Monday, April 27, 2026

Nje shtepi ne kembim me nje kopesht me hurma ne xhennet


Enesi r.anhu tregon: Njehere erdh nje burre tek Profeti Muhammed a.s. dhe i tha: O Resulullah! Filani ka nje kopshte hurmash. Dua qe aty te ndertoj nje shtepi. Sikur ti thuash pronarit te atij kopshti, qe te me lejoje mua te ndertoj shtepin aty! Profeti Muhammed a.s. i tha pronarit te kopshtit: Jepja kopshtin tend me hurma filanit ne kembim me nje kopshte me hurma ne xhennet! Pronari i kopshtit nuk deshiroj, dhe aty erdhi Ebud Dahdahu dhe kur mesoi ate per cfare diskutohej, i thote pronarit te kopshtit: Ma shit mua ate toke ne kembim te njeres prej shtepive te mia! Pronari i kopshtit pranoi. Ebud Dahdahu shkoi tek profeti Muhammed a.s. dhe i tha: O Resulullah! Ate toke e bleva une duke dhene njeren nga shtepit e mia. Tani une po ta dorezoj ate ty, qe tia japesh atij myslimanit qe e kerkoj. Profeti Muhammd a.s. pasi e degjoi tha: "Sa madheshtore po me duket ajo shtepi e Ebud Dahdahut ne xhennet." Dhe kete e perseriti disa here. Ebud Dahdahu u kthye tek bashkeshortja dhe i tha: O Umud Dahdadah! Dil nga shtepia, se kete shtepi une e shita ne kembim te nje kopshti hurmash ne xhennet! Dhe ajo i thote: "Kjo po qe eshte tregti me fitim." (Ibn Hibban)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Mund te lexoni edhe kete artikull qe lidhet me sadakan: Puna e mire dhe sadakaja

Po ashtu mund te lexoni:  Hadithe ose Ndodhi