Gentian Thaçi (1982-2011) |
Gentian Ramiz Thaçi ka lindur ne fshatin Trun te rrethit Puke me 29.05.1982. Ai u rrit ne nje familje intelektuash. Me date; 01.09.1988 filloj klasen e pare ne shkollen 8-vjeçare te fshatit Trun.Ne vitin 1993 fillon shkollen 8 vjeçare ne Shenavlash te Durresit. Ne vitin 1996 fillon shkollen e mesme ne gjimnazin "Olsi Lasko" ne Shkozet te cilen e perfundon ne vitin 2000. Pas perfundimit te shkolles se mesme Gentiani fillon mesimet islame ne qendren fetare ne qytetin e Bulqizes. Pas nje konkurimi ai fillon shkollen "Ebu Haniefe". Me pas ai vazhdon studimet e larta si dhe mesimet islame prane qendres se hafizave "El Furkan" ne Sauk - Tirane. Per nje hark kohore afro tre vitesh (05.09.2003-27.06.2005) Gentian Thaçi (1) arrit te mesoj permendesh Kur'anin e bekuar. Pas provimit ne mbrotje te hafizllekut, Komuniteti Mysliman i Shqiperise e shpall Gentian Thaçin Hafiz te Kur'anit. Me konkretisht: "DESHMI HAFIZI - Komuniteti Mysliman Shqiptar dhe qendra El Furkan per mesimin e Kur'anit te madheruar permendesh deshmonje se nxenesi; Gentian Thaçi ka perfunduar mesimin e Kur'anit te madheruar permendesh dhe lendet e tjera fetare nga periudha 05.09.2003 deri ne periudhen 27.06.2005. Qendra duke i dhene deshmin e porosit per devotshmeri dhe e lut Zotin qe te jete prej atyre qe punojne me Kur'anin fisnik." Date; 29.07.2005. Kryetari i Komunitetit Mysliman H.Selim Muça dhe Drejtori i Qendres El Furkan Abed Ramadan"(2)
Pas diplomit Gentian Thaçi fillon punen si mesus Kur'ani ne fshatin Qerret te Shenavlashit-Durres. Gjate kesaj kohe ai punoj edhe si imam i xhamis se fshatit Shenavlashit. Ne vitin 2005 pasi kishte dhene nje ligjerat islame ne qytetin e Tiranes semuret. Pas nje kohe shtrimi ne spital gjendja e tij permisohet duke ju rikthyer aktiviteteve.
Ja si e kujton familja e tij Gentian Thaçin: "Ne muajin nentor te vitit 2005 emerohet imam ne xhamin e madhe te Durresit. (3) Kjo ishte ngjarje e madhe jo vetem per Gentin por edhe per besimtaret mysliman te qytetit te Durresit pasi pas 87 vitesh kishim ne drejtim si imam nje hafiz te Kur'anit.(4) Ketu ai punon per 5 vite ku krahas detyres se imamit organizoj kurse islame me grup mosha te ndryshme. Ndersa ne vitin 2011 ai fillon punen pran xhamis se Kastrateve ne Plazh te Durresit. Per here te pari ai mori pjese ne konkursin nderkombetar per kendimin e Kur'anit qe u zhvillua ne Iran. Pas kthimit Gentiani filloj te kete probleme shendetesore te cilat ju kishtin shfaqur dhe me pare, por kesaj here gjendja ishte me e agravuar dhe mejket sigjerojn qe Genti te shkoj per kurim ne Rome te Italise. Per shkak te kesaj gjendja me 5 tetor te vitit 2011 ai mbyll karieren e e tij e bashke me te iken rinija e tij , lavdija e nje besimtari te flaket te fese islame , e nje hafizi te zgjuar, te urte e te sjellshem. E gjithe jeta e tij karakterizohej nga sjellja, miresia dhe respekti per çdo njeri qe ka njohur dhe eshte takuar me te ne shkolle, pune e kudo. Ai ishte shume i dashur me te gjithe njerezit e familjes dhe te afermit. Kishte shume malle per vendlindjen etij (fshatin Trun te Pukes) dhe per te gjithe bashkefshataret e tij. Kudo qe i takonte i respektonte. Ai ishte fjale ember per ate qe perfaqesohte dhe shume argumentues per ate qe thoshte, e kjo ne mbrotje dhe perhapje te fese islame."
Ashtu siç e ka pershkruar dhe familja ne kujtimet e tyre per Hafiz Gentianin , ai per shkak te dobesimit te shendetit , ne moshen 29 vjeçare , me date 5 tetor 2011 hafizi pukjan Gentian Thaçi i dorezoj shpirtin Allahut xh.sh. Ceremonia e faljes se xhanazes dhe varrimit u be ne Shenavlash te Durresit.
Gezim KOPANI
(Myfti i rrethit Puke)
________
1. Hafiz Gentian Thaçin e kam njohur qe ne vitin 2005 pas nje aktiviteti islam zhvilluar ne Tirane. Ka shume per te folur per hafiz Gentianin por do qendroj tek thjeshtesia e tij , per te cilen kan folur ne kujtimet e tyre dhe familjaret e hafiz Gentianit. Vertet hafiz Gentiani ishte njeri i thjesht dhe respektues. Me kujtohet nje rast ne vitin 2005 ne qytetin Durresit u njoha me Gentianin. Si dy pukjan vendoshem qe te ulemi ne nje kafe. Kur kthehem ne shtepi i tregoj babait (Qazim Kopani) se kam pi kafe me djalin e Ramiz Thaçit, dhe babai me tha; Ai qe eshte hafiz? U habita pasi gjate kafes ai nuk me tregoj se ishte hafiz. Kjo pra ishte thjeshtesia e hafiz Gentianit. Pas disa kohesh ritakohem me hafiz Gentianin por kesaj here ne Puke. I thash; O Gent po si nuk me treguave se ishe hafiz? Ashtu me thjeshtesin e tij duke qeshur me tha: -E rregullojme kete pune. Ose ulemi e pim kafe ose ecim, dhe qendruam bashk per disa kohe ku ai me tregoj rrugen e hafizllekut... (Gezim Kopani)
2. Marr nga kopja e Deshmis se Hafizllekut , date; 29.07.2005
3. Vendim i Kryesise se Komunitetit Mysliman i Shqiperis nr.03, dt.17.02.2006. Shkresn e KMSH-se derguar Myftinise Durres me nr.prot; 76, date; 22.02.2006.
4. Sipas arkivit te Myftinise Durres H.Gentian Thaçi merr punen ne dorezim si imam i xhamise se madhe te Durresit me date 01.03.2006.