Nder mjeket me te njohur te Kalifatit Lindor nen udheheqjen abasite ka qene edhe El Razi i cili e ka dalluar fruthin nga lia e madhe, dhe Ibn Sina (lat. Avicena). "Princi i mjekeve", i cili u perpoq te bente te pamunduren per te arritur kodifikimin e mjekesise duke i harmonizuar elementet e saj me sistemet e Galenit dhe te Aristotelit. Megjithate, veprat e tij paten ndikim me shekuj ne Europe.
Ne kalifatin Perendimore nen sundimin e Umajideve ka jetuar kriku me i madh Abdul Melik ibn Zuhr (lat Avonzoar) nga Kordoba (vdekur me 1162). Ai ka qene nje nder mjeket qe disa shekuj me heret i kane paraprire renesances europiane duke iu kundervene guximshem shkrimeve dhe qendrimeve te Galenit. Disa skolastike mysliman i nxoren penet e veta dhe u radhiten pas udheheqesit te tyre te Derguarit te Allahut a.s. dhe udhezimeve te tije ne mjeksi. Nder ata, ketu eshte me rendesi te permendim Hunejn ibn Ishak (lat. Joanitus 800-873), i cili ka shkruar disa trajtesa ne te cilat ka kmentuar udhezimet e te Derguar te Allahut. Ai eshte i njohur veçanarisht per lirin e tij oftalmologjia (semundjet e syrit) me titull: "Al Ashr makalat fi al Ajn d.m.tj; Dhjete trajtesa mbi syrin".
Ketu eshte me rendesi gjithashtu te permendim Muhammed ib Zekerije el Razi (lat. Rhazes, 865-925), vepra kryesore e te cilit eshte "El Xhudari vel Hasba d.m.th; Lija e madhe dhe Fruthi", konsiderohet vepra me e vjeter e ketij lloji. Ne kete veper ai e pershkruan themelin e diagnostikimit mes ketyre semundjeve. El Raziu ka shkruar gjitashtu librin mbi semundjet e femijeve dhe sipas mendimit te shumces, ai konsiderohet si babai i pediatrise.
Historia ka shenuar gjithashtu vepren e Ebu el Hasan el Muhtar ibn Butlanit (lat. Elluxhasen Elimithar, vdekur me 1065) me titull: "Tedhkir el Kah-halin dm.th; Shenime per oftamologe", qe eshte vepra me e vjeter arabe mbi oftalmologjine.
Pastaj vjen Abdul Melik ibn Zuhr (lat. Avenzoar, 1091-1162), mjeku i pare i cili ka trajtuar dhimbjet e eshtrave dhe shkaktarin e zgjebes "Suubat el Xhereb" latinisht; "Acarus scabici". Ai ka qene i njohur edhe per vepren e tij "Al Tejsir fi el mudaveh vel tadbir d,m.th; Thjeshtesimi i terapetikes dhe dietes".
Ali ibn el Abbas (lat. Haly Abbas, vdekur me 994), ka qene gjithashtu edhe me titull tjeter "Kamil el Sana el Tibbijjah d.m.th Libri mbreterir, latinisht; latinisht; "Liber regius". Liri permban trajtimin e hollesishem shkencor dhe praktik ne mjeksi, me te cilin ai krahason dietetiket dhe materien mjeksore (materia medica), me te cilin dha kontributin e vet ne konceptin rudimentar te qarkullimit kapilar.
Ketu duhet permendur gjithashtu filozofin e shquar islame dhe komentuesin Ibn Rushdi (lat. Averoes, 1126-1198), me vepren kryesore enciklopedike-mjeksore "El Kullijat fi el tibb d.m.th; Gjerat e pergjithshme ne mjekesi", e njohim funksionin e retines dhe ndikimin e imunitetit ne rastin e lise se madhe.
Ne shek. XIII ka jetuar Ali ibn el Nafis (1210-1288), i cili ka shkruar vepren "Sharh Tashrih el Kanun d.m.th; Koment ne analizen e Kanunit te Ibn Sinait), i cili ka mbetur i njohur per perparimin e pershkrimit te arkullimit te pulmonal te gjakut, tre shekuj para pershkrimit nga portugezi Servetus, te cilit i eshte pershkruar ky zbulim.
Shekulli XII e njerr gjithashtu historianin me te njohur te mjeksise M. Ibn Ebi Usajbi (1203-1270), me vepren e tij kapitale "Ujun el Enba fi tabakat al Atibba d.m.th; Birimet e te dhena per llojet e mjekeve". Kjo veper eshte permbledhje e hershme me 400 biografi te mjekeve arab dhe grek.
Ne fund, kjo liste e pjesshme e mjekeve te njohur islame dhe kontributi i tyre ne fushat e mjekesise nuk mund te mbyllet pa i permendur disa nga veprat me te hershme te "Princit te mjekeve" Ebu Ali el Husejn ibn Sina (lat. Avicena , 980-1037), i cili eshte cituar nga shumica e skolastikeve te hershem e te permendur. Ibn Sina ka permbledhur shkencen e mjeksise te kohes se tij ne nje veper enciklopedike, te cilen e ka quajtur "Kanun fi el Tibb d.m.th; Ligji i Mjeksise". Ky liber eshte perkthyer disa ne gjuhen latine dhe ka ndikuar ne shume gjenerata te studenteve te mjekise ne Europe. Ibn Sina ka shkruar gjithashtu vepra me titull: "Kitabul Shifa d.m.th; Libri i sherimeve", "El Advije el Kalbijja dm.th; Ilaçet e zemres", dhe "Kitabu Kulanxh d.m.th; Libri i dhimbjeve ne zorre".
Keto jane vetem disa nga veprat e shumta qe mbajne emrin e Ibn Sines. Ai ka qene dy here minister i Hamadanit, ndersa kater muaj ka qene i burgosur per shkak te bindjeve te tij politike. Doktori Kruger , M.D. ka thene per Ibn Sinen; "Pervoja e tij mjeksore ne pikpamje trashendentale eshte me e madhe se ajo e Galenit.. (ai) demostron nje mendje te Getes dhe ka pasur nje gjenialitet sikur te Leonardo da Vinçit." (C.Kruger, M.D. Springfild, III, Charls C. Thomas, 1963).
Shkeputur nga libiri: "Mjeksia e te Derguarit Muhammed a.s." Ibn Kajim el Xhevzi, pershatur ne shqip nga Ali F. Iljazi
Publikuar ne webin; islamgjakova.net.
Rruga Antike dhe Historia e Pukës në mitologji
Qyteti i Pukes ne vitin 1952 Rruga Antike dhe Historia e Zones se Pukes Nje trashegimi mijeravjeçare ne zemer te Alpeve Shqiptare Qe ne lashtesi, permes territorit te sotem te Pukes kalonte nje nga rruget me te rendesihme te Shqiperise antike, rruga Lis - Rataria. Kjo rruge, e perdorur qe perpara pushtimit te Ilirise nga Romaket , ishte pjese e nje rrjeti te rendesishem qe lidhte krahinat e veritut me pjeset e tjera te vendit dhe me gjere. Via Publica , Rruga Romake neper Puke Me ardhjen e romakeve, pergjate kesaj rruge u ndertuan disa keshtjella mbrojtese, disa prej te cilave kishin kapacitet per te per 1000 kalores . Disa nga keshtjellat me te njohura te ndertuara pergjate kesaj rruge jane: Keshtjella e Vigut , Pukes , Micojit , Fletit , Trun etj. Romaket e quanin kete rruge Via Publica , ndersa gojedhena te ndryshme thuhet se ajo quhej si " Udha e Pukës " , e cila lidhte Lezhen me zonat e tjera si; Vau Dejsi etj. Nga Lezha ne drejtim te Vigu...