July 26, 2011

Ramazani mbreti i muajve



Fjala Ramadan eshte fjale arabe, e cila ne aspektin fetare ka disa kuptime; a). Quhet Ramadan (ramazan) pasi ai ka ardhur ne nje kohe shume te nxehte, b). Quhet Ramadan pasi ai eshte djeges i gjynaheve etj. Muaji ramazan eshte muaji i paqes, dashurise, miresise dhe vellazerimit. Ne kete muaj Allahu i Madheruar leshon meshiren e Tij mbi ato te cilet agjerojne kete muaj. Ramazani eshte muaji i Kur'anit, namazit, dhe i sadakase (lemoshes) etj.

Kush e ka per detyre agjerimin e muajit Ramazan?

Agjerimin e muajit Ramazan e kane detyrim te gjithe myslimanet i cqe eshte i shendoshte menderisht dhe fizikisht dhe qe ka mbushur moshen e pjekurise dhe i cili nuk eshte udhetare.

Allahu xh.sh. thote: "O ju qe besuat!Agjerimi u eshte bere obligim sikurse qe ishte obligim edhe i atyre qe ishin para jush, keshtu qe te beheni te devotshem." (El Bekare; 183)  

Agjerimi i muajit Ramazan eshte nje nga pese shtyllat e fese islame.
Muhammedi a.s. thote: "Feja islame eshte ndertuar mbi pese shtylla; 1. Deshmia e shahadetit, 2. Falja e pese koheve te namazit, 3. Dhenja e zekatit, 4. Agjerimi i muajit Ramazan dhe 5. Berja e Haxhit per ate qe ka mundesi." (Buhari, Muslim) 

Si behet nijeti per agjerimin e muajit Ramazan?

Ne islam ka shume rendesi qellimi (nijeti). Keshtu qe myslimani shperblehet sipas llojit te nijetit (qellimit) qe ka. Nijeti per agjerimin e muajit te shejte te Ramazanit behet ne fillim te muajit duke thene: "O Krijuesi im! O Allah! Po bej nijet te agjeroj muajin e shejte te Ramazanit. Me bej risk qe agjerimi im, namazi e duate e mija te jete te pranuar tek Ti." Gjithashtu nijeti behet cdo dite pasi te kemi ngrene syfyrin duke thene: :"O Allah! Bej nijet te agjeron kete dite te ketij muaj te shejte te Ramazanit. O Allah! Kerkoj mbrotje nga ngacmimet e shejtanit."
Muhammedi a.s. ka thene: "Nuk i pranohet agjerimi atij,, qe nuk e ben nijet agjerimin perpara agimit."(Buhari) 

Cilat jane miresit e agjerimit te Ramazanit?

Duke agjeruar muslimani behet i devotshem. Kete e ben te qarte Allahu xh.sh. ku thote ne Kur'ani : "...qe te behemi te devotshem."
Cfare fiton myslimani nese ai behet i devotshem? Nese nje mysliman arrin devotshmerin qe e kenaqe Allahun e Madheruar, ai hyn ne Xhennet.
Ato qe jane te semur, apo ne udhetim Allahu xh.sh. thote: "E kush eshte i semure ose eshte ne udhetim e nuk agjeroi, atehere ai le te agjeroje me vone aq dite . E ate qe  i rendon ai (agjerimi) pra (nuk mund te agjeroj), jane te obliguar per kompenzim, ushqim ditor, i nje te varferi e ai qe nga vullneti jep me teper, ajo eshte edhe me mire per te. Mirepo, po qe se e dini, agjermi eshte me i mire per ju." (el Bekare, 184)
Miresi tjeter e ketij muaji eshte se Allahu xh,sh ka sjell librin e bekuar te Kur'anit i cili eshte "udhezues i njeriut , udherrefyes, qartesues i rruges se drejte dhe dallues i rruges se drejte nga ajo e gabuar."  (el Bekare, 185)

Profeti Muhammed a.s. thote: "Kur hyn muaji i Ramazanit, hapen dyert e Xhennetit e mbyllen dyert e Xhehennemit dhe lidhen me zinxhire shejtanet."(Buhari, Muslim) 

Falja e namazeve ne muajin e bekuar te Ramazanit kane nje rendesi te vecante aq sa Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ai qe agjeron Ramazanin me besim tek Allahu xh.sh.se Ai do ta shperblej per te, do ti falen gjynahet e bera me pare. E ai qe falet naten me besim tek Allahu xh.sh dhe me shpres tek Allahu  se Ai do ta shperblej per faljet, do ti falen  gjynahet e bera me pare." (Buhari)  

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Per agjeruesin ka dy momente te kendshme. Njeri prej tyre eshte momenti i iftarit, ndersa tjeteri eshte ballafaqimi me Allahun nepermjet miresive (sevapeve) te agjerimit." (Buhari)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush i shtron iftar nje agjeruesi, fiton sevape, sa vete agjeruesi, duke mos iu pakesuar asnje sevap ketij te fundit." (Tirmidhi)

Profeti Muhammed a.s. ka thene:  "Tre personave nuk u refuzohet duaja. Agjeruesit qe ben dua ne kohen e iftarit, drejtuesit te drejte dhe atij qe i eshte bere padrejtesi." (Tirmidhi)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ne muajin e madheruar te Ramazanit, Allahu i Madheruar shperndane meshiren e tij, tek roberit e tij, tek ato qe agjerojne per hir te tij, tek ato qe falen per hir te tij, tek ato qe japin sadaka per hir te tij. E ne kete muaj Allahu i Madheruar hap dyert e Xhennetit dhe mbyll dyert e Xhehennemit."

Nga hadithi kuptojme se: Gjate muajit Ramazan Allahu xh.sh shpalos Meshiren e Tij tek myslimanet.
Kjo miresi (shperblim) apo zemergjersi nuk vjen rastesisht. Eshte dicka e cila ndikon tek njerezit qe i binden urdherave te Allahut xh.sh. 

Si jetohet agjerimi i Ramazanit?

Te gjithe ne kur shikojme nje person qe i jep makines themi, eshte shofer, kur shikojme nje burre me bluze te bardh themi eshte doktor, e kjo ndodh pasi personi ne fjal e ushtron ate detyre.  Po myslimani ku dallohet? A dallohet ne klub? - Jo , Myslimani dallohet tek devotshmeria e tij ndaj Allahut xh.sh. sic eshte falja e namazeve, xhumat, agjerimi i ramazanit, largimi nga haramet etj.

Profeti  Muhammedi a.s. thote:
"Kur njeriu te paraqitet para Allahut do te pyetet per jeten e tij, e kur te pyetet per namazin, nese ate e ka ne rregull te gjitha punet i ka ne rregull." (Buhari)  

Prandaj gjate jetes se tij , e vecanarisht gjate muajit Ramazan myslimani duhet te jete sa me i devotshem. Duke u larguar harameve, duke fal namazin, agjeruar ramazanin etj fitohet dashuria e Allahut, per te tilljet, pra ato qe agjerojne ramazanin etj profeti Muhammed a.s. thote : "Nuk ka shperblim me te madh se sa shperblimi i te gjitha portave te Xhennetit"
Ne nje trasmetim te Ebu Hurejra kemi:
Muhammedi a.s. thote: "Kushdo qe gjithnje iu permbajt dhe e permbushi agjerimin, do te thirret nga porta Rijjan. Ebu Bekrio r.a. tha: A do kete ndonje qe do te thirret nga te gjitha ato porta?Muhammedi a.s. tha Po, dhe shpresoj qe ti te jesh nje prej tyre."

E lusim Allahun e Madhuruar tna pranoj agjerimin tone dhe te jemi prej banoreve te Xhennetit!

Pergatiti 
Gezim Kopani

Hytbja e Xhumase,Xhamia Puke
Date: 12 gusht 2011