May 24, 2022

Jeta e profetit Danjel a.s.

Ilustrim-Mendohet se unaza e Danjelit ka pas kete forme

Profeti Danjel a.s. 

Nder profetet e permendur ne islam eshte dhe Profeti Danjel a.s. Profeti Danjel a.s. ka lindur ne Kuddus (Palestin) para rreth 2500 vitesh nga nena  Jena dhe babai Johan. Nje mendim tjeter thuhet se Danjeli rrjedh nga familja e profetit Davud a.s.dhe se ngjarja ka ndodhur pas profetit Sulejman a.s. dhe para profetit Isa a.s. Disa japin mendimin se Danjeli a.s. vjen nga nje familje breterore. Sa i takon kuptimit te emrit Danjel disa mendojne qe do te thote: "Allahu ka vendosur" ndersa disa te tjere thone se e ka kuptimin: "Zoti eshte gjykuesi im". Danjeli a.s. lindi nje nate kur vendi ishte zhytur ne shume kontrolle mbreterore per shkak te nje endrre qe mbreti kishte shikuar, ndaj prinderit e Danjelit aq sa u gezuan per lindjen e djalit aq dhe u merziten. Thuhet se mbreti kishte shikuar nje enderr per te cilen i kerkoj shpjekimin magjistareve apo keshilltareve te tij te cilet i thane; Endra tregon se do lind nje djal i cili do sjell çrregullim te rendit dhe frontit tuaj. Me te degjuar kete mbreti urdheroj evidentimin e te gjithe djemve dhe te behej ekzekutimi i tyre. Kur lajmi arriti tek prinderit e Danjelit a.s. vendosen qe ta largojne djalin ne nje vend te larget dhe te pabanuar nga njerezit. Keshtu ato shkuan ne nje mal te larget dhe vendosen ta lejn djali aty duke i bere lutje Allahut per mbrotjen e tij. Disa thone se ngjarja ka ndodhur ne kohen e sundimit te mbretit Nemrut i cili kur ia shpjeguan kuptimin e endrres , urdheroj evidentimin e te gjithe djemve te lindur dhe ekzekutimin e tyre. Disa thone se ngjarja ka ndodhur ne kohen kur mbreti i Egjiptit i shpalli lufte mbretit te Babilonis dhe meqenese Danjeli ishte nip i mbretit vendosen qe ta mbrojn duke e derguar ne pyll. E perbashketa e versioneve eshte se: "Danjeli a.s. i sapo lindur eshte len ne pyll. Pylli ishte i mbushur me kafshe te egra veçanarisht me luan. Nuk kaloj shume kohe dhe femija i vogel (Danjeli) teheq vemendjen e luaneve. Tregohet se luanet u bashkuan rreth Danjelit a.s. por ata nuk i bejn asnje te keqe perkundrazi luanet ju afruan duke e rrethuar Danjelin me trupin e tyre per ta mbrojtur dhe mbajtur ngrohte. Keshtu Danjeli a.s. ashtu siç prinderit ju luten Allahut xh.sh, qe ta mbroj, ai u rrit mes luaneve dhe pse nuk dihet koha se sa Danjeli a.s. ka jetuar me ta." Sipas Ibn ebi Dunjas te shenuar me rrefimet e Abullah b. ebi el Hudhejli i cili ka treguar se; "Mbreti Nabukodonosori ose Buhtunnasr (1) kishte zen dy luan dhe i kishte vendos ne nje burg me qellim denimi me vdekje per ato te cilet do i denon. Pastaj ai mori Danjelin dhe e hedh ne mesin e tyre. Mirepo luanet nuk i ben asnje gje."
Nderkohe ne versionin e pare thuhet se: "Pas nje kohe ne pyll kalon nje çoban i cili shikon nje femije qe jetonte me luanet dhe ai fillon te kujdeset per femijen."
Sipas Ebi Dunjas kemi: "Allahu xh.sh. urdheron Eremin qe ta ushqente Danjelin a.s., por Eremiu i thote Allahut xh.sh; O Allah! Une ndodhem ne Sham ndersa Danjeli ndodhet ne Babiloni (Irak)! Allahu xh.sh. e urdheroj te pergatis ushqimin pasi do dergoj dike per te derguar tek Danjeli a.s. Kur arriti Danjeli e pyet: Kush je ti? ai i pergjigjet: Me quajn Eremi. Danjeli i thote: Pse ndodhesh ketu, ne kete vend ku nuk banon njeri? Eremiu i thote;Me ka derguar Allahu. Danjeli a.s. tha: Allahu u kujdes per mua! Po i i thote Eremiu dhe fillon te falenderoj Allahun xh.sh. po ashtu dhe Danjeli a.s. falenderoj Allahun xh.sh."
Rreth moshes 14 vjeçare Danjeli a.s. vendos te shkoj ne Kuddus (Palestin) por ne kete kohe qyteti u pushtua nga mbreti famekeq Nabukadonosori ose Buhtunnasr i cili kishte shkateruar dhe masakruar shume banore te qytetit. Banoret qe kishin mundur te shpetonin u larguan per ne Egjipt ndersa te tjeret u zun rob dhe u derguan ne Babiloni (Irak). Nder roberit e zen ishte Danjeli a.s. dhe tre shoke te tij nder te cilet thuhet se ishte dhe profeti Uzejri a.s. (2)
Pas nje fare kohe ne Babiloni populli filloj te krtikoj mbretin duke i thene; "Grat tone po shikojne djemt e zene rob ne Kuddus. Ose largoj ata nga ne ose ekzekutoj." Nabukodonosori u tha: Beni me ta çfare te deshironi! Mjaftoj kaq per ti marr djemt dhe ti paraqesin per ekzekutim para mbretit. Ne kete kohe mbreti pasi shikoj djemt e ri tha; Keto kater djem lerini te lir pasi do i marr pran vetes per sherbim. Ne kater djemt e liruar ishte dhe profeti Danjel a.s. Sapo mbreti i dergoj djemt ne pallat urdheron vezirin e tij qe ti edukoj pasi ata do jene sherbetoret e mij, vishi dhe ushqej me ushqime dhe pije alkolike nga me te mirat. Menjehere veziri filloj zbatimin e urdherit te mbretit. Pas nje kohe veziri u dergon ushqime me alkol , Damjeli a.s. si besimtar dhe zbatues i librit te Profetit Musa a.s. nuk pranon te konsumoj alkolin. Veziri i thote: Kjo eshte e pa pranueshme pasi mbreti me ka urdheruar qe tju edukoj dhe tju ushqen ne formen me te mire, ndaj pas nje kohe te gjate nuk mund tju paraqes para mbretit te lodhur dhe te paushqyer mir. Danjeli a.s. i thote: Mos u merakos pasi do jemi mir. Gjate kesaj kohe Danjeli a.s. me ndihmen e Allahut u be i ditur ne shpjegimin e endrave. Pas rreth tre vitesh djemt paraqiten para mbretit i cili u cakton detyrat. Thuhet se gjate kohes se sherbimit pran mbretit Nabukodonasor (Buhtunnasr ) Allahu e shpall Danjelin a.s. pejgamber , madje ne te njejten kohe mbreti e ben Vezir te tij. Populli nuk pranoj qe Danjeli te ishte Veziri i tyre ndaj filluan te fusin perçarje mes Danjelit a.s. dhe mbretit duke i thene: Danjeli nuk sillet si vezir por si pejgamber madje ai nuk pi as alkolin qe behet ne mbreterin tende. Mbreti therret Danjelin a.s. te cilit i vendos para kupa me pije alkolike dhe urdheron qe ti pi, por Danjeli a.s. nuk pranoj. Mbreti vendos ta denoj me vdekje duke urdheruar hedhjen Danjelit ne gropen e burgut ne te cilin ndodheshin dy luan. Kur te gjithe prisnin lajmin e vdekjes se Danjelit a.s., ai ne qetesi qendronte mes luaneve te cilet i ledhatonte. Gjate qendrimit per nje kohe te gjate ne burg, Danjeli a.s. ben nje unaz ku ne mes te saj beri veten dhe anash dy luan.  Iben Ebi Ed Dunja thote: "Me ka treguar Ibrahim b. Abdullahu se ka degjuar nga Ahmed b Amer b. Serhi e ky nga Iben Vehbi e ky nga Abdurrhaman b. Ebi Ez Zinadi se babai i ka treguar: "Ne doren e Iben Ebu Burde b. Ebu Musa el Eshariut e kam shikuar nje unaze me dy luane te skalitur ne pllakez, qe e lepinmin nje njeri te ulur ne mesin e tyre."(3)
Pas nje kohe mbreti shikon nje enderr te cilen nuk e mbate mend. Pyeti te gjithe magjistaret, dijetaret, por asnje nuk ia shpjegonin dot. Ne kete kohe mbreti urdheroi nxjerrjen nga burgu te Danjelit te cilit me pas i kerkoj shpjegimin e endrres te cilen nuk e mbante mend. Tregohet se mbreti Buhtunnasr shikonte veten ne enderr si nje statuj e bere si ai dhe ne anen tjeter shfaqej nje gur i madh i cili nga lart shkatrronte statujen e tij. Danjeli a.s. ia shpjegon duke i thene: Mbreteria juaj do marr fund dhe do vije koha qe besimet e kota, idhujtaria, bustet do asgjesohen. Madje Danjeli a.s i tregoj dhe cfar shikon ne enderr, dhe kur mbreti e degjok i tha: po kjo eshte ajo qe shikok ndaj une e heq denimin tend dhe do te mbaj pran vetes madje do jesh Vezir. Mirepo populli i babilonis perseri nuk e pranonin Danjelin a.s. si vezir te tyre keshtuqe ata vendosen dhe nje here te prishin mardhenjet e mbretit me Danjelin. Populli arriti ti mbushin mendjen mbretit per ndertimin e statujes se tij dhe ne respekt ndaj mbreteris dhe mbretit populli te perulen para statujes se mbretit. Pasi perfundoj se ndertua statuja, mbreti Buhtunnasr urdheroi ti perulen, por Danjeli a.s. me shoket e tij nuk u perulen. Buhtunnasr i thote Danjelit a.s; nese nuk i perulesh statujes do te hedh ne zjarr. Danjeli a.s. i thote: O Buhtunnasr ne i besojm vetem Allahut. Sa per zjarrin me te cilin na kercenon, Allahu do na ruaj dhe zjarri nuk do na djeg! Mbreti u zemeruar dhe urdheroi hedhjen ne zjarr te Danjelit dhe te tre shokeve te tij. Mbreti i ulur vendos te shikoj vdekjen e Danjelit me shoket e tij. Gjate kesaj kohe mbreti veren se ne zjarr nuk ishin kater per dhe nje tjeter. Dhe pse koha po kalon dhe zjarri ishte i dezur fort, Danjeli a,s. sebashku me shoket e tij zjarri nuk i demtonte. Kur mbreti shikoj kete urdheroi nxjerrjen nga zjarri. Danjeli a.s. sebashku me shoket e tij dolen shendosh, sikur te mos ishin ne mes te zjarrit. Mbreti i habitur pyet Danjelin a.s.; Ju ishit kater por ne zjarr dallova edhe nje tjeter. Kush ishte ai ? Danjeli a.s. i thote: Ai ishte nje melek i Allahut i cili na mbrojti! Mbreti i ndodhur perball kesaj mrekullie urdheroi: Tani e tutje asnje me nuk do fals keq per Danjelin a.s. dhe per sa te jem gjall ai do qendroj pran meje. Pasi kalon nje kohe e gjate Buhtunnasr vdes. Ashtu si me Buhtunnasr profeti Danjel a.s. punonte pran mbretit te ri, mirepo nje katastrof e madhe kishte ndodhur ne nje qytet te quajtur Tarsus.(4) Popullsia e Tarsusit (qytet ne Turqin e sotme) si pasoj e mungeses se shirave nuk kishin marr prodhim dhe ju rezikohej jeta. Te paret e Tarsusit degjuan se Babilonasit nuk kishin probleme te tille pasi ne mesin e tyre jeton nje njeri i mir i quajtur Danjel. Ndaj i pari i qytetit te Tarsusit vendos ti shkruaj mbretit te Babilonis. Pasi i tregon per vuatjet e popullit i kerkon qe ti dergoj ne Tarsus per nje kohe te shkurter Danjelin. Mbreti pranon dhe dergon Danjelin a.s. ne Tarsus. Danjeli a.s. si pejgamber i Allahut u gezua pasi e shikoj si mundesi te mir per hapjen fjales se Allahut ne nje vend tjeter. Pas ardhjes se Danjelit a.s. Tarsusit ju kthyen prodhimet, mirepo para se te kthehej ne Babiloni rruges (ne te dal te Tasusit) vdes profeti Danjel a.s. Populli ne shenje mirenjohje dhe respekti ndaj Danjelit vendosen ta mbeshtjellin turpin e xhenazes me nje rrobe prej ari dhe e vendosen ne nje kuti te mbyllur me çels. Populli vendosi ta varros Danjelin a.s. ne nje mal te veçante ku bene hapjen dhe ndertimin e nje varri apo te nje dhome enkas per te, pasi ato besonin se prania e trupit te xhenazes prane vendbanimit te tyre u sjell bereqet. Mirepo Ebu El Eshath el Ahmeri tregon se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Profeti Danjel a.s. i eshte lutur Allahut xh.sh. qe varrimin e tij tia benin pasuesit e profetit Muhammed a.s." (Shiko Ebu Beker Ebi Ed Dunja tek "Ahkamul kubur")
Kishte kaluar kohe e gjate qe nga vdekja profetit Danjel a.s., aq sa banoret kishin harruar se i kujt ishte varri ne mal. Tregohet se pas vdekjes se profetit Muhammed a.s. pikerisht ne kohen e Umerit r.a. rreth 1000 vjet pas vdekjes se Danjelit a.s, Ebu Musa El Eshariu shkon ne Tarsus te cilin e çliron. Pas çlirimit Ebu Musa El Eshariut i ben pershtypje nje vend i mbyllur me çels dhe pyet: Çfare eshte ky vend? Banoret i thane: Dim qe, cdo gje qe kemi eshte fal atij vendi. Ebu Musa El Eshariu urdheroi hapjen e atij vendi pasi deshiroj te shikonte cfare ka brenda. Pasi hapen porten hyn ne dhome ku te habitur shikuan trupin e nje njeriu te gjate dhe te paprishur dhe te mbeshtjellur me ari dhe prane tij nje liber, nje got (druri) me dhjam, disa te holla dhe vulen (unaz) e tij. Sapo Ebu Musa el Eshariu u perball me kete te panjohur vendos menjehere ti dergoj Umerit r.a. nje leter ne te cilen i ben nje pershkrim te detajuar. Sebashku me letren Ebu Musa el Eshariu i dergoj Umerit r.a. gjerat e gjetura. Kur gjerat arriten tek Umeri r.a. qelloj ti shikoj edhe Aliu r.a. i cili e dinte se per kete behej fjale pasi unaza ishte ajo e cila ne mes kishte te skalitur nje njeri i cili ne dy anet e tij qendronin dy luan. Ne kete kohe Aliu r.a. thote se keto jane te profetit Danjel a.s. per te cilin Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush e gjen Danjelin, pergezoje ate me xhennet!" Aliu r.a. i thote Umerit qe ti dergonin Ebu Musa El Eshariut nje leter ku ti shpjegohet cdo gje dhe sebashku me te ti dergohet edhe unazan, ndersa Umeri r.a. urdheroj Ebu Musa El Eshariun ti heqin nga trupi i xhenazes se Danjelit a.s. rroben prej ari dhe ne vend te saj ta mbeshtjellin me qefin te bardhe dhe ti falnin namazin e xhenazes dhe pastaj te beni varrosjen e tij. Kur Ebu Musa el Eshariu mesoj se xhenazja eshte e profetit Danjel a.s. si dhe duke ditur mendimin e gabuar te njerezve qe bereqetet vij nga kjo dhome dhe nese ato do mesonin se trupi i xhenazes eshte e profetit Danjel do benin idhujtari dhe pasi mendoj mir arriti te gjej zgjidhjen ku njerezit te mos arrijne te gjejne varrin e Danjelit a.s. Ebu Musa El Eshariu vendos te hap ne fshtesi te plote nje varr te ri per xhenazen e Danjelit a.s. pasi e beri (thuhet i thell rreth 15 m) e mbuloj me dhe, urdheroj divijimin e nje lumi qe ndodhej ne malin e Tarsusit me qellim kalimin e ujit mbi varrin e Danjelit per te humbur keshtu shenjat e nje varri. Me kalimin e ujit mbi varrin e Danjelit a.s. askujt nuk do i shkonte mendja se posht lumit ndodhet nje varr.
Keshtu Allahu xh.sh. ia kishte pranuar lutjen  profetit Danjel a.s. i cili ju lut Allahut xh.sh. qe varrimin e tij tia benin pasuesit e Profetit Muhammed a.s., kjo sikur do te tregoj se Danjeli a.s. e ka ditur se: 1. Kur te vdes njerezit nuk do e varrosnin ashtu siç Allahu xh.sh. ka urdheruar dhe 2. E ka ditur se pas tij do vij nje profet me emrin Muhammed dhe se pasuesit e tij do jene muslimane te mire e per kete Profeti Danjel a.s. ka bere ate lutje e cila u realizua me nga Ebu Musa El Eshariu r.a.

Pergatiti
Gezim KOPANI

V/O: Temë e mbajtur ne dhjetor te vitit 2021

_______________
1. Nabukodonasori ose Buhtunnasr ka lindur ne Babiloni (Babilonia eshte qytet i lashte i Mesapotanis pra sot afer qytetit te Bagdadit,Irak. Emri Babiloni vjen nga fjala "babiu" qe do te thote: Porta e Perendis, ndersa sipas te krishtereve vjen nga fjala "babil" qe do te thote: "i çrregullt". Babilonasit ndertuan nje kulle me shkall ku ne krye te saj ata adhuronin yjet dhe mendonin se kjo eshte porta per te arritur qiellin me qellim lidhjen me fuqin e madhe.)  Qe ne rini Buhtunasri u dallua per trimerin e tij aq sa kur u rrit ishte nder komandatet me te afert te ushtris se mbretit te asaj kohe.

Keshtu mendohet se ka qene qyteti i lashte i Babilonis ne te cilen shikohet edhe kulla

Ne kete kohe ne Babiloni kishin filluar trazira te shumta, kjo si pasoj e besimit te popullit ne magji etj. Disa thone se: kjo ishte koha kur profeti Sulejman a.s. kishte vdekur dhe vendi sundohej nga njerez jobesimtar. Ne kete kohe Firaoni i Egjiptit niset per te pushtuar Babilonin qe kishte ne krye nje mbret te semur dhe te moshuar. Disa thone se Buhtunnasri ishte djali i mbretit te Babilonis ndaj per ti bere balle pushtimit, mbreti i Babilonis vendosi ne krye te ushtris Buhtunnasrin i cili u perball me ushtrin e Egjiptit. Buhtunnasri arriti te mund ushtrin e Egjiptin e cila u terhoq ne Egjipt por Buhtunnasri i ndoqi ato deri ne Egjipt. Gjate rruges per ne Egjipt Buhtunnasri mori nen kontrollin e tij edhe shume vende te tjera. Ne kete kohe vdes mbreti i vjeter i Babilonis, pra babai i Buhtunnasrit i cili behet mbreti i ri i Babilonise. Per shkak te suksesit dhe fitoreve te shumta Buhtunnasri ishte mbreti me i fuqishem i kohes, por atij nuk i mjaftonte kjo, ndaj vendosi qe qendra e gjithe njerezve te ishte mbreteria e tij, pra Babilonia (Tregohet se ai urdheroj ndertimin e qytetit te madh te Babilonis ku nder mrekullit me te medhe te tij ishte ndertesa madheshtore me emer "Asma", dhe kopshtet e jashtzakonisht te njohura si "Kopshtet e varur"). Ai nuk pushoj se pushtuari vendet duke zgjeruar mbreterin e tij. Gjate kesaj kohe ai pushtoj Kuddusin dhe aty per shkak se disa ju binden, zgjodhi nga mesi i tyre disa te besuar perfshi dhe mbretin Jahuda qe te drejtonin, por me vone ata e tradhetuan duke mbajtur anen e Egjiptit. Sapo Buhtunnasri meson per tradhetin urdheron ushtrin e tij te rikthehet ne Kuddus duke rrezuar nga fronti mbretin Jahuda te cilin e ze rob dhe ne sy te tij i vret gjith familjen e tij dhe me pas vet Buhtunnasri ia qoron syt mbretin Jahuda. Njerezit e zene rob i dergon ne Babiloni ku mes tyre ishte pejgamberi Danjeli a.s. dhe Uzejri a.s.
Buhtunnasri ose Nabukodonasori ishte i zgjuar por ne te njejten kohe ishte shume mizor dhe mbreti me i fuqishmi i kohes. Ai urdheroj ndertimin e statujave te cilat populli duhet ti adhuronin, dhe kush nuk e ben, mbreti Buhtunnasri i denonte me vdekje duke i denuar ose me hedhje ne zjarr ose ne burgun e luaneve. Mbreteria e Buhtunnasr kishte arritur majat e sundimit dhe qyteti i Babilonis ishte kthyer tashme qendra e njerezve dhe ishte qyteti me i banuar i kohes. Thuhet se mbreti arriti te bej ndertesa te larte sidomos kopshtet e varuar per te dashuren e tij. Çdo gje ishte ne rregull derisa nje nate Buhtunnasr ju prish gjumi nga nje enderr ne te cilen shikoj statujen e tij e cila prishej nga nje gur i madh. I tmerruar zgjohet nga gjumi por nuk arrite te mbante mend sakte se cfare kishte shikuar. Keshtu ai thirri magjistaret, astrologet, keshilltaret dhe u tha; Kam shikuar nje ender e cila nuk me kujtohet ndaj me tregoni endrren qe kam shikuar ne te kunderten do ju hedh ne zjarr. Magjistaret te ndodhur perball nje situate te panjohur thane: Mbreti yne! Na tregoni cfare keni shikuar qe dhe ne tju shpjegojme kuptimin e endrres. Buhtunnasr u thote; Ju do me tregoni cfare kam shikuar. Magjistaret thane; Kjo eshte e pamundur, nuk ka njeri qe mund te di kete. Ne kete moment mbreti urdheroj te mbyten te gjithe magjistaret, astrologet etj te cilet nuk ishin te afte te gjenin se cfare endrre mbreti kishte shikur. Ne kete kohet thuhet se kjo ndodhi e kishte mesuar profetit Danjel a.s. i cili ishte paraqitur para mbretit Buhtunnasr ku i thote; Mbret une mund tju tregoj cfare keni shikuar ne enderr madje dhe tju shpjegoj kuptimin e saj. Mbreti me padurim i thote: Fol! Dhe profeti Danjel a.s. i tregon endren ku i thote: "Keni shikuar nje statuj e cila qendron ne kemb ku ne koke ka nje kuror dhe krahet e vendosur ne gjoks, ndersa ne pjese e berkut deri siper gjurit ka te veshur dicka prej bakri dhe me pas vjen nje gur i cili godet kembet dhe statuja e shkaterruar bie ne toke. Kuptimi i endres eshte; Kurora e statujes ben fjale per mbretin e Babilonis, krahet e vendosur ne gjoks tregon per mbretin qe do vije pas teje, ndersa pjesa e bakrit tregon se do vije nje mbret shume i forte." Mbreti Buhtunnasr filloj tju kujtohet endrra dhe tha; Po, kjo eshte endrra qe kam shikuar dhe vendos qe Danjelin ta mbaj afer tij dhe ne te njejten kohe meqenese ju kujtua endrra anulloj vrasjen e magjistrareve dhe astriologeve. Pas nje kohe mbretit Buhtunnasr i vin lajmet se Danjeli nuk adhuron statujat e tij.... dhe ngjarja vijon sic e kam shtjelluar mesiper.
2. Uzejri a.s. eshte profet i Allahut derguar ne nje fshat tek Beni Israilitet te cilet serisht kishin lene mesimet e Teuratit. Kur Uzejri a.s. arriti ne fshat, vuri re se ai ishte totalisht i shkaterruar. Habia e pushtoj Uzjerin a.s. por perseri ai me besim ne Allahun xh.sh. priste per ndonje mrekulli nga Allahu ku do ringjalleshin banoret e ketij fshati dhe do i ftonte ne rrugen e drejte. Gjate pritjes Uzejri a.s. pyeste veten: Si do ringjall Allahu kete popull ku nje gje e till nuk ka ndodhur me pare? Nen kete habi Uzejri shtrihet te pushoj pran nje muri, ku e ze gjumi. Ne kete kohe vjen meleku i vdekjes dhe ia merr shpirtin per tia kthyer shpirtin pas rreth 100 vitesh. Kete ngjarje e permend Allahu xh.sh. ne Kur'an ku thote: "Nuk je i njohur me shembullin e atij qe kaloi prane nje fshati qe ishte rrenuar ne kulmet e tij, e ai tha: Si e ngjall Allahu kete pas shkaterrimit te tij? dhe Allahu e beri te vdekur ate Uzejrin per njeqind vjet, pastaj e ringjalli dhe i tha: Sa qendrove i vdekur? Ai tha: Nje dite, ose nje pjese te dites! Allahu i tha: Jo, por ke qendruar i vdekur njeqind vjet, shikoje ushqimin dhe pijen tende si nuk eshte prishur, e shikoje dhe gomarin tend se si jane prishur eshtrat. E kjo per te qene argument per ty, per njerezit e beme kete sprove. Shiko se si i kombinojme eshtrat (e gomarit) e pastaj i veshim me mish. E kur iu be e qarte atij, tha; U binda se me te vertet Allahu ka mundesi per çdo send!" (El Bekare; 259) Pas kesaj Uzejri a.s. u drejtua nga fshati ne te cilin ishte derguar si profet. Tashme fshati ishte gjalleruar nge jeta e njerezve. Me te arritur i pyeti; E njihni Uzejrin? Ata i than: Po e njohim, por ka humbur para shume vitesh. Uzejri duke qeshur u tha: Une jam Uzejri! Ata duke mos e besuar shkuan tek nje plake e moshuar e cila ishte mbi 100 vjeçare , e cila nuk shikonte me dhe i kerkuan ta pershkruaj Uzejrin. Ne fakt kjo ishte nena e Uzejrit. Plaka e moshuar ua pershkroj Uzejrin a.s. pershkrim i cili perkonte me Uzejrin i bere gjalle tashme. Pas kesaj populli e besoj Uzejrin dhe ai filloj tua mesoj popullit Teuratin si dhe mesimet e profetit Musa a.s. Nje pjese e popullit thane: "Uzejri eshte djali i Allahut, nderssa te krishtert thane: Mesihu eshte djali i Allahut. Ato ishin thenie te tyre me gojet e tyre, fraza te thata, qe imitojne theniet e jobesimtareve te mehershem." (Et Tevbe; 30)
3. Ebu Burde ka treguar se unaza ishte e nje njeriu te vdekur i cili mendonin se ishte Profeti Danjel a.s.. Kur e ka degjuar ketu Ebu Musa ka pyetur njerezit e dishem te vendit ku eshte gjendur unaza dhe ata i kan thene: "Me pare ne kohen e nje mbreti ka jetuar nje njeri i mir i quajtur Danjel. Mbreti kisht shikuar nje ender lindjen e nje djali dhe magjistraret dhe keshilltaret i thone se endrra tregon fundin tend. Mbreti urdheroj menjehere vrasjen e djemve." Historia vijon sic e kam shpjeguar mesiper. Ne fet e tjera Uzejri njihet me emrin Ezra.
4. Tarsus eshte vendbanim i vjeter Neulitik dhe vazhdon me epoken Kalkolitike dhe per te vazhduar me epoken e Bronzit te hershem. Ky vend ndodhet ne Adana te Turqis. Me pare ky vend quhej Tarsa ose Tarsos dhe ka qene vendbanim i Heliteve. Disa thone se emri Tarsa vjen nga fjala Tarhuns me te cilin kuptohet Perendia e Stuhise. Per Romaket ky vend ishte i njohur me emrin: "Juliopolis", ndersa per Helenet me emrin: "Antiokia" Thuhet se Tarsusi eshte qytet i vjeter mbi 6000 vjeçar. Disa thone se eshte vendi ku eshte takuar Mark Antoni me Kleopatren dhe thuhet se eshte vendbanimi i Apostullit kristian Pal. Per me shume rreth qytetit te Tasusit dhe historive mitologjike lexoni kete artikull Paganizmi dhe mitet