Kjo mendohet se eshte shpata e Davudit a.s. |
Pasi kishte kaluar nje kohe nga vdekja e Profetit Musa a.s. dhe Harun a.s. sikur te mos kishte ndodhur asnje gje njerezit harruan miresit e Allahut duke u larguar mesimeve te Teuratit i cili i udheronte ne adhurimin ndaj Allahut xh,sh., ndalonte idhujtarin, vrasjen, dhunen, padrejtesin etj. Per kete shkak Allahu i ndeshkoj ato duke i lene per 40 vite te humbur ne shkretetir derisa u dergoj atyre profetin Jusha a.s. i cili i nxorri nga humbja dhe i vendosi ne Kuddus/Jeruzalem. Jusha a.s. ishte shok me profetin Musa a.s. te cilin e shoqeroj ne udhetimin qe Musai a.s. beri per te takuar profetin Hidri a.s. , ndaj profeti Musa a.s. ia la amanet arken Jushes a.s. Njerzit e beni israilit arken e quanin te bekuar madje e ruanin me fanatizem te madh.
Pas vdekjes se Jushes a.s. filloj epoka e mbreterve te cilet sunduan sipas deshirave te tyre duke bere luftra te shumta, dhunime dhe vrasje nga me te ndryshme. Ne kohen e mbretereve shfaqet nje mbret shume mizor dhe jobesimtar i quajtur Xhaluti (Goljat) i gjate ose gjiganti. Xhaluti sebashku me ndjekesit e tij te quajtur "Amalik" (populli qe grabiti arken e profetit Musa a.s.) luftoi beni Israilet duke i vra dhe shkatrruar pronat derisa sa arriti te heq nga Kuds/Jeruzalemi. Ne kete kohe beni Isralitet humben edhe arken e bekuar te profetit Musa a.s. dhe me kete rast thane: "Kemi len rrugen e Profetit Musa a.s. madje edhe arken e bekuar e humbem prandaj po na ndodhin gjithe keto fatkeqsi. Duhet te pendohemi dhe ti lutemi Krijuesit te Gjithesise te na ndihmoj dhe te na dergoj nje ferrefyes si dhe nje mbret qe te na udheheq ne mbrotjen e te drejteave tona." Ne kete kohe Allahu xh.sh. dergon nje Profet i quajtur Shemun a.s. i cili ftoj njerzit ne rrugen e Allahut dhe u mesonte Teuratin. Per shkak te vrasjeve, shtypjes dhe sygjynosjes qe Xhaluti u bente beni Israliteve, beri qe nje dite populli te paraqitet me nje kerkes para Shemunit a.s. ku i thone: "Te luftojme ne rrugen e Allahut. Shemuni a.s. u thote: Po nese behet vertet obligim lufta, e ju te mos luftoni? Ata i thane: Pse mos te luftojme ne rrugen e Allahut, kur dihet se ne jemi debuar nga atdheu yne?" Kur u be obligim lufta, perveç nje pakice, te tjeret u terhoqen. Shemuni a.s. u tha: Allahu caktoi per ju Talutin si mbret. Ata thane: Si mund te jet ai mbret mbi ne kur ne jemi paria! A eshte thjesht nje i varfer dhe askush nuk e njeh. Shemuni a.s. u thote: Allahu e ka zgjedhur ate mbret mbi ju dhe atij Allahu i shtoj dijen, dhe ia rriti shtatin, dhe Allahu i dhuron Mbreterin e Tij atij qe Ai do. Allahu eshte i Gjithemjaftueshem per te permbushur nevojat e krijesave te Tij, I Gjithedituri. (El Bekare, 246-247) Po ashtu Shemuni a.s. u thote: "Vertet shenja e Mbreteris se tij Talutit eshte se do te vije te ju me arken prej druri (Et Tabut) ne te cilen ndodhet qetesia (Sakineh) nga Zoti juaj dhe diçka e mbetur nga ato gjera qe lane pas tyre Musai a.s. dhe Haurni a.s. e mbajtur nga meleket. Padyshim, ne kete ka tregues per ju, nese vertet jeni besimtare." (El Bekare; 248)
Davudi a.s. mbyt Xhalutin e gjate
Pasi populli pranoi Talutin (Sauli) si mbret pasi u parqit tek ata u soli arken e humbur te profetit Musa a.s. po ashtu u vendos te luftoj xhalutin. Taluti i tha popullit: Ai qe do e mbys xhalutin i premtoj se do e martoj me vajzen time si dhe do i jap vend te nderuar. Kur Taluti u nis me ushtrin e tij, ai u tha: "Vertet Allahu do t'ju sprovoje ju me nje lum. Keshtu pra, kushdo qe pi prej tij ai nuk eshte me mua, ndersa kush nuk e shijon, ai eshte me mua, perveç atij qe pi vetem sa per te shu etjen. Ku arriten tek lumi te gjithe pine prej tij shume, perveç nje pakice prej tyre." Kur kaluan lumin vun re se kishin ngelur pak ushtar (313 ushtar) ndaj thane: Ne sot nuk mund ta mundim Xhalutin ndersa nje pjese tjeter (qe ishin besimtar te palekundur) per tju dhene kurajo than: Sa here ka ndodh qe nje numer i vogel me ndihmen e Allahut ka mundur ushtri te madha? Ndaj me durim dhe me lejen e Allahut ne do fitojme. Keshtu ata u nisen per tu perballur me ushtrin e xhalutit. Allahu thote; "Kur ata marshuan per tu takuar me Xhalutin dhe forcat e tij, ata thane: Zoti yne! Na dhuro ne durim, bena te qendrueshem ne kembet tona dhe na nxirr fitimtar mbi popullin jobesimtar!" (El Bekare; 249)
Kur dy ushtrit ishin ball perball me njera tjeteren, Xhaluti (Goliati) i veshur me mburoj e topuz dhe ne doren tjeter me shpat ne dore u drejtua nga ushtria e vogel e Talutit duke i kerkuar duel me ushtarin apo komandantin me trim nga radhet e ushtris se Talutit. Kur ushtaret e Talutit shikuan shtatlartesin e Xhalutit u hyri frika aq sa asnjeri nuk pranoj te dal ne dyluftim mirepo pa prit e menduar doli para nje dal i ri i quajtur Davud.(1) Taluti kur shikoj djalin e ri pra Davudin nuk pranoj te dal ai ne dy luftim ngase ishte i ri, shtatshkurter dhe nuk kishte pergatitjen e duhur, madje Davudi a.s. si arme te tij kishte nje pal llastiqe dhe nje shkop. Mirepo ndryshe nga te tjeret Davudi a.s. kishte besimin e plot ne Allahun xh.sh. Ne diten e dyte Davudi shkoj perseri tek mbreti Talut te cilin arriti te bind. Me kere rast Taluti i tha: Nese e mbyt Xhalutin atehere do te bej komandat si dhe do te jap vajzen per grua. Pas kesaj Davudi del ne mejdan per tu luftuar ne duel kunder Xhalutit. Kur u vendosen ball perball Xhalutin, xhaluti duke e shikuar Davudin filloj te perbuz dhe te tallej me te. Ne kete kohe Davudit a.s. i vinin zera nga guret e tokes qe i thonin; na merr ne dhe godite ne koke, dhe Davudi a.s. kapi tre gur dhe i vendosi ne nje llastik duke shenjestruar koken e Xhalutit. Guret i ran Xhalutit mu ne koke duke e leshuar ne vend te vdekur. Ky djal i ri qe vrau Xhalutin ishte pra pikerisht profeti Davud a.s. i cili ende Allahu xh.sh. nuk ia kishte komunikuar pejgamberin. Per shkak te fitores mbreti Talut mbajti premtimin dhe e beri Davudin a.s. komandant po ashtu i dha vazjen e tij per grua.
Mbreti Talut tenton te mbys Davudin a.s.
Ne gjithe mbreterin e Talutit nuk permendej emer tjeter veçse emri i Davudit , kjo beri qe Taluti dhe pse e kishte dhender filloj ta xhelozonte ndaj edhe vendosi ta vras mirepo kete gje nuk e bente dot vet. Taluti thirri bashkepuntoret e tij me te afer per ta bere por ato nuk pranuar. Per mos bindje Taluti mbyt bashkepuntoret e tij. Per kete veprim Taluti u merzit shume duke shprehur pendim te madh aq sa filloj te vetmohet cdo dite e me shume. Kur Davudi a.s. mesoi per xhelozin e Talutit dhe veprimet e tij vendosi te hy ne mesin e nates ne dhome teksa Taluti te ishte ne gjume. Kur hyri ne dhomen e Talutit, Davudi a.s. me qetesi merr shpaten e Talutit te cilen e mbate tek koka dhe me te preu nje cop nga rroba qe mbreti kishte veshur, pastaj e zgjoi mbretin nga gjumi duke i thene: Mbreti im ! Ju keni vendosur te me vrisni, por une nuk kam asnje qellim per tju zen vendin apo xhelozi kunder jush, po ashtu nuk kam as qellim qe tju vras, po te doja do ta kisha bere fare lehte pak me pare teksa ju ishin ne gjume ashtu sic preva nje pjese te rrobes tende, por nuk e bere pasi nuk dua ti bej keq asnjerit dhe per me teper te vras njeri me pa te drejt. Mbreti Talut e kuptoj edhe me shume gabimin e rend qe kishte bere, ndaj i kerkoj Davudit a.s. qe ta fal, dhe Davudi e fali.
Davudi a.s. behet mbreti i dyte i bijve te israileve
Taluti vazhdonte te ishte mbret mirpo ai nuk ishte fare i qete. Filloj te mendoj; Mire qe Davudi me fali por cfar do behet me mua pasi vrava bashkepuntoret e mij me te ngusht. Aq shume e fajsonte veten Taluti saqe cdo dite e me shume filloj te largohet nga njerezit me qellim gjetjen e nje zgjidhje per vrasjen/jet e bera. Ai duke qare filloj te qendroj ne vende te shkreta dhe pa njerez. Nje dite teksa ulet te pushoj degjon nje ze qe i thote; Talut! Na ke vra padrejtesisht dhe sikur te mos mjaftonte kjo edhe tani qe jemi te vdekur na shqeteson!? Kur e degjoj kete Taluti u merzit edhe me shume, ndaj shtoj edhe me shume tentativat per te gjet rrugen e shpetimit , ku ti pranohet pendesa per krimin e bere, ndaj ai vendosi te takoj ndonje te ditur. Taluti arrite te gjej nje te ditur te cilit i tregoj hallin, dhe dijetari i thote: I ke fal jeten ndonje bashkepuntori tend? Kjo pergjigje nuk i pelqeu Talutit ndaj filloj te kerkoj per dijetar te tjere derisa takoj nje grua te devotshme e cila e drejton per tek varri i profetit Shemun a.s. aty Talutin e paska zen gjumi dhe si ne enderr marr nje pergjigje se: Shpetimi yt eshte nese heq dore nga mbreterimi dhe te vijosh te luftosh per te drejten dhe ne rrugen e Allahut. Me kete zgjidhje Taluti kthehet menjeher ne pallatin mbreteror ku therret Davudin a.s. te cilit vendos ti dorezoj mbreterimin. Per kete Allahut xh.sh thote: "Allahu i dha atij (Davudit) sundimin, pejgamberllekun dhe e mesoj ate per cdo gje qe deshiroj." (El Bekare; 251) Kur Taluti i dorezoi Davudit a.s. mbreterimin sebashku me 12 djemt e tij vdiq duke luftuar ne rrugen e drejte.
Allahu xh.sh. i zbret Davudit a.s. Zeburin e bekuar
Per shkak te trimeris, devotshmeris, durimit, drejtesise dhe zerit te bukur Davudi a.s. ishte i njohur kudo, po qellimi i Davudit a.s. nuk ishte fama, por ibadeti ndaj Allahut. Ne kete kohe Allahu xh.sh. i zbret profetit Davud a.s. Zeburin e bekuar. Kur profeti Davud a.s. i bente lutje Allahut dhe lexonte Zuburin zogjt ne fluturim ndalonin per te degjuar zerin e bukur te tij. Allahu xh.sh. thote: "Perkujto robin Tone Davudin, i pajisur me fuqi. Vertet qe ai gjithnje i drejtohej me ibadet, lutje Allahut." (Sad; 17) Ne lidhje me ibadetin e profetit Davud a.s. Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Davudi a.s. i qe mesuar apo lehtesuar leximi i Zeburit. Davudi urdheronte te pergatiteshin kafshet per rruge dhe ata i shalonin ato. Por, para se te shaloheshin kafshet, lexonte Zeburin. Gjithashtu, ai nuk hante gje tjeter perveç asaj qe kishte fituar me duart e veta." (Buhari) Po ashtu profeti Muhammed a.s. ka thene: "Me i dashur tek Allahu xh.sh. eshte namazi dhe agjerimi i Profetit Davudit a.s. i cili kishte tradite qe ne 1/3 e nates ta kalonte me ibadet, ndersa nje ditet agjeronte dhe nje dite hante, madje kur ndodhte ndonje lute ai ishte me trimi dhe nuk terhiqej ne luftim." (Buhari) Rreth zerit te Profetit Davud a.s. eshte transmetuar hadithi ku Aishja r.a. ka thene: "Nje rast Profeti Muhammed a.s. ka degjuar Ebu Musa el Eshariun duke recitu (kendu) Kur'anin dhe me kete rast tha: "Ebu Musait i eshte dhene ze i bukur sikurse zeri i Profetit Davud a.s." (Ahmedi) Ne nje trasmetim prej Ebu Hurejres kemi se profeti Muhammed a.s. ka thene: "Davudi a.s. lexonte lehte e bukur (Kitabin, pra Zeburin), ose bukur dhe shpejt." (Buhari) Aq ze te bukur ka pas profeti Davud a.s. saqe ne xhennet Allahut xh.sh. e ka zgjedhur qe me zerin e tij te thote me ze te lart tespihet. Ebu Nuejmi permend kete hadith te Ebu Is'hakut i cili transmetohet nga Harithi se Aliu r.a ka thene: "Kur banoret e xhenneti te kene hyre ne xhennet, do ju shfaqet meleku xhebrail, i cili do u thote: Allahu xh.sh. ju therret! Ata do mblidhen para Allahut xh.sh. Ne kete kohe Allahu do urdheroj profetin Davud a.s. i cili do ngrej lart zerin e tij melodioz duke bere tesbih dhe tehlil dhe me pas do te shtrohet Sofra (tryeza) e Perjetesise..."
Allahu xh.sh. ia zbrituri Zeburin profetit Davud a.s. ne muajin e ramazanit i cili ishte i mbushur me urtesi dhe mesime, mbi te gjitha Davudi a.s. kishte per detyre vendosjen e drejtesise ne toke. Allahu xh.sh. thote: "Ne te kemi bere sundimtar ne toke, ti (Davud) gjyko me drejtesi mes njerezve." (Sad; 26)
Ne Kur'anin e bekuar Allahu xh.sh. e permend tre here Zeburin ku Allahu xh.sh. thote: "Ne e kemi shkruar ne Zebur (dhe ne te gjithe Librat e tjere , Teurat, Inxhil dhe Kur'an) pasi Ne e patem shkruar (qe me pare ne Leuhi Mahfudh) se me te vertet token do ta trashegojne robt e Mij te mir e te drejte." (El Enbija; 105) Aq shume u gezua Davudi a.s. per zbritjen e Zeburit saqe e shtoj edhe me shume ibadetin ndaj Allahut xh.sh.. Nje here teksa Davudi a.s. adhuronte Allahun xh.sh. i hyn ne dhome dy burra. Allahu xh.sh. thote: "A te ka ardhur ty lajmi i paleve ndergjykuese, kur kaluan prej se larti ne dhomen ku lutej. Kur hyne te Davudi, ai u friksua prej tyre, po ata i thane: Mos u frikso, ne jemi dy pale ne kundertshtim qe i kemi bere padrejte njeri-tjetrit, prandaj ti gjyko me drejtesi mes nesh e mos shmang, dhe udhezona ne rrugen e drejte. Ky miku im ka 99 dele, nders une kam vetem nje dhe me ka thene: Me ler mua edhe ate dele. Dhe me rendoi e me mundi me fjale! Davudi tha: Ai ka bere padrejtesi ndaj teje duke kerkuar delen tende per tia bashkuar me delet e veta. Eshte e vertete se shumica prej ortakeve i bejne padrejtesi njeri-tjetrit, me perjashtim te atyre qe kane besuar dhe bejne pune te mira, por te tille jane pak! dhe Davudi mendoi se Ne kemi vene ne sprove ate, andaj kerkoj falje nga Zoti i vet, ra i perkulur (sexhde) dhe u pendua." (Sad; 21-24)
Kjo mendohet se eshte pllaka prej bakrit ku ne fillim shikohet koka (pra hyrja). Per kete pllak pretendohet se eshte Zeburi i Profetit Davud a.s. |
Kjo mendohet se eshte pllaka prej bakrit e cila pretendodhet se eshte Zeburi i profetit Davud a.s. |
Ne libra e historise islame tregohet keshtu kjo ndodhi; Davudi a.s. u friksua se mos dy burrat kan ndonje qellim te keq, nderkohe ato i tregojne nje hall te tyre per te cilin kishin ardhur tek Davudi a.s. per ta gjykuar. Davudi a.s. i pyet; Kush jeni ju ? Ata i than: Mos u tremb, nuk kemi ardhur per t'ju bere keq, por per te na zgjidhur nje hall. Davudi a.s. u thote: Udheroni, cili eshte halli juaj! Burri i pare tha: Ky eshte vellau im. Ai ka 99 dele ndersa une vetem nje dele, dhe ate ma mori vellau. Davudi a.s. pa e degjuar burrin tjeter dha vendim menjehere. Davudi a.s. i drejtohet duke i thene: Veprimi i juaj duke ia marr delen e vetme vellaut tende eshte i papranueshem dhe duke folur papritur dy burrat zhdugen duke len nje re si shenje. Davudi a.s. e kuptoj se ishte nxituar dhe se ato ishin melek dhe se Allahu xh.sh. ia kishte derguar per ti dhene nje mesimin se: "Asnjehere nuk duhet dhene vendim pa degjuar dy palet." Pas kesaj ne shenje pendese profeti Davud a.s. ra ne sexhde duke i kerkuar falje Allahut xh.sh. Disa thone se: "Davudi a.s. me seshumti per dyzet dit qendroj ne sexhde." (El Hashimi) Ibn Abbasi r.a. tregon se nje rast Profeti Muhamed a.s. ka bere sexhden e sures Sad dhe me kete rast Muhammedi a.s. ka thene:
"Profeti Davud a.s. e ka bere kete sexhde nga pendimi, ndersa ne e bejme per falenderim ndaj Allahut." (Ahmedi) Kur profeti Davud a.s. ishte ne sexhde duke i kerkuar falje Allahut xh.sh. per gabimin dhe nxitimin ne gjykim Allahu xh.sh, e lajmeron duke thene: "Ne ia falem ate (nxitimin) atij (Davudit) dhe ai (Davudi) eshte i afert tek Ne dhe ka fund te mir. O Davud! Ne te kemi bere sundimtar ne toke, e ti pra gjyko me drejtesi mes njerezve, dhe mos shko pas deshirave se ato te shmangin prej rruges se Allahut..." (Sad;25-26) Ne nje trasmetim prej Ebu Davudit r.a. trasmentur ne zingjirin e tij qe shkon deri tek El Huduriu r.a. i cili ka thene: "Nje here profeti Muhammed a.s. gjate hytbes lexoj pjes nga surja Sad dhe kur arriti tek ajeti i sexhdes, zbriti dhe sebashku me te pranishmit beri sexhde. Te nesermen lexoj perseri te njejten sure dhe te pranishmit u pergatiten per berjen e sexhdes, por kesaj here profeti Muhammed a.s. u tha: "Kete sexhde e ka bere nje ferrefyes (Davudi) nga pendimi. Po shikoj se edhe ju jeni bere gati per ta bere. Pastaj zbriti dhe beri sexhde."
Profeti Davud a.s. arriti te ishte njeri dhe sundimtar shume i drejte po ashtu edhe familja e tij, aq sa fama e tij kishte kapluar cdo vend. Allahu xh.sh. thote: "...Ne beme qe kodrat dhe shpezet te bejne ibadet tespih sebashku me Davudin..." (El Enbija; 79) Dauvdi a.s. dhe familja e tij shtuan ibadetet ndaj Allahut xh.sh. Ndaj Allahu xh.sh i thote: "Punoni duke falenderuar Mua (Allahun) o familja e Davudit..." (Sebe; 13) Profeti Davud a.s. kishte familje te madhe dhe per ibadetin e Davudit a.s. profeti Muhammed a.s. ka thene: "Agjerimi me i dashur tek Allahu eshte agjerimi i profetit Davud a.s. Ai agjeronte nje dite dhe te nesermen ushqehej (pra nje dite po nje dite jo). Namazi me i dashur tek Allahu eshte namazi i Profetit Davud a.s.. Ai flente gjysmen e nates, ndersa 1/3 e nates falej." (Ebu Daudi)
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nje nga lutjet e Davudit a.s. eshte: Allahumme inni eseluke hubbeke ve hubbe men juhibbuke vel amelel-ledhi jubel-liguni hubbeke. Allahummexh al hubbeke ehabbe ilej-je min nefsi ve ehli ve mine meil berid" dmth; Zoti im! Kerkoj dashurin per Tende, dashurine e atyre qe te duan Ty dhe punet qe do te me afrojne tek dashuria Jote! Zoti im! Ma bej dashurin per ty, me te dashur se veten, se familjen dhe se ujin e ftohte." (Tirmidhi)
Davudi a.s. shtohet me djal, Sulejmanin a.s.
Pas gabimit ku Davudi a.s. u nxitua ne dhenien e vendimit ai ju drejtuar Allahut me falje dhe Allahu xh.sh. e fali. Ne kete kohe profeti Davud a.s. martohet me nje grua te quajtur Uri me te cilen shtohet me nje djal. Davudi a.s. i vendos emrin Sulejman.(2) Per kete Allahu xh.sh. thote: "Davudit Ne i dhuruam Sulejmanin. Sa rob i shkelqyer! Vertet qe ai ishte qe kthehej gjithnje me pendim drejt Nesh"( Sad; 30) Ashtu sikurse Davudi a.s. edhe djali i tij Sulejmani a.s. ishte njeri i shkelqyer dhe i mbushur me urtesi, dhe dije te medha. Nje dite shkojne dy burra tek Davudi a.s per te zgjidhur nje mosmarveshje. Njeri kishte nje are dhe ankohej per burrin tjeter. I zoti i ares tha: Delet e ketij burri kan hyr ne aren time dhe kan ngren gjerat qe ka pas ara. Ndaj une kerkon demshperblim. Profeti Davud a.s. pyet pronarin e deleve; A eshte e vertet kjo qe thote ky burr? Ai i thote: Po! Davudi a.s. pasi u mendua vendos ta zgjidh problemin sic e kishte zgjidhur me pare duke vendos: Per te demshperbluar kete burr per damin e shkaktuar vendos qe ti japesh delet ne forme demshperblimi. Ne kete moment Davudit a.s. ju afrua djali i tij Sulejmani i cili ende nuk ishte rritur shume dhe i thote babait te tij: Nese me lejon , une kam nje mendim tjeter per ta zgjidhur kete ceshtje! Davudi a.s. i thote; urdhero , thuaje! Sulejmani a.s. tha: Pronari i deleve te shkoj e te mbjell serish arren e te demtuarit, ta punoje e te kujdeset per te derisa te behen prodhimet sic kan qene me pare dhe tia kthej te demtuarit. Nderkohe pronari i ares te marre delet dhe ti kollos ata me qellim marrjen e qumshtit te tyre dhe leshin, dhe kur te marr aren me prodhimet e saj tia kthej delet serisht pronarit te deleve. Davudit a.s. i pelqeu aq shume gjykimi i djalit te tij saqe tha: Falenderuar qofte Allahu xh.sh. qe te ka dhene kete urtesi. (3)
Sundimi i profetit Davud a.s. dhe punimi i hekurit
Deri ne kohen e profetit Davud a.s. sundimi ose mbreterimi ishin te ndar nga pejgamberet, pra profeti nuk ishte sundimtar por thjesht profet. Me ardhjen e Profetit Davud a.s. ai ishte profet dhe mbret. Ashtu edhe djali i tij Profeti Sulejman a.s. Profeti Davud a.s. jetoj ne nje kohe ku vendi ishte i mbushur me luftra te pergjakshme ndaj Davudi a.s. kishte detyre te vendeoste drejtesin. Teksa profeti Davud a.s. vendoste drejtesin , ai verejti disa mangesi tek luftetaret e tij, dhe ajo ishte pamundesia e mbrotjes gjate luftes. Luftetaret vishnin mburoja te renda dhe aspak efikase. Nje dite profeti Davud a.s. teksa mendonte zgjidhjen e problemit, kishte ne dore nje cop hekuri qe e shikonte me vemendje per formen qe mund ti jap. Ne kete moment Allahu xh.sh. i dha diturin Davudit a.s. qe ta punonte hakurin duke i dhene dijen e zbutjes se tij. Allahu xh.sh. thote: "Ne i mesuam atij (Davudit) berjen e petkave te hekurt per ju , qe tju mbroje ne raste lufte...." (El Enbija; 80) Profeti Davud a.s. u ngrit duke e ndar hekurin ne disa pjese. Me nje pjese beri mburoj (mburoj me unaza) dhe me tjetren beri shpat. Pervec kesaj Allahu xh.sh. deshiroj qe profeti Davud a.s. te mbante ne dore nje unaze qe Allahu xh.sh. ia pat dhuruar profetit Adem a.s. kur ai ishte ne xhennet, por kjo unaz ra ne toke ne kohen kur Allahu e leshoj Ademin a.s. ne toke. Me rivendosjen e profetit Adem a.s. ne xhennet u rikthye edhe unaza me gjasht cepa. Unaza ishte dicka e vecante, ndaj Allahu xh.sh. vendosi tia dergoj nepermjet melekut Xhebralit profetit Davud a.s. Allahu xh.sh. thote: "...Dhe e mesoj ate (Davudin) per çdo gje qe deshi. " (El Bekare; 251) Disa kan dhene mendime se unaza me gjasht cepa kishte te shkruar emrin e njeqind te Allahut (emrin e madh te Allahut), por qe unaza te funksiononte duhej qe edhe mbartesi i saj duhet ta dije emrin e madh te Allahut xh.sh. Kur keta dy komponent bashkoheshin, personi ne fjale nepermjet unazes kishte force te bej shume gjera, si psh; sundimin e eres, reshjet, xhinet etj. Allahu e di.
Kjo mendohet se eshte shpata e Davudit a.s. |
Ashtu sikurse unaza edhe shpata qe beri Davudi a.s. duke permendur emrin Allahut xh.sh. ka urtesi te vecante. Ne ate shpat ka te shkrujta me germa arabe disa fjale dhe simbole. Sipas disave thuhet se simbolet tregojn ate se cfare do te ndodh ne te ardhmen, dhe ai qe do mbaj shpaten e profetit Davud a.s. Allahu xh.sh. do i jap fitore. Nder te tjera ne shpat me shkronja arabe lexohen emrat e disa profeteve si; Musa a.s, Harun a.s, Davud a,s, Sulejman a.s, Jusha a.s, Zekerija a.s., Jahja a.s, Isa a.s. dhe Muhammed a.s. ndersa pjesa tjeter ende nuk eshte sqaruar mbi permbatjen apo kuptimin e tyre. Megjithate ajo qe kalon ne librat e fese islame eshte se dexhali do mbytet me shpaten e profetit Davud a.s. Sipas disa dijetareve tregohet se; shpata e profetit Davud a.s. e ka perdor djali i tij Profeti Sulejman dhe ajo do arri deri tek perdorimi i saj nga ana Mehdiut. Allahu e di. Pllaka prej bakri dhe shpata qe pretendohet se jane te profetit Davud a.s. aktualisht ndodhen ne Top Kapi te Stambollit. Ata u sollen aty ne kohen e sundimit te Javus Sulltan Selimit. (4)
Vdekja e profetit Davud a.s.
Nje here Allahu xh.sh. deshiroj ti tregoj Davudit a.s. dashurin e Tij ku i thote: "O Davud! Sikur ta dinin ata qe nuk me besojne, mallin dhe dashurin qe kam per ta, do te shkriheshin nga malli qe do te ndienin per Mua. O Davud! Kjo eshte dashuria dhe malli qe kam per ata qe me kan kthyer shpinen, po mendo se sa mall dhe dashuri kam per ata qe me duan." Kur e degjoj kete Davudi a.s. e shtoj edhe me shume ibadetin ndaj Allahut xh.sh. Sa here qe Davudi a.s. me zerin e tij melodioz lexonte Zeburin ndodhnin gjera te habitshme, malet fillonin te madheronin Allahun sebashku me Davudit a.s., sa here qe Davudi a.s. lexonte Zeburin nga te gjitha anet tuboheshin zogjt siper kokes se Davudit a.s. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Ne ia nenshtruam (Davudit) malet e kodrat qe se bashku me te benin tesbihe mbremje e mengjes. Edhe shpezet e tubuara, te gjitha, vetem Atij i ishin drejtuar." (Sad; 18-19) Melet, kodrat, shpezet u urdheruar nga Allahut xh.sh. qe ti bashkohen ibadetit te Davudit a.s. ku Allahu xh.sh. thote: "Nga ana e Jone , Ne i patem dhene Davudit dhurate te madhe, e tham: O male dhe shpeze, lartesoni (me tesbih) sebashku me te (Davudin)..." (Sebe; 10)
Nje here Allahu xh.sh. vendos ti tregoj Ademit a.s. gjithe Pejgamberet dhe hadithi vijon keshtu: "Kur Allahu xh.sh. krijoj Ademin a.s. dhe i tha shpirt, Ademi a.s. teshtiu dhe tha: "Elhamdulilah" Allahu xh.sh. ju pergjigj: "Jerhamukullah dmth; Allahu te meshirofte!" dhe me pas Allahu xh.sh. i thote: O Adem! Shko tek ata melek te ulur dhe pershendeti keshtu; Ademi a.s. shkoj dhe i pershendeti duke u thene: Es selamu alejkum! Meleket u pergjigjen; Ue alejkum selam! Profeti Adem a.s. u kthye tek Allahu xh.sh. dhe Allahu i tha: Kjo eshte pershendetja jote dhe bijve te ty. Allahu xh.sh. i thote Ademit a.s.; Zgjidh cilen dore! Ademi a.s. tha; do zgjedh doren e djathte. Me pas Allahu e hapi doren ne te cilen ishte Ademi a.s. me pasardhesit e tij. Ademi a.s. tha: Kush jane keto? Allahu xh.sh. i tha: Keto jane pasardhesit e tu! Secili prej tyre ne mesin e syve kishte te shkruar jetegjatesise, por ne mesin e tyre ishte nje burr i cili dallohej nga te tjeret me ndriçimin e tij. Ademi a.s. tha: Kush eshte ky ? Allahu xh.sh. iu pergjigj; Ai eshte djali yt, Davdi a.s., te cilit i kam caktuar jete dyzet vite.Ademi a.s. tha: O Allahu im! Shtoja jeten! Allahu xh.sh. tha: Kaq kam shkruar per te! Ademi a.s. tha: O Allah! Une do ti jap atij prej jetes stime gjashtedhjete vite! Allahu xh.sh. tha: Keshtu u befte! Kur Ademit a.s i erdh meleku i vdekjes, Ademi a.s. i tha: Ke ardh parakohe sepse mua Allahu me ka dhene 1 mije vite jete! Meleku i vdekjes i thote: Po, por a nuk i dhe gjashtedhjete vite jete Davudit a.s.?!..." (Tirmidhi, Ahmedi)
Para se te vdiste profeti Davud a.s. vendos te therras therret djemt e tij dhe ashtu sikurse e kishte urdheruar Allahu xh.sh. u ben disa pyetje, djali qe do jap pergjigjen e duhur atij do i jap unazen me gjasht cepa. Pyetja ishte: Ne kete bote cila eshte gjeja me hidhur dhe gjeja me e embel? Ne kete bote cila eshte gjeja me e bukur dhe me e shemtuar? Nga te gjithe femijet vetem profeti Sulejman a.s. dha pergjigjet e sakta, mirepo babai i tij i thote: Pergjigjet e tua biri im jane te sakte, por pse sa here qe jepje pergjigje e shoqerore me buzeqeshje? Sulejmani a.s. i tha: Pergjigjen e ketyre pyetjeve as un nuk i dija, por afer meje qendronte nje milingone dhe ajo me tregonte pergjigjen e sakte. Profeti Davud a.s. tha; Vertet ne kete ka nje urtesi nga Allahu xh.sh. dhe keshtu unaza kaloj tek Sulejmani a.s.
Para se te vdiste Davudi a.s. i la amanet djalit te tij Sulemanit a.s. qe te ndertonte Bejtul Mukadesin (Aksan) ne Kuds, Jerusalem, amanet te cilin Sulejmani a.s. e dergoj ne vend. Madje ne lidhje me kete profeti Muhammed a.s. ka thene: "Djali i Davudit a.s., Sulejmani a.s. kur po ndertonte Bejtul Mukadisin, i shprehu Allahut xh.sh. tre deshira; 1. Kerkoj ti jepej aftesi per te gjykuar drejt dhe kjo ju dha. 2. Kerkoj ti jepej nje sundim te cilin askujt tjeter te mos i jepet, dhe ju dha. Pasi e perdundoj ndertimin e Aksas ju lut Allahut xh.sh; Ai qe do fal namaz brenda Bejtul Mukadesit tia falte gjynahet dhe te dal prej saj pa gjynahe sikur dita qe lind prej nenes." (Nesai) Dhe ne nje trasmetim tjeter kemi se profeti Muhammedi a.s. ka thene: "Dy deshirat e para ju plotesuan, shpresoj qe dhe e treta te jet pranuar!"(Ibn Maxhe)
Profeti Davud a.s. e donte shume familjen e tij, kujdesej aq shume per te saqe kur dilte nga shtepia cdo here kujdesej ne mbylljen e dyerve. Per kete profetit Muhammed a.s. ka thene: "Nje dite Davudi a.s. del nga shtepia. Pasi kaloj pak kohe bashkeshortja e tij duke shikuar ne oborrin e shtepis veren nje njeri i cili qendronte ne mesin e oborrit (diku thohet ne mesin e shtepis), ndaj pyet: Si ka hyre ky njeri pasi dyert jane te mbyllura? Dikush e informoj Davudin a.s. per kete dhe ai me nxiteim kthehet ne shtepi. Kur u kthye Davudi a.s. e shikoj duke qendruar ne mes te oborrit dhe e pyet: Kush je ti? Ai i pergjigjet: Jam ai qe nuk i friksohem sundimtareve dhe per per mua nuk ka penges qe mund te me pengoj per te hyre ne ndonje vend. Davudi a.s. tha: Pasha Allahun ti qenke meleku i vdekjes! Urdhero, une i thote Davudi a.s i pergjigjem urdherit te Allahut merrma shpirtin!" Dhe keshtu meleku i vdekjes diten e shtune (disa thone per diten e merkur) ne moshen 100 vjecare Davudi a.s. ia dorzon shpirtin Allahut xh.sh. Pas kesaj familjaret e marrin trupin e Davudit a.s. per pergatitur per ne banesen e fundit. Pasi djali i tij Sulejmani a.s. e lau dhe e qefinosi Davudin a.s. lindi djelli, dhe temperatura filloj te rritet ndaj Sulejmani a.s. merakosej per teperaturen e madhe se mos do i pengoj njerezit per faljen e namazit te xhenazes ndaj urdheroj shpendet dhe zogjet qe te benin hije mbi vendin ku do faleshin njerezit. Dhe shpenndet ashtu vepruan por teperatura sa vjen e rritej po ashtu per shkak te numrit te madh te shpendeve ajri nuk levizte. Atehere Sulejmani a,s. u tha shpendeve qe te levizin krahet e tyre." (Hakimi) Ndersa ne nje trasmetim tjeter kemi: Pasi Sulejmani a.s. e lau dhe e qefinosi babain e tij, Davudin a,s. dhe e nxorren nga shtepia dita ishte shume e mir me diell vezellues as sa ia ndriçoj fytyren Davudit a.s. po njekohesisht ishte edhe vap, ndaj djali i tij Sulejmani a.s. u thote shpendeve dhe zogjve: Beni hije Davudit! Shpend menjehere degjuan fjalen e Sulejmanit a,s, dhe i ben hije trupit te Davudit a.s. dhe vazhduan keshtu dersa e mbuluan me dhe. Kur e mbuluan me dhe atehere Suljemani a.s. u thote: Mblidhni krahet dhe tuaj dhe largohuni!( Ahmedi) Thuhet se nder shpendet qe kan bere me se shumti hije kan qene shqiponja. Ne nje trasmetim tjeter thuhet se Davudi a.s. ka vdekur teksa ka dal nga vendi i faljes ku i eshte shfaqur meleku i vdekjes. Davudi a.s. i ka thene: Me jep kohe sa te dal! Meleku i vdekjes i ka thene: O Davud! Koha te ka perfunduar! Kur e degjoj kete Davudi a.s. ra ne sexhde dhe meleku i vdekjes ia merr shpirtin.
Disa ngjarje te ndodhur ne kohe e profetit Davud a.s.
Sebashku me djalin e tij Profetin Sulejman a.s. la pas disa ndodhi dhe fjale te arta. Davudi a.s. ka thene: "O ti qe mbjell te keqen, ti vet do t'i korresh ferrat dhe gjembat e saj." ose thenien: "Ji ndaj nevojtarit, bonjakut sikur baba i mershirshem. Dije se do korresh ate qe ke mbjell." ose thenien: "Ai qe ben marreziara para njerezve, i ngjan atij qe kendon pran te vdekurit." ose thenia tjeter: "Sa e keqe eshte varferia pas pasurise. Me e keqe se kjo eshte kur dikush, pas udhezimit (ne rrugen e Allahut) te devijon." Ose thenien per mikun: "Mos qendro te miku me gjate, sesa eshte kohe e gostisjes qe i ben ti, pasi rendohet mieqesia e ndersjellte." ose thenia tjeter; "Shiko, cfare nuk e ke ende nga ato qe qe njerezit flasin per ty, mos e vepro, mos e bej kur je ne vetmi."
Nje here profeti Davud a.s. ishte drejtuar Allahut xh.sh. duke thene: "O Allahu im! Si te te falenderoj dhe si te dal borxhi nese nuk e kam ndihmen dhe meshiren Tende?! Allahu i tha: O Davud! Nuk e di se ashtu sikurse je tani, je vetem fal meshires Time? Dauvdi a.s. i tha; E di o Allahu im! Allahu xh.sh. i thote: Dije se jam i kenaqur me ty!"
Nga Bejhakiu qendron se: Davudi a.s. lutej duke thene: "Falenderuar qofte Allahut ashtu siç i pershtastet Fisnikerise se fytyres se Tij dhe Lartmadherise se Tij!" Kur e ke thene kete , atehere Allahu xh.sh. i thote: "O Davud! Me kete i ke ngaterruar meleket qe shkruajn punet e njereve!" pra aq dua e lutje te madhe e te bukur beri Davudi a.s.
Nje here shkon tek profeti Davud a.s. nje grua dhe me gjysem zeri i thote: O Davud pejgamber i Allahut ?! A eshte Allahu i drejte apo jo ?! Davudi a.s. i thote: Padyshim Allahu eshte i Drejte! Me thuaj cfare problemi keni meqenese ben kete pyetje? Gruaja i thote: Jam grua e ve dhe nene e tre vajzave jetime. Buken e gojes per vete dhe vajzat e siguroj me pelhurat te cilat i tjerri ne tezgjah dhe pastaj i shes.
Nje dite u nisa per ne pazar per te shitur perluren. Gjate rruges ndalova per te pushuar nen hije e nje peme. Sapo u ula erdh nje shpend i madh dhe me rrembeu pelhuren dhe fluturoj. Kjo qe me ndodhi ishte nje fatkeqsi e madhe per mua pasi tani une skam se me cfare te fitoj te holla per te ushqyer vajzat e mia! Per kete arsye erdha tek ju te me japesh nje rruge zgjidhje.
Teksa Davudi a.s. po mundohej qe ta qetesonte gruan, troket dera prapa se ciles ndodheshin disa tregtar. Secili nga ato mbanin nga 100 te holla prej floriri. Sapo hyn brenda i dhuruar te hollat Davudit a.s. duke i thane: Merri keto o Pejgamberi i Allahut dhe jepja dikujt qe i meriton!
I habitur profeti Davud a.s. i pyet: Çfare ju shtyri qe te beni kete bamiresi? Ata i thane: O i derguari i Allahu! Ishim duke lundruan ne dete ku na zuri nje stuhi e jashtzakonshme dhe anijes ju be nje vrim e madhe sa filloj te fundoset. Kishim ngel pa rruge zgjidhje, por papritur shfaqet nje shpend i madhe i cili na hodhi nje pelhure te punuar dhe me te bllokuam vrimen. Per ne, kjo ishte ndihme nga Allahu xh.sh. prandaj vendosem qe secili nga ne te jap nga 100 te holla prej foloriri sadaka per hir te Allahut dhe keshtu vendosem ti sjellim ty qe ju tia japeni kujdo qe deshiron dhe e meriton.
Kur e degjoj kete, Davudi a.s. buzeqeshi dhe ju kthye gruas duke i thene: "Nje Allah qe ben tregti dhe investon pasurin tende ne toke e ne det, a mund te jete tjerer veçse i Drejte?!"
Keshtu profeti Davudi a.s. te hodhat e tregtrave ia dha gruas e cila falenderoj Allahun per miresit e shumte qe Allahu ia dha ne krahasim me vleren e pelhures se saj.
Profeti Davud a.s. shpesh maskohej dhe teksa takonte njerzit i pyeste se cfare mendimi kishin per mbretin Davud. Nje dite qelon te pyes nje djal te ri, i cili ne fakt ishte Xhebrailit, mirepo Davudi a.s. nuk e dinte. Djali i i ri ju pergjigj duke i thene: "Sherbetori me i mire i Allahut vetem se ka nje te met!" Davudi a.s. e pyet; Cfare? Djali i thote: Davudi ushqehet nga thesari i shtetit, ndersa njerzit me te mire jane ato qe ushqehen me ndjersen e ballit, me ate qe ka fituar me duart e tij.
Pas kesaj ne vetmi duke qare Davudi a.s ju lut Allahut duke i thene; "Zoti im! Me meso nje zanat qe te me bej te pavarur nga thesari i shetit!" Pas kesaj Allahu xh.sh. i mesoj Davudit a.s. punimi e hekurit me te cilat ai beri petka te hekurta per lufte. (El Enbija; 80)
Ju mund te lexoni: Jeta e Profeteve
______________
1. Davud, do te thote: "Gje e dashur sikur drita e syrit". Sipas Ibn Sadit, Profeti Davud a.s. ishte sternip i brezit te nente i pejgamberit Is'hak a.s. Sipas disa mendimeve babai i Davudit a.s. quhet Yisha ndersa nena Nitzev. Emri i profetit Davud a.s. ne Kur'an permendet 16 here. Profeti Davud a.s. ishte shtat shkurter, fytyr bukur dhe sy blu. Ai ishte trim dhe luftetar. Njeri qe ben mir dhe qe mban fjalen e dhene. Tek besimet e tjera profeti Davud a.s. kalon me emrin David i cili luftoj Goljatin (Xhalutin). Ne islam profeti Davud a.s. njihet si marangozi i pare i njerezimit. Ai eshte i pari qe diti te punoj me metalet te tokes, posaqerisht hekurin te cilin ai diti ta punoj duke bere pazmore, shpata etj, madje thuhet se ai arrite te bej edhe shpaten prej çeliku te pastar. Profeti Davud a.s. ka lindur dhe ka vdekur ne Kuddus/Jeruzalem-Palestin.
2. Sulejman do te thote ; I drejte, I sinqerte.
3. Ata qe thone se Davudi a.s. ka mekatur me "Bat Sheba/Bathsheba" e cila ishte gruaja e komandatit Uria (me orgjigjin Hitite) nuk eshte aspak e vertet. Sipas ketij trillimi Davudi paska dergu nje nga komandantet e tij te quajtur Uria ne nje lufte larg pallatit mbreterore. Nje dite teksa Davudi kishte dal per te kontrolluar diku paska shikuar ne oborrin e nje shtepia nje grua duke u la. Kjo grua ishte pikerisht bashkeshortia e Uris e quajtur Bat Sheba, sipas trillimit Davudi paska qene dashuruar me bukurin e saj dhe paska urdheruar qe ta dergojn ne sarajin e tij, ku edhe mekatoj me te. Qe te mos merrej vesh se Bet Sheben eshte shatazan me Davudin ai therret komandatin qe te kthehet ne shtepi me qellim qe ai te shkoj me gruan e tij dhe femija ti jet i tij. Por ai nuk pranoj te nderpres luften, ndersa Davudi urdheroj pjesen tjeter te ushtareve qe ta braktisin komandantin duke e len vetem ne luft ku edhe vdiq, ndersa Davudi mori per grua bashkeshorten e komandatit te tij. Trillim eshte edhe ajo kur thone se: Davudi ka pas 99 gra dhe ai deshiroj te kishte 100 duke marr pikerisht gruan e nje komandati qe Davudi kishte nen drejtim. Sigurisht qe kjo nuk eshte e vertet, pasi ato e ngaterrojn me ngjarjen e dy burrave te cilet hyn ne dhomen teksa Davudi a.s. po lutej... (Ibn Kethir)
4. Burim shtes: /https://islamansiklopedisi.org.tr/davud/ & /https://cdn2.islamansiklopedisi.org.tr/dosya/9/C09003270.pdf/