January 06, 2022

Kush është Dhulkarnejni dhe Jexhuxh Mexhuxhët ?

Tabllo ilustruese e cila pasqyron; Lart Dhulkarnejni me bashkepuntoret e tij 
dhe poshte dy fiset e burgosur brenda tokes Jexhuxh dhe Mexhuxhet (Gog dhe Magog)

Mbreti Dhulkarnejn

Dhulkarnejn eshte pseodonim (nofke) e nje mbreti mysliman i njohur ne Kur'anin e bekuar per sundimin e tij nga lindja ne perendim. Ai ishte jetim nga baba dhe u rrit nga nena e tij i shendetshem dhe me besim te forte ne Allahu xh.sh. Qe i vogel, por edhe kur arriti moshen e pjekurise ai dallohej per drejtesin, çiltersin dhe ibadetin e tij ndaj Allahut xh.sh. ndaj ai ishte i dashtuni i Allahut xh.sh.
Ne Kur'an ky mbret i drejte qe ka sunduar te gjithe njerezimin dhe i cili posedonte nje ushtri te jashzakonshme nuk permendet me emer te perveçem por me nofken e tij te quajtur Dhulkarnejn. Nese do marrin ne tersi kete fjale, pra Dhulkarnejn mesojme se vjen prej gjuhes arabe qe nese perkthehet ne menyre shabllone do te thote dy brire. Disa thone se; Dhulkarnejni kishte zakon te vendosnte ne koke nje kurore prej bronzi e cila kishte dy brinje nga ku u quajt Dhulkarnejn. Ndersa mendimet me te pranuara gjersisht ne boten islame jane; Dhulkarnejn ka pas flok te gjata dhe ai i lidhte floket me dy gersheta. Nje mendim tjeter eshte: Quhet Dhulkarnejn pasi sundimi i tij ishte i shtrire nga lindja ne perendim te diellit. Nje shpjegim tjeter i fjales Dhulkarnejne eshte e ndare ne tre fjale; 1. Dhul , 2. Karn dhe 3. Ejn. Me fjalen Dhul  kuptohet; Zoterues (sundues i botes , tokes) , me fjalen Karn kuptohet; Kohe (pra ka mundur te perdor hapsira te ndryshme kohore) dhe me Ejn kuptohet: Dy (pra lindjen dhe perendimin). Po ashtu ka edhe shpjegime te tjera ku studiuesit kan studjuar shkronjat si; shkornjat DHU cper domethenjen qe ka dhe cfare kuptimi ka kur ajo bashkohet me pjesen KARNEJN etj.(3)
Nese do bashkohen, do kuptojme se fjala Dhulkarnejne eshte; Poseduesi i dy koheve (pra ka zoteruar dy dimensione).
Mbi origjinen e Dhulkarnejnit jane dhene mendime te shume si p.sh; Disa thone se ka qene prej romakeve, disa thone prej lindjes se mesme, ndersa disa thone se ai eshte Aleksandri i madh (Aleksandri i Maqedonis) (1), por Aleksandri i madh nuk ka qene mysliman. Jan disa qe lidhin me kinezet pasi ato ne kulturen e tyre kan lidhjen e flokeve ne dy gersheta (bistek).
Parvarsisht ketyre mendimeve mbi orgjinen e tij, e rendesishme eshte fakti se Allahu xh.sh. kete mbret e permend ne Kur'an vetem me psedonimin , pra Dhulkarnejn. Nga ajetet Kur'anore kuptohet qare se Dhulkarnejni ka qene i devotshem ndaj ibadetit dhe dhikrit te Allahut xh.sh. Keshtu Allahu i mundesoj atij posedimin e nje sundimi dhe force te jashtzakonshme mbi siperfaqen e tokes duke sunduar dhe poseduar çdo gje mbi siperfaqen e saj.
Allahu xh.sh. thote:
"Te pyesin ty per Dhulkarnejnin, thuaj: Une do t'ju rrefej diçka nga historia e tij. Sigurisht qe Ne vendosem ate (Dhulkarnejnin) ne toke dhe Ne i dham atij rruge e mjete per te arritur çdo gje." (El Kehf; 83-84)
Sa i takon madheshtise se sundimit te Dhulkarnejnit kemi nje trasmetim nga Ukba bin Amir dhe Xhelal ed din es Sujuti qe kane thene: Nje dite teksa isha me Profetin Muhammed a.s. dhe dola nga shtepia, jasht ishin disa ithtar te librit qe me thane: Duam te takojme Muhammedin a.s. pasi deshirojme ti bejme disa pyetje! Pasi njoftova Profetin a.s. dhe ata hyn brenda, Muhammedi a.s. u tha: Nese deshironi te flas une i pari, apo beni ju te paret pyetjen dhe une pastaj tju pergjigjem? Ata thane; Vazhdoni ju i pari! Muhammedi a.s. tha: "Keni ardh te me pyesni per Dhulkanejnin, nje djalosh nga Rumët qe ju dha pushtet, mbreterimi dhe i cili me pushtetin e tij arriti deri ne bregun e tokes se Egjipit. Aty ai ndertoj nje qytet qe i thone Aleksandrije. Kur e perfundoj qytetin Allahu i dergon nje melek i cili e merr Dhulkarnejnin duke e ngrit ne qiell dhe e pyet Dhulkarnejnin: Çfare shikon?Ai tha: Shikoj qytetin tim dhe disa qytete te tjera! Pastaj meleku e ngriti edhe me larte dhe pyeti perseri: Çfare shikon? Tani qyteti im eshte perzir me te tjeret! Pastaj meleku e ngriti edhe me lart dhe duke i bere te njejten pyetje, dhe Dhulkarnejn i thote: Tani shikoj vetem qytetin tim! Ne kete moment meleku i thote: Kjo eshte toka (e gjithe toka) dhe Allahu deshiroj qe ta shikosh (nga kjo lartesi) pasi Allahu xh.sh. te ka dhuruar sundimin e saj. Prandaj ec ne toke dhe udhezoj njerezit!"
Allahu xh.sh. thote:
"Keshtu ai (Dhulkarnejni) ndoqi nje rruge derisa arriti vendperendimin e diellit (vendin me te larget ne toke qe mundi te shkoj), ai arriti ne nje vend ku buronte uje i zi i trubulluar (apo i nxehte) dhe aty prane gjeti nje popull qe banonte. Ne i thame; O Dhulkarnejn! Ose ndeshkoji , ose sillu me miresi ndaj tyre (udhezoj)." Ai tha; Ata qe nuk besojn Allahun , qe ben padrejtesi, ne do ta ndeshkojme ate dhe pastaj ai do te kthehet tek Allahu i Cili do ta ndeshkoje ate me denim te ashper. E ata qe besojne Allahun dhe qe punojne me drejtesi, ai do te kete shperblim te madh, ndersa nga fjalet e buta e drejtuese qe do t'i themi do ta kete rrugen e lehte per ne xhennet." (El Kehf; 85-88)
Kur lexojme historin islame dhe jo vetem, mesojme se bota ka njohur kater sundimtar te medhenje.(2) Dy jane mysliman dhe dy nuk jane mysliman. Keto sundimtar jane: Dhulkarnejni, Profeti Sulejman a.s. , Nemrudi dhe Buhtunnasar. Sigurisht dy te paret jane mysliman ndersa dy te fundit jo. Mbreteria apo sundimi i Dhulkarnejnit lidhet direkt me jetet tona pasi me ndihmen Allahut xh.sh. Dhulkarnejni ka bere mbylljen ne brendesin e tokes te dy fiseve me te reziksheme per njerzimin, Jexhuxhet dhe Mexhuxhet (Gog dhe Magog), per te cilet do flas pak me poshte.
Per Dhulkarnejnin Kur'ani i bekuar permend tre udhetime qe ai ka bere ne toke;
1. Ne perendim. 
Ne perendim Dhulkarnejni gjeti nje popull i cili banonte prane nje uji te nxehte. Ata nuk ishin ne rrugen e Allahut dhe per kete Dhulkarnejni i ftoj qe te besojne Allahun xh.sh. ose ne te kunderten do ju denoj. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Keshtu (Dulkarnejni) vazhdoj rruen derisa arriti ne vendperendimin e diellit. Aty shikoj qe dielli perendonte ne nje vend ku buronte uje i zi i turbulluar (i nxehte) dhe aty prane gjeti nje popull qe banonte aty. Ne i tham: O Dhulkarnejn! Ose ndeshkoji, te udhezohen , e nese udhezohen , ti sillu me miresi ndaj tyre." (El Kehf; 85-86) 
2. Ne lindje. 
Kur arriti tek nje popull i pazhvilluar te cilet nuk kishin shtepi dhe te cilet banonin ne shpella dhe ishin te paveshur. Per kete popull Allahu xh.sh. thote"Pastaj (Dhulkarnejni) beri udhetimin tjeter per nga lindja. Derisa arriti tek vendi ku lindte dielli (vendi me i larget ne lindje) dhe shikoj se dielli lind te nje popull te cileve Ne (Allahu) nuk e patem dhuruar mbulese per t'u mbrojtur nga dielli." (El Kehf; 89-90)
3. Udhetimi deri tek dy malet shkembor. 
Ky udhetim eshte nder me te permendurit pasi ka te bej me dy fise jashzakonisht te kqinje dhe shkaterrues, pra Jexhuxh dhe Mexhuxhet te cilet Dhulkarnejni i burgosi mes brendesive te dy maleve. Jexhuxh dhe Mexhuxhet e burgosur ne brendesin e tokes do jetojn dhe do shumohen aq sa nje femer e tyre nuk vdes pa lind deri 1000 jexhuxh e mexhuxh. Ata vazhdimisht do germojne per te depertuar apo prish murin e ndertuar nga Dhulkarnejni me qellim fitimin e liris por nuk do ia arrin dot derisa sa njeri nga ato do permend nje fjale te madhe , e cila do jete kodi qe do u mundesoj lirin e tyre. Dalja e Jexhuxh dhe Mexhuxheve eshte nje nga 10 shenjat e medha te Kijametit. Ata do dalin pasi profeti Isa a.s. ka vra dexhalin.
Kur Dhulkarnejni duke udhetuar me ushtrin e tij arriti mes dy malesh gjeti aty nje popull prej te cileve me veshtirsi arriti ti kuptonte.(4) Ky popull ishte jashtzakonisht i lodhur duke luftuar dy fiset Jexhuxh dhe Mexhuxh. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Pastaj (Dhulkarnejni) u nis per ne rrugen tjeter. Derisa arriti mes dy malesh.  Ai (Dhulkarnejni) gjeti aty prane nje popull qe mezi kuptonin ndonje fjale (kuptoheshin me veshtiresi me ta). Ata i thane: O Dhulkarnejn! Me vertet Jexhuxhet dhe Maxhuxhet po na bejne shume te keqija e fatkeqesi ne toke. A te paguajme ty nje pagese (takse, detyrim) me qellim qe ti te mundsh te ndertosh nje penges (mur) te pakalueshem mes nesh dhe atyre? Ai (Dhulkarnejni) tha: Ajo qe me ka dhene Allahu im eshte me e mire sesa pagesa (apo shperblimi) juaj, keshtu qe me ndihmoni me fuqi puntore qe keni dhe une do ndertoj mes jush dhe atyre nje penges (mur) te pakalueshem."(El Kehf; 92-95)

Dhulkarnejni zbulon ate se çfare ka nen dete

Disa kan thene se Dhulkarnejni a.s. Allahu i kishte dhene mundesin e komunikimit te gjere. "Nje here Dhulkarnejni kishte hypur ne kodren Kaf dhe nen te kishte shiku disa kodrina te vogla dhe e kishte pyetur ate: Cfare je ti? Kodra i ka thene: Une jam kodra Kaf! Po keto kodrina rreth teje cfare jane? Ajo i thote: Keto jane damaret e mije dhe se nuk ka vend apo qytet ne te cilin te mos shkojne damaret e mij. Kur Allahu xh.sh. deshiron qe te ndodh termet (Zezel, dridhje) ne nje vend te caktuar, une jap urdher damareve te mije te cilet levizin , dridhin , bejne termet vendin qe Allahu xh.sh. ka caktuar. Dhulkarnejni e pyet: Do me tregosh Madheshtin e Allahut !? Kodra Kaf i thote: Allahu xh.sh. eshte aq i Madhe saqe nuk mund ta pershkruaj! Dhulkarnejni a.s. i thot; Te pakten me trego dicka qe edhe une te krijoj nje mendim, apo ide! Kodra Kaf i thote: Ne mua eshte nje vend , siperfaqja e te cilit eshte sikurse 500 vjet distance qofte ne gjersi qofte edhe ne gjersi dhe e gjitha eshte e mbuluar me debore. Sikur ajo te mos ishte une do te digjesha prej nxehtesise se xhehenemit." (Vehb b. Munebbeh) Ndersa Abdullah b. Amri trasmeton se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Askush te mos udhetoj neper dete (pa donje arsye) perveç haxhiut dhe ai qe do bej umre pasi nen dete ka zjarr." (Tirmidhi 3241 dhe Ibn Mubareku )

Jexhuxh dhe Mexhuxhët (Gog dhe Magog)

Populli u gezua jasht mase per ndihmen qe Dhulkarnejni u beri ne mbrotje nga demet e Jexhuxh dhe Mexhuxheve. Keshtu ata sebashku me Dhulkarnejnin dhe ushtrin e tij filluan ndertimin e pengeses (apo murit) i cili do pengoj-largoj trazirat e Jexhuxh Mexhuxheve.(5)
Disa thone se fjala Jexhuxh dhe Mexhuxh nuk jane emra arab, e disa thone se jane, por nese do marrim si fjale arabe do kete kuptimin e: U ndez zjarri, e disa thone se ka kuptimin e; uji i kripur shume. Disa te tjere thone se ka kuptimin e; shpejtesia e armikut, ndersa nje mendim tjeter eshte; Veshtrim i njeri tjeterit.
Disa studiues islam thone se; Jexhuxh dhe Mexhuxhet jane pasardhes te Ademit a.s. dhe disa thone se jexhuxhet dhe mexhuxhet erdhen ne jete kur profeti Ademi a.s. ishte ne gjume... Ndersa disa te tjere thone; jexhuxhet dhe mexhuxhet jane pasardhes te Nuhut a.s. Gjithsesi pika ne te cilen te gjithe jane dakortesur eshte se: jexhuxhet dhe mexhuxhet jane pasardhes te Jafetit apo Jafethi prej te cilit jane dolen; sllavet, turqit dhe jexhuxh dhe mexhuxhet.
Jafeti eshte njeri nga djem e profetit Nuh a.s. Gjithsesi i derguari i Allahut xh.sh. Muhammedi a.s. ka thene: "Jexhuxh dhe mexhuxhet jane prej bijeve te Ademit. Kur ato do lejohen te dalin ne toke, do shkaterrojne jetesen e njerezve. Asnjeri prej jexhuxh dhe mexhuxheve nuk vdes pa len pas 1000 pasardhes." (Hakemi)
Jexhuxhet dhe Mexhuxhet jane dy fise , pra Jexhuxh dhe Mexhuxh. Sipas Ibn Haxheri brenda tyre jane tre lloje: 1. Nje grup qe kane trup te madh, 2. Nje grup qe kan trup pak me te vogel se te paret dhe 3. Grupi i trete qe kan vesh te gjate, aq sa ne njerin vesh mund te ulen mbi te dhe me tjetrin te mbulohen. Jexhuxh dhe Mexhuxhet jane rrac agresore, e pazhvilluar, dhe jashzakonisht shkatrruese dhe vrastare aq sa njeriu nuk mund ti luftoj dot. Njeriu i pare Ademi a.s. ka qene i gjate, ashtu edhe pasardhesit e tij, por me kalimin e brezave njerzit jane zvogeluar. E them kete se, ne fillim jexhuxhet dhe mexhuxhet hasen rezistencen e nje populli te cilet kan luftuar mes dy maleve me jexhuxh dhe mexhuxhet, ky popull ishin drejt shurjes  dhe nuk jetonin gjate pasi jexhuxhet dhe mexhuxhet ishin te shumte ne numer dhe jashtzakonisht te forte. Pikerisht ne kete kohe te veshtir per kete popull luftarak u vjen Dhulkarnejni dhe kur shikuan ushtrin dhe forcen e tij i kerkuan ndihme per te luftuar jexhuxh dhe mexhuxhet. Dhulkarneneji pranon duke u thene: Me sillni blloqe hekuri me te cilin te ndertojm mes ketyre maleve nje mur te madhe dhe i cili do jete i pa depertueshem per ta. Per kete Allahu xh.sh. thote: "...Une (tha Dhulkarnejni) do ndertoj mesj jush dhe atyre nje pengese te pakalueshme. Me sillni blloqe hekuri, pastaj kur  (Dhulkarnejni) e mbushi gryken mes dy maleve shkembore tha: Fryni (zjarrit) derisa i nxehu fort (hekurin) e pastaj tha: Me sillni baker te shkrire per ta derdhur mbi ta. Keshtu ata (Jexhuxh dhe Mexhuxhet) ishin te pafushqishem per tu ngjitur ose per ta shpuar murin (me qellim kalimin e tij). Dhulkarnejni tha: Kjo eshte meshire prej Zotit tim, por kur te vije premtimi i Zotit tim, Ai do ta sheshoje kete mure per toke dhe Premtimi i Zotit tim eshte gjithnje i vertete." (El Kehf; 95-98) 
Qe ne fillim jexhuxhet dhe mexhuxhet nuk i donin njerzit, por urretja ndaj njerezve do shtohet edhe me shume kur mesojne per kerkesen e pupullit i cili i kerkoj Dhulkarnejnit burgosjen e jexhuxh dhe mexhuxheve, gje e cila do jete shkak per sulmimin e njerezve kur ato te lirohen.
Per shkak te pozites qe Allahu xh.sh. i kishte dhene Dhulkarnejnit , si dhe te mjeteve qe ju dhuruan atij ti perdor, jexhuxh dhe mexhuxhet nuk kishin asnje mundesi te luftonin me Dhulkarnejnin. Disa thone; Gjate ndertimit te murit, jexhuxh dhe mexhuxhet te deshperuar shikonin njerezit me urretje dhe pamundesi per tju kunderpergjigjur. Keshtu jexhuxh dhe mexhuxhet me drejtuesin e tyre u betuan se do punojme pa ndalur derisa ta shpojme dhe te arrim lirin tone. Mirepo ata prej dites qe u burgosen nuk kan mundur ta prishin (depertojne) murin, por do vije koha kur ata do hapin nje vrim sa nje unaz dhe do ndodh kjo ata do gezohen shume, dhe i pari i tyre do u thote: Uluni dhe pushoni se neser do vazhdojme perseri. Edhe pse ato shume here arrinin deri ne krijim e nje vrime sa nje unaze, apo germimim sa gati nuk dalin por kur zgjohen te nesermen e gjej vrimen apo germimin e mbyllur. Hapja e vrimes se pare ne mur ka ndodhur ne kohen e profetit Muhammed a.s. i cili kishte hyre nje dite mjaft i shqetesuar tek Zejnebi e bija e Xhahshit duke thene: "La Ilahe IlAllah" dmth; "Nuk ka zot tjeter perveç Allahut!" mjer per arabet (njerezimin) nga e keqja qe u eshte afruar. Sot tek muri (bllokada, apo pengesa) e Jexhuxh dhe Mexhuxheve eshte hapur nje virm kaq (duke treguar rrethin e unazes se gishtit te madh apo kishtit tregues te dores). Zejnebi tha: O i derguari i Allahut! Do shkaterrohemi nderkohe qe ne mesin tone ka njerez te mir? Muhammedi a.s. tha: Po! Nese shtohet e keqja." (Buhariu dhe Muslimi)
Nga hadithi tregohet qarte se sa afer jane jexhuxh dhe mexhuxhet per daljen ne siperfaqen e tokes. Interesant eshte fakti se; Ne njeren ane njerezit shtojne zullumet dhe punet e kqia , d.m.th vet njerezimi do shpejtojne kohen per daljen e jexhuxh dhe mexhuxheve, dhe nga ana tjeter jexhuxh dhe mexhuxhet per shkak te numrit jashzakonisht te madhe te tyre (i cili vetem nga nje femer e tyre shtohen 1000 te tille) por edhe per shkak te urise, babezise dhe rritjes se urretjes ndaj njerezve do shtojne perpjekjet e tyre per depertimin e murit. Ata do mund te dalin kur njerezit nuk do pysin me per haramin, imoralitetin etj. Dhe per shkak te gjynaheve te medha, Allahu do nderpres njerezve bereqetin e Tij nga qielli. Pastaj do dal dexhali i cili do mbytet nga Profeti Isa a.s. Ne kete kohe tokes do filloj ti kthehet bereqeti pasi do jetoj profeti Isa a.s. Deri ne kete kohe Jexhuxhet dhe Mexhuxhet nuk do mund ta çajne murin derisa i pari i tyre te permendin fjalen çeles e cila me lejen e Allahut xh.sh. do u mundesohet dalja jasht. 
Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Çdo dite Jexhuxh dhe Mexhuxhet germojne murin (pengesen) dhe kur ata arrijne pothuajse pran çarjes se murit komandanti i tyre u thote: Kthehuni sepse do ta hapim neser. Por Allahu xh.sh. e rikthen murin ne gjendjen e me parshme , madje edhe me te forte. Kur jexhuxh dhe mexhuxhet te plotesojne kohen e tyre te burgimit apo denimit dhe kur Allahu xh.sh. do lejoje te dalin jasht ne siperfaqen e tokes, komandanti i jexhuxh dhe mexhuxheve do thote: Kthehuni, sepse InshaAllah (ne dashta Allahu) neser do prishim murin. Ata kthehen dhe te nesermen ndryshe me heret e tjera e gjejne çarjen e murit siç e kishin len te pa mbyllur. Ne kete moment ata do prishin bllokaden (murin) dhe do dalin para njerezve. Aq shume jane saqe do pijne te gjither ujrat nderkohe qe njerezit do largohen me nxitim prej tyre." (Tirmidhi, Iben Maxhe)
Siç shikohet nga hadithi mesojme se; Fjala "InshaAllah" do jete ajo fjala çeles e cila do u mundesoj prishjen e germimit qe jexhuxh dhe mexhuxhet i kan bere murit. Prandaj dijetaret islam ka thene: "Kur jexhuxh dhe mexhuxheve tju plotesohet koha e daljes, Allahu xh.sh. do bej qe komandati i tyre te thote fjalen çeles pra InshaAllah qe ato te mund ta çajne murin apo bllokaten e ndertuar nga Dhulkarnejni. Kur kjo te ndodh, do jete momenti qe profeti Isa a.s. do kete vra dexhalin. Ne kete kohe Allahu xh.sh. do njoftoj Isan a.s. qe te mbroj besimtaret e tij duke shkuar ne malin Tur.

Profeti Isa a.s. dhe Jexhuxh Mexhuxhet

Siç e permenda me siper Juxhuxh dhe Mexhuxhet me nje shpejtesi te madhe dhe shkak te liris , uris dhe urretjes si dhe te numrit jashzakonisht te madh te tyre, do mbushin çdo pellemb toke me perjashtim vendeve qe Allahu xh.sh. nuk do i lejoj depertimin e tyre. Aq te shume do jene ne numer saqe do mbushin çdo mal e fushe madje ata do mbushin token duke kacavirur njeri mbi tjetrin.
Allahu xh.sh. thote: "Dhe ate dite (kur jexhuxh dhe mexhuxhet do dalin), Ne do t'i leme te gufojne si valë deti mbi njeri-tjetrin (kaq shume do te jene) dhe pastaj do t'i fryhet Surit dhe Ne (thote Allahu) do t'i grumbullojme ata (kirjesat) te gjitha sebashku."(El Kehf; 99)
Ndersa ne suren Enbija Allahu xh.sh. thote: "Kur jexhuxh dhe mexhuxhet te lihet te lire dhe te kacavirren nga çdo fushe (lendin) e koder." (El Enbija; 96) Ne kete kohe toka do jete ne ditet e saj me te mira, do kete natyre te mrekullueshme, jeshil, uje, ushqime, qetesi te bollshme. Ky bereqet ishte pershkak se ne toke jetonte Profetit Isa a.s.  Ne kete kohe Jexhuxh dhe Mexhuxhet tmerrsisht te babzitur do i versulen tokes, ku nuk do lejn gje pa konsumuar e njerez pa mbytur, me perjashtim te atyre njerezve qe besojne Allahun xh.sh. dhe rregullisht i bejne ibadet Allahut xh.sh.
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur te dalin jexhuxh dhe mexhuxhet, Allahu xh.sh. do i tregoj profetit Isa a.s. duke i thene: Une kam nxjerr disa krijesa te Mia, kunder te cileve askush nuk ka mundesi te luftoj, prandaj merr besimtaret (ata qe Me besojne Mua (Allahun) dhe vendosu ne Tur (malin apo kodren Tur)." (Muslim)
Grupi i pare i jexhuxh dhe mexhuxheve (te cilet jane me te fuqishem se grupi i dyte) do jene te paret qe mund te ngopen me ujin, ushqimet e tokes. Ashtu do bej dhe grupi i dyte i tyre dhe ai i treti. Ata do gufojne drejt tokes turma turma jashzakonisht te shume ne numer saqe do pinje te gjithe ujrat, do konsmojne çdo ushqim te tokes.
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Jexuxh dhe Mexhuxhet do shfaqen para njerezve dhe do pijne gjithe ujrat. Njerezit do largohen (me nxitim) prej tyre." (Tirmidhi dhe Ibn Maxhe)
Studiuesit islam, jexhuxh dhe mexhuxhet do jene aq te shume ne numer saqe kur te shkojne tek deti i Taberiut (apo Tiberis) do e pijne gjith ujin e tij. Kur te arrij grupi i dyte apo i trete do thone: "Dikur ketu , ne kete vend ka pasur uj" (Muslim)
Per shkak te thatesires se madhe 3 vjeçare, e ndodhur para daljes se Dexhalit, toka do jetoj nje thatesir dhe te nxeht te madhe (disa thone; do kete goditje nga rrezatimi diellor) saqe do prishet i gjithe telekomunikacioni, satelitet, pajisjet intiligjente, armatimet, pra çdo gje, madje ne toke do luftohet per nje pik uje, per pak ushqim pasi toka per shkak te thatesires se madhe nuk do mbij me gje mbi siperfaqen e saj. E permenda kete, per te treguar pamundesin e njerezve ne perdorimin e armetimeve qe sot disponon pasi ato do jene shkaterruar dhe jexhuxh dhe mexhuxhet nuk do hasin rezistence.
Po ashtu nuk duhet te harrojme se raporti mes njerezve dhe jexhuxh mexhuxhet do jete jashzakonisht i zhdrejte. Pra do jete 1 njeri kundrejt 1000 jexhuxh mexhuxh. Pra, disfat e sigurt per njerezit, me perjashtim te njerezve qe i bejne ibadet Allahut xh.sh. do jene te mbrojtur.
Profeti Muhammed a.s. thote: "Jexhuxh dhe Mexhuxhet do vazhdojne te ecin ne siperfaqen e tokes derisa te arrijn ne Humer (ka pem te dendura)(6) i cili eshte nje mal ne Bejtul Makdis (Xhamia Aksa) dhe pastaj ata thone: Te gjithe ata (njerezit) qe ishin mbi toke i vram, tani te vrasim ata qe jane ne qiell."(Muslim)
Sa i takon mjeteve te luftimit , jexhuxhet dhe mexhuxhet nuk do jene te zhvilluar ne armatim, kjo per shkak te burgimit te tyre per nje kohe te gjate ne toke, per kete shkak ata nuk u zhvillan pasi bllokada e mbretit Dhulkarnejn ishte bllokim i gjithanshem. Kur te dalin jexhuxh dhe mexhuxhet do ken ne duart e tyre (ashtu siç kan pasur ne fillimet e tyre) shigjeta , pra arme primitive. Ne kete kohe komandati i tyre do u thote: Sot mbytem te gjithe ata qe ishin mbi toke (njerezit), por kjo nuk mjafton pasi do mbysim dhe ato qe jane ne qiell. Te gjithe jexhuxh dhe mexhuxhet do drejtojn shigjetat e tyre drejt qiell te cilat do i leshojne me urdherin e komandatit te tyre. Ne kete moment , qe jexhuxh dhe mexhuxhet te arrin kulmin e zullumit te tyre, Allahu xh.sh. do bej qe majat e shigjetave te kthehen me shenja gjaku. Kjo do jete koha qe Jexhuxh dhe Maxhuxhet do festojne sipas tyre fitoren mbi cdo gje, por ata nuk e dinin se ai gjak ishte thjesht nje ngjasim, dhe se afer tyre jeton nje grup njerezish ku ne ne mesin e tyre ndodhet nje Pejgamber i Allahut. Kur besimtaret qe ndodhen bashk me profetin Isa a.s. ne malin Tur te shikojne kete do i drejtohen Profetit Isa a.s. per ti bere lutje Allahu xh.sh. per shkaterrimin e jexhuxh dhe maxhuxheve. Per kete Profeti Muhammedi a.s. ka thene: "Pastaj jexhuxhet dhe mexhuxhet thone: Te gjithe ata qe ishin mbi toke i mbytem, tani eja te vrasim ata qe jane ne qiell. Ata (jexhuxh dhe mexhuxhet) do hedhin shtizat dhe shigjetat e tyre drejt qiellit dhe Allahu ua kthen ato te ngjyrosura me gjak." (Muslim) Ne nje hadith tjeter kemi se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "(Jexhuxh dhe Mexhuxhet) thane: I mposhtem banoret e tokes dhe fituam kunder atyre qe jane ne qiell dhe kjo me forcen dhe trimerin tone." (Tirmidhi, Iben Maxhe)
Ne keto çaste Profeti Isa a.s. sebashku me besimtaret e tjere do i drejohen Allahut xh.sh. me lutje. Per kete Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Profeti Isa a.s. sebashku me shoket e tij i luten Allahut xh.sh. (per shkaterimin e jexhuxh dhe mexhuxheve). (Allahu xh.xh. ua pranon lutjen) Allahu xh.sh. dergon mbi kokat e jexhuxh mexhuxheve Negafetet (lloj krimbi i cili u deperton ne koke) dhe jexhuxh mexhuxhet do bien te gjithe te vrare per toke si te ishte nje i vetem." ( Muslimi)
Para mendo, ne kulmin e gezimit, ne kulmin e fitoreve , Allahu xh.sh. shkaterroj jexhuxh dhe mexhuxhet, prandaj ky eshte mesim per njerezit qe mos te behen mendjemedhenje kur te arrin gjerat, te ken pasuri, pozit etj duke harruar Allahun xh.sh, perkundrazi duhet te falenderojn Allahun xh.sh. pasi ne kete bote jemi kalimtar dhe ajo qe do na bej dobi ne jeten e varrit, dhe boten tjeter, Diten e Gjykimit eshte ibadeti, dhikri qe i kemi bere Allahut xh.sh. punet e mira qe kemi bere per hir te Allahut xh.sh. dhe dashuria dhe miresia e Allahut xh.sh.
Kur Allahu xh.sh. te ket mbyt jexhuxh dhe mexhuxhet profeti Isa a.s. sebashku me shoket dhe besimtaret do fillojne te ecin ne toke, por ata do e kete te  veshtir pasi nuk do kete pellemb toke qe nuk do kete kufamat e jexhuxh dhe mexhuxheve. Prandaj ato do i kerkojne profeti Isa a.s. qe ti bej Allahu xh.sh. lutje per pastrimin e tokes, dhe ashtu do ndodh. Profeti Muhammed a.s ka thene: "Isai a.s. sebashku me shoket e tij i luten Allahut xh.sh. dhe Allahu xh.sh. do dergoj shpend (te medhenje) si qafat e devese, te cilet i marrin kufamat e jexhuxh dhe maxhuxheve dhe i hedhin atju ku Allahu xh.sh. deshiron." (Muslim) Pas kesaj do shfaqet edhe nje problem tjeter, me largimin e kufomave do mbizoteroj mbi siperfaqen e tokes nje arome jashtzakonish e keqe, aq sa njerezit e asaj kohe do e kene pothuajse te pamundut te marrin fryme. Keshtu ata do i kerkojne Profetit Isa a.s. qe ti bej lutje Allahut per pastrimin e tokes e ajrit, dhe ashtu do ndodh. Pas lutjes se profetit Isa a.s. dhe besimtareve , Allahu xh.sh. do leshoj nje shi i cili do pastroj gjithe siperfaqen e tokes. Pas kesaj tokes do i i kthehet edhe nje here qetesia , bereqeti dhe bolleku, aq sa te gjitha kafshet, lopet etj do gezojne shendet te madh dhe do jene te shendoshta dhe do japin bereqet (qumesht) shume. Per kete thote Profeti Muhammed a.s.: "Pasha Allahun ne doren e te Cilit eshte shpirti i Muhammedit ! Ne ate kohe kafshet shendoshen, mbushen plot qumesht etj." (Tirmidhi, Ibn Maxhe)
Pas kesaj do vdes profeti Isa a.s. dhe me pas njerezimi do harrojne adhurimin e Allahut aq sa do bejne gjynahe te jashtzakonshme, shume te medha duke realizuar keshtu shenjat e medha te kijamit nga ku do vije fundi i botes.

Pergatiti
Gezim KOPANI


__________
1. Aleksandri i Madh (Aleksadri i Maqedonise) ka lindur nga Filipi i dyte dhe Olimpia. Pas vdekjes se babait te tij ne moshen 20 vjecare Aleksandri u be mbret. Pas nje kohe jo shum te gjate niset per pushtimin e disa vendeve. Pasi kaloj Trojen, Stambollin (Se shpejti per qytetin e Stambollit do ju paraqes nje shkrim te zgjeruar) etj,  thuhet se diku ne bregun e detit te Marmarase u ndesh me ushtrin e Persise te cilen e mundi. Me pas ai arriti te shtrij sundimin e tij deri ne Azi. Gjate sundimit te tij Aleksandri arriti te shkoj ne Egjipt ku prane lumit Nil ngriti qytetin e tij te cilin e quajti Aleksandri/Aleksandrije. Aleksandri i madh pasi pushtoj gjithe Azin arriti ne Persi, Indin derisa ne moshe mjafte te re 33 vjec pushtoj edhe Babilonin ku edhe vdiq. 
2. Sundimtari apo mbreti i fundit qe bota do perjetoj dhe i cili eshte permendur para se te vij eshte imam Mehdiu i cili vendqendrimin kryesor te tij do e ket kryesish ne vendet ku kan ndodhur ngjarjet e Pejgambaereve te me parshem si Damasku, ku ne namazin e sabahut do bej imam dhe pas tij ne xhemat do kete Profetin Isa a.s. i cili do kete zbrtiur ne toke dhe do vras Dexhalin dhe do rikthej drejtesin nepermjet Kur'anit.
3. Ju sugjeroj te lexoni: https://islamansiklopedisi.org.tr/zulkarneyn
4. Disa studiues thone: Ngjarja e mbretit Dhulkarnejn ka ndodhur rreth 4000 vite me pare. Sa i takon vendodhjes se murit te ngritur nga Dhulkarnejn ka disa qendrime. Disa thone se ky mur (dhe dy malet) ndodhet diku ne Azerbarxhan afer liqenit Kaspik. Ndersa disa te tjere thone; Muri i ndertuar ndodhet ne Uzbekistan. Megjithate tek Buhariu kemi hadithin i cili tregon: "Nje dite , nje burre i thote profetit Muhammed a.s.; O i derguari i Allahut! Une kam shikuar murin (e mbretit Dhulkarnejn) i cili duket si nje xhybe me vija te bardha e te zeza (apo te kuqe)! Muhammedi a.s. i tha: "Vertet ti e ke shikuar ate!" (Buhari 6/381)
5. Jexhuxh dhe Mexhuxhet jane dy fise dhe vine nga njeri, nga nje djal i profetit Nuh a.s. Siç dihet ne varken e Nuhit a.s. kan hypur tre djem te quajtur; Sami, Jafethi dhe Hami te cilet po ashtu kan pasur nga tre djem. Sipas historise islame prej Samit jane; arabet, persianet, bizantinet. Nga Jafethi jane sllavet, turqit dhe jexhuxh mexhuxhet ndersa nga Hami jane; Koptet, njerezit me ngjyre etj
6. Disa studiues islam thone se mali El Humer eshte mal i dendur me pyje dhe ky vend do sherbej per fshehjen per nje grup besimtaresh te Allahut xh.sh.

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com