Tuesday, September 29, 2026

Per nje zhvillim qe respekton historine dhe identitetin e Pukes


Ne kuader te takimit te organizuar nga Keshilli i Bashkise Puke, me date 28.09.2026, ne Koder Hani Puke, mora pjese ne diskutimin publik lidhur me dhenien ne perdorim te fondit pyjor publik per vendosjen e turbinave eulike per prodhim te energjise elektrike.
Si qytetar dhe banor i kesaj treve, shpreha qendrimin dhe kerkesat e mia per ruajtjen dhe brojtjen e interesit te komunitetit autokton dhe te trashegimise sone.
Nder te tjera kerkova:
-Vendosjen ne perparsi (prioritet) te interesit te qytetareve autokton pukjane, me qellim qe ato te perfitojne nga te ardhurat dhe mundesit ekonomike qe krijohen gjate fazes se ndertimit dhe operimit te Parkut Eulik Terbuni, Puke.
-Percaktimin e qarte te perfitimeve me destinacion qytetin e Pukes dhe lagjeve , te cilet nder breza sebashku kane shfrytezuar pasurit e kesaj bjeshke.
-Ruajtjen e emertimeve (toponimeve) me vlera historike, kulturore, turistike dhe fetare te besimit islam ne kete bjeshk e me gjere.
-Marrjen ne konsiderate te kerkesave ne bashkedakortesi institucionale, ne menyre qe perfitimet per komunitetin te jene te mirepercaktuara dhe te vendosen ligjerisht si perpari (prioritet) nga Bashkia Puke.

Gezim KOPANI 



Saturday, September 26, 2026

Çfare thote islami per shpifjen ?


Çfare thote islami per shpifjen ?

Besimi i islam e ka bere te qarte sjelljen e mire dhe sjelljen e keqe. Ai qe ka sjellje te mir, sigurisht qe eshte njeri fisnik, i drejte dhe kete virtyte behen shkak per bereqet dhe fitim te dashurise Krijuesit te Gjithesise. Ndersa ai qe ka sjellje te keqe, genjen, mashtron, shpif etj , behet shkak per largimin e mirsive, bereqetit dhe largim nga rruga e drejte dhe mbi te gjithe nga Krijuesi i Gjithesise.
Ne nje thenie te tij profeti Muhammed a.s. thote: "Me i keqi nder njerzit eshte dyfytyrshi , i cili njeres pal i shkon me njeren fytyr, e pales tjeter me nje fytyr tjeter." (Ebu Hurerja r.a)
Nder ne Kur'anin e bekuar Allahu xh.sh. thote: "Mos respekto asnje qe betohet shume dhe eshte i poshter! Qe eshte pergojues e qe ban fjale nder njerez. Qe eshte koprrac ndaj rruges se mbar, i pandalshem ne gjynahe. Qe eshte i vrazhde, e me ne fund edhe nuk i dihet baba. Mos respekto se ka pasuri e djem! Ketyre kur u lexohet ajetet Tona, ai thote: Legjenda e te pareve!"
(El Kalem, 10-11) Ndersa ne nje ajet tjeter Allahu xh.sh. thote: "O ju qe besuat, nese donje i papergjegjshem u sjell ndonje lajm, ju shqyrtoni mire, ashtu qe te mos e goditni ndonje popull pa ditur te verteten, dhe pastaj te pendoheni per ate qe keni bere." (El Huxhurat, 06)

Ne kohen e profetit Musa a.s. beni isralitet i goditi nje thatesir shume e madhe. Ndaj i kerkuar profetit Musa a.s. qe te luten per shi, dhe ashtu ndodhi. Tre here u ngjiten ne nje vend te lart (koder) duke e lutur Zotin per shi, por lutja nuk pranohej. Per kete, profeti Musa a.s i thote Allahut xh.sh; "O Zoti im! Roberit e tu dolen tre here duke u lutur per shi, por shi nuk ra, mund ta di cfare ka? Allahu xh.sh i thote: O Musa! Nuk do ua pranoj lutjen sepse ne mesin e tyre ndodhet nje shpifes i cili vazhdimisht shpif. Profeti Musa a.s. tha: Kush eshte ai? Allahu xh.sh. i thote; O Musa! Une e kam ndaluar shpifjen, ndaj te gjithe pendoheni. Pas kesaj te gjithe kerkuan falje , dhe Allahu ua leshoi shiun."
(Trans. Kab Ahbari) Profeti Muhammed a.s. tregon se: "Kur Allahu krijoi xhennetin , i kerkoj qe ai te shpreh deshiren e tij. Xhenneti tha: Do jete i gezuar ai qe do e kete risk (te jetoj ne te)! Allahu xh.sh. nder te tjera tha: Nuk do te hyje ne xhennet ai qe eshte shpifes, imorali, pijaneci..." Ndersa ne nje thenie tjeter Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Shpifsi nuk do hyje ne xhennet." (Buhari) 

Utbe b. Ebi Lubabi tregon nga Ebu Ubejdullah Kurreshi i cili ka thene: "Nje njeri e kishte ndjek nje tjeter per rreth shtatqind ferseh (rreth 3500 kilometra)(1), qe prej ti te degjoj vetem shtat fjale. Kur e zuri i tha: Kam ardh te me mesosh nga dija qe te ka dhene Allahu. Dhe i tha: Me trego cfare jane qiejt dhe cfare eshte me e rende se ajo? Cfare eshte toka dhe cfare eshte me gjere se ajo? Cfare eshte guri dhe cfare eshte me i fort se ai? Cfare eshte zjarri dhe cfer eshte me i nxehte se ai? Cfare eshte acari dhe cfare eshte me i ftohte se ai? Cfare eshe deti dhe cfare eshte me i thell se ai ? Cfare eshte jetimi dhe cfare eshte me i dobet se ai? (Thuhet se e ka pyetur per helmi dhe cfare eshte me helmues se ai?) Dijetari i kthen keto pergjigje:
Shpifja e te pafajshmit eshte me e rende se qeilli. E verteta eshte me e gjere se toka. Zemra e kenaqur eshte me e thelle se deti. Lakmia brenda trupit eshte me e nxehte se zjarri. Refuzimi i te afermit apo shkout te ngusht fisnik eshte me e i ftohte se acari. Zemra e jobesimtarit eshte e forte se guri (prej gjynaheve). Kur zbulohet shpifja eshte me e dobet se jetimi i dobet(kur shpifsit i zbulohet shpifja ai eshte me i nencmuari). Me helmues se cdo helm eshte shpifja.

Nje here profeti Muhammed a.s. po kalonte pran dy varreve dhe nder te tjera tha: "Keto te dy po denohen per gjera qe njerezit nuk e quajne te madhe, por qe per ta do denohen. Njeri po denohet per shpifjet qe ka bere, e tjetri per papastertin duke treguar pakujdesi gjate kohes se urinimit." (Buhari)

Ndersa Jahja b. Eksemi thote: "Shpifesi eshte me i keq se magjistari, pasi ai per nje kohe shume te shkurter ben keq, ndersa magjistarit i duhet nje kohe. Disa thone se puna e shpifsit eshte me e keqe se ajo e shejtanit, pasi shejtani mundohet te prish mendjen, ndersa shpifsi e ben kete hapur sy per sy."

Pergatiti
Gezim KOPANI


________
1. Ferseh; Eshte fjale arabe (Fersah) qe eshte njesi e vjeter e matjes se distances. Nje ferseh eshte rreth 6 kilometra. 


Friday, September 25, 2026

Vetit e njerezve qe shtiren



Aliu r.a. thote: "Ai i cili shtiret ka kato veti: Kur eshte vetem , eshte pertac e ne mesin e njerezve eshte i shpejte, madje mundohet edhe me shume kur e lavderojne, e kur e kritikojne e pakeson punen,"

Pergatiti
Gezim KOPANI

Saturday, September 19, 2026

Kur besimi ne Zot behet pjese e jetes

Nje nate , i pari i myslimaneve Omeri r.a. kishte dal ne qytet te kontrollonte sigurin dhe jeten e qytetareve. Teksa po kalonte prane nje shtepie i terheq vemendjen nje bisede qe degjohej deri jashte.

Bij. Hidhi pak uje qumshtit qe do e shesim neser!
Vajza i thote: Oj nene! A nuk e ka ndaluar prisi i myslimaneve qe ti hedhet qumshtit uje?
Bija ime! Si do e marr vesh ai , ne kete ore te mbremjes?
Mirepo , vajza kembenguli duke thene:
Oj nene! E zem qe Halifi (Prisi) nuk do e marr vesh, por Allahu nuk na shikon ? Eshte e lehte ta fshehesh kete hile nga njerzit, por a mund ta fshehim nga Allahu , qe Shikon dhe di çdo gje?(1)

Allahu xh.sh. thote: "Ne jemi me afer njeriut se damari (qe rrah) i qafes se tij." (Kaf, 16) Po ashtu ne nje ajet tjeter te Kur'anit te bekuar Allahu xh.sh. thote: "A nuk e di se Allahu di çdo gje çfare ka ne qiej dhe çfare ka ne toke?! Nuk behet bisede e fshehte mes tre vetave e te mos jet Allahu i katerti; e as mes pes vetave e te mos jete Allahu i gjashti, e as mes me pak vetave dhe as mes me shume vetave, e te mos jete Allahu me ta, kudo qe te jene. Pastaj ne diten e kijametit i njofton ata me ate çfare kane punuar. Allahu ka pershire çdo gje ne dijen e vet." (El Muxhadele, 07)

Pergatiti
Gezim KOPANI


Po ashtu mund te lexoni: Kjo nuk do ishte aspak e drejte , Ndodhi ne kohen e Omerit r.a.

____________
1. Kur Omeri r.a. degjoi repliken e vajzes u gezua aq shume saqe vendosi ta marr nuse per djalin e tij.

Kush eshte Omeri r.a ?

Ai eshte prisi i dyte i myslimaneve. Ai eshte i njohur per shtetin e drejte dhe reformat e jashtzakonshme qe ai mori. Omeri r.a. beri Gjykate te pavarur , i pari qe beri ndarjen administrative, i pari qe ndertoi thesarin e shtetit , i pari qe vendosi mesimin e Kur'anit permendesh, zgjeroi xhamin e profetit Muhammed a.s., Ne vitin 637 ai vendosin lirin e besimeve. Kjo ndodhi kur Omeri r.a. shkoi ne Jeruzalem per te marr ne dorezim qytetin nga Sofroni, dhe kur hyri koha e namazit (lutjes) i pari i krishtereve (Sofroni) e fton Omerin r.a. qe te falet ne kishe , por Omeri r.a. refuzoi duke thene se: "Nese do falem aty, me vone myslimanet do ta perdorin si argument per te kthyer ate ne xhami." Me vone aty ku Omeri u fal u ndertua xhamia dhe u quajt xhamie e Omerit. Omeri r.a. qe i pari qe ndryshe nga pushtuesit e tjere nuk ua mori token vendasve qe sundoi , por vendosi takse e cila ishte e ndryshme. Ai qe i pari qe vendosi llogari dhenien mbi pasurin , inventar, kontroll (auditim), i pari qe vendosi ndihmen sociale per familjet ne nevoj, ai arriti te bej kalendarin e hixhrit, i pari qe krijoi ushtri te rregullt, organizoi forca rezev, vendosi rregull qe asnje ushtar te mos qendroj me shume se 4 muaj larg shtepise, i pari qe vendosi ushtri ne pikat kufitare (si kontroll , sot dogana), i pari qe krijoi policin per sigurin e jetes, pasuris etj, dhe patrullen e nates etj.
Omeri r.a. lindi ne vitin 583 dhe vdiq ne moshen 60 vjeçare.

Friday, September 18, 2026

Islami në trevat shqiptare nga viti 1501-1600

Burimi: shiko referencen

Kontaktet e para te shqiptareve me Islamin dhe gjurme te islamizimit te tyre deshmohen relativisht heret. Ne shekujt e mesjetes paraosmane tokat shqiptare, per hir te pozites se tyre gjeografike, jane frekuentuar dendur prej misionareve te botes islame arabo-turke, qofte per qellime tregtare, qofte per qellime fetare apo ushtarake. Megjithate , nen driten e te dhenave historike, behet i padyshimte fakti se islamizimi i popullsise shqiptare si proçes i teresishem filloi dhe u zhvillua gjate periudhes se sundimit osman.  Ecuria e proçesit te islamizimit te disa qyteteve shqiptare nga shek. XV ne fund te shek XVI paraqitet e tille: Shkoder dhe Peje nga 32% dhe 18%, qe e kishin shkallen e islamizimit ne vitin 1485. Ne vitin 1529-1536 arrijne perkatesisht ne 41% e 39%, ndersa ne fund te shek. XVI (viti 1582) shkalla e islamizimit te ketyre qyeteteve kap shifren perkatese 100% dhe 90%...(1)

Pergatiti
Gezim KOPANI


__________
1.  Prof.Ferit Duka "Momente te kalimit ne Islam te popullsise Shqiptare ne shek,  XV-XVII" Libri: "Rreth perhapjes se Islamit nder shqiptaret. Permbledhje studimesh." Botim i dyte, janar 2003 fq.102

Thursday, September 17, 2026

Mbi çdo pushtet njerezor qendron vullneti i Zotit

Agai i nje fshati kishte ndertua nje shtepi te madhe. Diten e perurimit, shtroi nje drek per te gjithe banoret e fshatit, madje perfshire edhe nje person qe fshati e quate te marr. Pasi perfundimit te drekes, teksa njerezit po largoheshin , pronari i shtepis tha: Thoni te marrit te marr çfare te doje! 
I marri hodhi syt nga oborri dhe shikoj nje kal qe ishte i lidhur aty dhe tha:
Dua kete kal!
Kali eshte i perferuari i zotit te shtepise. I than.
Le te kerkoj diçka tjeter! Tha agai 
Jo , dua kete kal! Tha me kembengulje i marri.
Por i zoti i shtepise perseri nuk pranoi!

Teksa i marri po largohej nga oborri i shtepise, filloi te peshperiste diçka me vete. Kjo i terhoqi vemendjen agait dhe u thote puntoreve te tij:
Degjoni se çfare po thote.
Puntoret e degjuan te thoshte: "Po te kishe dashur Ti (Zot), do te ma kishe dhene! Ndaj kush eshte agai qe te mos e jap?"
Kur i treguan agait, ai tha: Japjani kalin !

Pasi i marri mori kalin, ai perseri teksa po largohej me kalin filloi te pshperiste diçka. Agai perseri kekroj te di , vall kesaj here çfare po peshperite?
Dhe puntoret e tij pasi e degjuan i thane: Ai disa here thoshte: "Ta kerkova dhe ma dhe (Zot), Ndaj kushte eshte agai qe te mos e jap?"

Mesimi: Ajo qe nuk mund te arrijme me fuqin apo poziten tone, mund te arrihet duke ju lutur Krijuesit te Gjiteshesie, pasi mbi çdo pushtet njerezore qendron vullneti i Zotit.

Wednesday, September 16, 2026

Flamuri i UÇK - së valëvitet në minaret e xhamive të Kosovës

Flamur i UÇK - se ne minaret e xhamive te Kosoves , 16.09.2026

Me vendim te Myftiut te Kosoves H.Naim ef. Ternava nr.931/26, date; 15.09.2026, ne shenje solidariteti me çlirimtaret e Kosoves dhe ne prag te vendimit te sotem te Dhomave te Specializuara ne Hage, ne minaret e xhamive te Kosoves eshte vendosur flamur i UÇK-se, flamur i luftes dhe i lirise.

Ne postimin e publikuar nga BIK shkruan:
Nuk kerkojme meshire, por drejtesi!
UÇK perhere simbol i lirise se Kosoves!


Ne vijim vendimi zyrtar i BIK 

Monday, September 14, 2026

Arsimi dhe fëmijët tanë janë përgjegjësi e përbashkët për sukses dhe virtyte të larta


Me rastin e fillimit te vitit te ri shkollor, percjell urimet me te mira per te gjithe nxenesit, veçanerisht per ato qe ulen per here te pare ne bankat e shkolles. Uroj qe ky vit te jete i mbushur me dije, perkushtim dhe arritje te reja.
Urimet jane gjithashtu per mesuesit dhe prinderit, te cilet kane nje rol te pazevendesueshem ne forimin arsimor dhe me virtyte te brezave. Sukses ne arsim ndertohet permes bashkepunimit te qendrueshem mes nxenesit, mesuesit dhe familjes.
Ne kete dite, nuk mund te mos shpreh shqetesimin tim personal per renien e numrit te nxenesve ne rrethin e Pukes, ndaj e lus Zotin qe kjo gje te ndaloje! Arsimi dhe e ardhmja e femijeve tane jane pasuri qe duhet t'i mbrojme dhe t'i zhvillojme se bashkue me vlera te larta fisnike.
Uroj nje vit te mbare, te suksesshem dhe plot arrijte per te gjithe nxenesit dhe mesuesit !
Urime dhe sukese ne rrugen e dijes!

Gezim KOPANI 

Date, 14 shtator 2026

Friday, September 11, 2026

Zoti eshte me njeriun i cili e permend Ate

 

Lutja drejtuar Krijuesit te Gjithesise eshte nder gjerat qe Allahu xh.sh. e ka vendosur ne krye te listes se puneve qe Ai deshiron ti shoh tek njerzit. Keshtu, myslimanet duhet ti kushtoje vemendje te veçante ibadetit, lutjes drejtuar Allahut xh.sh. Ne çdo lutje profeti Muhammed a.s. na ka mesuar qe te permendim emrin Allahut, keshtu qe ajo te jete lutje e drejte dhe e qarte drejtuar Krijuesit te Gjithesise.
Allahu xh.sh. thote: "Vertet qe zemrat qetesohen me permendjen e Allahut!" (Rad, 28)
Mbi lutjen drejtuar Allahut xh.sh. ka shume ajete dhe thenie te profetit Muhammed a.s., madje profeti Muhammed a.s. thote: "Kur te zgjoheni nga gjumi, luteni Allahun duke thene: Qofte i falenderuar Allahu qe me ktheu shpirtin, me dha shendet dhe me lejoi ta permend!" (Nesaiu)

Aq shume e do Allahu lutjen kur njeriu i drejtohet Ati saqe ne nje thenie te bekuar (hadith Kudsij)(1) Allahu xh.sh. thote: "Une jam me robin tim, kur ai me permend Mua dhe i leviz buzet duke e permend emrin Tim" (Ahmedi, Ibn Maxhe etj)

Ne disa ajete te Kur'anit te bekuar Allahu xh.sh. thote:
"Permendeni shpesh Allahun!" (Ahzab, 41)
"Permende Zotin tend me vete, i perulur." (Araf, 205)
"Ata qe besojne dhe zemrat e te cileve kur permendet Allahu qetesohen. Vertet qe zemrat qetesohen me permendjen e Allahut!" (Rad, 28)
"Permendeni shume Allahun qe te gjeni shpetim." (Xhuma, 10) etj

Lutja eshte shpetim

Permendja e Allahut , me lutje , ibadet eshte shpetim. Ne ajetin e sures xhuma, Allahu thote: "Kur te kryhet namazi, atehere shperndahuni ne toke dhe kerkoni begatite e Allahut, por permendeni shpesh here Allahun, pasi ashtu do gjeni shpetim." (Xhuma, 10) Menje here pas ketij ajeti , Allahu xh.sh. na ve ne dukje se cfare mund te bej njeriu, duke thene: "Kur ata te shohin ndonje tregti, ose ndonje aheng (qef) vershojn (mesyn) atje, e ty (Muhamed) te lene vetem (ne kemb). Thuaju: "Ajo qe eshte tek Allahu eshte shume me e mire se defrimi dhe tregtia dhe Allahu eshte furnizuesi me i mire." (Xhuma, 11)

Permendja e Allahut shume , me lutje (dua) tregon shenje bindje, nenshtri, mirenjohje dhe falenderimin ndaj Allahut xh.sh. Kushdo qe e kujton Allahun, edhe Allahu do kujtohet per te. 
Per kete Allahu i Madheruar thote: "Me kujtoni Mua (me lutje e adhurime), dhe Une ju kujtoj juve me shperblime." arb: "Fedh kuruni edh kurkum." (El Bekare, 152)

Nje here nipi i profetit Muhammed a.s. Husejni , pyet baban e tij Aliun r.a; "Si ka qene ndeja (qendrimi, kuvendi) e profetit Muhammed a.s ? Aliu r.a. i thote: "I derguari i Allahut , Muhammedi a.s, sa here qe ulej dhe ngrihej diku, e permendte Allahun e Madheruar." (Taberani)

Po ashtu profeti Muhammed a.s. na ka mesuar qe: Kur te dalim nga shtepia te permendin Allahun, po ashtu edhe kur te futemi ne shtepi. Kur te hypin ne mjetin trasportues etj.

Pergatiti
Gezim KOPANI
_________
1. Kudsijj: Thenie e bekuar, e shenjte nga Allahu xh.sh

Tuesday, September 8, 2026

Mirenjohje dhe respekt per te gjithe ata qe u perballen me zjarret ne Puke

Fotografi nga disa momente ne perballje me zjarret. Gusht & Shtator 2026

Sa here qe me eshte dhene mundesia, kam shprehur vlersim per te gjithe ata qe me perkushtim, profesionalizem dhe vetemohim, u angazhuan ne shuarjen e zjarreve gjate muajve husht dhe shtator 2026, veçanarisht per Zjarrfiksit e Pukes dhe jo vetem, te cilet u perballen me situata te veshtira dhe rrezikun per mbrojtjen e jetes, prones dhe pasurise pyjore. Per Forcat e Armatosura , Ushtrin dhe per pilotet , te cilet me profesionalizem ralizonin nderhyrjen nga ajri. Per efketivet e Komisariatit te Policise Puke, per AKMC-ne, per punojesit e Sherbimit Pyjore, shtabet e Emergjences Civile. 
Mirenjohje e veçante edhe per banoret e zonave te prekura , te cilet u perballen me sfida te medha dhe kontribuan ne shuarjen e zjarreve e kedo tjeter qe mund te kem harruar!
Perballja me zjarret kerkon plane efikase qofte: afat gjate, mesem dhe ne rast emergjence.
Uroj, qe zjarret qe kan ngel aktive sot 8.09.2026, te shuhen pasi nenglizhenca qofte edhe e nje vatre te vogel mund te kthehet ne cenim serioz.
Se fundi shpreh falenderim per stafin e Myftinise Puke dhe miqt e saj qe na mbeshteten ne ushqime, pije freskuese, per Kompanin Uji Lajthiza (Lajthiza Water) , per gazetaret dhe median te cilet me profesionalizem ashtu sikur te tjeret ishin ne terren per te pasqyruar dhe sensibilizuar qytetaret!
E di qe demet ne male jane te jashtzakonshme, por mendova te shpreh vlersimin tim personal per ekipet dhe banoret qe ben çte ishte e mundur ne shuarjen e zjarreve.
Personalisht keni vlersimin dhe mirenjohjen time!

Gezim KOPANI 



Monday, September 7, 2026

Ta ruajme ate qe na ka falur Zoti


Te ruajm vendin nga zjarret! Te ruani kete ne ka fal Zoti! Zoti na ka dhene , qe ne ta shfrytezojme malin, por per ta shkaterru! Zoti inshaAllah ne ruan dhe inshaAllah jemi ne dore te Zotit !
Pezhve, mali Tërbun , Pukë

Date, 07 shtator 2026



Friday, September 4, 2026

Jane të shpëtuar ata që kanë shpirtë të pastër

Nder gjerat me me vlere, me me ndikim tek njeriu eshte shpirti. Myslimani duhet ti kushtoj vemendje te veçant shpirtit duke e mbajtuar ate te paster dhe fisnik ne bindjen ndaj Krijuesit te Gjithesise. Nje shpirt i nenshtuar Krijuesit te Gjithesises Allahut xh.sh. eshte shpirt i paster dhe fisnik duke filluar me veten e tij, familje, te afermit, farefis , me koleget dhe mbare shoqerin. 

Shpirti ndotet dhe behet i lig, kur nuk i bindet Krijuesit dhe shkon pas veseve te liga. Mos bindja ndaj Allahut dhe te shkuarit pas veseve negative, dhe rruges se djallit e prish shpirtin, veten, familjen dhe keshtu me radh.
Allahu xh.sh. thote: "Ka shpetuar ai qe e pastroi veten, shpirtin. Dhe ka deshtuar ai qe e ndoti dhe e poshteroi veten, shpirtin e tij." (Esh Shems, 9-10)
Ndersa nga Ebu Hurejres r.anhu transmetohet se Profeti Muhammed a.s. i eshte drejtuar sabaheve duke thene: "Kush do i marr keto fjale qe do u them dhe do veprojme me to? Ebu Hurejra tha: I thash; Une o i Derguari i Allahut! Profeti a.s. me kapi doren dhe me tha pese gjera:
1. Ruaju nga gjynahet, sepse vetem keshtu do jesh nga njerezit e devotshem ne ibadet (adhurim ndaj Allahut)
2. Ji i kenaqur me ate qe te ka caktuar Allahu, dhe do jesh me i pasuri i njerezve
3. Tregohu i sjellshem dhe bamires me komshiun tend, e do jesh besimtar
4. Deshiro per njerezit ate qe deshiron per veten tende, e do jesh musliman
5. Mos e shto te qeshuren sepse e qeshura e tepert e vdes zemren."
(Tirmbidhi, Ahmedi)

Pergatiti
Gezim KOPANI