March 09, 2012

A ekzistojnë vlerat e shoqërisë së paster?

Ilustrim

Ne krahasim me krijesat e tjera Allahu xh.sh njeriun e ka krijuar ne trajten me te mire dhe me te bukur. Ne ditet e sotme ky njeri i bukur si e jeton jeten? Ecen sipas rregullave qe Krijuesi i tij ia ka caktuar? Nese jo a e zbeh bukurin qe Allahu ia ka dhene? Cfare kuptojm me bukuri? Cfare kuptojme me pasterti njerezore? Cfare e ben njeriun njeri?
Ka shume hadithe (thenje, mesime) te Profetit Muhammed a.s. qe flasin per bukurin qe Allahu ia ka dhene njeriut. Ajo qe mesojme nga mesimet e profetit Muhammed a.s. eshte se; Bukuria njerezore merr kuptim kur ajo eshte e paster qofte ne paraqitje por dhe ne shpirt dhe zemer. Ashtu sikurse kujdesemi per paraqitjen e jashtme, njeriu duhet te kujdeset per brendin e tij, pra per zemren dhe shpirtin e tij.
Kjo kujdesje vjen duke ju drejtuar Allahut xh.sh. me lutje, mirenjohje, pune te mira, dhenie sadakaje, moral te larte etj.
Çfare bukurije kan njerzit sot kur shikon disa qe grabisin mundin e tjetrit,madje ka nga ato qe hiqen si te varfer vetem per te perfituar dicka ne menyre jo te drejte, keshtu duke ia marr riskun atij qe i takon. Apo kur bejne sikur jemi duke respektuar grat per 8 mars dhe kete duke u mjaftuar vetem ne nje dite. Pra keto jane disa nga ato veprimet qe prishin pastertin njerezore te cilen Allahu xh.sh. ia ka dhene njeriut ne formen me te bukur. Keto veprim behen shembull negativ per rinin dhe per te gjithe shoqerin pasi jane veprime qe behen sa per sy e faqe. Behen vetem per interes. Kur themi jetojme ne boten e konsumit, kjo eshte konsum. Njeriu po kthehet mjet konsumi.
Mund ta quajme respekt e per me teper liri te gruas kur ate e respektojme vetem ne nje dite? Jo, pra dy gjinit duhet te jene bashkepunues dhe bashkerespektues te te drejtave te njerit tjeterit gjate gjithe jetes. Nuk mund te quhet respekt blerja e nje rrobe te bukur vetem se eshte tete marsi, apo ngrenja e nje dreke. Si tete marsi eshte edhe ajo dite tjeter, te ciles per ironi e quajne dita e te dashuruarve. Pra keto jane hipokrizi, pasi hipokritet nuk kan vlera shoqerore, shpirterore, por synin te pare kan konsumin. Me kuptoni drejte, mos mendoni se jame kunder disa datave te caktuara perkundrazi per disa data mire qe jane shenuar, pasi me kete hipokrizi qe kemi ne pergjithesis do behet keq e me keq.

A nuk e shikoni se hipokrizia shkon deri aty ku i njejti individ qe ofendon, dhunon bashkeshorten e tij, e tradheton (ashtu edhe bashkeshortja bashkeshortin etij), me tete mars hiqen si te mir. Shembull te tille kemi shume. Nje person kur nuk ishte i veshur me pushtet ofendonte grat, sidomos ato te besimit islam, mirepo vjen nje dite qe atij ju deshen dhe keto gra, duku per pune, diku per vote, dhe ne si shoqeri harojme shpejt, harrojme kete te "mirin" , harojme se kush ka qene. Keshtu duke u kthyer mall konsumi. Ky fenomen vjen si rezultat i mos mire edukimit te femijeve, familjes dhe per pasoj kthemi ne nje shoqeri hipokrite, jo te paster, jo te sinqerte, por thjesh mall konsumi, interesi. Shoqeria jone prej kohesh eshte ne hymbjen e vlerave njerezore, familje etj pasi duke shikuar interesin e shkurter pranojme ne pozicione te ndryshme njerez pa nivel, pa edukim, pa kultur. Duke pranuar ne pozicione te tilla njerez halabak cfare mendoni se do kemi shoqeri te mire? Pra jemi perballe te kricjeve te shumta. Kete e hasim nga cilesia e ushqimeve deri te pozicionet drejtuese te cilat behen mjet per ate qe hiqej si i mir, por tanime nepermjet nesh ai behet perbindesh. Te till as qe duan tia din per vlerat njerezore, familjare, fetare etj. E njejte eshte dhe per ato burra e gra qe pin alkol, bejne tradheti bashkeshortore etj. Te tillet prishin familjen dhe shoqerine. Ndaj duhet edukim. Edukimi shoqerore eshte i manget nese ne brendesin e tij nuk ka edhe edukimin fetar.
Feja islame e meson njeriun te jete i paster jo vetem ne paraqitjen e jashtme, por edhe ate te brendshme. Njerezit qe shkoj pas veseve, epsheve, mashtrimeve ato jane ne rrugen e shejtanit. Sic e dini shejtani nuk ka asnje dite apo moment te mir pasi ai eshte i betuar te bej vetem keq. Profeti Muhammed a.s. tregon: "...e shejtani i tha Allahut: "une njerezve deri diten e Kijametit, te miren do ua bej te keqe, dhe te keqen do ua bej te mire."  Ndaj mesimet islame nxisin njeriun te jete i mir gjate gjithe jetes. Te adhuroj Allahun, te edukoj femijet, te bej pune te hajrit, te ndihmojne nevojtarin etj.  Ne nje hadhith tjeter Profeti Muhammed a.s. thote: "Perderisa te punoni pune te mira, te ecni ne rrugen e Allahut xh,.sh. Allah do jete me ju. Ne te kunderten, Allahu xh.sh. do tu fuse armiqesi ne zemrat tuaja, qe te percaheni me njeri-tjetrin, e pastaj do tju mallkoje.." (Tirmidhi, Ebu Daudi e Iben Maxhe)

Pra mendo , shoqeria jone ne vend qe te merret ne edukimin e familjes, shoqerise, merremi me politiken e keqe. Disa politikan me shejtanllikun e tyre hiqen si te mire, sa per te than; ne i respektojme te drejtat e grave, ju shtrojme edhe dreka e gjera.  Ata ne vend qe te jen ne sherbim te popullit ata grabisin dhe fusin perçarje ne shoqeri. A nuk i keni shikuar se si politikan te ndryshem kan perça shoqerin? Per festen e nenes shikojme; vajza shkon ne dreken e nje ngjyre politke ndersa nena ne nje gjyre tjeter. Deri ketu jemi ok, por harojme se kur ata qe te japin dreken, kur te kene gjerat ne dore te thone: A jo, juve nuk ju mbajme ne pune se vajza jote eshte me ate ngjyre. Ky pra eshte problem i madh. Kush me shume e kush me pak kontribon qoft edhe me heshtjen e tij ne prishjen e vlerave shoqerore. 
Islami keshillon njerzit qe te duan dhe te punojne ne te mire. Te jene pergjegjes ndaj familjes, dhe te mbrojne vlerat njerzore, familjare etj. Ne nje hadith (mesim, keshill) Profeti Muhammed a.s thote: "Çdo pergjegjes do te paraqitet para Allahut xh.sh diten e Gjykimit me duar te lidhura pas qaf, nese ka qene i drejt, drejtesia do ta liroje ate, e nese jo do te mbetet ashtu i denuar (i lidhur)." (Taberani)

Per sa thash me siper te gjithe le ti pergjigjet pyetjes; A eksistonje vlerat e shoqerise se paster? Personalisht them po, por ne, njerezit i kemi harruar apo na intereson ti harrojme. E mbyll ketu me hadithin e fundit qe kam zgjedhur ku profeti Muhammed a.s. thote: "Kushdo qe mbeshtet njeriun jobesimtar (te keqin), genjeshtarin, nuk eshte prej meje dhe as une nuk jam me te."(Tirmidhi, Nesai)

Nga 
Gezim KOPANI 
____________
Date; 09.03.2012

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com