March 27, 2012

A thot historia cdo here te verteten ?

Koha na ka treguar se Historia shkruhet nga njerez te dijshem por edhe nga i forti. Hostoria gjithashtu shkruhet edhe duke u bazuar ne te dhena gojore qe populli e percjell brez pas prezi. Nese nje histori e shkruar bie ndesh me ate popullore, ekziston mundesi qe ajo te mos jet e vertet dhe e kunderta.

Te dhenat e botuara ne libra a jane cdo here bindese? A eshte e drejte cdo here ajo qe shkruhet nga historianet? Sa sakte shkruhen gjerat ne histori? Sa te besueshem jane gojdhenat? Po ai qe i tregon koto te dhena gojore? Te gjitha keto jane pyetje qe mua me kalojne disa here ne mendje kur lexoj histori te nje vendi.

Gjate nje kafeje me disa miq rastesisht u hap debati i historise se rrethit te Pukes. Gjate debatit degjova disa gjera qe nuk i kisha degjuar e lexuar me pare ne lidhje me Xhamine e Koder Hanit. Fal edhe te detyres qe une bej u interesova per historine e teologeve mysliman si dhe te Xhamiave qe ndodhen ne rrethin e Pukes e konkretish per Xhamine e Koder Hanit, Puke.

Sipas te dhenave qe ofrojne institucionet zyrtare te fese Islame, Xhamia e Koder Hanit eshte nder Xhamiat e para te ndertuara qe ne kohen e Perandorise Osmane. Gjate studimit  me ra ne dore libri: "Kronike e deres se Gjon Buzukut"  te autorit pukjane Jaho Brahaj. Autori ne pjesen e pare te ketij libri tregon origjinen e "Bucceseos" dmth Buzezezeve qe shfaqeshin perkrah fiseve me te shquara ne shekuj e Mesjetes. Buzezezet del se kishin shtrirje teritoriale deri ne Malesi te Pukes.
Sipas ketij libri citoj : "...Si fillim mendohet qe seline ta kene patur ne malet, qe shtrihen ne prapatoken e fushes se Zadrimes, ku vazhdoi te ruhej e trashegohej dera e Zezeve (Zezajve), ne Puken e sotme."
                                           (shih: Kronike e deres se Gjon Buzukut, fq.14)

Nese me siper permendem se nder gjerat qe ploteson historin jane te dhenat gojore atehere pse Pukjanet nuk dine gje per kete? Nese vertet ka ekzistuar nje seli e Zezajve ku ndodhet ekzaktesisht sot?
Nese vazhdohet me tej, vihet re nje ndarje te Buzazezeve ne: Buza dhe Buzati ose sic njihet sot me emrin Bushati. Me njehere vjen edhe nje emer tjeter i quajtur "Zezet" citoj:

"Familja tjeter pinjolle e ketij fisi te lashte, me ermin Ziu (Zezaj), na shfaqet me seli ne fshatin Zezaj, me shtrirje ne vendbanimin e qytetit te sotem te Pukes, por banore me kete emer e nga kjo familje ka edhe ne fushen e Zadrimes, ne dy krahet e Drinit."
                                                                 (shih: Kronike e deres se Gjon Buzukut fq.18)
Sipas keti librit del se selia e Buzazezeve paska qene nje fshat qe me von u njoh me emrin " Zezaj "dhe qe shtrihet ne qytetin e sotem te Pukes. Puka eshte e shtrir ne nje teren jo te vogel dhe nese jane bere kerkime shkencore per kete, pse nuk tregohet se kur jane bere dhe ne cpjese te qytetit te sotem jane bere?
Une mendoj se ka  m'veshje historiku duke perfshir ne kete mes edhe Puken duke pasur parasysh faktin qe edhe ne Zadrim del qe ka familje me emrin Zezaj, e per ta bere edhe Puken pjese te nje kauze joreale. Megjithate ne Puke edhe sot ka nje lagje me kete emer por qe banoret e kesaj  nuk kan lidhje me Zezajt (Laçajt) e Pukes.

Citoj: "...Zezaj u trasheguan si zoter te Dheut (krahines) te Pukes se sotme, me prone dhe kullotat e malit te Terbunit..."  "...nga keto kullota, disa ju shiten malesoreve te rrethinave te Terbunit ne vitet e para te reformave turke te shek XIX, e disa u trasheguan nga nje degezim i hershem i Zezajve, qe sot mbajne mbiemrin Laçaj. Ne Puke, ne Mesjete, kemi qenderimbanimin (seline) e Zezajve, ku edhe sot, shihen edhe themelet e Kishes se fisnikut Pal Ziut (Zezes) ..."

Libri ne fjal  ben me dije se Zezajt ishin pronar te Pukes se sotme te kullotave e malit te Terbunit por me von ata ju shiten malesoreve te rrethinave te Terbunit por pa permend se kujt ju shit. Cilit fis ju shit kjo toke? Nga te dhenat e librit del se Laçajt e Pukes jane fisi i Zezajve dhe permend se ne kete fis (Laçaj) shikohen themelet e Kishes se Pal Ziut. Ne lagjen Laçaj te Pukes  vendi me i vjeter eshte Xhamia e Koder Hanit dhe autori i ketij libri shkruan ;citoj:

 "...Xhamia e Pukes eshte ndertuar, sipas tradites gojore dhe gjurmeve arkeologjike, mbi themelet e kishes se Pal e Boç Ziut." "...Konsulli austro-hungarez Tefor Ippen thote: "Nje rrenoje kishe qe ndodhet ne Puke, eshte e periudhes paraturke, pra mesjetare..." H.Hecquard ne vepren e tij e botura ne Paris te vitit 1858 shkruan: "...Ne afersi te Pukes, eshte keshtjella e banuar nga Pal Zenta. Disa familje, qe banojne prane ketyre rrenojave gezojne nje respekt e konsiderate te madhe dhe pretendojne te jene pasadhesit e ketij princi, duke ju shtuar emrave te tyre, emrin e tij, tani jane muhamedane (mysliman)"
                                  (shih: Kronike e deres se Gjon Buzukut fq.19)

Ne fillim  thuhet  sipas te dhenave gojore, nese do ndalojme pak ketu del se kjo e dhene nuk eshte e vertet. Pasi asnje nga banoret e Laçajve nuk mbajne mend se ka pas ndonje here kishe. Gjithashtu filitet edhe per gjurme arkeologjike.  Atehere kush i ka bere keto germime dhe kur jane bere? Nese jane bere pse nuk jane publikuar me pare? Sot eshte fare e thjeshte te pyeten banoret e Laçajve per kete te dhene.
Une jam interesuar dhe kam pyetur banoret e Laçajve si: Shpen Laçi, Halil Mus Laçi, Uke Kapllan Laçin po ashtu edhe banore te tjere dhe pergjigjia ka qene: "Jo, eshte hera e pare qe po e degjojme kete gje. Ketu ska pas ndonje here kishe. Sipas gjysherve tane ketu kan ardh askeret (ushtaret) turq e kan ndertu Xhamine e Koder Hanit.Me ardhjen e ushtareve u gjallerua vendi pasi kodra u kthye han (vendqendrim)ku u ndertua taborri,xhamia, hamami etj ..."

Edhe institucioni zyrtare i myslimaneve "Myftinia e rrethit Puke" hedh poshte te dhenat qe pershkruhen ne librin e Jaho Brahes.
__________
Pergatiti: Gezim Kopani

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com