July 19, 2017

Jeta e profetit Ibrahim a.s.


Profeti Ibrahim a.s. eshte nje nder Pejgamberet e zgjedhur te Allahut. Ai permendet ne shume ajete te Kur'anit plus ka nje suren me te njejtin emer, Ibrahim.(1) Profeti Ibrahim eshte djali i Tarihut (2) qe rrjedh nga familja e profetit Nuh a.s. Ne fillimet e jetes se tij profeti Ibrahim a.s. ka jetur ne Irak (Babiloni) ne luginen e lumit Eufrat. (3) Populli i Urit filloi te devijonin besimin duke i shoqeruar Zotit ortak (shirk). Ata filluan te besojne ne skulptura te krijuar prej argjili dhe idhujtari te ndryshme. Ky besim kaploi gjithe popullaten deri tek babai i Ibrahimit a.s. , por Ibrahimi a.s. dhe pse ne moshe te re pyeste te atin:  "Ç'jane keto statuja qe i adhuroni? (4) Perveç skulpturave banoret e atyre vendeve adhuronin edhe yjet, madje per kete shkak ato ndertuan ne Damask nje tempull me shtat porta ne te cilin organizonin flijime dhe adhurime si dhe festa te ndryshme kushtuar atyre. 
Por ky lloj besimi Ibrahimit a.s. ju duke dicka boshe dhe e kote dhe ai filloj te kerkoj Zotin. Keshtu Allahu xh.sh. i mundesoj Ibrahimit qe te gjej rrugen e Zotit. Per kete Allahu xh.sh thote:
"Ne i dhame Ibrahimit miresin e besimit ne zemren e tij sepse Ne e kemi njohur mire ate."(El Enbija 51) Ketu behet fjale ne faktin se Allahu xh.sh i mundesoi Ibrahimit a.s. te shoh madheshtit e qiejve, tokes nga ku u bind duke thene: "Une besoj Zotin e Gjithesise qe krijoj kete gjithesi, qiejt, token, detrat..." Gjithashtu Allahu xh.sh thote: "Edhe keshtu Ibrahimit ia mundesuam t'i shikoje madheshtite e qiejve e te tokes per t'u bere edhe me i bindur. E kur ate e mbuloi nata, ai e pa nje yll e tha: Ky eshte Zoti im! E kur ylli u zhduk tha: Une nuk i dua ata qe zhduken. Kur e shikoj henen te posa lindur tha: Ky eshte Zoti im! E kur hena u zhduk tha:Nese Zoti im nuk me udhezon, une do te jem prej njerezve te humbur. Kur e shikoj diellin te lindur tha: Ky eshte Zoti im, ky eshte i madh. E kur dielli perendoi tha: O populli im! Une jam i paster nga ajo qe ju shoqeroni (adhuroni). Une me vetem time; i drejtohem Atij qe krijoi qiejt e token, larg besimeve te tjera; une nuk jam prej atyre qe i pershkruajne shok!" (El Enam; 75-79) Besimin e plote qe gjeti Ibrahimi a.s. filloj tua thote edhe te tjereve. Allahu xh.sh. thote: "Per ate Ibrahimi a.s. polemizoi me popullin  etij e ai tha: A polemizoni me mua , rreth Allahut e Ai me udhezoi? Une nuk u frikesohem atyre qe ju ia beni shok, vetem nese Zoti im do ndonje send (te me godas (sprovoj) dhe ai me godet). Me dijen e Tij Zoti im ka perfshire çdo gje, a nuk e merrni me mend? Si t'u friksohem atyre qe ju ia shoqeruat, e ju nuk friksoheni per ate qe i shoqeruat Allahut pa pasur kurrfare argumenti. Cili grup, pra eshte me i drejte te jete i sigurt, nese jeni qe kuptoni? Ata qe besuan dhe besimin e tyre nuk e ngaterruan me besim te kote, atyre u takon te jene te sigurte dhe ata jane ne rruge te drejte." (El Enam; 80-82)

Ne ate kohe populli ishte i devijuar totalisht nga besimi ne Allahun xh.sh duke vet krijuar skulptura te cilet i quanin zot dhe kur degjonin fjalet e Ibrahimit a.s. i thonin: 
"Adhurojme idhujt, vazhdimisht u jemi besnik atyre. Ibrahimi a.s. u tha: A ju degjojne ata juve kur luteni ose A u sjellin juve dobi apo dem? Ata thane; Jo, por keshtu i gjetem se benin dhe prinderit tane. Ibrahimi u tha: A po shihni se ç'po adhuroni ju dhe prinderit tuaj te meparshem? Me te vertet ate qe ju adhuroni jane armiq te mij, perveç Zotit te boteve. Zoti qe me krijoi, Ai me udhezon mua dhe Ai me ushqen dhe me jep te pije dhe kur te semuren ai me sheron. Ai me ben te vdes e pastaj me ringjall. Ai tek i cili kam shprese se do te m'i fale mekatet e mia ne diten e gjykimit." (Esh Shura ; 71-82) (5)

Keshtu Ibrahimi a.s. ftoj dhe babin e tij qe te besonte Allahun por ai e kundershtoi shum ashper deri ne kercenim. Ibrahimi a.s. e keshillonte babain e tij duke i thene: "O babai im! Pse adhuron ate qe as nuk degjon, as nuk shikon e as nuk ke asgje prej tij? O babi im! Mua me eshte dhene nga dituria , cfare ty nuk te eshte dhene, prandaj me degjo se une te udhezoj ne rruge te drejte. O babi im! Une kam frike se do te godet ty ndonje denim praj te Gjithmeshirshmit e do te jesh shok i djallit!" Babi i Ibrahimit tha: Ti, Ibrahim i refuzon zotat e mi? Nese nuk dalesh (se fyeri ndaj zotave te mi), une do te gurezoj ty, prandaj largohu prej meje per nje kohe te gjate.Ibrahimi tha: Qofsh i lire prej meje! Une do ta lus Zotin tim per te falur ty, pse babai ishte i kujdesshem ndaj meje (me ka rrit) Une po largohem prej jush dhe prej asaj qe adhuroni ju pos Allahut, e shpresoj se me adhurimin ndaj Zotit tim nuk do te jem i humbur! (Merjem ; 42-48)

Per shkak te kembenguljes qe beri babai i Ibrahimit a.s. Azeri ,  Allahu xh.sh i thote Ibrahimit a.s.:
"Kur ju be e qarte Ibrahimit se babai i tij eshte prej te humburve, e la lutjen per babain e tij. S'ka dyshim se Ibrahimi a.s. ishte shume i ndieshem dhe i bute." (Et Tevbe; 114)

Ne nje hadith Ebu Hurejra r.a. transmeton se Muhammedi a.s. ka thene: "Ne diten e Gjykimit, Ibrahimi do te takohet me babane e tij, Azerin i cili ne fytyren e tij do kete pluhur e dhe. Ibrahimi do ti thote: A te kam thene qe te me ndiqje ne rrugen time, ne besimin tim? Azeri do ti thote: Ja sot po te ndjek, nuk po te kundershtoj. Ibrahimi a.s. do te thote: O Zoti im! Me ke premtuar se ne Diten e Gjykimit nuk do me turperosh, a ka turp me te madhe sesa babai im te jete ne zjarr? Allahu xh.sh do i pergjigjet: Jobesimtareve ua kam ndaluar xhennetin.(Buhariu)

Profeti Ibrahim a.s. eshte nje nder pejgamberet me te permendur ne Kur'an. Ai eshte quajtur dhe Halilullah , mik i Allahut. Allahu xh.sh thote: "Atehere ai (Ibrahimi) tha: Jo, por Zoti juaj eshte Zoti i qiejve e i tokes, eshte Ai qe i krijoi ato ndersa une jam deshmues per kete." (El Enbija; 56)


Thyrja e idhujve

Pas thirrjes qe Ibrahimi a.s. i beri babait po ashtu edhe popullit vendosi qe skulpturat, idhujt qe ishin te vendosur ne nje tempull ti shkaterronte. Me ze te ulet ai tha: "Do i bej ate qe duhet statujave, skulturave tuaja." Ne fakt ky popull kishin nje feste te cilen e festonin çdo vit jasht qytetit. Azeri e ftoj Ibrahimi qe te shkonin bashk ne feste, por ai tha se jam i semur dhe nuk mund te vij.(6) E beri kete qe te realizonte planin e tij per prishjen e statujave. Pasi u largua populli, Ibrahimi a.s. me kujdes ju afrua nje tepulli ku ndodheshin statujat (7) Kur hyri brenda gjati idhujt qe kerkonte dhe para tyre kishte ushqime te ndryshme te cilat i kishin lene njerezit. Pasi theu te gjith idhujt me te madhit te tyre i vendosi ne qaf sopaten. Allahu xh.sh thote:  "Pasha Allahun, posa te largoheni ju, une kam per t'ia bere ate qe duhet statujave tuaja. Dhe i beri cop-cope perveç nje me te madhit qe e kishin ata me shprese se atij do t'i drejtohen (per ta kuptuar se kush i theu)." (El Enbija; 57-58)
Kur populli u kthye ne tempull u shokuan nga ajo cfare shikuan dhe than: Kete nuk e ka bere kush tjeteve veç Ibrahimit i biri i Azerit. Prandaj silleni ketu.
Allahu xh.sh thote: "Ata thane: Kush e beri kete me zotat toane? Ai eshte kriminel. Pastaj thane: Kemi degjuar per nje djalosh qe i perqeshte ato, te cilit i thonin Ibrahim. Ata thane: Silleni ketu ne sy te njerezve qe ta shohin dhe ta denojme. I thane: A e bere ti kete me zotat tane o Ibrahim? Ai tha: Jo, por ate e beri ai i madhi i tyre, ju pyesni ate nese flet. Ata u ndalen e u menduan me vete e dikush tha: Vertet ju jeni me ata te gaburati (pse adhuroni gjera te kota..."(El Enbija; 59-67 )
Pasi Ibraimi a.s. u tha : Pyesni kete te madhin meqenese ai ka edhe sopanen, idhujtaret e tyre ngelen pa fjal. Idhujtaria e tyre u trondit. Kjo ishte pikerisht ajo cfare Ibrahimi a.s. deshironte. (8) Idhujtaret ju drejtuan Ibrahimit duke thene: Ti e di sa ata nuk mund te flasin, si ti pyesim ata? Atehere Ibrahimi a.s. u tha: Atehere pse adhuroni ata ne vend te Allahut. Ata nuk u sjellin asnje fare dobie e as t'ju bejne deme.(9)

Idhujtaret marrin vendim per te denuar Ibrahimin

Meqenese idhujtareve besimi i tyre u vu trondit , i pari i tyre dhe jo vetem vendosen qe ta denonin Ibrahimin me nje denim qe asnje me pare nuk ishte denuar. Ne nje vend te shkretetires ata vendosen qe ta hedhin Ibrahimin ne nje zjarr te madh. Ftuan te gjithe njerezit qe te mblidhin dru me qellim qe zjarri te ishte sa me i madh

Allahu xh.sh thote: "Ata thane; Ndertoni atij nje vend (me dru) dhe hidheni ne zjarr." (Es Safat ; 97)

Koha po afrohej per hedhjen ne zjarr te Ibrahimit a.s. por ai vazhdimisht luste Allahun xh.sh duke thene: Hasbunallahu ve niamel vekil d.m.th; "Me mjafton Allahu i cili eshte mbrojtesi im!" Kete dua profeti Ibrahim a.s. e ka thene para se te hidhej ne zjarr.Sipas nje transmetimi tjeter qe vjen nga Buhariu kemi se kete dua Ibrahimi a,s e ka thene kur eshte hedhur ne zjarr. Pasi cdo gje Ibrahimin e kishin vendosur ne katapulte (10) thane: Digjeni ate duke u hakmarr keshtu per zotet tuaj.(11)

Sipas disa transmetimeve kemi se: Xhibrili i eshte shfaqe Ibrahimit a.s. dhe e ka pyetur: O Ibrahim a ke nevonj per ndonje gje? Ibrahimi i ka thene: Prej teje jo!
Allahu e mbrojti Ibrahimin a.s. duke i dhene urdher zjarrit qe te behej i ftohte per Ibrahimin.

Allahu xh.sh thote:  "Ne i thame: O Zjarr , behu i ftohte dhe shpetim per Ibrahimin." (El Enbija; 69)

Nga iben Abbasi dhe Seid b. Xhuberi transmetohet se ka thene: "Meleketu qe eshte i ngarkuar per shiun ka filluar te flase: Ku me udherohet qe ta dergoj shiun. Nese Allahu nuk do i kishte thene zjarrit qe behu shpetin per Ibrahimi, Ibrahimi do ishte demtuar nga i ftohti i madh. Gjate kohes qe njerezit mendonin qe Ibrahimi a.s. do digjej , ne fakt ai nuk ndjente asnje gje nga zjarri, madje transmetohet qe ai vend u kthye per te nje vend prej vendeve te xhennetit te Zotit."
Shume interesante eshte edhe thenja e babait te Ibrahimit ku transmetohet nga Ebu Hurejre se babai i Ibrahimit a.s. Azeri ku shikoj qe djali i tij nuk po digjej tha: "Sa Madheshtor qenka Zoti  yt biri im!"
 Ndersa sipas transmetimit te Ibni Asakirit kemi qe nena e Ibrahimit a.s. ka thene:Biri im! Une do te doja te vija te ti, prandaj lute Allahun qe te me mbroj nga zjarr rreth teje qe te te perqafoj. Ibrahimi e luti Zotit, dhe nena e tij ju afrua , e perqafoi e puthi pa u demtuar aspak nga zjarri."
Sa sa ka qene koha e qendrimit te Ibrahimit a.s. ne zjarr e di vetem Allahu por sipas transmetimeve kemi se ka qendruar rreth 40 apo 50 dite.(12) Keshtu Allahu xh.sh i poshteroj idhujtaret duke dal fitimtar dhe i mbrojtur Ibrahimi a.s.




Perballja e profetit Ibrahim me sundimtarin e Babilonis , Nemrud

Ne kohen e Ibrahimit a.s. jetonte nje sundimtar i cili quhej Nemrud. Sipas transmetimeve bota eshte sunduar teresisht vetem nga kater (13) sundimtar dhe thuhet se nje nga keto ka qene Nemrudi i cili e shpalli veten zot. Gjate sundimit te tij (14) Nemrudi ka bere trazira dhe padrejtesi te medha ndaj njerezve. Nje dite ai degjon se nje djal i quajtur Ibrahim ftonte njerezit qe te adhurojne vetem Allahun, dhe duke e ditur qe Nemrudi e kishte shpallur veten zot, kjo gje nuk i pelqeun dhe urdheroi ta gjejne. Kur paraqitet Ibrahimi a.s. para Nemrudit filloj nje debat publik ku Nemrudi i thote: Une jam zoti prandaj do me besosh dhe do me bindesh vetem mua. Ndersa Ibrahimi a.s. i thote: Zoti im eshte ai qe jep jeten dhe vdekjen.

Allahu xh.sh thote "Ai (Nemrudi) polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit te tij. Kur Ibrahimi tha: Zoti im eshte Ai qe jep jete dhe vdekje! Ai tha: Edhe une jap jete dhe vdekje. Ibrahimi tha: Zoti im e sjell diellin nga lindja , sille pra ti ate nga perendimi?...(El Bekare; 258)

Nemrudi per ti dhene nje argument Ibrahimit, paraqiti para tij dy te burgosur. Njerin e vrau ndersa tjetrin e liroi. Pas kesaj Nemrudi tha: E shikon edhe une denoj me vdekje dhe jep jete. Ibrahimi a.s. i thote; Zoti ime atij qe ia merr shpirtin e ringjall. Me pas Ibrahimi a.s. i thote: Zoti im e sjell diellin nga lindja ne perendim, nese ti je zot beje te kunderten. Pas kesaj ai mbeti i habitur dhe perseri nuk besoj.

Allahu xh.sh thote: "Atehere (Nemrudi) ngeli i habitur dhe nuk besoj. Allahu nuk e udhezon ne rrugen e drejte popullin mizor." (El Bekare; 258)

Sipas nje pershkrimi tjeter (15) kemi se debati mes Ibrahimit a.s. dhe Nemrudit ka ndodhur ne nje kohe ku; ne nje magazin ndodheshin te depozituara shume ushqime. Dhe aty dergoheshin perfaqesuesit e popullit per te marr furnizime. Nje nder keto ka qene edhe Ibrahimi a.s. Ka qene kjo dite ku ishin mbledhur tek ai Nemrudi dhe ku filloj debati mes Ibrahimit dhe Nemrudit. Per shkak te debatit Nemrudi nuk e furnizoi Ibrahimin a.s.
Tregohet se ashtu pas asnje gje Ibrahimi eshte larguar. Kur iu afrua shtepise ndaloi dhe mbushi trastat e tij me dhe dhe tha: Do shkoj keshtu qe ato te me shikojne qe kam marr furnizim. Kur arriti ne shtepi la trastat ne toke dhe u ul te pushoj. Gruaja e tij Sara gjeti trastat ne te cilat ishin te mbushura plot me ushqime dhe me te cilat pergatiti ushqimin. Kur Ibrahimi u zgjua nga gjumi dhe shikoj gjellen pyeti bashkeshorten: Prej nga ky ushqim? Sara i tha: Prej asaj qe solle ti. Keshtu Ibrahimi e kuptoj qe Allahu xh.sh e kishte ushqyer ate dhe familjen e tij dhe filloj ta falenderoj ate.

Sipas nje transmetimi tjeter (16) kemi se: Allahu i dergoi Nemrudit nje melek i cili e thirri qe te besoj Allahun por ai refuzoj ate. Por meleku e thirri te besoj Allahun xh,sh rreth dy apo tre here. Heren e trete Nemrudi i thote Melekut:  mblidh ti ushtrin tende dhe une do mbledh ushtrin time. Nemrudi mblodhi ushtrin e tij gjate kohes se lindjes se diellit, ne kete kohe Allahu xh.sh dergoi tek ushtria e tij mushkonja dhe miza prej te cileve nuk mundi te shikonte,  madje keto mushkonja dhe miza ua pin gjakun ushtareve duke u lene vetem eshrat. Sipas transmetimeve nje mushkonje i futet ne vesh Nemrudit ku qendroj brenda saj per sa kohe qe ai jetoj duke i shkaktuar dhimbje dhe torture te madhe. Nemrudit nuk gjeti asnje sherim derisa me qellim lehtesimin e dhimbjes e godiste koken e vet me dicka te forte derisa edhe vdiq.

Udhetimi i profetit Ibrahim per ne Siri (Sham) dhe me pas ne Mekke

Duke shikuar qe populli nuk po e ndiqte rrugen e Allahut, Ibrahimi a.s. vendosi te largohej bashke me bashkeshorten e tij, Sara (17) dhe nipin e tij Lutin a.s. per ne Siri. Sipas te transmetimeve Ibrahimit a.s. i vjen nje melek dhe i thote: Kete vend ju kemi dhene Ju dhe trashegimtareve te tu."Per kete Ibrahimi a.s. ndertoj nje faltore me kube per ta falenderuar Allahun. Me pas Ibrahimi kaloj ne qytetin e Haranit ku u martua me Saren. Muhammedi a.s. thote: "Perveç Havase nuk eshte krijuar grua me e bukur mbi faqen e tokes se sa Sara."

Profeti Ibrahim a.s. ne Egjipt

Gjate rruges per ne Egjipt Ibrahimi a.s. informohet se atje eshte nje sundimtar si te tjeret dhe i thote Sares; Kur te arrim atje nese te pyet njeri thuaj se ne jemi moter e vella.  Me te mberritur ne Egjipt mbreti informohet se ne mbreterin e tij kishte ardhur nje grua shume e bukur. Mbreti menjehere dergoi shtaret per ta marr duke i porositur se nese burri i cili eshte me te, eshte i shoqi mbyteni. Allahu xh.sh i dergon Ibrahimit a.s. melekun dhe e informon. Ibrahimi a.s. i thote Sares: Nese ushtaret qe do vijne te pyesin se kush jam une, thuaja qe jam vellai yt. Te dy u pastruan (abdest) dhe filluan ta lusin Allahun.
Ushtaret marrin Saren dhe e dergojne tek mbreti. Transmetohet se kur u paraqiten para mbretit ai menjehere zuri ta prek, ne kete moment Sara beri kete lutje: "O Zoti im! Ti e di se une vetem Ty te besoj dhe te derguarin tend. Une jam e paster dhe skam shkuar me askeng pervec se me burrin tim (Ibrahimin) prandaj me mbro nga ky njeri!" Tregohet se mbreti eshte ngrir ashtu me dore te ngritur. Filloj ti zihej fryma dhe filloj ti binte tokes me kemb (qe ta lironin). Mbreti e kuptoj qe ajo ishte grua e vecante dhe qe mbrohej nga Zoti dhe i thote Sares: Lute Zotin tend qe te me heq kete pasi nuk do te bej gje." Sara mesohet te kete thene (18): "Zoti im! Nese vdes ky, do te thone se e kam mbytur une" dhe u sherua. Duke shikuar se cfare beri Sara, mbreti i thote shermbyesve te tij: Kjo nuk eshte njeri, por eshte nje djall. Per shkak te lirimit qe i beri Sara, mbreti i dhuroj asaj Haxheren qe ishte njera nga sherbetoret e tij.(19)
Kur Sara u kthye tek Ibrahimi a.s. e gjeti Ibrahimin a.s. duke u falur. (20) Pas faljes Ibrahimi a.s. me shenje(21) e pyet Saren se cfare ndodhi? Ajo i thote: Allahu e mposhti ate njeri zullumqar . Me pas Ibrahimi a.s.  u kthyen ku kishin qene por kesaj radhe edhe me nje sherbetore (Haxheren). Luti a.s. me urdherin e Ibrahimit a.s. u vendos ne Sadoma banoret e te cilit gjithashtu ishin jo besimtare.Rruges Lutit a.s. i zun priten duke e sulmuar dhe duke e plackitur e zene rob. Kur e degjoj kete Ibrahimi a.s. mer me vete disa burra dhe niset drejte vendin ku Luti a.s. ishte i zene rob me qellim lirimin e tij, dhe keshtu ndodhi.

Lindja e Islamilit, Haxherja dhe Ibrahimi a.s.

Me lirimin e Lutit a.s. Ibrahimi ktheht ne Palestine. (22) Gjate qendrimit ne Palestine Ibrahimi a.s. u mor me tregeti. Gjate kesaj kohe si Ibrahimi .a.s por kryesisht Sara deshiron te kishin femije, dhe sic e permendem e pare Sara nuk bente femij. Pasi kaloj nje kohe e gjate dhe Sara e shikoj kete pa mundesin e saj per lindje i thote Ibrahimit a.s.: Meqenese Zoti im nuk me dha femije, martohu me Haxheren dhe ndashte Allahu sh.sh te fale femije ajo." Pas kesaj Haxherja lindi nje djale te cilin e quajten Ismail. (Per me shume lexo suren Saffa nga ajeti 99-113, po ashtu do e permend me me detaj tek Jete e profetit Ismail a.s.)
Ne kete kohe filloj te ndryshoj dicka mes Sares dhe Haxheres pasi kjo e fundit e gezoj Ibrahimin me femije. Sara ju ankua disa here Ibrahimit se Haxherje me heq karsheri e Ibrahimi a.s., i thote: Ti e di. Me kete pergjigje Haxherja u ndje e pa sigurt duke pas parasysh shtatzanin e saj dhe u largua. Tregohet se Haxherja u largua dhe u vendos pran nje burimi uji, aty vjen meleku dhe i thote: Mos u frikeso. Allahu te ka dhene nje femije i cili do jete njeri i madh e i hajrit dhe te cilit do i jepet emri Ismaili. Pas kesaj Haxherja kthehet dhe lind djalin i cili u quajt Ismail (23). Xhelezia mes Sares dhe Haxheres rritej.
Profeti Muhammed a.s. tregon:  (Kur ajo takonte Ibrahimin a.s.) "Haxherja vishte rroba te gjate, me qellim qe gjurmet ti mbuloheshin qe te mos i shikonte Sara." Ne nje trasmetim tjeter kemi ;  Haxherja ishte e kujdesshme, dhe ajo ka qene gruaja e pare qe ka perdorur perparse  me qellim tia fshehte shtatzanin Sares.(24) Duke shikuar tensionet mes Sares dhe Haxheres Ibrahimi a.s. vendosi ti ndante ato me banes. Me vone zbret tek Ibrahimi a.s. meleku qe e urdheron qe te marr Haxheren dhe sebashku me djalin ta dergoj ne Mekke afer nje druri te madh (25). Keshtu Ibrahimi i thote Haxheres qe do largohet (26), ndersa Haxherja e cila ende e kishte per gjiri Ismailin, dhe per me teper kur shikon nje lugin te shkrete, pa njerez, pa banesa, pa uje pa asnje gje kapi per rrobash Ibrahimit duke ju lutur i thote: "O Ibrahim! Ku po shkon e ne po na le ketu pa asnje gje, pa uje , pa shtepi pa siguri?" Ibrahimi nuk ju pergjigj; Haxherja vazhdonte ta pyeste: Si mund te jetoj ketu ne mes te shkretetires? Reagimi i Ibrahimit a.s. ishte perseri i njejte. Haxherja duke shikuar qendrimin e Ibrahimit a.s. e pyet: Allahu ta ka kerkuar kete? Ibrahimi a.s. i thote: Po! Haxheraja tha: Atehere nuk do jemi te humbur! Pas kesaj Ibrahimi a.s. u largua por se ishte shum i merzitur. Pa u largua shum nga djali dhe Haxherja Ibrahimi a.s. ju lut Allahut xh.sh per ta.
Allahu xh.sh thote: "Zoti yne! Une nje pjese te familjes sime e vendosa ne nje lugin, ku nuk ka bim, e prane shtepise Tende te shenjte. Zoti yne i vendosa aty qe te falin namazin, pra ben qe zemrat e disa njerezve te mallengjehen per ata, dhe per te falenderuar me mirenjohje, furnizoj ata me fruta. Zoti yne! S'ka dyshim se Ti e di cfare fshehim dhe cfare publikojme se Allahut nuk mund t'i fshihet asnje send ne toke e as ne qiell." (Ibrahim; 38-39)

Pasi nje fare kohe te shkurter Haxhers i perfundoj uji i pishem. Dielli ishte shume i fort, u lodh shume, fillon te shikoj nga Safa (27) dhe filloj te ngjitej ne te por nuk shikoj asnje njeri. Teksa kthehej  Haxherja çoj pak fustanin dhe filloj te vraponte derisa arriti tek Merveja(28) edhe nga ty nuk shikoj asnje. Dhe kete e beri shtat here. (Edhe sot haxhilert  vrapojne ndermjet Safas dhe Merves dhe ky vrapim quhet Saji.) Kur per here te shtat u ngjit Haxherja ne kodren Merve degjoi nje ze , e ne vetvete heshti aq shume me qellim qe te degjoj, dhe perseri degjoj nje ze  dhe Haxherja tha: Te degjova, mund te me ndihmosh?! Ne fakt ishte nje melek te cilin Haxherja e shikoj dhe qe qendronte pikerisht tek vendi qe sot eshte uji Zemzem. Meleku levizi dheun dhe nga ku filloj te dal uj aq shume saqe Haxherja filloj ta rrethonte ujin. Transmetohet nga Ibni Abasi se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu e shperblefte nene e profetit Ismail a.s. ; sikur te mos kishte marr prej ujit zemezm, ai do te ishte burim i fuqishem." "Pasi Haxherja u ngop me uj dhe i dha te pi qumesht edhe djalit, meleku i thote: Mos kini frike se nuk do te jeni te humbur. Ne kete vend do te jete nje vend adhurimi qe do i behet Allahut xh.sh e ai vend do jete Qabja te cilin do ta ndertoj (ne nje vend tjeter kalon qe thote: do ta rindertoje) djali yt Ismaili me babain e tij Ibrahimin a.s." (Ibni Abasi)
Pas kesaj tek Haxherja dhe djali i saj tregohet qe arrin nje grup tregetaresh. Ne nje vend thuhet se ishin prej fisit Xhurhum apo prej nje familje me te njejtin emer. Duke ecur ato kishin nevoj te pushonin. Nga larg dalluan nje zog qe fuluturonte dhe than: Me siguri aty rrotull ka uj. Derguan dike per te shikuar, dhe me tu kthyer personi vezhgues tha: Shikova nje person, po ashtu edhe uj te bollshem. Vendosin te shkojne tek uji ku u takuan me nenen e Ismailit a.s. . Kerkuan leje prej saj qe te ulen dhe te shuajne etjen dhe Haxherja pranoj duke pasur parasysh faktin qe ndodhej vetem. Dukeqenese lugina ishte ne nje vend kyc per karvanat tregetar plus faktin se aty tashme ka uj u quajt vend i bekuar dhe filluan qe shume familje te vendoseshin aty duke treguar respekt te vencante per Haxheren dhe familjen e saj.
Gjate jetes se Profetit Ibrahim a.s. Allahu xh.sh. i zbriti 10 shpallje (Suhufe) te cilat ishin rreth 100 faqe.

Ibrahimi a.s. kerkon nga Allahu xh.sh. te di si ringjallen te vdekurit 

Pergjigjen e kesaj pyetje e kemi ne Kur'an ku Allahu xh.sh. na tregon se Profeti Ibrahim a.s. i thote Allahut xh.sh.: "O Zoti im! Me mundeso te shikoj se si i ngjall te vdekurit ! Allahu xh.sh. tha: A nuk e beson kete? Ibrahimi i tha: Po, por doja qe zemra ime te bindet! Allahu xh.sh. i tha: Merri kater shpend prane vetes, therri e coptoi, pastaj ne çdo koder vendos nga nje pjese te tyre, pastaj thirri ato, e do shikosh te vije te ty shpejt, e dije se Allahu eshte i Gjithefuqishmi, i Urti." (El Bekare; 260)
Dhe vertet Ibrahimi a.s. veproi ashtu sic Allahu xh.sh. e urdheroi. Keshtu Ibrahimi a.s. mori kater shpend i therri dhe i coptoi dhe me pasi i perziu ato e pastaj i shperndau neper kodra. Mbasi perfundoj kete, Ibrahimi a.s. i thirri (29) shpendet (30). Ne kete moment Ibrahimi a.s. (31) shikoj se si copat  levizen duke kerkuar pjesen tjeter pa u ngaterruar me pjeset e tjera, dhe vijuan keshtu derisa u formuan e me pas shpendet nxitimthi fluturuan per tu paraqit para profetit Ibrahim a.s. (32)


Pergatiti
Gezim Kopani

Per te mesuar me shume mbi jeten e profeteve kliko ketu: Profetet

________________
1. Permendet 73 here ne Kur'an
2. Tarihi ka qene njohur edhe me emrin Azer. Kur  Azeri ishte rreth moshes 75 Tarihi u shtua me Ibrahimin a.s. ku sipas transmetimeve (Iben Abbasi) del se ai ka lindur afer Damaskut ne nje fshat te quajtur Berza) Ibrahimi a.s. kishte vella Nahorin dhe Haranin.
3. Ne qytetin e quajtur Sumer Ur
4. El Enbija ajeti 52 pashtu lexo suren Shura ajeti 69.
5. Po ashtu Allahu xh.sh e permend kete edhe ne suren Saffat; 83-98)
6. Saffat ; 88-89
7. Safat ; 91
8. El Enbija; 65
9. El Enbija ; 66-67
10. Medohet se katapulten e ndertoi nje qe quhej Hezen. Dhe kjo eshte katapulta e pare e ndertuar nga njeru.
11 El Enbija: 68
12. Transmetohet se nje tip zhabiku (Geko) i ka fryer vazhdimisht zjarrit prandaj Muhammedi a.s. ka urdheruar qe ta mbysni ate. (Ahmedi) Nje transmetim tjeter tregohet se te gjitha shtazet mdje edhe inseket (milingona) kan nxituar te shuanin zjarrin me perjashtim te gekos. (Buhariu)
13.Sipas te dhenave bota eshte sunduar tersisht nga kater sundimtare. Dy kan qene mysliman dhe dy nuk kan qene mysliman. Sipas te dhenave myslimanet ka qene Dhulkarnejni dhe profeti Sulejman ndersa jo myslimanet kan qene Nemrudi dhe Buhtenasri.
14.Thuhet se Nemrudi ka sunduar katerqind vjet.
15.Abdurrezak i transm, nga Mameri e ky nga Zejd Eslemi.
16.Nga Zejd Eslemi
17.Bashkeshortja e Ibrahimit a.s. Sara nuk lindte femije. Sipas transmetimeve te tjera  kemi se Ibrahimi a.s. eshte takuar me Saren e cila ishte vajza e nje mbreti te quajtur Haran, dhe Sara la besimin e popullit te vet dhe ju bashkua Ibrahimit a.s. me te cilin edhe u martua. Sara eshte gruaja me e bukur e njerezimit.
18.Ebu Hurejre
19.Trans. nga Ebu Hurejra.
20.Transmetohet se Allahu xh.sh ia ka heq perden mes Ibrahimit dhe Sares e cila ishte drejtuar per nga mbreti, e tregohet se Ibrahimi a.s. e ka shikuar gjithe ngjarjen.
21.Beri me shenje pasi shikoj qe Sara nuk ishte vetem.
22.Mesohet se aty ka qendruar rreth 20 vjet.
23.Edhe Ismaili a.s. eshte pejgamber i Allahut xh.sh.. Sipas transmetimeve kur lindi Ismaili Ibrahimi ishte rreth moshesh tetedhjete e gjaste vjec.
24.Buhari
25.Nen te cilin ndodhej uji i bekuar i Zemzemit.
26.Ibrahimi a.s. atyre ju la nje trsate me hurma nje en me uje.
27.Kodra me afer e quajtur Safa
28.Koder tjeter e cila quhej Merve
29.Ne fillim te therrjes Ibrahimi a.s. ka permend emrin e Allahut dhe pastaj ka vijuar me therrjen.
30.Thuhet se Ibrahimi a.s. ka zgjedhur shpend te ndryshem dhe nga kjo ai i ka thirrur me emrat e tyre
31.Disa historian kan dhene mendime se profeti Ibrahim a.s. per nje prejudh kohe ka jetuar ne shpellen e quajtur Makpela, fjale e cila do te thote; "E dyfishuar". Kur Ibrahimit a.s. i vdiq bashkeshoprtia Sara rreth moshen 127 vjeçe , Ibrahimi a.s. u kerkoj Hititeve me ne krye te parin e tyre Efron te blej toke per te varrosur Saren. Efron pranon kerkesen e Ibrahimit a.s. Sipas te krishtereve tek "Zanafillia" Zoti i kishte premtuar Abrahamit, pra Ibrahimit gjithe token e Kananit (emri i qytetit). Mendohet se ne kete vend Profeti Ibrahim a.s. ka jetuar rreth 50 apo 60 vite. Aty rreth moshen 127 vjeçe i vdiq Ibrahimit a.s. bashkeshortia Sara, te cilen e varrosi brenda shpelles. Disa thone se; vite me vone profeti Ibrahim a.s. vdiq brenda te njetes shpelle te cilen turqit e quajne: "Atababalar Magarasi" dmth; "Shpella e paraardhesve". Vete fjala Makpela vjen nga hebraishtia. Ajo ishte ne qendren e qytetit te vjeter te Hebronit. Shpella dhe gjerat rreth saj jane ndertuar nga Ibrahimi a,s. Sipas historianeve pra Makpela ndodhet posht nje xhamie e cila eshte ndertuar ne kohen e Saladinit (v.1188). Salahudini i lejoi te krishtert qe te vazhdonin me lutjetet e tyre. Kur Saladini ndertoi xhamin ai ne cdo cep ndertoi minare , dy prej te cileve ende vijojne te qendrojne, po ashtu ndertoj edhe mimberin qe ende ekziston. Kur vendi u sundua nga Memluket, ata ndertuar gjashte shkalle, aq sa ishte numri i varreve. Ndersa kur vendi u sundua nga Osmanet ata bene riparime te shumta duke i kthyer madheshtin dhe dinitet vendit. Osmanet mermetuan varet duke i mbuluar me qilime me vler te madhe  prej mendafshi te gjelber, te qenduar ne menyre madheshtore prej ari. Varret e grave jane te kuqe. Ne kete kohe pervec gjasht varreve te vjetra thuhet se ndodheshin edhe tre varre te tjere. Disa historian mysliman mendojne se profeti Muhammed a.s. ne udhetimin e Isras, nder vedet qe ka vizituar eshte edhe shpella Makpeles.

Xhamia e profetit Ibrahim a.s.

Duhet te kemi parasush qe po flasim per nje vend i cili mendohet se ka historia mbi 2000 vjeçare dhe vendi vazhdon te kete status te mbrojtur. Sipas legjendave thuhet se shpella ka nje hyrje sekrete, dhe ne fakt tunelet qe ndodhen tek kjo shpell edhe sot vijojne te jene te mbyllur per turistet. Flasim per nje vend qe i perket kohes antike. Ne kohen e Saladinit shpella u be xhami. Tek ky vend eshte nje shkrim ku thuhet se: "Ne kete vend jane te varrosur disa njerez te moshuar." Thuhet se ne kohen e Herodit te madh ai ndertoj aty nje tempull. Per shume kohe kjo shpell u la ne harres, por rreth vitit 1119 , nje murg i quajtur Arnoul hyri ne shpell kur zbuloi nje dhome te madhe rrethore. Shume kohe me vone rreth shekullit te 11-te ka shkruar per kete Benjami Tudela i cili nder te tjera thote; "Ketu eshte qyteti i te madhit Shen Abram de Bron, pra qyeti i Hebronit. Qytet i vjeter i cili dikur ishte i vendosur mbi male, por tani eshte shkaterruar ndersa ne lugin ndodhet qyteti i sotem i Makpelahut. Ketu eshte nje kishe e madhe e quajtur Shen Abrami qe ishte tempull i hebrenjeve gjate kohes se profetit Muhammed a.s. Ne shpell ndodhen gjasht varre jo te krishter, dhe ato jane te Ibrahimit a,s, Sares, Is'hakut me Rebeken , Jakupit a.s. me Lean. Kush e paguante mire rojen e shpelles , ai mund tju dergonte ne brendesin e saj. Rruga do na qoj te nje port prej hekuri e ndertuar nga te paret tane (atababalar). Pas shpelles se pare rruga dergon ne shpellen e dyte e cila ashtu si e para ishte bosh, per te vijuar deri tek shpella e tret ne te cilen ndodhet gjate varret e permendura. Ne guret e varreve ka mbishkrime te gdhendura, ku shkruan: Ky eshte varri i Ibrahimit, Ky eshte varri i Is'hakut dhe keshtu me radh. Sic e permenda edhe me siper ne kohen e Saladinit tek shpella u ndertua nje xhami, dhe turqit sot e quajn xhami e Ibrahimit a.s.  Ne anglisht kjo shpell quhet: "Cave of Machpelah"

Pamje nga brendesia e xhamise se Profetit Ibrahim a.s. 


32. Djemt e Profetit Ibrahim a.s. jane: Is'hak, Ismail, Zimran, Jokshan, Medan, Midjan, Jisbak dhe Shuan. 
33. Profetit Ibrahim a.s. Allahu xh.sh. i dergoi 10 fletushka (Suhufe) 

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com