July 26, 2017

Jete e imam Sahit Hoxha

Jeta e Imam Sahit Hoxhës (1898 - 1976 )

Jeta në Mejtepe dhe Medrese

Imam Sahit Islam Hoxha u lind më 15 maj 1898 në fshatin LajthizëPukës. Babai i Sahitit quhej Islam ndërsa nëna Sut. Nga fëmijet e familjes Hoxha , Sahiti ishte fëmija më i shkathët ndër ta. Në një moshë shumë të re i ndahet nga jeta babai duke i lënë kështu jetim: Sahitin, Bajramin , Fatimen. Një ditë teksa punonte afer shtëpis së tij shikon disa bashkëmoshatar të cilët udhtonin drejt Pukës për të ndjekur studimet në Mejtepin e Xhamisë së Kodër Hanit (1). Sipas djalit të tij Ramadan Hoxha kemi që Sahiti sëbashku me vellan e tij Bajramin dhe bashkëmoshatarin e tij Shaban Rexhen kan ndjekur Mejtepin në Pukë për rreth 4 vjet. (2) Sipas të dhënave mësimet e para islame imam  Sahit Hoxha  po ashtu edhe imam Shaban Rexha i moren nga hoxha i njohur Zenel Hoxha. (3) Në këtë kohë Sahiti mund të këtë qenë rreth 12 vjeç (4) Përveç Sahit Hoxhes, Shaban Rexhes, Bajram Hoxhes kishte edhe nxënës të tjerë të cilet ishin shok me Sahit Hoxhen si: Zenel Aga dhe Shaban Aga (5) Pas Mejtepit të Pukës Sahit Hoxha sëbashku me imam Shaban Rexhen vijuan studimet në Mejtepin e Xhamisë së Kabashit (6) Ishte rreth 16 vjeç kur imam Sahit Hoxha vendos të ndjek mësimet islame në Mejtepin e xhamisë në fshatin Kabash. Në librin e autorit Idriz Ahmetaj "Shaban Rexha Ahmeti Njeriu i Punëve të mira" shkruan: "...Tek po flisnin një ditë me Sahit Islamit (Hoxha) një bashkëmoshatar që ishte pak më i madh, Shabani mësoi së në Kabash ishte hapur Mejtepi." (7) Po ashtu këtu përmenden se: "Unë (thotë Shabani) sot jam gati 16 vjeç dhe po mbetem pa shkollë." (8) Në fakt fshati Lajthiz me fshatin Kabash ishin shumë larg nga njëri tjetri dhe për më tepër duhesh kaluar lumi i Gomines dhe rrezikshmëria për kalimin këtij lumi ishte shumë e lartë. Panvarsisht kësaj Sahit Hoxha vëndosi të vazhdoj studimet në Mejtepin e Kabashit (9) Sipas të dhënave Sahiti sëbashku me bashkemoshatarin e tij Shabanin u regjistruan në Mejtepin e Kabashit rreth vitit 1916.(10) Në mejtepin e Kabashit Sahiti ndoqi mësimet për rreth 4 vjet për të vazhduar më pas studimet në Medresen e Shkodres (11)Sipas një të dhënë tjeter kemi se Sahit Hoxha ka ndjekur për 3 vite mesimet islame në Mejtepin e Kabashit. (12) Si rrezultat i varfërisë së madhe që kishte familja e Sahitit ai pothuajse rrëzikoj me mos ndjekjen e studimeve në Medresen e Shkodres. Sipas prof. Xhemal Meçi  kemi se: "Ishte interesimi i imam Sadik Prishtines që Sahit Hoxha ta vazhdonte Medresen e Shkodrës" (13) Sipas djalit të Sahitit , Ramadan Hoxha ishte mirësia e Zotit që Sahiti të takohej me një njeri shumë të mirë i quajtur Man Teplia (14) "Dëshira për ta vazhduar (Medresen) ishte aq e madhe sa që filloi të shkonte në mesim pa ngrënë. Duke ecur, i bie të fikët prej urie. Kalimtaret e ndihmojne të ngrihet. Tregtari bamirës Man Tepelia i siguron bursen.." (15) Me ndhimen tete vjeçare të Man Tepelis imam Sahit Hoxha përfundoj me sukses Medresen e Shkodrës. (16)

Jeta në Shkodër dhe në Pukë

Sahiti pasi përfundoj me sukeses Medresen e Shkodrës u emrua imam në Xhamin e Drishtit (17) Gjatë qendrimit si imam në këtë xhami imam Sahit Hoxha u njoh edhe me Hafiz Sabri Koçin (18) Sipas të dhënave aty ai sherben si imam për rreth dy vjet. (19) Nga viti 1936 deri në vitin 1937 Sahit Hoxha sherbeu si imam në xhamin Mes Myselim. Sipas të afermëve të Sahitit , ai është martuar tre here, martesa e fundit është vitit 1939 me Misiren.(20) Nga martesa me Misiren , Sahiti ka këto fëmije: Naxhije (Martuar në fshatin Meçe Xhemal Kopani) , Ali (martuar me vajzen e Aleko Manthos nga Gjirokastra), Isen (martuar me vajzen e Sadik Izlami nga fshati MicojFarije (Martuar në Laçaj me Asllan Laçi) , Muradije (Martuar në Laçaj me Abaz Laçi), Ramadan (Martuar me vajzen e Ibrahim Uka nga fshati Shikaj Kukes ). (21) Rreth vitit 1938 Sahit Hoxha sherbeu si imam në Xhamin e fshatit Micoj. (22) Pas shërbimit si imam në xhamin e fshatit Micoj, imam Sahit Hoxha kalon në fshatin Vaspas. Nga viti 1939 - 1940 shërben si imam i xhamisë së Vaspasit (23). Familjaret e imam Sahit Hoxhes tregojnë se ai ka shërbyer si imam edhe në xhamin e fshatit Kabash por edhe në vende të tjera por me kohe më të shkurter si përshembull gjatë muajit Ramazan.(24) Ndërsa sipas prof. Xhemal Meçi kemi që imam Sahit Hoxha ka shërbyer ne fshatin Kabash për rreth 26 vjet nga viti 1941 - 1967. (25) Gjatë kësaj kohe imam Sahit Hoxha ka qenë edhe Anëtar i Këshillit të Myftinisë Pukë. Ai ka shërbyer si imam përkrah imam Elez Hoxha (26) Qazim Nushi, Shaban Rexha, Beqir Laçi. Kishte raste që këto imam bashkoheshin dhe këndoni Mevlude. Sahiti ka kënduar dua, salavate dhe Mevlude në fshatrat si: Lajthiz, Kabash dhe Meçe. Sipas të dhënave në fshatin Lajthiz Sahit Hoxha sëbashku me Shaban Rexhen kan kryer sherbime fetare në disa shtepi. Ramadan Hoxha thotë: "Babai im kryete shërbime në disa shtëpi të fshatit tim. Bashkë me imam Shaban Rexhen kalon duke kryer Mevldu e dua." Po ashtu djali i tij Ramadan Hoxha tregon: "Për të kryer shërbime fetare si; kendim kur'ani, salavate, mevlude Sahiti shkonte në shume shtepi e fshatit Kabash. Madje shtepit myslimane të Kabashit kishin dreken dhe darken e caktuar në respekt të Hoxhës." Të njejte gjë kemi edhe në fshatin Meçe ku ai qëndronte tek miq të cilet ishin Furrikajt (27) si dhe tek fisi Kopani (28) përveç shtëpisë së Ahmet Isen Kopanit ai ka qëndruar duke kënduar Kur'an, salavate edhe Mevlud edhe tek shtëpia e Jemin Kopanit." (29) Niman Avdia, dhe tek shtëpia e Jah Met Krova (30) dhe Zyber Lluka (31).

Përballja e imam Sahit Hoxha me sistemin komunist

Gjatë jetës së tij imam Sahit Hoxha mbahet mend për njeri puntor, Atdhetar dhe që ishte çdo herë në shërbim të njerëzve për liri dhe besim. Këtu mund të përmendin faktin së gjatë luftës së LANCL (32) shtëpia e tij ka qenë bazë e strehimit të ushtrareve partizan. Sipas Ramadan Hoxhës kemi : "Në shtëpin tonë janë strehuar ushtarët partizan si: Nuri Allazani, Shefqet Peçi , Ali Bytyçi  etj.(33) Sipas djalit të tij Ramadan Hoxha, në vitin 1951 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ka dërguar si të deleguar në Keshillin e PPSH të quajtur atehere "Këshilli i Gjan". Imam Sahit Hoxha duke shikuar përplasjet që filloj të krijoj Sistemi sidomos gjatë viteve 1960-1963 vendos të mos përfshihej më në levizjet politike të asaj kohe madje filloj duke dal kunder sistetmi. Arsyeja ishte feja. Në vitin 1966 sistemi komunist vendos të heq fen. Kësaj furtune anti fetare nuk i shpëtoi as imam Sahit Hoxha. Me urdhër të Sekretarit të Parë të Partisë në Pukë u vëndos të kontrollohet shtëpia e imam Sahit Hoxhës. "Mbaj mend ishte natë e Bajramit të madh. Ku shtepia rrethohet nga forcat e policisë pasi bëjn një kontroll , efektivat nuk arriten të gjejnë asnjë gjë kopermentuese përveç librave islam që babai studionte. Në këtë natë babain e marrin me vete duke e burgosur. Në fakt ky veprim u bë me qëllim që të nesermen të mos falej namazi i Bajramit të madh. Për tre ditë me radhë hetimet e policisë nuk arritej të gjejnë asnje gjë kunder rregjimit të asaj kohe, dhe keshtu diten e trete ata e liruan babain me kushte që të mos dal më në rrugë me uniformen e klerikut islam si: çallma, gjytbja etj". (34) Me ndalimin e fesë imam Sahit Hoxha u vetmua duke përjetuar keq ndalimin e besimit në Zot nga sistemi komunist i cili tashmë kishte mbyllur të gjitha xhamiat e rrethit Pukë.
Në moshen 78 vjeçare saktesisht më 16 tetor 1976 imam Sahit Hoxha i dorzon shpirtin krijuesit të Gjithësisë duke lën pas kontributin e tij në ngritjen e fesë islame në rrethin  e Pukës.
Në vitin 2016 Myftinia Pukë përkujtoi 25 Vjetorin e Riorganizimit të Myftinisë Pukë në këtë përkujtimore Këshilli i Myftinisë Pukë vlersoj disa hoxhallare përfshire këtu edhe imam Sahit Hoxha Myftinia Pukë me nr.Vendim: 01 datë; 24.01.2016  e vlerson me çertifkate "Mirënjohje" pas vdekes Imam Sahit Hoxha me këtë motivacion: "Për kontributin e dhënë për gjatë një dekate si imam Xhamie të fshatit Kabash Pukë, Pistë etj."(35)

Përgatiti
Gëzim Kopani (Myfti i rrethit Pukë)

26.07.2017

Shenim:
Ky material është arkivuar pranë Myftinisë Puke me nr.133 datë;30.07.2017
Po ashtu ky material është botuar reviste Drita Islame nr.09, shtator 2017 fq.42-43 organ i Komunitetit Mysliman te Shqiperise , si dhe në gazeten "Udha Islame" nr.08, muaji gusht 2017 fq.12-13Myftinisë Shkodër. 

V/O: Publikimi i bere ne revisten "Drita Islame" jane hequr referencat dhe shpjegimet perkatese te shkrimit.
_________________
1. Ne ate kohe Mejtepi i xhamise se Koder Hanit ishte nje nder Mejtepet me te njohura ne Puke.
2. Sipas doreshkrimit te djalit te tij Ramadan Hoxha arkivuar ne Myftinine e Pukes.
3. Zenel Hoxha 1853-1945, ne kete kohe imam Zenel Hoxha ishte rreth 57 vjeç dhe ishte imam i Xhamise Koder Hani (   ) po ashtu jepte mesime islame edhe ne Mejtepin e kesaj Xhamia po ashtu ishte edhe Myftiu i rrethit Puke.
4. Duke pasur parasysh faktin qe ne moshen 16 vjeç Sahit Hoxha sebashku me Shaban Rexhen djekin mesimet islame ne Mejtepin e Kabashit.
5. Sipas te dhenava te grumbulluara  nga Gezim Kopani dhe te marra nga djali i Sahitit , Ramadan Hoxha. Ato ishin nga familja Age te Pukes.
6.Xhamia e Kabashit
7. Libri; "Shaban Rexhe Ahmeti, Njeriu i Puneve te Mira" faqe 31, botuar ne vitin 2012.
8. Po aty  , Libri; "Shaban Rexhe Ahmeti, Njeriu i Puneve te Mira" faqe 31
9. Sipas shkrimit te Gezim Kopani "Historiku i Xhamise se fshatit Kabash"( https://gezim-kopani.blogspot.al/2013/01/historiku-i-xhamise-se-fshatit-kabash.html), viti 2013 (Mejtepi i Kabashit u hap rreth vitit 1914 nga Imam Sadik Prishtina.)
10. Libri; "Shaban Rexhe Ahmeti, Njeriu i Puneve te Mira" faqe 32, botuar nga Idriz Ahmetaj ne vitin 2012.
11. Sipas doreshkrimit te djalit te tij Ramadan Hoxha arkivuar ne Myftinine e Pukes.
12. Libri, "Kabashi Puka qe ne lashtesi 2" faq.102 botuar ne vitin 2008 nga prof. Xhemal Meçi
13. Po aty, Kabashi Puka qe ne lashtesi 2" faq.102
14. Sipas te dhenave te familjes se Sahit Hoxha , Man Tepelia ishte nje familje e nderuar Shkodrane i cili vendosi te mbeshtet financiarisht studimet e Sahit Hoxhes. Men Tepelia mesohet te kishte qene tregtar.
15. Po aty, Kabashi Puka qe ne lashtesi 2" faq.102
16. Sipas doreshkrimit te djalit te tij Ramadan Hoxha arkivuar ne Myftinine e Pukes.
17. Shenim nga Gezim Kopani , Xhamia e Drishtit eshte ndertuar nga Osmanet rreth vitit 1479.
18. Sabri Koçi
19. Sipas doreshkrimit te djalit te tij Ramadan Hoxha arkivuar ne Myftinine e Pukes.
20. Sipas te dhenave te familjes kur Sahiti ishte rreth 23 vjeç i vdes bashkeshortja e pare, ndersa bashkeshortja e dyte ka pasur probleme shendetesore.
21. Na viti 2016 e ne vazhdim Ramadan Hoxha eshte Anetar i Keshillit te Myftinise Puke.
22. Libri, "Kabashi Puka qe ne lashtesi 2" faq.102 botuar ne vitin 2008 nga prof. Xhemal Meçi, Po ashtu edhe ne shkrimin "Te dhena Historike te Xhamise Micoj" shkruan nga Gezim Kopani , viti 2011 (https://gezim-kopani.blogspot.al/search?q=Xhamia+Micoj) Xhamia Micoj eshte ndertuar rreth vitit 1835.
23. Sipas doreshkrimit te djalit te tij Ramadan Hoxha arkivuar ne Myftinine e Pukes si ne librin  "Kabashi Puka qe ne lashtesi 2" faq.102 botuar ne vitin 2008 nga prof. Xhemal Meçi
24. Sipas doreshkrimit te djalit te tij Ramadan Hoxha arkivuar ne Myftinine e Pukes.
25. Libri, "Kabashi Puka qe ne lashtesi 2" faq.102 botuar ne vitin 2008 nga prof. Xhemal Meçi
26. Elez Hoxha Myfti i Pukes qytetar nderi i Bashkise Puke.
27. Bashkeshortja e tij Misirja ishte e bija e Halil Muses
28. Ka pas te martuar vajzen Naxhijen tek shtepia e Ahmet Isen Kopani pra per djalin Xhemal Kopanin.
29. Familje besimtare ku me vone djali i tij Qazim Kopani behet Myezin i xhamise Puke.
30. Jah Met Kroba ka qene Myezin i Xhamise se fshatit Kabash.
31. Duke qenese Zyber Lluka kishte shtepin afer xhamis Kabash ai kryete sherbime te ndryshme deri ndihmes Myezin i kessaj xhamia
32. LNC
33. Nena e Sahit Hoxhes ka qene kusheri me nenen e Ali Bytyçin.
34. Sipas doreshkrimit te djalit te tij Ramadan Hoxha arkivuar ne Myftinine e Pukes.
35. Sipas arkivit te Myftinise Puke viti 2016