Thursday, September 6, 2007

Çfare duhet te besh nese harron te falesh ?

Per shkak te obligimeve ndodh qe te harrosh faljen e nje kohe namazi. Ne keto kushte ka gjyhen dhe si duhet vepruar? Per kete profeti Muhammed a.s. ka thene: 

Enesi r.a. transmeton se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush harron te fal nje namaz, le ta fal ate me vone (kaza) kur ti kujtohet. Per faljen me vones nuk ka ndonje ngarik (kefaret) apo gjynah, perveçse kur te kujtohet , duhet te falesh namazin qe ke harruar."

Ebu Hurejre r.a. transmeton se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush harron te fal ndonje namaz, le ta fale mbas kohe, kur ti kujtohet, sepse Allahu xh.sh. thote: Fal namaz per te me perkujtuar Mua." (1)


Pergatiti
Gezim KOPANI



____________
1. Hadithet e mesiperme flasin per pese kohet e namazit, dhe jo per namazin e xhumas apo te bajrameve. Pershembull , qellon qe te harrosh dhe kalon namazi i xhumas pa fal. Ne kete rast do falesh namazin e drekes. Pasi nuk mund te falesh kaza (me vone) namazin e xhumas apo te bajrameve sepse kan kush xhematin etj.

Friday, July 13, 2007

Zhvillohen zgjedhjet e reja per anetar te Keshillave te xhamive dhe anetar te Keshillit te Myftinise Puke

Fotografi e bere gjate proçesit te zgjedhjes se antareve te ri te Keshillit te Xhamise Puke - 2007

Ne mbledhjen e radhes te Keshillit te Myftnise se rrethit Puke date 08 korrik 2007 si dhe ne baze te Qarkores per zhvillimin e zgjedhjeve te reja te radhe te KMSH, Myftinia Puke caktoi datat e zhvillimit te zgjedhjeve ne: Xhamia Puke, Qerret, Rrape , Fushe Arrez, Micoj, Kryezi dhe Iballe.

Grupi i punes qe do ndjek procesin eshte: Gezim Kopani , Astrtit Kuci , Hasbi Çela, Beqir Arifaj, Mustaf Arifaj, Xhemal Meçi dhe Basri Selimaj.

Pas perfundimit me sukses te procesit te zgjedhjeve te reja per anetar te Keshillave te xhamive si dhe per anetar te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke, u be edhe konstituimi i antareve te ri te Keshillit te Myftinise Puke si dhe te anetarit te KP-se si me poshte vijon:

1. Gezim Kopani (Myfti) , 2. Astrit Kuçi (Anetar i KP), 3. Beqir Arifaj , 4. Xhemal Meçi, 5. Halit Ringaj, 6. Afrim Laçi (Sekretar i Keshillit), 7.Rezar Cufaj , 8.Bek Selmani , 9.Armir Mehaj , 10. Fatos Qoba, 11. Agim Aga, 12.Besnik Lluka, 13. Mustaf Arifaj dhe 14. Basri Selimaj. 

Pergatiti
Gezim KOPANI 


Wednesday, March 7, 2007

Musai a.s. pyet Allahun: Si mundi profeti Adem a.s. te te falenderoj ?

Hasan el Basriu r.a tregon se: "Nje here profeti Musa a.s. e pyet Allahun xh.sh: "O Allah ! Si mundi profeti Adem a.s. te te falenderoj per te gjitha miresit qe ia ke dhene ? E ke krijuar me duart e Tua, i ke dhene shpirtin nga Tij, e ke vendosur ne xhennet dhe urdherove meleket ti bien ne sexhde! Allahu xh.sh i thote: "O Musa! Ai e kuptoi qe te gjitha keto qe permende ishin nga Une dhe me lavderoi me falenderim per to, dhe ky ishte falenderimi i asaj cfare bera per te." (Ebi ed Dunja)

Pergatiti
Gezim KOPANI