Një udhëtim i shkurtër drejtë rrënjëve . Vizita e një pjese të vogel e familjes Kopani në fshatin Meçe , Kabash - Pukë
Të shtunen, datë 15 nëntor 2025, krejt spontanisht, një pjese e vogel e familjes Kopani vëndosi të vizitojë vendlindjen e tyre, fshatin Meçe.
Pas një kafeje të ngrohtë familjare në qytetin e Pukës , u nisem me tre makina drejtit fshatit. Udhëheqes i rrugëtimit ishte më i moshuari Qazim Jemin Kopani por edhe xhaxhai im Xhevdet Kopani.
Pasi lam pas fshatin Qelez dhe Mardhnaq, hymë në rrugen që të dergon në zemër të fshatit Meçe.
Ndalesa e parë ishte tek varri i gjyshit tim , Jemin Ramadan Kopani dhe jo vetem. Pas pastrimeve të nevojshme dhe lutjeve përkatese islame, vazhduam rrugen drejt truallit të shtëpisë sonë të vjetër.
Udhëtimit tonë iu bashku që në Pukë edhe kushëriri Basri Xhemal Kopani sëbashku me djalin e tij, duke shtuar edhe më shumë atmosferen familjare.
Entuziazmi ishte i madh, disa u moren me ndezjen e zjarrit, të tjerët me përgatitjen e ushqimit, ndërsa pjesa tjetër shfrytezoi kohen për të vizituar vendin dhe për të rikujtuar rrënjët e vjatra të familjes.
Pasi vizituam vendet e fëmijërisë dhe u çmallem në trojet tona, u ulem të gjithë bashkë, bija e nipa për të konsumuar vaktin e drekës. Më pas, gjatë kafes së përbashkët, u rikthyem kujtimeve të vjetra, u ndan emocione dhe u hodhen disa ide mbi mundësin e organizimit gjithëpërfshirës në të ardhmen për familjen e madhe Kopani në fshatin Meçe.
Një ditë e thjeshtë , por plot domëthënie. Një rikthim të rrënjët, kujtimet dhe lidhjet që mbajnë të gjallë një familje të madhe, fisnike dhe Atdhetare.





