Keto jane dy fotografi te xhamise se fshatit Qerret te bera ne vitin 1990. Xhamia e fshatit Qerret eshte ndertuar rreth vitit 1666. Xhamia e fshatit Qerret ka qene nje nder xhamit te bukura te Myftinise Puke dhe me gjere, kjo per shkak te minares dhe muret e saj te ndertuar me gur te gdhendur. Minarja e xhamis ka pas nje gjatesi rreth 17 m dhe me nje sheref. Ne ndertimin e xhamise perveç Qerretasve ndihmuan edhe disa ustallar nga Bushatlit e Shkodres. Rreth vitit 1800 perball xhamis u ndertua godina e Mejtepit.
Zyrtarisht mesimi i gjuhes shqipe ne kete fshat ka filluan ne kete mejtep, ku dhan mesim hoxhallar te ndryshem si Qazim Nushi nga Gjakova etj.
Pergatiti
Gezim KOPANI

