July 01, 2011

Nata e mirë e Beraetit


Ashtu sikurse dy netet e mira edhe nata e Beraetit lajmeron besimtaret per ardhjen e muajit te bekuar te ramazanit. Nata e mir e Beraetit fillon me mbremjen e dites se 14-te qe lidh diten e 15 te muajit Shaban. Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: "O besimtar (mysliman)! Arriti tek ne muaji bujar, i cili mban miresi te medha per kedo qe i bindet Allahut xh.sh dhe qe garon ne kryerjen e puneve te mira. Mirepo shume prej njerezve jane te pavemendshem ndaj ketij muaj." Ndersa ne nje hadith tjeter profeti Muhammed a.s ka thene: "Muaji shaban eshte midis muajit Rexheb dhe muajit Ramazan." (Nesai dhe Bejhakiu)
Ne lidhje me ibadetin ndaj Allahut xh.sh. na tregohet nje hadith Aisha r.a. qe thote: "Nuk e kam shikuar asnjehere te Derguarin e Allahut xh.sh. te plotesoj ndonje muaj me agjerim, me perjashtim muajit te bekuar te Razamanit, si dhe nuk a kam shikuar te agjeronte ndonje muaj me shume se sa ne muajin shaban.." (Buhari, Muslim) Ndersa ne hadithin e trasmetuar nga Enesi r.a. tregohet se e kan pyetur Profetin Muhammed a.s.: "O i derguari i Allahut! Pas agjerimit te muajit ramazan, cili agjerim eshte me i dobishem? Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Eshte agjerimi ne muajin shaban." (Tirmidhi, 28) 
Ketu duhet sqaruar se kush ka detyrime, pra dite te pa agjeruara nga ramazan i kaluar, eshte mire ti plotesoj keta para dates 15 te muajit shaban, pasi pas kesaj date nuk eshte e pelqyer te agjerohet apo te pritet ramazani me agjerim.
Nata e mire Beraetit eshte nate e mir, fjala Beraet quhet edhe si nata "Sak" qe do te thote; shpetim. Shpetim per ato te cilet i drejtohet me ibadet Allahut, qe bejne vepra te mira, ndihmojne njerzit dhe japim sadaka per hir te Allahut xh.sh. Transmetohet nga Muadh bin Xhebel se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu i madheruar u shfaqet krijesave te tij ne naten e mesit te muajit Shaban, dhe i fale ata perveç mushrikut (Mushrik eshte personi qe i ben shok Allahut ) dhe ai qe mban inat (meri) tjeterit (vellaut etj)." (Ebu Hurejre)
Ne nje trasmetim tjeter kemi se: "Nata e miresise, shpetimit dhe begatis eshte nata e 15-te e muajit Shaban. Ne kete nate Allahu xh.sh, i shpeton nga ndeshkimi ata qe i bejne ibadet Allahut xh,sh. Aq i madh jane te sheptuarit aq sa numri i qimeve te deleve te fisit Beni Kelb. Ne anen tjeter nuk i fal ata te cilet i bejne ortak (shirk) Allahut xh.sh., po ashtu nuk fal asa ato qe urrejne dhe benje armiqesi ndaj myslimaneve, e as te atyre qe shkepusin mardheniet me te afermit, dhe as atyre qe mburen me mendjemedhesi, dhe as atyere qe nuk u binden prinderve, dhe as atyre qe konsumojne haramin."(Buhari, et-Tergib vet Terhib, II, 118) 
Allahu i Madheruar thote: "Ha.Mim. Pasha librin sqarues (te drejtes nga e kota). Ne e zbritem ate (Kur'anin) ne nje nate te bekuar, ne naten e Kadrit. Ne deshiruam t'u terheqi verejtjen, e njerezit te jene te gatshem. Ne ate nate zgjidhet cdo cesthje ne menyre te prere." ( Ed-Duhan 1-4) 
Disa kan dhene mendimin se; fjala "mubarek" ne kete ajet Kur'anor perveç nates se Kadrit me fjalen Mubarek ka per qellim naten e Beratit. Ne lidhje me kete nate disa thone: "Para zbritjes se Kur'anit te madheruar ne toke, Kur'ani ka filluar te zbres deri ne qiellin e dynjas. Koha e zbritjes ne qiellin e dynjas thone se eshte pikerisht nata e mir e Beraetit. Pas kesaj nate ka ardh muaji i bekuar i ramazanit dhe gjate muajit ramazan siç dihet ne naten e Kadrit ka ardhur libri i bekuar i Kur'anit."  Ne lidhje me kete nate Profeti Muhammed a.s. thote: "S'ka dyshim se ne naten e Beraetit Allahu xh.sh. zbret ne qiellin me te afer me token dhe fal gjynahet (d.m.th i fal gjynahet personit qe i eshte drejtuar Allahut me ibadet.)" (Tirmidhi) Ndersa ne nje trasmetim tjeter kemi se Profeti Muhammedi a.s. ka thene:
"Kalojeni gjysmen e nates te muajit Shaban (mesimit te muajit) me namaze (ibadete), ndersa diten me agjerim! Ate nate, pas perendimit te diellit, Allahu xh.sh. zbret ne qiellin e dynjas (tokes) dhe thote: "A ka ndonje qe kerkon falje, qe ta fal? A ka ndonje qe kerkon nga une dicka, dhe Une tia jap?! A ka ndonje qe kerkon sherim, dhe Une ta sheroj? dhe vazhdon keshtu deri ne mengjes."(Ibn Maxhe, Ikame fis-salat,191)
E kan pyetur profetin Muhammed a.s mbi arsyen e shtimit te ibadetit gjate muajit shaban,Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ne naten e Beraetit te gjitha veprat paraqiten para Zotit. Per kete arsye deshiroj qe veprat e mia te paraqiten tek Allahu teksa une jam agjerueshem(pra teksa une bej pune te mira)."(Nesaiu, Ebu Davudi) 
Nder sa nje transmetim tjeter kemi se profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ne naten e Beraetit paraqiten para Allahut punet (krijesat) dhe i fal ato me perjashtim dy grupe njerezish; a). Hipokritin b). Ai qe vret dike me pa te drejte." (Ahmedi)

Lutjet (dua)

Transmetohet nga Aishja r.a. se nje here ne naten e Beraetit vjen Profeti a.s. ne shtepi dhe pasi qendroj pak, vesh rrobat perseri del nga shtepia. Une u merakosa dhe vendosa ta ndiqja nga pas. Ai shkoj afer varrezave dhe bente dua duke thene: "O Zoti im! Me ruaj nga denimi Yt! Me ruaj nga zemerimi yt! Dua brotjen tende! Ti je i Lavdishmi....!" E kur shikova kete u ktheva disi me nxitim ne shtepi. Me pas vjen Profeti Muhammed a.s. dhe me pyet; O Aishe! Pse po merr fryme keshtu? Ajo i tregon se cfare kishte bere. Me pas u ngritem me profetin Muhammedin a.s. dhe filluam duke fal namaz deri ne sabah. Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur fillon nata e Beratit ne muajin shaban qendroni me ibadet, ndersa diten e asaj nate kaloni me agjerim." Sa i takon pyetjes bere profetit Muhammed a.s. se pas agjerimit te Ramazanit cili agjerim eshte me i mire? Profeti Muhammedi a.s. eshte pergjigjur:  "Agjerimi me i vlefshem pas muajit Ramazan eshte ai ne muajin shaban." (Tirmidhi)

Transmetohet nga Aishja se kur filluam me Profetin Muhammed te falin namaz, ai filloj te thote kete dua: "Lekad xhe-ekum Resulun min en fusikum Azizun Alejhima anit-tum Harisun Alejkum bil mu'minine Raufun Rrahim. Fi-in  tevelev, fekul hasbijallahu la ilahe il-lahu alejhi tevekeltu ve huve Rabbul Arshil Adhim." Muhammedi a.s. tha: Oj Aishe! A e mesove?  Ju pergjigja: Po o Resullallah! 
Pastaj Profeti Muhammed tha; Atehere mesoju edhe tjereve. Me pas Profeti Muhammed a.s. shtoj; "Kete lutje (dua) ma ka mesuar Xhebraili, madje me ka then se duhet thene ne sexhde."
Per ta mbyllur ju sjell ne kujtes hadithin e Enes bin Malukut i cili ka transmetuar se; Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Secili besimtar ne qiell ka nga 2 dyer, prej njeres zbret furnizimi ndersa nga tjetra ngriten veprat person e qe i kryen."
Pergatiti 
Gezim KOPANI 



Per te mesuar me shume mbi netet dhe muajit e bekuar kliko ketu:  Muajit dhe Netet e Mira


______________
Hytbe e mbajtur ne xhamin e qytetit Puke me dt. 01.07.2011