March 24, 2012

Kush është dexhali?

                                     
Dexhali eshte sprova me e madhe e njerzimit dhe dalja e tij eshte nder 10 shenjat e medha te kijametit (fundit te botes). Te gjithe Profetet e Allahut i kan kerkuar Allahut xh.sh. mbrojtje nga sprova e dexhalit. Dexhali ka nje pamje te shemtuar, i shendosh dhe lekur te kuqe, me kembe te shtremberuar si te shejtanit, me flok te dredhura e te zeza. Profeti Muhammed a.s. e ka pershkruar keshtu: "Dexhali eshte njeri i trash, lekur te kuqe, koke te madhe, anen e djathte e ka te shemtuar ku syrin e djathte e ka te veber (te shtypur), ndersa te majtin gjysme te hapur sikur te ishte nje gunge (sy i zgurdulluar dhe i rene kah fytyra). Ndermjet tyre (ne ball) ka te shkruar kafir, qafir qe do te thote; mohues i Allahut. Ka flok (tuf) te dredhur dhe te zeza, ka pamje te shemtuar, kembet e shtremberuara si te shejtanit." (Buhari, Ebu Davudi, Ahmedi, etj) Dexhali ka lindur nga prinderit te cilet u shtuan me femije pasi kishin kaluar 30 vjet dhe per shkak te nje pakujdesije ... ne naten e ngeljes shtatzen, do te vije ne jete dexhali. Profeti Muhammed a.s. ka thene; "Prinderit e dexhalit do jetojne plot 30 vjet dhe nuk do ken femije. Pasi 30 vitesh ata u shtuan me nje djal te verber prej te cili nuk do kene asnje dobi. Syri i tij fle, por zemren e ka te zgjuar. Babai i tij eshte shkurtabiq, me hund te gjate si sqepi i nje zogu ndersa nena e tij ka duar te gjate e te forta..."(Ahmedi etj)
Ne sahihul Muslim transmetohet se Fatime bin Kajs r.a. ka thene: Degjova njoftuesin e profetit Muhammedit a.s. te thote: Ejani tubim , ne namazin kolektiv! Dhe une shkova ne xhami dhe u falem me Pejgamberin Muhammed a.s. , ndersa une isha ne rreshtin e pare te grave. Pasi perfunduam namazin profeti Muhammed a.s. u ngjit ne mimber ku me buzeqeshje u drejtohet te pranishemve: Qendroni aty ku jeni! dhe tha: E dini per cfare ju thirra? Ata thane: Allahu dhe i derguari i tij e din me mir! Muhammedi a.s. tha: "Pasha Allahun nuk ju thirra nga deshira, as nga frika por ju thirra per tju tregoj me Temim ed Dariun (arab) i cili ishte i krishter. Temimi ka ardhur dhe ka pranuar besimin islam dhe me pas me ka treguar dicka e cila eshte ne perputhje me ate qe ju kam thene per sproven e dexhalit. Temimi me tregoj se ai sebashke me 30 shoke te tij prej fisit Lahm dhe Xhuzan kishin hyp ne anije. Ne mes te detit i ze nje furtun e cila plot nje muaj i ka sjell ne valet e detit derisa me ne fund para kohes se akshamit briten ne brekun nje ujdhese (ishull) ku edhe zbarkuan. Kur zbriten ne ishull ata kishin takur nje kafshe leshatake e cila kishte shume qime ne trup aq sa nuk te dallohej se ku e kishte koken dhe as fundin (kembet). Duke e shikur e kan pyetur: Çfare je ti ? Kafsha eshte pergjigjur: Jam xhesasi! Ata thane: Çfare eshte xhesasi? Ajo u thote; Shkoni tek ai njeri ne ate vend (shpell) i cili me deshire te madhe pret lajme nga ju. Pasi u permendi njeriun, ne me gezim u ndam nga kjo krijes e frikshme pasi menduam se mos eshte shejtan dhe me nxitim hyme brenda shpelles. Brenda ishte nje njeri shume i madh. Mbi koke kishte duart e lidhura me zinxhire te medhenj ndersa gjunjet dhe kembet po ashtu. Ne tham: Kush je o mjeri ti? Ai u thote: Sic e shikoni jam i lidhur, keshtuqe ju kush jeni? I than: Jemi arab. Kishim hypur ne anije ku ne dete na zuri nje stuhi e madhe dhe pas nje kohe te gjate valet na sollen ne bregun e ketij ishulli. Kur zbritem takum nje krijes te frikshme e cila na drejtoj per tek tij, dhe ne erdhem me nxitim pasi menduam se do gjejme shpetim por ju qenkeni ne hall per veten! Njeriu i lidhur tha: Me tregoni per palmat e Besjanit! I tham; Çfare deshiron te dini? Ai tha: Ata palma prodhojne?Ne i tham: Po, shume! Njeriu i lidhur tha: Se shpejti nuk do te bejne me fruta. Perseri njeriu i lidhur pyet: Po liqeni i Taberiut?(1) Ne i tham: Çfare deshiron te dish?Ai tha:A ka me uje ne te? Ne i tham:Po! Ka shume uje! Ai tha: Seshpejti uji do shteroj. Njeriu i lidhur tha: Me tregoni per burimin e ujit Zugar a nxjerr uje? Ne i tham: Po nxjerr shume uje dhe banoret e shfrytezojne ujin e tij. Ai tha; Me tregoni per pejgamberin e besuar, cfare ka ndodh me te? Ne i tham: Eshte larguar nga Mekja dhe eshte vendos ne Medine (Jethrib) Njeriu i lidhur pyet: A e kan luftuar kete pejgamber arabet? Po i tham. Ai pyeti perseri: Çfare ka bere me ta?Ata qe ka afer (dhe ato te Medines) e kan besuar ate. Njeriu i lidhur tha: Domethene paska ndodhur edhe kjo!? Po ! Ju pergjigjem. Pas kesaj njeriu i lidhur tha: Do jete mire qe ta besojne te gjithe ate. Tani ju tregoj se kush jam une. Une jam Mesihu Dexhal. Me sa me treguat ju, do thote se une seshpejti do me lejohet , do me jepet leje te dal ne toke. Do udhetoj neper toke dhe per 40 dite nuk do te le asnje vendbanim pa e shkelur (pushtuar) perveç Mekes dhe Medines. Ne keto dy qytete me eshte ndaluar hyrja. Sa here qe do tentoj te fyten ne to, do me dalin para meje me shpat meleket te cilet nuk do me lejojne te fyten ne keto dy qytete. Çdo hyrje te ketyre qyteteve do ruhen nga meleket." Ne kete momen Profeti Muhammed a.s. me shkopin e tin godet mimberin dhe tha: Kjo eshte Medinja! A ju kam folur per kete?Te pranishmit (xhemati) tha; Po! Me pas profeti Muhammed a.s. tha: Me vjen mire qe tregimi i Temimit perputhet me ate qe ua kam thene une per Meken dhe Meninen! Profeti Muhammed a.s. me dore te ngritur ne drejtim te lidhjes tha: Ai (dexhali) eshte ne detin e Shamit ose te Jemenit. Ai eshte ne anen e lindjes. Ai eshte prej lindjes. Fatimja r.a. tha: Kete kam mbajtur mend nga Profeti Muhammed a.s." (Muslimi ne sahihun e tij, po ashtu Ahmedi , Ebu Davudi, Iben Maxhe me zinxhir transmetimi te plote dhe te drejte).
Allahu xh.sh. do lejoj qe dexhali te kete force te jashtezakonshme imitimi, por kete mashtrim qe dexhali u ben njerezve, do arrij te mashtroj vetem ato njerez te cilet nuk besojne Allahun xh.sh. Mashtrimet e dexhalit do jete sprove e jashtzakonshme per te gjithe njerezimin, por  besimtaret e vertet te Allahut xh.sh. do arrin te dallojn mashtrimet, dhe genjeshtrat e tij. Besimtaret e Allahut xh.sh. do mund te lexojne ne ballin e dexhalit fjalen "kafir"qe do te thote; jo besimtar. Ky qafir nuk do kete syrin e djahte, ndersa syrin tjeter e ka te zvogeluar dhe te demtuar, ndersa floket kacurrela dhe trup te forte mbi te cilin ka te veshur palerin (palerin te zeze, disa thone te gjelbert).
Dexhal eshte nofk , pra nuk eshte emer i perveçem , pra dexhal do te thote; Imitim, ai qe ndryshin te verteten. Fjala dexhal vjen prej fjales dexhel qe do te thote: Genjeshtar i madh. Pervec emrit dexhal ka dhe emrin Mesih Dexhal me te cilen kuptohet: Te shkelurit (pushtimin) e cdo pellembe toke brenda nje kohet teper te shkurter. Por dexhali nuk do mund dhe as qe ka leje te shkel ne: Mekke dhe Medine si dhe xhamin Aksa dhe xhamin Tur apo kodren me te njejtin emer. Kjo koder ndodhet ne Palestin. Shkrimin qe ka ne ball dexhali do mund ta dallojne vetem besimtaret e Allahut xh.sh. pa marr parasysh di apo jo te lexojne. Ndersa ata qe i bejne shirk Allahut xh.sh.,(pra nuk i besojne Allahut xh.sh) do bien preh e mashtrimeve te dexhalit, dhe si perfundim pasuesit e dexhalit do jene prej banoreve te zjarrit (xhehnemit).
Para daljes se dexhalit njerezimi do perjetoj tre vite te veshitra. Ne vitin e pare do perballen me nje thatesir te madhe, ne vitin e dyte do ken thatesiredhe me te jashtzakonshme, ndersa ne vitin e trete nuk do bie fare shi, dmth njerezit do vuajne jashtzakonish shum per uje te pishem. Kur kjo te ndodhur njerezi do harrojn permendjen e sproves se Dexhalit. Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Dexhali nuk do te dal perderisa njerzit, imamet (hoxhallaret) nuk do harrojne permendjen e sproves se dexhalit."(Trans, Abdullah bin Ahmedi, zinxhir te Bekije bin Safvan bim Armer)
Kur te ndodh kjo, do jete momenti qe Allahu do lejoje shfaqjen e dexhalit i cili me vete do kete: Ne njeren ane uje (lum) e ne anen tjeter zjarr. 
Ne fillim do hiqet si magjistar, pastaj do te thote se jam Isai e njerezit do i kerkojne te bej mrekulli e ai me imitim do i bej ato qe do i kerkojne, e jo besimtaret do ta besojne. Ne kete kohe imam Mehdiu do urdheroj 10 trima (kalors) qe te kontrolloje nese eshte e vertet dalja e dexhalit. Trimat do njoftojne Mehdiun se dexhali ka dal. 
Kur kjo te ndodh , besimtaret duhet ti kerkojne Allahut xh.sh. mbrojtje prej sproves se dexhalit. Profeti Muhammed a.s. ka thene:"...Kerkoni strehim tek Allahu xh.sh nga sprova e dexhalit" (Zejd b. Thabit)
Ne nje hadith tjeter Muhammedi a.s. thote: "Kush i meson 10 ajetet e para te sures el-Kehf, do jete i mburojtur nga dexhali." (Muslim)
Dexhali ka nje fuqi te atille saqe profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush degjon se eshte paraqit dexhali, le te largohet se pasha Allahun, dikush duke menduar se eshte basimtar i afrohet do ti besoj atij, dhe kjo per shkak te dyshimeve qe do ti futen ne zemer."
Kur Allahu xh.sh. do lejoje daljen e dexhalit ai do mund te qendorj ne toke per 40 dite. Profeti Muhammed a.s. thote: "Do te vije dexhali, do te shkel token, pervec Mekkes dhe Medines do ti afrohet Medines, por ne cdo dalje te Medines do te takoje rreshta te melekeve. Ne kete koha do te ndodhin tre dridhje te forta dhe do dalin munafiket para dexhalit.Kjo do te quhet dita e pastrimit." Per vendin se ku do shfaqet dexhali ka mendime te ndryshme. Nga trasmetimi i Tirmidhiut e ky nga Ebu Bekri r.a. kemi se profeti Muhammed a.s. ka thene:"Dexhali do dal nga toka e lindjes, qe i thuhet Horasan (diku ne lindje te Iranit ne kufi me Afganistanin)" e disa thone : "Dexhali do dalin mes Shamit dhe Irakut dhe do bej ne toke çrregullime te jashtzakonshme." (Muslimi) 

SHENJAT  E  DEXHALIT

Shenjat e dexhalit jane:

-Dexhali do te thote jam pejgamberi Isa. (Muhammedi a.s. thote; Pas meje nuk ka Pejgamber)
-Do te thote jame zoti juaja. (Muhammedi a.s. thote: Ju e dini se Zotin tuaj nuk mund ta shihni para se te vdisni)
-Dexhali eshte i verbet me nje sy (Muhammedi a,s. thote: Allahu xh.sh nuk eshte i verbet)
-Ne ball Dexhali ka te shkruar KAFIR ( jo besimtar tek Allahu)
-Kete fjale do ta lexojn besimtaret e Allahut xh.sh. di apo nuk di te lexoj.
-Dexhali do te posedoj uje (xhennet) dhe zjarr (xhehenem). Tek uji eshte mashtrimi i tij e tek zjarri eshte e verteta.
-Ai qe sprovohet me zjarrin e tij le te kerkoj ndihme nga Allahu xh.sh e te lexoj 10 ajetet e para te sures el-Kehf. Zjarri atehere do te behet i ftohte dhe shpetues.
-Ringjall baben dhe nenen tende vetem per ta pranuar si zot, e shejtanet e urdheruar nga dexhali behen ne fytyren e prinderve tuaj.
-Urdheron qiellin te leshoj shi, urdheron token te mbije.
-Nese kalon ne nje vend dhe banoret e atij vendi e pergenjeshtrojne, dexhali bagetite do ti shkaterroje.
-Do shkoj ne Medine, e aty do ndodhin tre dridhje te forta, e para tij do paraqiten munafiket.
-Ne kete kohe do kete pak arab. Do ken nje imam te mir e ne namazin e sabahut do te zbres Isai a.s.
-Me dexhalin do jene 70 000 jehudi me shpata e rroba apo palerin te zeze (disa thone te gjelber).
-Dexhali me te pare Profetin Isa a.s. do te shkrihet si kripa ne uje. Do mundohet te ike por Isai a.s. i thote: "Kam per te goditur me nje goditje qe nuk mund ti ikesh."
-Do e ze Isai a.s. dexhalin tek dera Lud nga ana e lindjes dhe aty do ta vras dexhalin.
-Para daljes se dexhalit do jen 3 vite te renda, ku njerezit do ti godas uri e madhe. Vitin e para Allahu xh.sh do urdheroj qiellin te zbres 1/3 e shiut e do urdheroje token te ndal 1/3 e bimeve. Ne vitin e dyte do urdheroj qiellin te ndale 2/3 e shiut e do urdheroje token te ndal 2/3 e bimeve. Ne vitin e trete do urdheroj qiellin ta ndal totalisht shiun po ashtu do urdheroj token te ndaloj daljen e bimeve totalisht (prodhimin etj) e do te shkaterrohen cdo thundor pervec asaj qe do Allahu xh.sh. Ne kete moment te pranishmit e pyeten Muhammedin a.s.:
O i derguari i Allahut si do jetojne njerzit?
Muhammedi a.s. tha: Besimi ne Allahun, ibadeti ndaj Allahut si fjalet: Tehlil (La ilah il-lallah)
Tekbir (Allahu Ekber), Tesbih (Subhannallah), Tahmid (Elhamdu lil-lah), do te jen ushqim per ta."  (Hadith i Ebu Umames, Iben Maxhe)
Pergatiti
Gezim KOPANI

Dt.23.03.2012

Ju munde te lexoni edhe artikullin me teme: Sprova e dexhalit dhe zbritja e Profetit Isa a.s.