December 20, 2022

Jeta e profetit Hidri a.s


Hidri a.s. ose Hadri eshte nje nga njerezit e perzgjedhur te Allahut xh.sh. te cilit iu dha dituri e veçante, aq sa edhe Profeti Musa a.s. mori disa mesime dhe keshilla nga ai. Per Hidrin a.s. Allahu xh.sh. ne suren El Kehf  thote: "Dhe gjeten nje nga njerzit Tane, te cilit i kemi dhuruar meshire nga ana Jone dhe i kemi mesuar nje dituri te posaçme nga Ne." (El Kehf; 65) Ne gjuhen arabe Hadri, Hadr ose Hidr do te thote: "Gjelberim, ose I gjelber" ngase aty ku ulej ai, vendi gjelberohej. Per kete Profeti Muhammed a.s. ka thene: "U quajt Hidri a.s. pasi kudo qe ai ulej (qoft edhe vend i shkret), vendi menjehere gjelberohej dhe gjallerohej." (Buhari)  Disa dijetar islam thone se ; Hidri a.s. ka qene Resul (i derguar) ndersa disa te tjere thone se ka qene Nebi (Pejgamber qe vjen nga persishtja qe do te thote; lajmetar).
E rendesishme eshte fakti qe Hidri a.s. ka qene njeri i zgjedhur i Allahut xh.sh. Rreth origjines se Hidrit a.s. jane dhene disa mendime. Disa thone se Hidri a.s. ishte djali i Ademit a.s. duke u mbeshtetur tek fjalet e profetit Adem a.s. i cili para vdekjes se tij u tha pasardhesve te tij: "Ju paralajmeroj per nje permbytje te madhe, ndaj kur te vdes une trupin tim ta vendosni ne barke dhe pastaj te me varrosni ne kete vend (duke percaktuar vendin)." Kur permbytja ndodhi e moren trupin e Ademit a.s. per ta derguar ne vendin qe ai ua kishte caktuar. Kur disa degjuan per vendin thane: Ai eshte vend i frikshem dhe i shkret! Keshtu ata i zuri frika dhe nuk vepruan derisa u shfaq Hidri a.s. i cili e realizoj deshiren e Ademit a.s. (Ibn Is-haku) Disa thone se Hidri a.s. eshte biri i Habilit ose njeri prej nipave te Samit djalit te Nuhut a.s., ose njeri nga nipat e Is'Hakut a.s. (1)
Nje mendim tjeter qendron se; Hidri a.s. eshte djali i Malikut vellaut te Iljasit a.s., ndersa disa te tjere thone se ai rrjedh prej familjes se Ibrahimit a.s., ndersa disa thone se rrjedh prej Dhulkarnejnit etj.
Ajo per te cilen mund te flasim me siguri eshte se Hidri a.s. ka jetuar ne kohen e profetit Musa a.s.  Disa thone se nena e Hidrit a.s. ishte Greke ndersa babai ishte Pers (Irani i sotshem)(Ibn Kethir). Ajo per te cilen mund te flasim me siguri eshte se Hidri a.s. ka jetuar ne kohen e profetit Musa a.s.
Rreth jetes se Hidrit a.s. interesant eshte transmetimi nga Iben Abbasi i cili thote se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Hidri a.s. dhe Iljasi a.s. takohen çdo vit ne haxh ku pasi qethin floket njeri-tjetrit thone: Ne emer te Allahut, Mashallah! Te mirat i jep vetem Allahu! Mashallah! Fatkeqsit i largon vetem Allahu! Mashallah! Te gjitha begatit i jep vetem Allahu! Mashallah! Nuk ka fuqi as force pa Allahun!" (Hadith daif; dmth; i dobet) (2) Ndaj jane hedh shume mendime se Hidri a.s. eshte gjalle por kjo nuk eshte e vertet pasi ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: "Me pyesni se kur do ndodh kijameti. Kete e di vetem Allahu, por betohem ne Allahun xh.sh. se asnjeri prej jush qe sot eshte gjalle qe do jetoj edhe (afro) njeqind vitet e ardhshem nuk do ta perjetoje ate."(Ahmedi) Ne nje trasmetim tjeter thote: "Nuk eksizton asnje shpirt i gjalle ne toke, qe do te jetojne edhe njeqind vjet." (Tirmidhi)

Hidri a.s. ne kohen e faraonit 


Qe ne moshe te vogel Hidri a.s. mori mesime mbi ibadetin ndaj Allahut xh.sh. Kur u rrit babai e marton me nje grua, te ciles i tha qe do te mesoj disa gjera por me kusht te mos ia tregoj te tjereve. Hidri a.s. ia meson ibadetin ndaj Allahut, mirepo Hidri a.s. nuk flinte me bashkeshorten e tij ndaj e ndau pasi ajo nuk e mbajti fjalen. Babai e martoj perseri me nje grua tjeter, dhe perseri ndodhi e njejta gje derisa u martua me gruan e trete e cila ndryshe nga dy te parat e mbajti fjalen.
Keto ngjarje ndodhnin ne kohen e sundimit te faraonit mizor , i cili kishte arrit deri tek marrezija duke e shpallur veten zot. Ne keto kushte Hidri a.s. qendronte larg njerezve me qellim berjen e ibadetit ndaj Allahut dhe qe njerezit te mos e zbulonin. Sic e shpjegova me siper kudo qe Hidri a.s. ulej , vendi per rreth tij gjelberohej.
Nje here qellon ta shikojne dy burra dhe si rezultat i shenjave (pra gjelberimit) thane: Ky i lutet dikuj tjeter! Njeri nga ato vendosi te mos tregoj gje , ndersa tjeteri vendosi te tregoj. E pyeten; E ka shikuar njeri tjeter kete gje? Po! tha ai, edhe filani me te cilin shoqerohesha. Mirepo ai nuk pranoj ndaj edhe e mbyten. Keshtu ka ndodh edhe me sherbetoren e cila kujdesej per vajzen e faraonit dhe teksa krihte floket, i bie kreheri ne toke. Kur ajo ulet per te marr kreherin tha: "Bismilah" Mirepo ne kete kohe faraoni e kishte shpallen veten zot, dhe te degjosh dike ti lutej dikujt tjeter ne vend te faraonit ishte krim dhe denohesh me vdekje.

Hidri a.s. betohet ne Allahun xh.sh.

Nje here nje i varfer veren Hidrin a.s. ne rrugen kryesore te mbushur me njerez. I afrohet dhe i thote: Te bekoft Allahu! Me ndihmo me ndonje gje! Hidri a.s. i thote: Une i besoj Allahun, por nuk kam se me çfare tju ndihmoj! I varferi e perserit kerkesen per here te dyte, dhe perseri Hidri a.s. i kthen te njejten pergjigje. Heren e trete i varferi i thote: Te lutem ne emer te Allahut te me japesh ndonje gje, sepse teksa po te shikoja, nga qielli vura re nje drite e cila ju ndriçonte fytyren, ndaj thash; ky njeri eshte i mir dhe do me ndihmoj! Hidri a.s. u prek dhe i tha: Pa dyshim qe une besoj Allahun, por me te vertet nuk kam asnje gje per tju ndihmuar, vetem nese me merr dhe me shet si skllav!
I varfri i thote: Seriozisht e keni ? Hidri a.s. i thote; Pasha Allahun po! Pas kesaj pergjigje , i varferi vepron pikerisht ashtu dhe e dergon Hidrin a.s. ne treg dhe e shet.
Pasi kaloj nje kohe , Hidri a.s. vu ri qe blersi i tij nuk i jepte asnje detyre, ndaj e pyet: Besoj se me keni bler per nje qellim! Me urdhero per ndonje pune! Blersi i thote: Ç'pune thua? Ju jeni plak!
Hidri a.s. kembenguli dhe blersi i tha; Do sjellesh gure nga ai vendi ne kete vend, dhe largohet!
Puna ishte shume e rende, nje mal me gur. Pasi kaloj nje far kohe blersi kthehet dhe me habi veren qe plaku kishte mbartur gjithe guret, dhe i thote: Mendova se nuk do mundje! Dhe ne bisede e siper blersi i thote Hidrit a.s: Shikoj se jeni njeri i mir, ndaj mund tju kerkoj dicka? Urdheri i thote Hidri a.s.?Do largohem per pak kohe prandaj dua qe te kujdesesh per familjen dhe shtepin time!? Hidri a.s. i tha; Sigurisht qe po vetem se me cakto nje pune per te bere! Blersi i thote; Jo, nuk do besh asnje pune pasi je i moshuar dhe nuk dua tju lodh! Pas kembenguljes se Hidrit a.s. blersi i tha: Me bej nje shtepi, dhe largohet. Kur i blersi kthehet, me habi veren shtepin e perfunduar ndaj e pyet Hidrin a.s; Kush jeni ju qe ne kete moshe arrite te ndertosh nje shtepi? Hidri a.s. i tha; Une besoj ne Allahun, dhe per hir te Allahut bera nje betim. Per te ndihmuar nje te varfer bera nje betim ne Allahun per te cilin isha i obliguar ta mbaj. Ai qe beson ne Allahun duhet qe kur te betohet te mbaj betimin, ne te kunderten Diten e Llogarise nuk do kete barre me te rende se betimi i pambajtur. Nese deshiron ta dish, une jam Hidri.
Ne kete moment blersi i habitur tha: O Hider! Edhe une besoj ne Allahun, prandaj ma bej hallall se te kam ngarkuar me pune pa ditur se kush je! Hidri a.s. i tha: Jo, ju ishit korrekt.
Blersi i tha: O Hider! Te lutem me dijen tende gjyko mbi pasurin time nga e cila te marresh aq se deshiron per punen e bere , ose te te jap lirin! Zgjidh dhe merr cilen deshiron! Hidri a.s. i tha: Deshiroj lirin! Blersi me gezim ia dha lirin, ndersa Hidri a.s. falenderoj Allahun xh.sh. qe pasi u roberua ia solli lirin perseri.(3) Kjo ngjarje meson besimtaret te besojn ne Allahun xh.sh, pasi çdo gje eshte ne doren e Tij dhe njeriu kur te bej betohet, duhet ta mbaj betimin e dhene.

Hidri a.s. dhe profeti Musa a.s.

Ne te njejten kohe shume ngjarjen te tjera po ndodhin edhe me Profetin Musa a.s. i cili po ashtu adhuronte Allahun xh.sh, mire po as Profeti Musa a.s. dhe as Hidri a.s. nuk njiheshin me njeri tjetrin dhe as qe kishin degjuar. Nje dite teksa profeti Musa a.s. u predikonte beni israileve, njeri nga te pranishmit e pyeti: O Musa a ka ne toke njeri me te ditur se ju? Pa u menduar Profeti Musa a.s. tha: Jo, nuk ka! Profeti Musa a.s. e dha pergjigjen shpejt duke pas parasysh te folurin me Allahun xh.sh. ne kodren Tur, zbritjen e Teuratit si dhe shume e shume mrekulli te tjera te cilat Allahu xh.sh. ia mundesoi atij, mirepo Allahu xh.sh. e kritikoj Musan a.s. duke i thene: Aty ku bashkohen dy detet eshte nje rob i Imi i cili eshte me ditur se ti!" Profeti Musa a.s. tha: O Allahu im! Si mund ta takoj ate? Allahu xh.sh. i tha: "Merr nje peshk dhe futen ne çante dhe pastaj nisu per tek vendi ku bashkohen dy detet, aty do takohesh." Profeti Musa a.s. beri ashtu sikurse Allahu xh.sh. e urdheroi dhe sebashku me Jushan a.s. (Jusha bin Nun) nisen per rruge. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Kujto kur Musai a.s. i tha djaloshit qe e shoqeronte: "Nuk do te ndalem se ecuri derisa te arrij vendtakimin e dy deteve..." (El Kehf; 60) Kur arriten tek nje shkemb u ulen te pushojn derisa i ze gjumi. Ne kete kohe peshku paska leviz derisa arrin te futet ne dete. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Kur arriten tek vendi ku bashkohen dy detet, ata harrun peshkun e tyre i cili mori rrugen e tij neper dete duke e hapur ate si tunel." (El Kehf; 31) Kur profeti Musa a.s. u ngrit, djali i ri harroi ti tregoj mungesen e peshkut dhe ashtu vijuan perseri rrugen. Mengjesin tjeter profeti Musa a.s. i tha djaloshit: "Na sill ushqimin pasi jemi te lodhur nga udhetimi!" Djali i tha: Te kujtohet kur arritem tek shkembi, harrova te te tregoj per peshkun qe kishte ikur, e kete harres nuk ma solli kush tjeter vecse shejtani. Peshku mori rrugen per ne dete ne menyre krejtesisht te habitshme. Profeti Musa a.s. i tha: Ai eshte vendi qe ne po kerkojme! Dhe u kthyen qe te dy rruges se tyre prej nga kishin ardhur. (El Kehf; 61-64) Kur u kthyen tek shkembi , aty gjeten nje burr me nje xhybe, Hidrin a.s. Profeti Musa a.s. e pershendeti me selam. I habitur Hidri a.s. i thote: A ka nga vendi yt pershendetje te till? Profeti Musa a.s. i thote: Une jam Musai! Hidri a.s. i tha: Musai i Bijve te Israilit? Profeti Musa a.s. i tha: Po, dhe kam ardhur tju takoj dhe te mesoj nga ju, ndaj a mund te vi me ju qe te me mesosh dicka nga urtesit dhe dija juaj?! Hidri a.s. i thote: Nuk do jesh ne gjendje te kesh durim dhe permbatje! Si mund te kesh durim per nje gje qe nuk e di? Musai a.s. i tha: Ne dasht Allahu do jem i duruar dhe nuk do ju kundershtoj per asnje gje. Hidri a.s. i tha: Atehere nese do udhetosh me mua, nuk do me pyesesh per asnje gje, derisa une ti shpjegoj. Keshtu vazhduan te dy bashke derisa hypen ne nje anije. Kur hypi ne anije Hidri a.s. i beri nje vrim anijes, dhe profeti Musa a.s. nuk duroj dhe e pyet: E shpove qe te mbyten njerzit e anijes? Kjo eshte nje pune e keqe! Hidri a.s. i tha: A nuk ju thash se nuk do jesh ne gjendje te durosh udhetimin me mua? Profeti Musa a.s. i tha: Harrova, prandaj mos me qorto! Dhe vazhduan udhetimin derisa ne rruge takuan nje djale te cilin Hidri a.s. e mbyti. Perseri Profeti Musa a.s. i tha: Mbyte nje te pafajshem! Kjo eshte e ndaluar! Hidri a.s. i tha: A nuk ju thash se nuk do jesh ne gjendje te durosh udhetimin me mua? Profeti Musa a.s. i tha: Nese te pyes edhe nje here pas kesaj, atehere mos me merr me vete! Vazhduan udhetimin derisa arriten tek nje qytet prej te cileve kerkon ushqim per te ngren, por ata nuk i dhen asngje gje. Pastaj qe te dy vijuan rrugen dhe ne te dal te qytetit gjeten nje mur gati ne shembje dhe Hidri a.s. filloj ta rregulloj ate. I habitur profeti Musa a.s. i thote: Sikur te kishe dashur do u merrje shperblim per kete. Hidri a.s. i tha: Tani eshte koha qe te ndahemi bashke. Po ashtu do te te shpjegoj urtesite e ndodhive per te cilat nuk arrite te duroje. Hidri a.s. i thote: Sa i takon anijes, ajo ishte e disa njerezve te varfer qe punojne ne det, une doja ta beja me difket pasi ishte nje mbret qe i merrte anijet me force, dhe kur ai do ta shikonte anije ne ate gjendje , ai nuk do merrej me te. Sa i takon djalit qe mbyta, prinderit e tij ishim besimtar ne Allahun dhe ato kishin frike se mos ai do u shkaktonte atyre vuajte e dhimbje, keshtuqe Zoti deshiroj qe ato te nderohen me nje djal me te mire, me te drejte dhe me te dashur per prinderit e tij. Sa i takon murit qe ngrita, posht murit tij ndodhet nje thesar qe babai i tyre besimtar e ka fshehur per femijet e tij, nese nuk do e rrefulloja, thesarin do e merrnin te tjeret, ndaj Allahu deshiron qe une ta rregulloja murin me qellim qe jetimet te marrin ate qe eshte e tyre kur te rriten. Gjithe keto nuk i bera ne koken time! Keto ishin shpjegimet dhe urtesia e ngjarjeve qe ti o Musa nuk durove! (El Kehf;66-82)
Kur profeti Muhammed a.s. ka folur mbi kete udhetim ka thene: "Jer hamullahu Musa, levedid na lev sabra hat'ta jukas-sa alejna min emri hima" dmth: "Kisha dasht qe Profeti Musa a.s. te duronte, qe Allahu xh.sh. te na mesonte edhe me shume ndodhi te tjera!" (Buhari) (4)

Gjate udhetimi tregohet po ashtu se: "Ne cepin e anijes ulet nje harabel i cili me sqepin mori uj nga deti. Hidri a.s. qe po e shikonte veprimet e harabelit i thote profetit Musa a.s; Dija ime dhe dija jote ne krahasim me dijes se Allahut xh.sh. eshte aq uje sa merr nga deti me sqepin e tij ky harabel." 

Kur profeti Musa a.s. e kuptoj se nuk do mund te udhetoj me Hidrin a.s. i thote; Mund te me japesh ndonje keshille qe do me afroj me Allahun xh.sh. edhe pasi te ndahem nga ti?!
Hidri a.s. i tha:
- "O ti qe kerkon dituri! Dije qe aiqe flet , lodhet me pak se ai qe degjon, prandaj kur te flasesh mos u bej i bezditshem ndaj tyre qe te degjojne!"
- "Dije se zemra eshte nje enë, ndaj ki kujdes se me çfare e mbush ate!"
- "Ruaju kesaj bote, sepse ajo nuk eshte shtepia jote e as vendqendrimi i perhershem yti, sepse ajo eshte mjet per jete dhe per furnizim per njerezit deri ne diten e Gjykimit."
- "Shpirtin gezoje me durim pasi do te ruaj nga gjynahet."
- "Nese deshiron dituri, atehere perkushtoja asaj, ngase ajo i takon atij qe i perkushtohet!"
- "Mos fol pa kujdes pasi te folurit e tepert tregon te metat ne dituri duke treguar keshut budallallek."
- "Ji i matur ne çdo gje, sepse ajo eshte rruga e drejte qe te dergon tek suksesi."
- "Largoju te paditurit, dhe nga ajo me te cilen merret ai."
- "Shmangu budalles, sepse te shmngurit e tyre eshte stoli e njerezve te ditur."
- "Ne te ofendon injoranti, hesht duke u shmangur nga ai."
- "Mos hap dyer te cilat nuk di ti mbyllesh, dhe mos mbyll dyer , te cilet nuk di ti hapesh."
- "Nuk mund te jete modest ai qe eshte i dhene mbas kesaj bote, te tillet ankohen per gjendjen e tyre, madje fajsojne Allahun per rriskun e caktuar."
- "Nese meson diçka, meso qe te punosh sipas saj, dhe jo vetem sa per tia treguar ate dije te tjereve, pasi kjo per ty eshte shkaterrim ndersa per te tjeret eshte drite."
- "Le te jet petku yt devotshmeria dhe modestia, ndersa dituria dhe dhikri (kujtimi, ibadeti) ndaj Allahut te jete e folura jote." etj
Pastaj Hidri a.s. i tha: O Musa! Une ti dhash keshillat e mija nese do mundesh ti mbash mend! Kur profeti Musa a.s. degjoj keto urtes iu mbushen syt me lot dhe fillon te falenderoj Allahun xh.sh. (5)


Ju mund te lexoni: Jeta e Profetëve

Pergatiti
Gezim KOPANI

____________
1. Nga; https://islamansiklopedisi.org.tr/hizir/ 
2. Disa kan dhene mendime si Hidri a.s. eshte gjalle. Disa thone se: Hidri a.s. tek vendi ky bashkohen dy detet ka gjet ujin Jetedhenes (Ab'i hajat) , nga ku mendohet se dhe peshku kur ra ne kontakt me te u gjall dhe me pas kaloj ne dete (Buhari tefsiri i sures Kehf, 4727 dhe Tirmidhi tek Tefsirul Kur'an, 18). Bazur ne kete disa thone se: Per shkak se Hidri a.s. piu ujin jetedhenes , Allahu i ka dhene jete deri ne diten e kijametit. Madje disa e lidhin ngjarjen e daljes se Dexhalit i cili kur ti arrin afer qytetit te Medines do i dal perpara nje njeri i cili do i thote: Ju jeni Dexhali, Dexhali do e mbys dhe do e ringjall duke i then: Beson se un jam Zoti yt? por ai do i thote; Jo, ju jeni dexhali, dhe dexhali perseri do te tentoj ta mbys, por Allahu nuk do e lejoj. Per njeriun qe do i dal para dexhalit thone se do jet Hidri a.s. (Muslim 7375 tek Fiten) 
3. Kjo ngjarje eshte treguar nga profeti Muhammed a.s. e transmetuar Ebu Umame r.a. ku Muhammedi a.s pyet shoket: Deshironi tju tregoj dicka mbi Hidrin a.s ? dhe me pas tregon ndodhin e siper shenuar.
4. Hidri a.s. e ke pyetur profetin Musa a.s.: Cfare deshiron? Musai a.s. i ka thene: Erdha qe te me mesosh edhe mua dicka prej dijes udhezuese qe te eshte dhen ty! Hidri a.s. i thote: A nuk te mjfaton Teurati qe ke ne duar? Ti ke dije nga dija e Allahut qe Ai (Allahut) ta ka mesuar ty, e une ate dije nuk e di. Edhe une kam nje dije nga dija e Allahut qe Ai (Allahu) ma ka mesuar mua, dhe ti nuk e di. Dhe profeti Musa a.s. i tha: A mund te vije me ju, qe te me mesosh nje dije qe te me ndihmoje ta gjej te drejten? Hidri a.s. i tha:Ti nuk mud te besh durim me mua! E si mudn te durosh pa pytur para ndodhive apo dickaje per te cilen nuk di asgje?! Profeti Musa a.s. i tha: Ne dasht Allahu do jem i duruar dhe nuk do ju kundershtoj apo pyes! Hidri a.s. i tha: Nese do vish me mua nuk do me pyesesh per asnje gje, dersai te ta shpjegoj vet une ate. Teksa Musai a.s. dhe Hidri a.s. ecnin buze detit shikuan nje anije dhe u kerkuan atyre te anijes qe ti merrnin me vete. Ata te anijes e njihnin Hidrin a.s. dhe i moren menjehere. Pasi hyn ne thellsin e deti Hidri a.s. shkuli nje derras te anijes. Musai a.s. i tha: Mos deshiron te mbysesh njerzit e kesaj anije?(Buhariu) ... dhe historia vijon sic eshte pershkruar mesiper
5. Keto keshilla kan kaluar nga Iben Asakiri, ndersa disa te tjere thone se keto jane thene nga El Misriu i cili i ka thene keto duke i quajtur te sajuara. Allahu xh.sh. e di!