Çfarë thotë islami për betimin ?

Betim eshte perforcimi i nje fjale apo pune duke permendur diçka madhore te cilen nuk ben ta shkelesh. Ne shume shoqeri betimi ze vend te rendesishem, sidomos tek shqiptaret, por edhe tek besimtaret. Historia na tregon se beimi tek shqiptaret eshte diçka shume e madhe dhe teper e rendesishme. Per shkak te ndikimit pagan, ne lashtesi shqiptaret benin betime pagane si: "Pasha qiell e toke" , "Per buk e kryp." si dhe betime ne mite te ndryshme. Me pas filluan te behen betime ne vende apo njerez te shenjte, betime idologjike si pershembull gjate komunizmit: "per idal te partise" dhe betimi ne Zot. 

Betimet qe behen jo ne emer te Allahut si psh: betimet pagane, ne krijesa, ne mite, apo te ashtequajtur vende te shenjta , jane te ndaluara ne besimin islam. Myslimaneve u lejohet te behetohet vetem ne Allahun e madheruar. Aq mire u mireprit definicioni i betimin vetem ne Allah tek shqiptaret saqe ato u vendosnin emrin e femijeve si Jemin. Fjala jemin do te thote "dore e djathte" pasi vete fjala Jemin eshte perdorur per te emeruar betimin pasi kur myslimanet benin betim japin doren e djathte njeri tjetrit qe kuptohej dakortesia dhe pranimi i betimit dhe ruajtjes se tij. Po ashtu shqiptaret vendosnin emrin Betim femijeve, kjo per te treguar qe betimi dhe besa jane vyrtyte te larta qe nuk duhen thyer dhe harruar.
Ne aspektin terminologjik islam "betim" eshte: "Konfirmimi i kryerjes ose jo te nje veprimi duke permendur emrin e Allahut te Madheruar."

Qe ndonje te betohet duhet te jete i afte nga ana mendore, te kete arrit moshen madhore, te jete mysliman, te kete mundesi te mbaj betimin dhe te jete i lire ne berjen e betimit. Betimi i pranuar nga myslimanet eshte betimi vetem ne emer te Allahut. Ka disa lloje betimesh: 1). Betim i rregullt , 2). Betim i paqellimt 3). Betim i qellimt , 4). Betim i rreme si dhe betime per: 1).Betim per kryerjen e vepra te obliguara 2). Betim per kryerjen e veprave te ndaluara 3). Betim per kryerjen e veprave te pelqyera etj.
Sipas Hanefis dhe Malikut: "Nese ne betim permendet emri i Allahut , atehere ky betim eshte i rregullt dhe i pranuar, por nese thjeshte thuhet: "Te betohem" por pa permend emrin e Allahut eshte betim i vetem." Ndersa tek Shafiu, Ahmedi etj "betimin e kushtezojne edhe me nijetin (qellimin)."

Betimi i profetit Muhammed a.s.

Profeti Muhammed a.s. betohej duke thene: "Betohem ne Ate qe eshte ne dore shpirti im, Allah." (Ebu Daud) , ose "Betohem ne Ate qe na i transformon zemrat, Allah" (Ebu Daud)

Ndalohet betimi ne diçka tjeter perveç se ne emrin e Allahut 

Kush betohet ne diçka tjeter perveç Allahut , p.sh; per nje kafsh, njeri etj ky betim nuk lejohet, dhe nuk eshte i vlefshem. Ai qe ben kete lloj betimi ka bere gjynah, pasi njeh apo madheron dike tjeter ne vend te Allahut te Madheruar.
Nje here Profeti a.s. takoi Umerin r.a. dhe e gjene duke u betuar ne emrin e babait te tij. Profeti a.s. i tha: "Allaha i Madheruar ka ndaluar te betohemi ne emer te prinderve. Kush deshiron te betohet, le te betohet ne emer te Allahut ose te hesht (te mos e bej)." Ibn Umeri r.a. qe e transmeton kete hadith tha: "Per Allahun , nuk jam betuar me ne emer te prinderve te mi, qe kur e degjove kete nga profeti a.s."

Sinqeriteti ne betim 

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Betohuni vetem ne emer te Allahut dhe vetem kur te jeni te sinqerte."
(Ebu Daudi)

Betimi ne krijesa

Ashtu sikurse betimin jo ne ener te Allahut , apo betimi i rrem, edhe betimi ne krijesa eshte i ndaluar. Vertet qe Allahu ne Kur'an psh betohet duke thene: "Betohem ne Kur'anin e lavdishem" (Kaf,01), apo "Betohem ne diellin dhe driten e tij" etj eshte atribut vetem i Allahut te madheruar dhe kete e ka bere me qellim  per terhequr vemendjen dhe per te nxjerr mesim dhe per te kuptuar funksionin e tyre. Pershembull betimi ne yje eshte bere qe njerezit ta kuptonin se ato jane bere per nje qellim (mbrotje, pik referimi = per rruge, orientimi) dhe se nuk mund te adhurohen. Po ashtu edhe betimet e tjera qe gjenden ne Kur'an si betimet ne: hene, era, malin Tur etj. 

Betimi ne Kur'anin e bekuar

Betimi ne Kur'nin e bekuar lejohet, pasi ky betim eshte i drejte pasi betohesh ne fjalet e Allahut.

Thyrja e betimit 

Sa i takon thyrjes se betimit kemi disa mendime: Sipas Shafiut: "Nese ndonje nuk e mban betimin apo e thyen ate, ai eshte i detyruar ta shlyej betimin" ndersa sipas Malikut "Nuk eshte obligim te shlyhet."
Nese nje person betohet duke thene: "Nese e bej kete, do te jap sadaka." atehere sipas shumices se dijetareve ky person duhet ta shlyej betimin. Nje mendim tjeter eshte: "Nese thyhet betimi, atehere ai duhet te bej ate qe ka thene ne betim
."

Betimi paqellimte 

Qellon te reshqas goja dhe te besh nje betim. Ky nuk eshte betim i mirefillte , pasi ai e ka bere pa qellim. P.sh "do pish kafe." 
Nga Aishja r.a. tregohet se kishte qene nje person qe thoshte: "Po , per Allah", "Per Allah jo" pra e bente pa qellim. Pikerisht per kete Allahu zbriti ajetin e Kur'anit qe thote: "Allahu nuk ju kerkon llogari per betimet tuaja te paqellimta." (El Bekare, 225)

Betimi i qellimte

Nese ndonje ben betim me qellim , dhe nuk e realizon kur behet fjale per mire , atehere ai obligohet ta kryej. Per kete lloj betimi, pra te qellimit Allahut xh.sh thote: "Allahu nuk ju merr ne pergjegjesi per betimet tuaja te paqellimta, por ju merr ne llogari per ato qe jeni zotuar qellimisht. Shpagimi i ketij betimi eshte duke ushqyer dhjete te varfer me ushqim mesatar qe ushqeni familjen tuaj, ose duke i veshuar ata (dhjete persona) ose duke liruar nje rob. Kush nuk ka mundesi ti beje keto, le ti agjeroj tre dite. Ky eshte shpagim per betimet tuaja kur i theni ato. Ndaj ruani betimet tuaja." (El Maide, 89)

Betimi i rrem

Ky eshte ai betim , nepermjet te cilit shkel te drejtat e te tjereve apo ka per qellim mashtrimin e tjetrit. Ky lloj betimi ne islam konsiderohet nje nga gjynahet me te medha. Ai qe ben betim te rrem, nuk mund te shlyej ate. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Mos i perdorni betimet tuaja per dredhi mesh jush (per te mashtruar), dhe te reshqisni pas forcimit, e te shijoni te keqn e dredhise per shkak se penguat te tjeret nga rruga e Allahut, e ju qe beni kete do keni denim te madh." (En Nahl, 94)
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Gjynahe te medha jane: Te besh shok (shirk) Allahut, betimi i rrem dhe perfitimi i nje pasurie ne rruge te padrejte." (Buhari)
Ndersa ne nje thenie tjeter profetime kemi: "Kush ben nje betim te rrem, i ka pergatitur vetes nje vend ne zjerr." (Ebu Davudi)

Betim i detyruar 

Ky lloj betimi, hyn tek ato veprime qe kryhen pa desherin e personit, pershembull mund te jete betim nepermjet dhunes. Nese ndonje ne kushte jo te liris , detyrohet te betohet te kryej dicka ai por qe e ka ne dore te kryej ose jo , nuk obligohet te kryej betimin e bere padeshiren e tij.

Nese harron 

Nese ndonje betohet te bej nje pune , por nga harresa nuk e ben nuk konsiderohet se e ka shkel betimin. Per kete profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu xh.sh e ka falur popullin time per punet qe i ben gabimisht, mos kryerja e ndonje pune per shkak te harreses dhe kur detyrohet te kryej nje pune pa deshiren e tij." Ne lidhje me kete Allahu xh.sh. thote: "Nuk ju quhen gjynahe ato qe keni bere gabimisht (paqellim)." (El Ahzab, 05)

Lejohet thyrja e betimit ?

Lejohet thyrja e betimit kur e kupton se thyrja e betimit ka me dobi se mbatja e tij. Per kete Allahu xh.sh thote: "Mos e beni pegese betimin ne Allahun, kur deshironi te beni pune te mire, te silleni mire dhe te beni pajtim ndermjet njerezve." (El Bekare, 224)

Kush perjashtohet nga betimi ?

Perjashtohet ai qe ne betim thote: "Nese do Allahu". Per kete kemi thenien e profetit Muhammed a.s. qe thote: "Kush betohet dhe shton ne betimin e tij "Nese do Allahu" dhe nuk e realizon betimin, ai nuk konsiderohet se e ka shkel betimin." (Ibn Umeri r.a)

E mbyll me nje thenie te bukur te Omeri r.a. qe thote: "Nese ne zemren tuaj nuk vendosni Allahun ne vend te pare, jo vetem qe humbisni Allahun, por edhe ato qe i vendosni ne vend te pare do ti humbisni."

Pergatiti
Gezim Kopani

Hytbe e xhumas mbajtur ne xhamin e qytetit Puke me date, 10 prill 2026

Xhamia e vjetër Kodër Hani (Viti 1916)

Puka në vitin 1937

Hurdha e Frashnit - Fshati Meçe - Pukë

Shkrim artizanal ne ate qe quhet " Iznik "

Gjate nje ore mesimi ne Fushe Arrez

Kryezi

Kryezi

Në kalan e Shkodrës

Puke

Rrape

Iballe

Gjate nje takimi me kreun e KMSH H.Bujar Spahiu

Në foto Myftiu i Kosovës Naim Ternava dhe Myftiu i Pukës Gëzim Kopani. Viti 12.04.2017

Në foto Kreu i KMSh-së Skender Bruçaj, Myftiu i Kosovës Naim Tërnava dhe Myftiu i Pukës Gezim Kopani. Dt; 11.11.2017

Nga vizita e Kryetarit të KMSh-së H.Skender Bruçaj në Pukë

Nga vizita e Ambasadorit të Kuvajtit Fayaz Mishari Al Jassim në Myftininë e Pukës. Datë 02.08.2019

Me Akademikun Prof. Dr. Mehmet Halimi (Prizren,Kosovë)

Vizitë në BI Prizren.Dt: 28.04.2016