Thursday, April 23, 2026

Një botim historik: “ Zëri që vjen nga minberi ” dokumenton 1732 klerikë shqiptarë

Sot , më 22 prill 2026 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë promovoi botimin më të ri me titull: " Zëri që vjen nga minberi ", një regjistër që përmbledh emrat e 1732 klerikëve shqiptarë për periudhen 1990-2025.
Në këtë aktivitet u vlersuan për kontributin e tyre rreth 24 imamë ndër të cilët edhe babai im H.Qazim Jemin Kopani. Babait tim Allahu ia pranoftë veprat dhe kontributin e dhënë ndër vite.
Një falenderim të veçantë kam për Kryetarin e KMSH-së H. Bujar Spahiu dhe stafin e tij për vlerësimin që i bënë sot babait tim.

Vlersimi që Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i ka bërë H.Qazim Jemin Kopani 

Çertifikatë falenderimi 
Kjo çertifikatë i jepet Z. Qazim Kopani me motivacion: "Në shenjë nderimi dhe mirënjohje të thellë për kontributin e vyer dhe shërbimin e devotshëm në fushen e predikimit Islam ; për përkushtimin e treguar në ringjalljen e jetës fetare e shpirtërore dhe rihapjen e xhamive ; si dhe për rolin e çmuar në edukimin e brezit të ri dhe ruajtjen e vlerave të besimit e identitetit fetar." 
Me mirënjohje dhe respekt H. Bujar Spahiu Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë
(Firmë , vulë) Prill 2026

Gëzim Kopani

H. Qazim Kopani duke marr çertifikaten e vlersimit akorduar nga KMSH dhe duke ia dorezuar nga Kryetari i Keshillit te Pergjitshem te KMSH-se H.Islam Hoxha (Tirane, me 22 prill 2026)



Tiranë, më 22 prill 2026