Pas vdekjes se Sulejmanit a.s. shume mbreter filluan te imitojne vulen e Profetit Sulejman. Nje nga keto eshte edhe kjo e vitit 1798 |
Jeta e profetit Sulejman a.s.
Allahu xh.sh. thote: "Davudit Ne i dhuruam Sulejmanin. Sa rob i shkelqyer! Vertet qe ai eshte qe kthehej gjithnje me pendim drejt Nesh." (Sad; 30) Gjithashu Allahu xh.sh. thote: "E Sulejmani e trashegoi Davudin dhe tha: O njerez, ne kuptojme gjuhen e shpendeve e na eshte dhuruar nga gjithçka, vertet ky eshte shperblim i qarte." (En Neml; 16)
Babai i profetit Sulejman a.s. eshte profeti Davud a.s. ndersa nena e tij Uri. (1) Sulejmani a.s. permendet 16 here ne Kur'anin e bekur. Fjala Sulejman do te thote: "I drejte, i sinqerte". Sulejmani a.s. u rrit ne familje shume besimtare ndaj Allahut xh.sh. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Perkujto robin Tone Davudin, i pajisur me fuqi. Vertet ai gjithnje i drejtohej me ibadet (lutje) Allahut." (Sad; 17)
Sulejmani a.s. erdh ne jete kur Duvudi a.s. ishte ne vitin e 20 te sundimit te tij. Disa thone se Sulejmani a.s. ishte djali i dyte i profetit Davud a.s. ndersa disa te tjere thone i trete dhe se Sulejmani a.s. u be mbret ne mosh te re (13 vjeçar). Sundimi i tij ishte shume i gjere. Ne fillim ne vendin e tij per te vijuar me pas me; Siri, Iran dhe per te vazhdur me sundimin e gjithe botes. Nder femijet e Davudit a.s. Sulejmani a.s. ishte me i zgjuari. Zgjuarsin e tij Sulejmani a.s. e tregoj kur; "Nje dite shkojne tek babai i tij (Davudi a.s.) dy burra per te zgjidhur nje mosmarveshje. Njeri kishte nje are dhe u ankua per burrin tjeter duke i thene Davudit a.s; O Davud! Delet e ketij burri kan hyre ne aren time dhe kan ngren gjerat qe ara ka pas. Ndaj une kerkoj demshperblim. Profeti Davud a.s. pasi u mendu vends ta zgjidh problemi duke thene: Per te demshperblyer demin e shkaktuar burri qe ka delet ti jap ato burrit qe i eshte bere dem. Ne kete moment Davudit a.s. ju afrua djali i tij Sulejmani a.s. i cili edhe pse ende nuk ishte rritur shume dhe i thote babait te tij; Baba, nese me lejon, une kam nje mendim tjeter per ta zgjidhur kete ceshtje! Davudi a.s. i thote: Urdhero, thuaje! Sulejmani a.s. tha: Pronari i deleve te shkoj e te mbjell serish aren e demtuar, ta punoj dhe te kujdeset per te derisa ajo te jap prodhimet e saj, kur kjo te ndodh tia jap aren bashk me prodhimit te zotit te tokes. Ndersa pronari i tokes te marr delet dhe ti kollos ata me qellim qe te marr nga ato qumshtin e tyre dhe leshin, dhe kur ara te ket dhene prodhimit ti kthej delet pronarit te tyre dhe ai te marr aren e tij. Davudit a.s. i pelqeu shume zgjidhja e Sulejmanit a.s. dhe tha: Elhamdulilah!"
Perveç zgjuarsise Sulejmani a.s. dallohej edhe per ibadetin ndaj Allahut xh.sh, po ashtu edhe per drejtesin e tij. Ai ishte i preferuari i babit te tij Davudit a.s. i cili per te mos bere dallime ndermjet femijeve para se te vdiste vendosit te therras djemt e tij ku ju tha: "Do ju bej disa pyetje, dhe ai qe do jap pergjigjen e sakt do i jap unazen time (unaza me gjasht cepa)(2). Pyetja eshte; Ne kete bote cila eshte gjeja me e hidhur dhe gjeja me e embel? Ne kete bote cila eshte gjeja me e bkur dhe gjeja me e shemtuar?" Nga te gjithe, vetem Sulejmani a.s. pergjigjej, mirepo Dauvdi a.s. me habi e pyet: Biri im (Sulejman) pergjigjet e tua jane te sakta, por perse sa here qe jepje pergjigje buzeqeshje? Sulejmani a.s. tha: Pergjigjen e pyetjeve nuk i dija, por afer meje qendronte nje milingone dhe ajo me tregonte pergjigjet e sakta. Profeti Davud a.s. tha: Vertet ne kete ka nje urtesi nga Allahu xh.sh.!Keshtu unaza kaloj tek Sulejmani a.s."
Unaza me gjasht cepa njihet ndryshe si simboli i profetit Davud a.s., mirepo kjo unaze ne fillim Allahu xh.sh. ia kishte dhene profetit Adem a.s. dhe kur Ademi a.s. u vendos ne xhennet bashke me te u kthye edhe unaza. Me pas Allahu xh.sh. kete unaz ia dha profetit Davud a.s. dhe me pas ai ia dha djalit te tij .profetit Sulejman a.s.(3) Po ashtu Allahu xh.sh. perveç unazes i dha Sulejmanit a.s. mbreterin e babait te tij Davudit a.s, ushtrin e perbere nga njerezit , xhindet , kafshet, era te cilet i nenshtroheshin te gjithe Sulejmanit a.s. i cili dite komunikimin dhe drejtimin e tyre. Per ta ilushtruar kete ju sjell momentin kur babain i Sulejmanit a.s., Davudi a.s. i thote Sulejmanit a.s.: "Ke amanat te ndertosh Bejtul Mukadesin (Aksan) ne Kuds, Jeruzalem!" Amanet te cilin Sulejmanin a.s. e mbajti. Per kete Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Djali i Davudit a.s. , Sulejmani kur po ndertonte Bejtul Mukadesin, i shprehu Allahut xh.sh. tre deshira; 1. Kerkoj ti jap aftesi per te gjykuar drejte, dhe kjo ju dha. 2. Kerkoj ti jepet nje sundim te cilin ashkush tjeter para dhe pas tij te mos i jepej, dhe ju dha. 3. Pasi perfundoi ndertimin e Bejtul Mukadesi ju lut Allahut xh.sh. duke thene: "O Allah! Ai qe do fal namaz brenda Bejtul Mukadesit tia falesh gjynahet dhe te dal prej saj pa gjynahe sikur dita qe lindi prej nenes!" (Nesai) Ne nje trasmetim tjeter kemi se profeti Muhammed a.s. ka thene: "Dy deshirat e para ju plotesuan shpresoj qe edhe e treta te jet pranuar!" (Ibn Maxhe) Diten qe Davudi a.s. i dorezoi shpirtin Allahut xh.sh. tregohet se: "Pasi qendroj pak me bashkeshorten e tij Davudi a.s. del nga shtepia per te vijuar aktivitetin e perditshem. Pasi kaloj nje far kohe, bashkeshortja e tij veren ne shtepi ose oborrin e shtepis nje njeri te panjohur, ndaj pyet: Si ka hyre ky njeri i panjohur kur dyert jane te mbyllura? Dikush e informoi per kete Davudin a.s. dhe ai me nxitim arrin ne shtepi. Kur arrin shikon burrin e panjohur te cilin e pyet; Kush jeni ju ? Ai i pergjigjet: Jam ai qe nuk i friksohet sundimtareve dhe per mua nuk pa penges qe mund te me pengoj per te hyre ne ndonje vend. Davudi a.s. tha: Pasha Allahu ti qenke meleku i vdekjes! Urdhero ma merr shpirtin! Dhe ashtu ndodhi. Ne moshen 100 vjecare (diten e shtune apo te merkuren) meleku i vdekjes ia merr shpirtin Davudit a.s."
Menjeher familja e tij mori trupin e Davudit a.s. per ta pergatitur per ne banesen e fundit. Ai qe u mor me pergatitjen dhe larjen e trupit te xhenazes ishte pikerisht djali i tij Sulejmani a.s. i cili lau xhenazen dhe pastaj e qefinosi me nje fasho (qefin) te badhe xhenazen e profetit Davud a.s.
"Diten e varrimit dielli rrezantonte dhe temperatura u ngriten shume ndaj Sulejmani a.s. u merakosh per temperaturen e madhe se mos do i pengoj njerezit ne faljen e xhenazes ndaj urdheroj shpendet dhe zogjet qe te benin hije vendit ku do vendoset xhenazja e Davudit a.s. dhe vendit kur do faleshin njerzit. Te gjith shpendet dhe zogjt u grumbulluan ashtu sic deshiroj Sulejmani a.s. mirepo aq shume shpend e zgjoj u grumbulluan sa jo vetem qe penguan rrezet e diellit por edhe ajri nuk levizte. Ne keto koh profeti Sulejman a.s. urdheron shpendet dhe zogjt te levizin krahet per te krijuar freski, dhe ashtu ndodhi." (Hakimi) Nje trasmetim tjeter tregon se: "Zogj kan qendruar ashtu derisa varri i Davudit a.s. u mbulua me dhe. Kur varri i Davudit a.s. u mbulua me dhe, Sulejmani a.s. u tha shpendeve: "Mblidhni krahet tuaj dhe largohunu!" (Ahmedi) Shpendi qe ka bere me se shumti hije dhe qe ka levizur me se shumti krehet ka qene shqiponja. Kjo ngjarje tregonte graden e profetit Sulejman a.s. i cili jo vetem qe kishte sundimin mbi njerzit, gjinder por edhe mbi shpendet etj.
Mrekullia e pare qe Allahu xh.sh. i dha profetit Sulejman a.s. ishte te kuptuarit e gjuhes se zogjve, e dyta ishte nenshtrimi i xhindeve , e treta ishte mrekullia e nenshtrimit e eres etj. El Bejhakiu duke permendur vargun e trasmetuesve i cili shkon deri tek Ebu Maliku i cila ka treguar se: "Nje here profeti Sulejman a.s. kalon pran nje zogu i cili i ishte ven pas nje zogeze. Te pranishmit pyeten Sulejmanin a.s.: E kuptove se cfare po i thoshte zogu? Sulejmani a.s. i thote: "E merrte me te mira duke i thene fjale te bukura derisa i tha: Martohu me mua. A deshiron te banosh ne cilen dhome qe deshiron te Damaskut? Pastaj profeti Sulejman a.s. tha:Shtepit ne damask jane te ndertua prej guresh, prandaj asnje shpend nuk mund te ndertoj çerdhe (shtepit e tyre), dhe ky zog po e genjejte zogezen." (Iben Asakiri, Tarihun)
Ose ngjarje me miligonen e cila u thote milingonave te tjera: Hyni ne shtepit e juaja pasi po kalon ushtria e Sulejmanit.
Milingona dhe profeti Sulejman a.s.
Nje dite Sulejmani a.s. ishte nisur me ushtrin e tij te perbere nga njerez, xhind, shpend etj. Kur arriten ne nje lugin , Sulejmani a.s. degjon nje milingon (e cila drejtonte milingonat e tjera) qe u thote milingonave te tjera: "O ju milingona! Hyni ne shtepit tuaja, qe te mos u coptoje Sulejmani me ushtrin e tij, pa e ndjere ose pa ju shikuar." (En Neml; 18) Kur e degjoi Sulejmani kete buzeqeshi nga fjalet e milingones dhe tha: "Rrabbi ev zia-ni en eshkure nia-metikel leti, en amte alej-je validej-je ve en amele salihan terdahu ve ed khilni birahmetike fi ibadikes salihin." d.m.th; "Zoti im! Me mundeso qe te falende4roj te mirat e Tuaja qe mi dhurove mua dhe prinderve te mi dhe qe te bej vepra te mire qe Ti i pelqen, dhe me meshiren Tende me vendos ne mesin e roberve Tuaj te mir!" (En Neml; 19)
Sipas dijetareve islam, Allahu xh.sh, ne ajetin Kur'anor te sures En Neml; 18 tregon fjalen e zgjedhur te milingones se zgjuar kur ajo thote; "...qe te mos u coptoje Sulejmani a.s..." A mund te thuhet coptim per milingonat? Shkenca deri vone e ka kundershtuar kete, por sefundemi ajo ka zbuluar se vertet Kur'ani ka thene te verteten pasi milingonat kan trup te till te cilat ne fakt coptohen, duke vertetuar keshtu madheshtin e Kur'anit dhe rrjedhimisht dhe te islamit. Elhambulilah!
Sulejmani a.s dhe mbreteresha Belkis
Sulejmani a.s. e kishte tradit te tij qe per çdo grup njerzish apo ushtaresh, shpend apo xhind te caktonte drejtuesin e tyre. Kryetaret qendronin ne radhe ne kuvend(mexhlis) para profetit Sulejman a.s. ku benin raportime. Kur rruga e ushtris se Sulejmanit a.s. i qellonte te kalonte neper shkretetire , ai caktonte zogun i quajt Pupëz (Hud Hud) per te gjetur uje. (4) Nje dite kur Sulejmani a.s. beri apelin e shpendeve veren se pupeza te ciles ia kishte ngarkuar detyre mungonte. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Si eshte puna qe nuk e shoh pupëzen? Apo eshte nga ato qe mungojne? Vertet qe do ta ndeshkoj ate me nje denim te ashper, ose do ta ther nese nuk me paraqet nje arsye te qarte per mungesen. Por pupeza nuk u vonua gjate, veç arriti dhe tha: Kam nje lajm qe ti nuk e di. Vije tek ti nga Sebesë (Sebai)(5) me lajme te verteta. Atje gjete nje grua qe sundonte ata dhe asaj i jane dhene te gjitha gjerat qe i duhen nje sunduesi ne toke; ka edhe nje fron madheshtor. Populli i saj adhuronte diellin ne vend te Allahut dhe shejtani ua ka bere atyre tu duket e drejte dhe e pelqyer puna e tyre duke i ndaluar nga rruga e Allahut, keshtu qe ata nuk jane te udhezuar. Ata nuk i bejne sexhde Allahut i Cili nxjerr ne drite cfare fshihet ne qiej dhe ne toke dhe qe di cfare ju fshihni dhe cfare ju shfqani. Allahu la ilahe ilahe il-lahu huve rrab-bul arshil adhim dmth; Nuk ka te adhuruar tjeter me merit veç Allahut, Zoti i Arshit madheshtor. Sulejmani a.s. tha: Do ta shikojme nese ti flet te verteten apo genjen. Merre kete leter time dhe shko e dorezoja atyre, pastaj terhiqu prej tyre dhe shiko cfare pergjigje kthejne." (En Neml;20-28) Ne leter Sulejmani a.s. u ben thirrje qe ti nenshtrohen Allahut xh.sh. dhe te derguarit te tij. Te jeni te degjueshem ndaj thirrjes time dhe ju porosis: Mos u beni me te medhenj se une, por ejani dhe nenshtrohuni asaj qe u them dhe sundimit tim. (6) Pupëza sapo e mori letren fluturoj per ne Sebe. Sapo arriti ne pallatin e mbreteresesh Belkis , pupëza hyn tek dhoma duke e leshuar letren ne nje vend te dukshem dhe menjehere fshihet. Sapo Belkisa veren letren e hap dhe pasi lexon cfare ishte shkruar therret me urgjence komandatet e saj. Allahu xh.sh. thote: "Ajo (Belkisa) tha: O prijes! Me te vertet mua me ka arritur nje leter madheshtore!Kjo eshte prej Sulejmanit, pastaj e hapi dhe kur ne leter shkruan: "Inehu min sulejman ve innehu Bismilahir Rahmanir Rahim d.m.th; Kjo eshte prej Sulejmanit dhe ne te; Me emrin e Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit! Mos e mbaj veten lart ndaj meje, por ejani tek une si Musliman." Ajo (Belkisa) tha: O prijes! Me keshilloni per kete çeshtje. Une nuk vendos asnje gje veçse kur edhe ju te jeni ne pranin time duke dhene mendime dhe te deshmoni. Ata i thane: Ne kemi fuqi te madhe dhe mundesi te madhe per lufte, por ty te takon urdheri; keshtu pra, mendo mire cfare do urdherosh. Ajo tha: Kur sunduesit e pushtojne ndonje vend, ata e rrenojne ate e parine me te zgjedhur te atij vendi i nenshtrojne. Keshtu veprojne! Por une do t'u dergoj atyre nje dhurate te madhe, e do shikojme si do regojne." (En Neml; 29-35) Vendimi i Belkisse per ti derguar Sulejmanit a.s. dhurate me gjara shume te çmuara ishin per ta vene ne prove Sulejman a.s. se a ishte i interesuar per te mira materiale apo vertet ka nje mesazh tjeter. Kur delegacioni i Belkises arriti ne Palestin filluan te verejne nje mbreteri te jashtzakonshme, te fuqishme dhe tha; Kjo vertet qe eshte mbreteri e madhe, dhe mbreteria jone as qe mund ti bej balle. Ata u befasuan me numrin e madh te ushtareve te cilet kishin te nenshtruar luan, tigra, shpend etj. Pasi lajmeruan se mbreteresha e Sebes i ka derguar per tu takuar me Sulejmanin a.s. i moren brenda pallatit, por sikur te mos mjaftonte ajo qe shikuan jasht, delegacioni mbeti edhe me i mahnitur nga madheshtia dhe bukuria e pallatit te Sulejmanit a.s. Kur arriten para Sulejmanit a.s. me nxitim i treguan dhuratat e Belkises duke i thene: Mbreteresha jone ka deshire qe ju te pranonin keto dhurata si akt miqesije, mirepo Sulejmani a.s. as qe i lejoj qe te tregonin dhuratat dhe u tha: "A do me ndihmoni me pasuri? Siç e shikoni Ajo qe me ka dhuruar Allahu xh.sh. eshte me e mire sesa ajo qe ju kan dhene juve! Por ju krenoheni me dhuratat tuaja! (En Neml 36-37) Po ashtu Sulejmani a.s. u tha; Kthehuni prapa bashke me dhuratet e mbretereshes tuaj dhe i thoni asaj; Nese nuk ndaloni keto menyra adhurimi qe beni, djeni se do vi e do ia shkaterroj mbreterin e saj dhe do ta largoj popullin e saj nga ai vend. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Pastaj Sulejmani a.s. u tha perfaqesuesve te mbretereshen; Kthehuni prapa tek ata (bashke me dhuratat). Padyshim ne do vijme tek ju me nje ushtri qe ata nuk mund t'i bej balle dhe do t'i perzeme pren andej me turp dhe te poshteruar."(En Neml; 36-37) Kur e moren kete pergjigje perfaqesuesit e Belkises nuk u ngeli gje tjeter veçse te kthehen ne Sebe dhe te informojne mbretereshen e tyre. Sapo arriten ne Sebe te emocionuar (me gjysem zeri) i treguan Belkises ate cfare kishin shikuar. Kur Belkisa e kuptoj se Sulejmani nuk ishte dhene pas pasurise dhe per me teper dispononte mbreteri dhe ushtri te madhe vendosi menjehere qe sebashku me viziret e saj ti shkojne per vizite Sulejmanit a.s. Belkisa dergoj menjehere nje lajmetar ne Palestin qe ta informoj Sulejmanin a.s. se Belkisa eshte nise dhe deshiron tju bej nje vizite. Edhe pse Sulejmani a,s. ishte informuar me pare, ai priti lajmetarin e mbreteris se Sebes dhe i thote se; e pranoj viziten e saj. Sulejmani a.s. kishte degjuar per zgjuarsin e Beklikses mirepo ai deshironte ta vertetonte kete, ndaj u kthye nga kuvendi (mexhlisi) i tij ku i thote: "O ju pari, cili prej jush do te me sjelle fronin e saj (Belkises) para se ajo te me vije e dorezuar? Njeri prej xhineve te vrazhde i quajtur Ifrit (7) tha: Une do ta sjell ate ty, para se te ngritesh nga vendi yt, une per kete kam fuqi dhe jam i sigurt. Njeri qe kishte dije prej Librave te Shenjte tha; Do ta sjell fronin ty sa te hapesh e te mbyllesh syte! Kur Sulejmani a.s. e shikoj ate te sigurt dhe te vendosur ne fjalet e tij tha: Kjo eshte nga Miresia e Allahut, per te me provuar muanese jam mirenjohes apo jo. Kushdo qe eshte mirenjohes, sigurisht qe i ka bere mire vetes dhe kushdo qe eshte mosmirenjohes ka humbur veten (i ka bere keq vetes). Vertet qe Zoti im eshte me i Pasuri! Dhuruesi i madh! Sulejmani a.s. tha: Ndryshojani asaj (Belkises) fronin e vete qe te shikojme nese ajo do te udhezohet (ta dalloj fronin, te verteten) apo do te jete prej te paudhezuarave." (En Neml; 38-14) Tregohet se kur Sulejmanit a.s. sa hap e mbyll syt i erdh froni i Belkises te cilin shikon se ishte i zbukuruar me gure te çmuar, flori dhe diamante, ndaj Sulejmani a.s. urdheroi ta zbukurojne ate me gjera edhe me te çmuara per ta kuptuar se vertet Belkisa eshte aq e zgjuar sa thone, sa ajo te njohur fronin e saj. Kur arriti Belkisa ne mbreterin e Sulejmanit a.s. ashtu sikruse delegacioni i saj u mahnit nga madheshtia, rregulli, ushtria dhe bereqetet dhe zhvillimi i jashtzakonshem. Sulejmani a.s. kishte dal ta priste me nderime Belkisen dhe delegacionin e saj, mirepo takimit dhe bisedes Sulejmani a.s. e kuptoj qe Belkisa nuk kishte ndermet ti nenshtrohet Sulejmanit dhe as te pranon islamin, ndaj Sulejmani a.s. vendos ti jap nje shanc te dyte duke e ftuar ne pallatin mbreteror. Pallati i Sulejmanit a.s. ishte i jashtzakonshem, i madh dhe i zbukuruar me magaritar dhe kristale mahnitese, madje pallati ishte ndertuar mbi uje dhe rruga qe te conte tek hyrja ishte ndertuar e zbukuruar ku ska me mire dhe sikur te mos mjaftonte kjo ura ndodhej mbi uje. Kur njeriu ecte mbi kete ure dukej sikur ecje mbi uje. Kur Belkisa ju afrua pallatin madheshtor Suljemani a.s. i thote: Hyr ne As Sarh! Por kur Belkisa ju afrua ures mendoj se do kalonte neper uje, ndaj filloi te shpervel rrobat e saj derisa sa zbuloj kembet. Sulejmani a.s. i tha: Nuk eshte e nevojshme, pasi ne te vertet do ecesh mbi Sarh (qelqë, xham) ku posht te cilit kalon uje. Kjo qe shikon eshte qelq (xham) i lemuar e trasparent. Pasi hyri ne Pallat dhe ju drejtuan vendit kryesor ku Sulejmani a.s. drejonte, afer fronit te tij Sulejmani kishte vendosur ate te Belkises, dhe kur Belkisa u afrua Sulejmani a.s. e pyet: A eshte i tille froni yt? Ajo i thote: Site ishte vete ai! Sulejmani a.s. tha: Siç e shikon neve na eshte dhene dituri perpara saj dhe ne ishim besimtar te nenshtruar vullnetit te Allahut! (En Neml; 42) Belkisa tha: "Rabbi inni dhalemtu nefsi ve eslemtu mea sulejmanu lilahi rrabil alemin" dmth; Zoti im! Me te vertet i paskam bere gabim dhe i paskam bere padrejtesi vetes, por tani une i dorezohem e pranoj besimin e Sulejmanit i cili beson ne Allahun, zotin e gjithesise!" (Lexo tekstin ne Kur'an tek surja En Neml ajeti; 44) Sipas disa dijetareve thuhet se Sulejmani a.s. u martua me Belkisen dhe per te cilen perkujdeset. Madje tregohet se si ajo eshte pastruar, rrobat etj. (Taberani) Pas marteses Sulejmani a.s. ia la Belkises perseri sundimin e Jemenit. Cdo muaj , nga tre dite Sulejmani a.s. i shkonte per vizit Belkises. Gjate kesaj kohe xhindet u friksuan shume per martesen e Sulejmanit a.s. me Belkisen duke menduar se; Tani Sulejmani a.s. do mesoj edhe me shume mbi boten e tone, ndaj ato u ben edhe me te nenshtruar ndaj Sulejmanit a.s. Disa dijetar thone se tempulli i Istaharit (dikur qender e Turqve te vjeter) u ndertua nga xhindet te cilet Sulejmani a.s. po ashtu i urdheroi te ndertonin; Tedmurit, Babu Xheronit, Burejdin etj. Ndersa kronikani Turk Evlija Çelebi ne Sejhatnamen (Libri i udhetimeve) e tij shkruan se; themeluesi i pare i Stambullit eshte profeti Sulejman a.s." (8) Po ashtu kur Sulejmani a.s. deshironte zbukuronte me magaritar dhe perla ndonje objekt urdheronte xhindet qe te zhytesin ne brendesit e deteve per te grumbulluar magaritaret dhe perlat me te bukura. Po ashtu Sulejmani a.s. i kishte urdheruar ndertimin e: dhoma kuvendi, afiteatro etj ne te cilet vendosni gur te medhenje ku beni zbukurimi dhe gdhendje te formave te ndryshme. Po ashtu Sulejmani a.s. kisht urdheruar xhindet qe te ndertoni en aq te medha saqe dukeshin si rezervuar uji, keto quheshin el kudurur rasijat dmth kazanet e palevizshem. Edhe pse xhindet ishin te nenshtruar nje pjese e tyre fshehnin ne brendesi mos bindjen ndaj Sulejmanit, madje disa prej tyre ndihmuan shejtanet qe njerezit te besonin magjin. Ata u thonin njerezve: Edhe ne kemi dije te madhe, madje dim edhe ate cfare do ndodh. Atehere pse ju dhe ne ti nenshtrohemi Sulejmanit? Qe xhindet nuk dinin gje , do ju tregoj ne vazhdim tek pjese ku flet mbi vdekjen e Sulejmanit a.s.
Dashuria e Sulejmanit a.s. per kuajt
Sulejmani a.s. ju dha shume mbas kuajve madje ai arriti te gjej rracen me te mire te tyre. Kuajt ishin mjaft te degjueshem, te zgjuar dhe shume te shpejte. Kur ata fillonin vrapin nuk i zente toka, dukeshin sikur fluturonin. Kur kujdesej me ta Sulejmani edhe luante, dhe ato e degjonin duke qendruan ne tre kembe. Kete ngjarje e permend Allahu xh.sh. ne Kur'an ku thote: "Ne Davudit i falem Sulejmanin, rob shume i shkelqyer , shum i mire dhe shume i kthyer nga Zoti. Ne nje parambremje (ikindi) iu shfaqen atij kujat te cilet kur ishin te ndalur, rrinin gatitu ne tre kemb, dhe ishim shume te shpejt" (Sad; 30-31) Nje here ne kohen e namazit te ikindis duke u marr me kuajt Sulejmanit a.s. i kalon nga mendja namazi i ikindis pa u fal dhe dielli kishte perenduar. Kur Sulejmani a.s. e verejti kete tha: "Une i dhashe perparsi dashurise se kuajve, para Zotit tim, ndersa dielli u fsheh dhe perendoi."(Sad;32) Me ktheni mua kuajt, dhe filloi tju ledhatoj kembet dhe qafat e tyre dhe me pas vendosi te heq.(Sad; 33) Mirepo Allahu xh.sh. per kete e sprovoi Sulejmanin a.s. (8) me nje semundje duke e mbajtur ne fronin e tij si nje trup.(Sad; 34) Sulejmani a.s. u pendua jashtzakonisht shume e tha: "Rabbig firli ve habli mulkelen jembegi li ehadin mim baadi inneke entel veh-hab." d.m.th: "Zoti im! Me fal gabimin, me dhuro ate lloj pushteti qe askush pas meje nuk do ta kete, vertet Ti je dhuresi me i madh."(Sad; 35) Allahu xh.sh. ia pranoj pendesen dhe i dha nje pushtet te pashembull qe askush para dhe pas Sulejmanit a.s. nuk e ka dhe nuk do ta ket. Pas kesaj lutje Allahu xh.sh. i ben me dije Sulejmanit a.s. dhuraten e cila ishte nenshtrimi i eres. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Ne ia nenshtruam eren qe , sipas urdherit te tij (Sulejmanit) ajo te ece lehte dhe nga te deshiroj ai. Ndersa djajte ia nenshruam per cdo ndertim dhe zhytje ne uje. Dhe te tjere djajt qe ishin te lidhur ne pranga." (Sad; 36-38) Kjo dhurat e Allahut xh.sh. i beri te ditur Sulejmanit a.s. se nese me nenshtrohesh Mua pra Allahut , Une, pra Allahu do te jap gjera qe as mund ti imagjinosh. Sulejmani a.s. ishte i dashuruar pas shpejtesis se kuajve, mirepo Allahu i dha dhurat nenshtrimin e eres e cila sipas urdherit te Sulejmanit a.s. ajo levizte, madje Sulejmani a.s. e urdheronte ere te levizte edhe objekte. Per kete tregohet se Sulejmani a.s. kishte bere nje mejet (disa gabimisht e quaj çilim) te madh ne te cilin kishte vend per te vendosur gjerat e tij dhe me shume se aq. Kur Sulejmani a.s. deshironte te shkonte ne ndonje vend ai rrugen qe normalisht behej per 1 muaj ai e pershkruante brenda paradites apo edhe me shpejt, kjo ne vartesi te urdherit qe Sulejmani a.s. i jepte eres. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Sulejmanit ia nenshtruam eren qe paraditja e saj (e udhetimit) ishte sa nje muaj e pasditja e saj sa nje muaj udhetim..." (Sebe; 12)
Sulejmani a.s. kupton madheshtin e fjales InshaAllah
Sulejmani a.s. fere mire e dinte se cdo gje eshte nga Allahu xh.sh. madje Sulejmani a.s. mbante ne dore unazen e babit te tij Davudit a.s., po ashtu ne ate kohe ishte e lejuar qe burrat te kishin shume gra. Edhe Sulejmani a.s. kishte shume gra. Disa kan permendur numer shume te madhe por ne hadithin e profetit Muhammed a.s. permende se ai kishte 100 gra. "Nje here Sulejmani a.s. duke ditur fuqin qe kishte, xhindet, njerzit, shpendet, eren etj ishin nen sundimin e tij pa u mendur tha: Sonte do jem tek 100 bashkeshortet e mija dhe secila nga ato do te linde nga nje mashkull, i cili do ndjek rrugen time, pra rrugen e besimit ne Allahun xh.sh., mirepo fjalin nuk e mbyll me çelsin e suksesit, pra nuk thote InshaAllah d.m.th ne dasht Allahu! Sulejmani a.s. ate nate arriti te shkoj tek 100 bashkeshortet e tij, por vetem njera nga ato lindi nje femije dhe aji gjysme sakat. Kur Sulejmani a.s. i lindi femija ashtu tha: Sikur te kisha thene InshaAllah, secila nga bashkeshortet e mija do lindte femije te shendosht te cilet do ndiqnin rrugen time, besimin ne Allahun xh.sh." (Ibni Asakiri Tarih, Ahmedi, etj)
Ne kohen e profetit Sulejman Allahu xh.sh. zbret ne toke dy melek, Harutin dhe Marutin
Ne kohen e profetit Sulejman a.s. njerezit ishin dhene shume pas magjis. Ato mendonin se: Sulejmani ndodhet ne kete pozicion vetem ne saj te magjis dhe se dijet qe posedon nuk jane asgje me shume vetem se magji. Ky mendim sa erdh e rritej ne mesin e disa drejtuesve te cilet i ran hasha fjales se Allahut xh.sh. dhe ndoqen rrugen e shejtanit. Madje ato nepermjet mashtrimeve te shejtanit i cili nga 99 raste vetem gjysme te vertet u thashte, dijetaret filluan te thone se ne e dim te ardhmen dhe te fshehten. Per keto Allahu xh.sh. thote: "(E hodhen librin e Zotit) dhe ndoqen ate qe e thonin djajt ne kohen e sundimit te Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafe, por djajt ishin te pafe, sepse u mesonin njerezve magjine. (El Bekare; 102) Keto te devijuar nuk ishin ne Palestin por ndodheshin ne nje vend tjeter i cili po ashtu sundohej nga Sulejmani, ndodheshin ne Babil (Babiloni, Irak) Aty njerezit filluan ti quajne magjistaret profet aq sa arriten ti dalin kunder Sulejmanit a.s.. Ato arriten aq larg saqe thoshin: Sulejmani a.s. jo vetem qe nuk eshte i drejte por eshte aq i padrejte sa dijen e magjis e mban per vete dhe nuk na tregon ne. Tani ne qe mesuam magjin ai na lufton. Keto te devijuar arriten kulmin kur filluan te shkruanin magjin neper libra, dhe devijimi i popullit filloj te shtohet me shpejtesi. Qe kjo te mos ndodhte , Sulejmani a.s. urdheroj grumbullimin e gjithe librave te magjistrave te cilat me pas i vendosi ne nje kuti te cilat i gruposi poshte frontit te tij. Mirepo kundershtimin nuk kishin te ndalur, derisa Allahu xh.sh. urdheroj te zbres ne Babil (Babiloni,Irak) dy melek, Harutin dhe Marutin.(9) Per kete Allahu xh.sh. thote: "U zbriti ne Babil dy engjej, Harutin dhe Marutin. Ata te dy nuk i mesonin askujt (magjin) para se t'ju thonin: "Ne jemi vetem sprov, mos u beni te pafe!" I, mesonin (njerezit) prej atyre dyve, ate magjin me ant te ciles ndanin burrin prej gruas se vet, por pa lejen e Allahut me magjin, askujt nuk mund ti benin dem dhe ashtu mesonin cfare u sillte dem e nuk u sillte dobi. Ata (jehudite) e kane ditur se ai qe (hodhi librin, mohuan Allahun) e zgjodhi ate (magjin), ai ne boten tjeter nuk ka ndonje te drejte (ne meshiren e Zotit). Po ta dinin, ata se per çfare e shiten vetveten, ajo eshte shume e keqe."(El Bekare; 102)
Me qellim futjen e njerezve ne rrugen e keqe shejtenet dhe xhindet mashtronin magjistaret duke u dhene informacione te pa verteta, por per te mos humbur besimin ne magji nder 100 informacione, nje ishte i vertet ndersa pjesa tjeter trillim. Trillimet kishin aq marifet saqe ndanin çiftet, krijonin trazira ne familje, enderra qe trazonin gjumin etj. Dy meleket kishin detyre tu mesonin njerezve te verteten dhe te dallonin te paverteten. Keto u thonin njerezve: Nese Allahu xh.sh. jep leje per nje gje, nuk ka magji qe mund tju bej gje dhe sa magjia nuk ka asnje efekt, prandaj mos besoni marifeteve te magjise sepse ajo nuk eshte gje reale, e veretet."
Me qellim per te mos ju larguar rruges se Allahut si dhe dallimin e pejgamberit prej magjistarit, Allahu xh.sh, i porositi dy meleket (Harutin dhe Marutin) qe tua mesojne njerezve te verteten. Te dallojne magjin nga e verteta. Po ashtu u thonin se: "Nese Allahu xh.sh. jep leje per nje gje, nuk ka magji qe mund tju bej gje dhe se magjia nuk ka asnje efekt prandaj mos besoni marifeteve te magjis sepse ajo nuk eshte dicka reale, e vertet."(8) Sipas Ibn Abassit kemi se: "Haruti dhe Maruti me qellim mesimin te verteten, se magjia eshte devijim dhe se ajo te dergon ne zjarr u mesonin njereve te miren dhe te keqen, pra besimin dhe mos besimin ose thene ndryshe ku duhet te besonin dhe ku nuk duhet te besonin."
Megjithate magjia ekziston madje edhe profetit Muhammed a.s. i kan bere magji te cilen e hodhen ne nje pus. Per ta sheruar profetin a.s. Allahu xh.sh zbriti, suren El Felek dhe suren En Nas. Allahu xh.sh. thote: "Thuaj; I mbeshtetem Zotit te agimit. Prej demit te cdo krijese, qe Ai e krijoi. Dhe prej erresires se nates kur ngryset plotesisht. Dhe prej demit te atyre qe lidhin dhe fryejne nyja. Dhe prej demit te smirekeqit kur sipas smires vepron." (El Felek 1-5) Po ashtu Allahu xh.sh. thote: "Thuaj; Mbeshtetem (mbrohem) me Zotin e njerezve! Sunduesin e njerezve, Te adhuruarin e njerezve. Prej te keqes se cytesit qe fshihet. I cili ben cytje ne zemrat e njerezve. Qote ai (cytesi) nga xhinet o nga njerezit." (En Nas; 1-6) Thuhet se: "Naten Haruti dhe Maruti per te mesuar te verteten ngjiteshin ne qiell te cilen e kalonin duke permendur (dhiker) Allahun xh.sh. Por nuk kalon shume kohe dhe banoret e Babilonis mesuan se pervec magjistareve, ndodhen ne qytet dhe dy persona qe din te fshehten apo te verteten. Keshtu njerezit pasi mesonin dicka nga magjistaret shkonin tek Haruti dhe Maruti per te bere krahasimet apo saktesimin. Sic e permend dhe ajeti i sures Bekare, Haruti dhe Maruti u mesonin njerezve se si qendronte e verteta. Cdo here Haruti dhe Maruti u thonin njerezve se; ne jemi sprove, prandaj ndiqni rrugen e Allahut e mos u mashtroni, mos besoni magjin pasi do denoheni me zjarr, po ashtu te rrini te qete se pa lejen e Allahut nuk ka magji qe mund t'ju bej gje. Nje here kur Haruti dhe Maruti(10) benin udhetimin e tyre drejt qiellit shikojne nje grua te bukur me te cilen rane ne dashuri. Gruaja (11) pasi mesoj se kush jane , ne kembim te dashuris ju kerkoj qe ti mesonin diturin e madhe dhe me pas do te bente cfare te deshironin meleket. Thuhet se shejtani arriti te mashtroje Harutin dhe Marutin ndersa gruaja pasi mesoj dijen e madhe depertoj qiellin e kesaj bote per tu mos u kthyer me.(12) Per kete Haruti dhe Maruti u denuan nga Allahu xh.sh.(13) Menjehere Haruti dhe Maruti filluan ti kerkojne falje Allahut xh.sh. dhe kete e bene per nje kohe te gjate, derisa sa Allahu xh.sh. i fali me kusht qe te vuanin ose ne kete bote ose ne boten tjeter denimin. Haruti dhe Maruti duke e ditur se bota tjeter nuk ka fund, pranuan te denohen ne kete bote. (Duhet sqaruar se; dijetaret islam nuk e kan pranuar mendimin se; meleket ran preh e joshjes se nje gruaje, pasi ato nuk jane qenje njerezore, e per me teper te bejne veprimeve te tjera.) Pas denimit dy meleket nuk u shikuan me dhe njerezit i sqaruan se magjistaret benin tridhime dhe se profeti Sulejaman a.s. kishte te drejte.(14)
Vdekja e profetit Sulejman a.s.
Sulejmani a.s. e kishte zakon qe te largohej nga njerezit dhe ti bente ibadet Allahut xh.sh. Edhe mjetin e madh i cili fluturonte pasi Sulejmani a.s. urdheronte eren ta levizte nga toka, ai shkonte dhe adhuronte Allahun aty ku deshironte. Edhe kur kthehej ne shtepin e tij apo pallatin mbreteror Sulejmani a.s. kishte dhomen e tij te ibadetit ndaj Allahut xh.sh. Disa thone se: Sulejmani a.s. veçohej ne kete dhome me kohe te gjate, dite apo muaj te gjate, disa thone edhe vit. Allahu e di! Gjate jetes se tij Sulejmani a.s. ne agimin e megjesit sa here qe shikonte ndonje bim, pem etj i pyeste per cfare sherbeni, si quheshin etj. "Tregohet se nje here Sulejmani a.s. qellon te pyes bimen e quajtur El Harub. Kur e shikoj kete bime Sulejmani a.s. e pyet: Si te quajne?Ajo i thote: El Harub. Sulejmani a.s, e pyet; Per cfare sherben ? Ajo i thote: Per ta shkaterruar kete pallat. Sulejmani a.s. tha: Allahu nuk do ta rrenoj kete pallat para syve te mij derisa une te jem gjalle, por ti po me paralajmeron se me eshte afruar vdekja. Keshtu Sulejmani a.s. me kujdes te madh e shkul ate dhe e mbjell ne pallatin e tij. Bima u rrit aq sa Sulejmani a.s. preu nje deg te saj me te cilin beri nje shkop per tu mbeshtetur ne te."
Nje dite Sulejmani a.s. urdheroi xhindet qe te ndertonin nje ndertes te madhe. Teksa xhindet punonin Sulejmani a.s. i kontrollonte nga ballkoni i pallatit mbreteror. Ka mendime te ndrushme rreth asaj se ku ku ndodhej Sulejmani a.s. kur ia dorezoj shpirtin Allahut xh.sh. Njeri nga ato eshte; "Kur Sulejmani a.s. ishte ne moshe te thyer i thote melekut te vdekjes: "Me lajmero paraprakisht kur Allahut te udheroj per te ma marr shpirtin. Dhe pas nje kohe paraqitet meleku i vdekjes tek Sulejmani a.s. ku i thote; O Sulejman, jam urdheruar per ta marr shpirtin dhe te ka mbetur edhe pa kohe qe te jetosh! Atehere Sulejmani a.s. urdheroi xhindet qe te ndertonin nje dhome prej xhami , pa dyer. Ndersa Sulejmani hyri ne dhome per tu falur ne keto momente i vjen meleku i vdekjes dhe ia merr shpirtin ndersa Sulejmani a.s. ashtu ne kembe ishte i mbeshtetur ne shkopin e tij ia dorezon shpirtin Allahut xh.sh. Me pas Allahu xh.sh. dergon nje krimb i cili brejti shkopin, dhe nga kjo shkopi u thye dhe trupi i Sulejmanit a.s. ra pertok." Mendimi tjeter eshte: "Teksa Sulejmani a.s. ishte i ulur dhe i mbeshtetur me dy duar ne shkopin e tij, Allahu xh.sh. ia mori shpirtin por trupi i tij nuk u rrezua. Disa thone se femijet e tij e dalluan qe Sulejmani a.s. kishte vdekur por nuk e levizen, madje disa thon se; Familjaret shkonin dhe benin sikur flisnin me Sulejmanin a.s., me qellim qe xhindet duke e shikuar Sulejmanin te vijonin punen e urdheruar nga ai. Kete mendim ata e mbeshtesin tek ajeti ku Allahu xh.sh. thote: "Kur ia caktuam atij (Sulejmanit) vdekjen, askush tjeter, nuk i njoftoi ata (xhindet) per vdekjen e tij..." (Sebe; 14) Keshtu xhindet vazhdonin punet e tyre dhe pse te lodhur por edhe te habitur se perse Sulejmani nuk u thoshte gje. Xhindet vazhduan keshtu per jave derisa nje krimb brejti/hengri shkopin e Sulejmanit a.s. dhe shkopi ne te cilin ishte i mbeshtetur Sulejmani a.s. u thye dhe Sulejmani a.s. ra pertoke."
Vetem ne kete moment xhindet e kuptuan se Sulejmani a.s. kishte vdekur. Per kete Allahu xh.sh. thote: "...ashkush tjeter nuk i njoftoi ata (xhindet) per vdekjen e tij (Sulejmanit), pervec krimbi qe i brejti shkopin e tij (Sulejmanit) dhe kur u rrezua ai (Sulejmani) per xhindet u be e qarte se sikur ata te dinin te fshehten , nuk do te vazhdonin te punonin. Familjaret e Sulejmanit a.s. vecanarisht djali i tij Ruhbuami pergatiten trupin e xhenases se tij, i falen namazin e xhenazes dhe e vendosen ne banesen e fundit, ne varr. Ashtu sic e dini shejtani eshte i betuar qe njerezit ti largoj nga rruga e drejte. Keshtu me vdekjen e Sulejmanit a.s. dolen zera per kthimin tek dija e fshehte, pra tek magjia. Tregohet se djalli i formesuar si njeri u thote disa drejtuesve me ndikim: "Deshironi te keni nje pasuri qe kurr nuk perfundon?" Ata thane: Po. Ai u tha; Ajo pasuri ndodhet poshte frontit te Sulejmanit, shkoni atje."
Ebu Hurejre r.a. tregon se ka degjuar nga profeti Muhammed a.s. te tregoj: Ne kohen e sundimit te profetit Sulejman a.s. mbajti nje thatesi e madhe, aq sa jete e njerezve dhe e gjallesave rezikohej ndaj disa njerez kerkuan takim me profetin Sulejman a.s. me qellim gjetjen e nje zgjidhje. Ata i kerkuan profetit Sulejman a.s qe sebashku ti benin lutje (dua) Allahut xh.sh. per shi. Profeti Sulejman a.s. pranoj dhe vendosen te ngjiten ne majen e nje kodre. Rruges profeti Sulejman a.s. degjon nje milingon e cila kishte ngritur nje kembe nga qielli duke u thene: "O Allah! Mua as qe me shkon ne mend te bej gjynahe, por a per shkak te gjynaheve te njerezve po na denon edhe neve!?" Kur e degjon kete Sulejmani a.s. u tha njerezve: Kthehuni se do bie shi pasi degjova nje lutje nga nje milingon e cila iu drejtua Allahut xh.sh. me lutje prandaj kam turp qe ti drejtohem Allahut me lutje duke pas parasysh magesit tona. Nuk kalon shume kohe dhe fillon te bie shi. Populli u gezua shume, por profeti Sulejman a.s. duke e ditur ate cfare milingona kishte thene u thote njerezve: Mos mendoni se ky shi erdh per merit tuaj. Ky shi erdh per shkak te lutjes qe milingona i beri Allahut xh.sh." (Ibn Asakiri, Tarihun)
Lutja e nenes per dhenrin. Ndodhi ne kohen e Profetit Sulejman a.s.
Profeti Sulejman a.s. dhe milingona qe ruajti ushqimin
-Rreth nje viti çfare ha?
-Nje kokerr gruri! - i pergjigjet milingona.
Profetit Sulejman a.s nuk u bin nga pergjigjia dhe vendosi ta bej prove. Merr milingonen sebashku me nje kokerr gruri dhe e vendos ne nje enë te mbyllur dhe pret nje vit. Pas nje viti Sulejmani a.s. hap kapakun e enes dhe shikon qe milingoni kishte ngren vetem gjysmen e kokrres se grurit.
Sulejmani a.s. pyet perseri milingonen:
-Sikur me the se per nje vit kosumoje nje kokerr ndersa ti ke ngrene vetem gjysmen e kokrres se grurit?
Miligona i pergjigjet:
-Para se te me vendosje ne kete ene, isha e sigurte pasi isha ne riskun e Allahut xh.sh i Cili nuk harron, ndersa pas vendosjes time ne kete enë isha ne doren e njeriut, pasardhesit te Ademi a.s., dhe bijte e Ademit, pra njerezit harrojne dhe duke menduar se do t'me harroje edhe ti , konsumova vetem gjysmen e kokrres dhe gjysmen e lash per vitin tjeter. Pas kesaj Sulejmani a.s buzqesh dhe e liron milingonen.
Di qe ti nuk konsumon elbi, grurin etj pse?
Bufi: O i derguari i Zotit xh.sh ! Nuk i konsumoj pasi Ademi a.s. dhe Havaja kan jetuar me te duke len trashegimtaret e tyre, dhe per kete ne respekt te tyre nuk e kosumoj.
Sulejmani a.s. e pyet: Di qe nuk i afrohesh detrave (ujit) pse?
Bufi; Populli i Nuhi a.s. u mbyt ne uj. Dhe une kam heq dore nga ai.
Sulejmani a.s.; Pse nuk jeton ne vende te bukura por ne vende te harruara?
Bufi; Jetoj aty pasi jene vende qe skan pronar , une nuk mund te jetoj aty ku njerezit jane pronar.
Sulejmani a.s.; Pse jeton ne rrenoja ?
Bufi; Jetoj ne rrenoja qe tju tregoj njerezve se edhe ju keshtu do beheni. Pra do vdisni e do jeni te vetem si rrenojat.
Sulejmani a.s.; Pse kur fluturon, krahet e tu nuk bejne zhurme
Bufi; Habitem me ata qe merren me kete jete te shkurter kur para ke perjetesin, ndaj nuk dua te fokusohen ne kete bote dhe me zhurmen time tia terheq vemendjen te tjereve.
Sulejmani a.s.; Perse flen diten ne vend te nates?
Bufi; Dita eshte koha kur bijt e ademit shtojne gjynahet. Prandaj largohem nga kjo pasi nuk dua tjem deshmitar i gjynaheve te tyre.
Sulejmani a.s.; Si e perkujton Allahun deri ne kohen e sabahut?
Bufi; Madheroj Zotin me 99 emrat e tij dhe u them njerezve, zgjoheni nga gjumi punoni per boten tjeter.
Sulejmani a.s.; Njerezit te nenvlersojne por une mesova shume gjera nga ti.
Bufi; Me gezove! Dhe bufi largohet i gezuar duke fluturuar.
Sulejmani a.s. dhe shpendi qe gllaberoj ushqimin
Vdekja e shokut te profetit Sulejman a.s.
Sulejmani a.s. i thote: O djetar! Ky zog mu ankua per ty, pse ia theve krahun? Dijetari duke u mbrojtur i thote: I nderuar mbret ! Une doja ta kuptoja gjendjen e zogut te cilit edhe pse ju afrohesha nuk levizte, ju afrova edhe me shume por perseri nuk u largua , mendova se deshironte te qendronte me mua dhe vendosa ta kap. Ne kete moment zogu zyri te fluturoj ndaj krahu ju thye. Profeti Sulejman a.s. kthehet nga zogu te cilit i thote: E shikon , dijetari ka te drejte! Ti pse me para nuk fluturove? Dijetari nuk qenka afruar fshehurazi. Zogu i thote: I nderuar Sulejman! Po te ishte gjuhetar do ikja por kur e shikova me xhytbe mendova se prej nje dijetari nuk mund te me vije ndonje e keqe. Profeti Sulejman a.s. e vlersoj te drejte ankesen dhe argumentin e zogut dhe urdheroj ti thyhet krahu dijetarit. Ne kete moment nderhyr zogu qe i thote profetit Sulejman a.s; Mos e beni kete ! Profeti Sulejman a.s. i thote: Perse? Zogu i thote: Krahu do i sherhohet , dhe ai perseri do bej te njejten gje. Do ishte me mir qe tia heqesh xhytben (detyren e dijetarit) qe mos mashtroj te tjeret me paraqitjen e jashtme ashtu sic me ndodhi mua. Dhe profeti Sulejman a.s. beri ashtu sikurse zogu i tha. Nder te tjera Allahu xh.sh. i kishte dhene profetit Sulejman a.s. diturin e te kuptuarit dhe te komunikuarit me shpendet. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Sulejmani trashegoi Davudin dhe i cili tha: O njerez, ne kuptojme gjuhen e shpendeve dhe na eshte dhuruar nga gjithçka, vertet ky eshte shperblim i qarte." (En Neml; 16)
Profeti Sulejman a.s. dhe ndodhia e liqenit
Tregohet se nje dite profeti Sulejman a.s. qendronte ulur ne breg te nje liqeni. I terheq vemendjen nje milingone me nje koker gruri duke e rasportuar drejt liqenit. Me te arritur ne breg del nje bretkose e cila hap gojen ku hyn milingona me pas bretkosa zhytet ne uje, nderkohe qe profeti Sulejman fillon te analizoj i habitur nga ajo cfare shikoj. Me vone bretkosa del nga uji dhe vendoset ne breg, hap gojen dhe milingona kercen jasht, por pa kokrren e grurit.Sulejmani i thirri dhe i merr ne pyetje se cfare ishte gjith kjo levizje, cfare ndodhi ? Milingona i pergjigjet: O profet i Zotit! Ne thellesi te liqenit gjendet nje shkemb e brenda tij nje zgaverr boshe. Ne te jeton nje krimb i verber te cilin Zoti e ka krijuar ne ate vend. Ai e ka te pamundur te dal jasht e te kerkoje ushqim. Prandaj Zoti me ka ngarkuar mua ta furnizoj me ushqim. Po ashtu edhe bretkosa e cila me mban ne gojen e saj ku nuk me prek uji dhe me dergon zgavra. Aty ajo hap gojen dhe une i coj krimbit kokren e grurit. Me pas kthehem perseri me bretkosen. Sulejmani e pyet perseri: Ke degjuar nga krimbi donje gje te vecante? Milingona i thote: Po! Kam degjuar te thote: "O Ti qe nuk me harron me rrizkun tend ne zgavren e ketij liqeni, mos i privo as roberit e Tu besimtare nga miresit e Tua te pafundme!" Zoti e di me mir!
_______________
1. Nder pejgamberet me te njohur ne fene Islame eshte edhe Profeti Sulejman a.s. i cili njekohesisht ishte edhe mbret. Profeti Sulejman a.s. rrjedh nga nje familje shume e nderuar dhe jashtzakonisht besimtare ndaj Allahut xh.sh., sic ishte babai i tij Profeti Davud a.s. dhe nena e tij e cila sipas profetit Muhammed a.s. ajo i thoshte djalit te tij (Sulejmanit): "Djali im! Mos fli naten shume, ngase gjumi i tepruar e ben njeriun te varfer ne Diten e Gjykimit." (Ibn Maxhe)
2. Ne librat islam tregohet se; Allahu xh.sh. i ka derguar Duavdit a.s. 13 pyetje.
3. Disa thone se unaza me gjasht cepa ka dal nga xhenneti dhe se asaj Allahu xh.sh. i ka dhene madheshti. Ai qe e mbante ate kishte mundesi te bej shume gjera te cilat te tjeret nuk e benin. Keshtu edhe Sulejmani a.s. per shkak te bindjes se tij ndaj Allahut, ibadetit te jashtzakonshem dhe te bukur qe ai i bente Allahut xh.sh. beri qe Allahu ta quaj Sulejmanin a.s. "Sa rob i Shkelqyer (sa rob i mir)." (Sad; 30)
4. Sulejmani a.s. e kishte zgjedhur zogun Pupëz pasi kishte aftesin qe te shohe burimin e ujit nen siperfaqen e tokes.
5. Behet fjal per mbreterin e madhe te Sebes ne Jemen e cila sundohej nga nje mbreteresh e quajtur Belkisa. Pas vdekjes se babait te saj, populli vendos sundimtar nje mbret i cili ishte shume i paafte dhe i cili i solli shume deme mbreteris. Belkises i erdh keq ndaj i ofroj atij martesen , dhe ashtu ndodhi. kur hyri ne dhome, ne naten e pare te marteses Belkisa e dehu ate dhe e vrau, dhe trupin e tij e vendosi tek porta kryesore. Duke e ditur se babai i Beklises ishte mbret i aft, than edhe Belkisa i ngjan babait te saj ndaj ajo eshte mbreteresha jone. Beliksa ishte vajza e Kahtanit. Disa thone sa babai i Belkises ishte martuar me nje xhine te quajtur Rejhan b. Es Sekem me te cilen kishte lindur Telkamin. Emri i dyte i Telkamit ishte Belkisa. Nga Seid b. Beshiri me vargun e tij qe shkon deri tek Nuhejku e ky transmeton nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thene; "Njeri nga prinderit e Belkises ka qene nga xhinet."(Hadith i dobet)
6. Kjo eshte hera pare qe njerezimi filloj te perdor shpendet si lajm shperndares.
7. Ifriti ishte xhini me i fuqishem. Duke e ditur zhvillimin dhe mundesit qe mbreteria kishte nuk i pelqeu Sulejmanit a.s. pergjigjia e Ifriti pasi me mundesit dhe sundimin (apo teknologjin qe kishin) mund ta sjellnin fornin e Belkises me shpejt sesa thoshte Ifriti. Disa thone se: Meleku i cili i tha Sulejmanit a.s. se ta sjell fronin e Belkises sa hap e mbyll syt ka dit emrin e madh te Allahut. Ndaj edhe ne Kur'an per kete thote: "E ai qe kishte dituri nga libri tha: Une ta sjell ate ty sa hap e mbyll syt...!"(En Neml; 40) Disa thone se: Ai qe tha se ta sjell fronin sa hap e mbyll syt, nuk eshte si ka dit emrin e madh te Allahut, por Allahu xh.sh. ia kishte dhene ate dhunti.
8. Historiani i njohur Turk Evlija Çelebi ne Sejhatname (Libri i udhetimeve) kur shkruan mbi Stambollin ( Istanbul ) pasi shkruan se: Stambolli pra Kostandinopoja , eshte nje vend i bukur, qytet i vjeter, qender e fuqishme, fron i Maqedonise, permallim i mbreterve, nje toke islame dhe e ndertuar nga Sulejmani ... Po ashtu Evlija Çelebi bazuar tek historiani grek Janevani dhe historianet e tjere shkruan se: "Historiani grek Janevani dhe historianet e tjere bashkohen ne nje teme ku sipas mendimit te Isakut, 1600 vjet para lindjes se profetit tone, kur djali i profetit Davud a.s. , Sulejmani a.s. sundoi mbi te gjithe njerezit, xhindet dhe kafshet qe jetonin ne toke, por ne anen perendimore te Oqeanit ishte nje ishull i banuar i quajtur Ferendus. Ishulli ishte nen sundimin e nje mbreti me fam i quajtur Sajdun. Ky mbret ndryshe nga te tjeret nuk iu nenshtrua Sulejmanit a.s., Atehere Sulejmani a.s. i shpalli luft duke ia marr ishullin, ushtar dhe popullsin derisa sa arrin te ze edhe mbretin Sajdum. Kur e zun Sajdunin dhe ia derguan Suljemanit para ai e vrau ate me shpaten e tij. Ky mbret kishte pas nje vajze e cila ishte shume e mbukur." Kur Sulejmani a.s. kushte hyre ne vendet qe njohim ne sot si Athina, ne Greqi, apo ne qytetin e Burses te Truqise ai kishte marr me vete Belkisen e cila vdiq ne qytetin e Burses ne vendin e qujatur Edinxhik." Evlija Çelebis shkruan; "Kur Sulejmani a.s. sundoi mbreterin e Sajdumit ai nder te tjera dalloj nje vajz te bukur e cila ishte vajza e mbretit Sajdun e quajtur Alin me te cilen Sulejmani a.s. meqe ishte beqer pasi i kishte vdekur Belkisa, vendosi te martohet me te. Mirepo kur Sulejmani a.s. e mori Alinen ajo vetem qante, ndaj Sulejmani a.s. e pyet, dhe ajo i thote: "O i besuari i Zotit ! Lutem qe ne kete vend te ndertosh per mua nje saraj te madh dhe une ta kaloj jeten me adhurime, dhe ne ate vend bej lutje po ashtu te vizatoj nje piktur te babait tim te cilen duke e shikuar te shuaj mallin tim ndaj babit." Sulejmani a.s. e pranoj lutjen dhe urdheroi njerezi, xhindet, shpendet qe menjehere te nisen drejt vendeve te Maqedonise, pra Erzurum, Edirne, Stamboll, Izmit etj per te gjetur vendin me te bukur qe te kete; uje dhe ajer te mir. Gjate kesaj kohe Sulejmani a.s. shkoj ne Athin kur ndertoj nje pallat shume te bukur te quajtur Temashallek, struktura e te ciles ende qendron (flitet per kohe kur ka shkruar Evlija Çelebi) ne kembe dhe ngjan me nje pallat perrallor e cila vazhdon te mahnit njerzit qe e shikojne. Pas shtat ditesh kerkime njerzit. xhindet, shpendet qe kishte urdheruar Sulejmani a.s. te gjenin vendin e bukur, paraqiten para Sulejmanit a.s. te cilit i tregojn se kishin gjet vendin qe kerkonte, dhe ai ishte Stambolli qe njohim ne sot. Evlija Çelebi shkrua: "Sulejmani a.s. shkoi ne token e Stambollit ku vendosi çadren e tij tek vendi i quajtur Sarajburnu. Pasi pusho nje nate aty, te nesermen Sulejmani a.s. e pelqeu vendin, ujin, ajrin dhe u lut per te miren e asaj toke (Pra Stambollit). Aty Sulejmani a.s. nderoi nje saraj te madh dhe bashke me te edhe shume ndertesa , kopshte per tu çlodhur, bukuria e te cileve mori fam ne gjithe njerzimin (fama e tyre shkoj gjuhe ne gjuhe). Mirepo vajza e mbretit, Alina fshehurazi bente idhujtari, (nuk besonte ne Allahun). Kur Sulejmani a.s. e mesoj kete , e ndeshkoi Alinen, ashtu sic beri me babin e saj. Pas kesaj ngjarje Sulejmani a.s. la gjitha ndertesa qe ngriti dhe mori rrugen per ne Kuddus.
9. Brenda ushtrise se profetit Sulejman ekzistonin disa elita ushtaresh nder to ishin ato qe ishin te pajisur me kuaj. Disa thone se Sulejmani a.s. se kjo skuader me kuaj i kalonte numrin e njezet mije kuaj. Madje disa shkojne deri aty ku thone se kan pas edhe 20 kuaj me krahe. Kete e argumentojne ne hadithin ku Aisja r.a. ka treguar se: Kur profeti Muhammed a.s. po kthehej nga lufta e Tabukut disa thone Hajberit arriti ne shtepi ku dera e dhomes se Aishes kishte perde, mirepo fryu nje ere dhe zbuloj disa kukulla te saj. Muhammedi a.s. e pyeti: "Cfare jane keto oj Aishe? Ajo i thote: Jane vajzat e mija (pra per lodrat) mirepo nder lodra profeti a.s. shikoj nje kal me krah dhe e pyeti perseri Aishen; Po kjo ne mesin e lodrava cfare eshte?Ajo i thote: Eshte kal! Profeti a.s. po keto anash cfare jane? Ajo i thote: Krahe. Muhammedi a.s. me habi i thote: Kal me krah? Aishia r.a. i thote: A nuk ke degjuar se profeti Sulejman a.s. ka pasur kuam me krah? Ne kete moment profeti Muhammed a.s. qeshi aq sa ju duke dhembet." (Ebu Davudi, 2/305)
10. Ka mendime te cilat thone se; Haruti dhe Maruti jane njerez. Ndersa disa te tjere thone se ato ishin xhind, por Allahu ne Kur'an i permend qart si Melek. Tek besimet e tjera keto dy melek quhen "Marduk Tiamat", poashtu nga ata qe i quajne "Dragoj" etj.
11. Thuhet se ajo grua quhej "Zyhre", e disa thone "Veni", apo "Venera" (mendim jo i pranuar)
12. Ka nga ato qe thone se shenja ku ka kaluar kjo grua eshte Venusi, e disa thone Aferdita.(mendim jo i pranuar)
13. Ka mendime qe thone: "Sot ka sekte apo bashkesi sekrete qe bej veprime (magji, iluzione) njesoj si ato jane bere me pare." Keto sekte jane aq shejtan saqe shejtanet dhe xhindet u mesojne rrugen dhe menyren e magjis duke marr mesim tek nje shpell ku thuhet se jane te denuar me koke poshte Haruti dhe Maruti te cilet nuk shikohen apo nuk flasin, por sipas tyre dikush i ka shikuar dhe se mjafton prezenca e mjeshtrit te madh per te marr energjin e shpelles qe magjia te funksionoj me qellim sundimin e botes.(mendim jo i pranuar)
14. Ka qe thone: "Shpella ku jane te denuar Haruti dhe Maruti ndodhet ne Siri dhe se ato jane te lidhur dhe me koke poshte." Mendimi tjeter eshte: "Haruti dhe Maruti u denuan tek nje burim uji ne Babil" Sqarim: ky shpjegim nuk eshte pranuar nga dijetaret islam me argumentin se meleket e Allahut nuk jane si njerezit dhe nuk mund te bien preh e joshjes e per me teper te veprimeve te tjera.
15. Jomyslimanet asnjehere nuk e pranuan Sulejmanin a.s. si Pejgamber por vetem si mbret.
16. Burim shtes: /https://islamansiklopedisi.org.tr/suleyman/ dhe /https://islamansiklopedisi.org.tr/muhr-i-suleyman/