Ne diskursin publik shpesh here hasen pretendime te pabazuara, te cilat paraqiten si fakte te mirqena, si pershembull: rrefime per sherime te jashzakonshme te individeve te caktuar ose pretendime se persona te veçante zoterojne aftesi mbinatyrore sheruese dhe jo vetem. Keto narrativa, te perhapura kryesisht nepermjet gojedheneave ose rrjeteve te caktuara, mbeshteten ne imagjinata dhe spekulime se sa ne prova.
Ne aspektin historik, feneomene te tilla nuk perben nje dikuri te re. Qe ne periudhat me te hershme te njerezimit, individe ose grupe te caktuara kane perdorur mite, legjenda dhe rrefime te fabrikuara per te ndikuar mbi opinionin publik , per te manipuluar masat ose per te ruajtur poziten dhe autoritetin e tyre. Keto praktika, te mbeshtetura ne imagjinate, trillime dhe jo ne shpalljen hyjnore, jane identifikuara ne literaturat historike dhe fetare si paganizem.
Nje shembull domethenes qe ilustron kete realitet gjendet ne periudhen e hershme islame. Kur Ebu Bekri r.a. shikoj sherbyesen qe kishte probleme serioze me shikimin, vendosi tia lehtesonte punen dhe ta linte te lire. Ajo duke shkuar ne shtepi, disa njerez qe besonin ne paganizma te ndryshem (ne zotra te krijaur nga vete njerezit) i thane me perbuzje: "Driten e syve ta mori Lati dhe Uzzaja!" Zinijreja ua kthej: "Keto jane genjeshtra dhe imagjinata tuaja! Betohem ne Allahun e Madheruar qe: As Lati dhe as Uzaja (zotrat tuaj pagan) nuk kane fuqi te bejne asgje, keshtu qe askujt nuk u hyn ne pune ajo qe thoni (paganizmi juaj)."
Me te thene keto fjala, Allahu i Madheruar ia hapi syt Zinijres dhe ajo filloi te shikoj perseri si me pare.
(Treguar nga Enesi r.a.)(1)
Paganizmi dhe mitet
_______________
1. Ibn Haxher, el Isabe 4/312
