundimit te dinastise se Bushatlinjeve ne Shkoder, nga fundi i shekullit te 18-te dhe fillim i shek.19-te, Kabashi kishte nderin qe te behej i treti prej 12-te fiseve te Lekes dhe te vinte pas Hotit dhe Oroshit. Dihet se nje grup i Kabasheve mergoi ne Prizren me 1736. Konsulli rus ne Prizren, Ivan Stepanoviq Jastrebov (1839-1894) raportonte se stergjysherit e tyre kishin ardhur nga Janina katerqind vjet me pare. Ne suazen e rajonit te Kabashit ishte edhe nje grip i quajrut Qeleza, afer ngulimit te tanishem me emer te njejte. Perfaqesuesi me i hershem i fisit te Qelezes, nese mund te konsiderohet si fis i vencate, ishte nje familje autoktotone e quajtur Pervoci, e cila jetonte afer kishes se famullise se Qelezes (kisha e Shen Palit), qe ka te ngjare te jete e fillimit te shekullit  15-te. Att ka viti 1450, kater barinj arriten nga Kçira dhe u nguliten ne Qelez. Nopça ka hartuar gjenealogjin e Qelzes, qe fillon me Markun dhe te birin Gjon Markun, qe mendohet se ka jetuar kah viti 1720."

Pergatiti
Gezim Kopani


1. Robert Elsie eshte nder shkrimtaer, albanologet me te njohur. Ai ne Kanada ne vitin 1950. Ai vizitoj Shqiperin ne vitin 1978. Robert Elsie vdiq ne vitin 2017.
2. Shtat fiset e Kabashit jane: Kabashi, Puka, Iballja, Berisha, Thaçi, Qerreti, Malziu.

Per te mesuar me shume mbi Kabashin mund te klikoni ketu: