November 11, 2022

Jeta e Profetit Shemun a.s.

Ilustrim - Arka e Profetit Musa a.s. dhe Harun a.s. Brenda kesaj
dijetaret thone se jane gjera te bekura perfshi dhe shpallja e Teuratit


Jeta e Profetit Shemun a.s.

Pas profetit Musa a.s. dhe profetit Harun a.s. Allahu xh.sh. bijeve te israilit u dergoj nje drejtues dhe thirres ne rrugen e Allahut xh.sh. i quajtur Shemun. (1) Sa i takon origjines se Shemunit ka disa mendime, por me i pranuari eshte ai i cili thote se Shumuni a.s. eshte pasradhes i Profetit Harun a.s. duke thene se: Shemuni(2) eshte djali i Balij Alkame duke vijuar brezat deri tek Mukatil. 
Jo shume kohe pas vdekjes se profetit Musa a.s. ne toke filluan luftrat e pergjakshme. Paraija e bijeve te israilit u dobsuan aq shume sa kishin ngel shume pak burra. Tregohet se vetem nje grua ishte shtatzene. 
Ajo ishte besimtare dhe e luste Allahun xh.sh qe ti falt nje djale. Allahu xh.sh ia pranoj lutjen dhe ajo lindi nje djal.(1) Kur femija u rrit aq sa te ecte vet nena e tij e regjistron tek nje dijetar i njohur i cili ishte edhe drejtues i faljeve (namaz). Pasi kaloj nje kohe, nje nate teksa ishin ne gjume djali degjon nje ze qe vinte nga vendi i faljes. Ai mendoj se e kishte thirr mesuesi (dijetari) ndaj shkoj pran tij dhe e pyet: Me thirre? Qe femija te mos behet me fiksime mesuesi i thote; Po, tani ulu ne gjume! Pasi mesusin e zuri gjumi, djali degjon perseri nje ze, i cili ju perserit tre here. Zeri qe degjonte ishte meleku Xhebarail i cili ne forme njeriu ju afrua dhe i tha: Allahu xh.sh, te zgjedhur ty per ta drejtuar popullin ne besimin ne Allahun xh.sh. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Nuk keni marr vesh per parin e bijve te israilit pas Musait ? Kur i paten thene nje te derguari te tyre (Shemunit): Cakto per neve nje sundues qe te luftojme ne rrugen e Allahut!"(Bekare; 246)
Per shkak te humbjeve te medha si dhe perndjekjes nga atedheu i tyre (Jeruzalemi, Palestina), beri qe populli ti kerkoj Shemunit qe te luftojne ne rrugen e Allahut xh.sh. Mirepo Shemuni a.s. u thot: Po nese behet obligim lufta, e ju te mos luftoni? Ata i thane: Pse mos te luftojme ne rrugen e Allahut, kur dihet se ne jemi debuar nga atdheu yne? Kur u be obligim lufta, perveç nje pakice prej tyre, te tjeret u terhoqen. Shemuni a.s. u tha: Allahu caktoj per ju Talutin si mbret. Ata thane: Si mund te jete ai mbret mbi ne kur ne jemi me te aft se ai per mbreterim dhe se atij nuk i eshte dhene pasuri mjaftueshem. Ai tha: Me te vertet, Allahu e ka zgjedhur ate mbi ju dhe ia ka shtuar atij shume dijen, dhe ia ka rritur shtatin: dhe Allahu ia dhuron Mbreterin e Tij atij qe Ai do. Dhe Allahu eshte i Gjithemjaftueshem per te permbushur nevojat e krijesave te Tij, I Gjitheditur. (El Bekare, 246-247)
Shemuni a.s. i mesonte njerezit qe te besonin Allahun xh.sh. dhe te mos e humbisnin shpresen tek Allahu xh.sh. pavarsisht tmerreve dhe varsjeve qe Xhaluti shkatrimtar bente. Ai u thoshte se Allahu xh.sh. do ndihmoj besimtaret dhe se do zgjedh udheheqesin, mbretin e tyre me te cilin do luftojne Xhalutin dhe ushtrin e tij. Madje Shemuni a.s. u pat thene; Sundimtari i juaj apo bijeve te izraelit do jet ai i cili eshte i gjate sa shkopi. Njerezit filluan te hynin tek Shemuni a.s. i cili kishte shkopin ku njerezit matnin gjatesin e trupit , mirepo kur radha i ra Talutit u vu re se ai ishte fiks sa shkopi, pra ishte i gjate, dhe shume i zgjuar per luftime. Njerezit filluan te reagojne , pasi Taluti nuk ishte prej elitave dhe se ishte i varfer, por profeti Shemun a.s. ju afrua Talutit dhe me repekt dhe gezim i beri me dije se je mbreti. Kete gje Shemuni ia tha edhe popullit, i cili vazhdonte me kundeshtrim, mirepo ata nuk e dinin se Taluti me ndihmen e Allahut xh.sh. kishte arrit te gjej gjerat e bekuar te pejgamberit Musa a.s. dhe Harun a.s. arken et Tabut e cila me pare kishte pas humbur. Arka ishte simbol i pejgambereve te beni israileve prej profetit Musa a.s. Ate ark e paten grabit nje popull tjeter dhe Allahu ua premtoj se do ua kthej arken nese do lutojne nen sudeimin e Talutit. Arken apo sundukun prej druri e paten mbajt (ose e mbanin) meleket e Allahut xh.sh brenda se ciles nder te tjera kishte fjalet e bekuara te Teuratit.(3)
Per kete Allahu xh.sh. thote: "Shemuni a.s. u thote: Vertet shenja e Mbreteris se tij Talutit eshte se do te vije te ju me arken prej druri (Et Tabut) ne te cilen ndodhet qetesia (Sakineh) (4) nga Zoti juaj dhe diçka e mbetur nga ato gjera qe lane pas tyre Musai a.s. dhe Haurni a.s. e mbajtur nga meleket. Padyshim, ne kete ka tregues per ju, nese vertet jeni besimtare." (El Bekare; 248)
Disa shpjegues te ajeteve te Kur'anit thone se: "Arken e sollen meleket e Allahut xh.sh. si argument per zgjedhjen e bere. Allahu e di me mir.  Allahu xh.sh. thote: Atyre ju erdh Taluti me arken (5) si shenje madhe e Mbreterimit e tij..." (El Bekare 249)
Kur kjo ndodhi , nje pjese u gezua dhe pranuan Talutin, mirepo nje pjese tjeter u mashtruan nga shejtani madje ato moren arken dhe e vendosen posht nje statuje, mirepo te nesmen nemegjes arken e gjete siper statujes. Tek besimet e tjerea qendron se kjo gje u disa here. Atehere ata u binden se vertet kjo eshte prej Zotit. Per te ruajtur arken vendosen ta dergojn ne nje fshat mirepo aty ra nje semundje e rende sa pothuajse te gjithe vdiqen, ata moren arken ku e vendosen ne nje korroc te cilen e terhiqnin dy lop dhe e derguan tek Samieli (Shemuni a.s.) dhe njerezit qe ishin bashkuar aty.
Ndersa mesimet islame tregojn se: Arken e sjellin meleket e Allahut xh.sh. Pavarsisht ketij fakti disa perseri ne brendesin e tyre fshehnin mosbindjen ndaj Talutit, ndaj Allahu u tha qe te luftojne. Taluti u tha: Kush e mbyt xhalutin i premtoj se do e martoj me vajzen time si dhe do i jap vend te nderuar. Mirepo disa nga frika e disa nga mosbindja ndaj Talutit nuk pranuan madje disa pasi u nisen perte luftuar u kthyen  ne mes te rruges. Nga Iben Abasi kemi se: Allahu xh.sh i mesoj Shemunit a.s. qe ti tregoj Talutit qe kur te nisen per lufte te ndalojne tek lumi (6) me qellin zjerrjen ne pah te ushtareve besnik. Taluti ashtu beri dhe u tha ushtareve:Kush do pije uje te mos vije me mua ne lufte. Me mua te vijne vetem ato te cilet nuk do ngopen duke pire uje. Per kete Allahu xh.sh. thote: Kur Taluti u nis me ushtrin e tij, ai u tha: "Vertet Allahu do t'ju provoje ju me nje lum. Keshtu pra, kushdo qe pi prej tij ai nuk eshte me mua, ndersa kush nuk e shijon, ai eshte me mua, perveç atij qe pi vete nje grusht. Por megjithate ata te gjithe pine prej tij, perveç nje pakice prej tyre. Keshtu kur ai e kishte kaluar ate, ai dhe ata qe e besuan bashke me te, ata qe kishin prin thane: Ne nuk kemi fare fuqi sot kunder Xhalutit dhe hordhive te tij. Por ata qe e dinin se me siguri ata do te takoheshin me Allahun thane: Sa shpesh nje grup i vogel ka mundur nje hordhi te madhe me Vullnetin dhe Lejen e Allahut. Dhe Allahu eshte me durimtaret.(El Bekare; 249)
Kur kaluan lumin dalluan se ishin pak ushtar (313 ushtar) ndaj thane se: Ne sot nuk mund ta mundim Xhalutin ndersa nje pjes tjeter per tju dhene kurajo than: Sa here ka ndodh qe nje numer i vogel me ndihmen e Allahut te mundin ushtri te madhe? Me durim dhe me lejen e Allahut ne do fitojme. Keshtu ata u nisen per tu perballur me ushtrin e xhalutit. Allahu thote;  "Kur ata marshuan per tu takuar me Xhalutin dhe forcat e tij, ata thene: Zoti yne! Na dhuro ne durim, bena te qendrueshem ne kembet tona dhe na nxirr fitimtar mbi popullin jobesimtar!(El Bekare; 249)
Kur dy ushtrit ishin ball perball me njera tjeteren, Xhaluti eci ne krye te ushtrise se tij, ne kete kohe para ti doli nje prej ushtareve me besimtar ndaj Allahut, njeri me trimi, me besniku qe Taluti kishte ne ushtrin e tij, ai ishte Davudi a.s ne perballje me xhalutin mori tre guri dhe me gjith forcen e tij goditi xhalutin te cilin e leshoj ne toke te vdekur. Me ndihmen e Allahut ushtria e Talutit fitoj kunder ushtris se madhe te xhalutit dhe Jeruzalemi u çlirua.
Allahu xh.sh. thote: "Keshtu ata i shpartalluan ato jobesimtaret dhe me Vullnetin dhe Lejen e Allahut dhe Davudi vrau Xhalutin." (El Bekare; 251)
Ashtu sikurse mbreti Talut kishte premtuar, e martoj vajzen e tij me Davudin a.s. si dhe i dha vend te larte ne mbreterin e tij. Pas fitores profeti Shemun a.s. ia dorzon shpirtin Allahut xh.sh. Per shkak te trimeris se treguar Davudi a.s. u be i njohur ne gjith breterin aq sa Taluti filloj te xhelezoj. Taluti vendosi ta heq qafe mirepo nuk e bente dot vet dhe kerkoj nga disa bashkepuntore te tije qe ta heqin qafe Dauvdit, por ato nuk ju bindet keshtu ai i hoqi qofe nje pjes te tyre per mos mbidje. Per kete veprim Taluti u merzit shume dhe ue pendua aq sa filloj te vetmohej dhe te qante. Ne shumicen e kohes largohej nga njerezit dhe qendronte ne vend te shkreta te shkretetire duke qajtur. Nje dite teksa po qante degjoj nje ze qe i tha: "Talut! Na ke vra padrejtesisht dhe tani ne shqeteson edhe per se vdekuri" Kur degjoj kete Taluti u merzit edhe me shume. Filloj te kerkoj per ndonje dijetar per ti treguar nje rruge qe ti pranohen pendesa. E gjeti dijetari i cili e i ka then: Ia ke fal jeten ndonje bashkpuntori tend? Pergjigja nuk i pelqeu pasi pikerisht bashkepuntoreve te tije ia kishte marr jeten. Ndaj vijoj te kerkoj perseri derisa takon nje grua te devotshme e cila e drejtoj per tek varri i Shemunit a.s. Shkurtimisht , aty Taluti e paska zen gjumi dhe si ne ender paska marr nje pergjigje se: Shpetimi yt eshte ne nese heq dore nga mbreterimi i vendit dhe vijon te luftosh per te drejten dhe ne rrugen e Allahut. Me kete pergjigje Taluti kthehet ne pallatin breterore dhe i dorezon sundimin Davudit a.s. dhe vete sebashku me dymbedhjet djemt e tij vdiq duke luftuar.
Ndersa Davudi a.s. per nje kohe jo shume te gjate e sundeoj vendin dhe Allahu xh.sh. e shpalli profet Davudin a,s. dhe djalin e tij Sulejmanin a.s.
Allahu xh.sh. thote: "Allahu i dha atij (Davudit) sundimin, perjgamberllekun dhe e mesoj ate per çdo gje qe deshi." (El Bekare; 251)
Pergatiti
Gezim KOPANI


Ju munde te lexoni: Jeta e Profeteve


___________
1. Te besimet e tjera ky pejgamber quhet Samuel
2. Tek hebraishtja haset me emrin Shemuili
3. Thuhet se nder te tjera brenda arkes (sunduk) kishte: Pllaken ku ishte i shkruar Teurati, shkopi i profetit Musa a.s., nje kemish e profetit Musa a.s., ushqimi i quajtur Menn me te cilen Allahu xh.sh. ia pat zbrit profetit Musa a.s. nga qielli si ushqim teksa ato ishin ne udhetim dhe disa gjera (kemish) te profetit Harun a.s.
4. Et Tabut , pra arka apo sunduku eshte prej profetit Musa a.s. dhe Harun a.s. ajo eshte Sakineh qe do te thote qetesi, siguri nga meleket." Al Bara tregon: "Dikush teksa po lexonte suren Kehf i vjen nje re dhe qendroj mbi kete njeri duke u afruar atij gjithnje e me shume, derisa sa kali qe kishte lidhur aty pran filloj te kercej nga frika. Ne mengjes ai erdhi tek Muhammedi a.s. dhe i tregoj per cfare kishte ndodhur. Muhammedi a.s. i tha: "Ajo ka qene Sakineh (qetesi) nga meleket te cilet kan zbritur nga leximi i Kur'anit te bekuar." (Buhari) 
5. Tek fet e tjera quhet "arka e beslidhjes", "arka e deshmis" etj
6. Behet fjale per lumin Esh Shera, Jordan
7. Disa thone qe gruaja e devotshme e ka derguar tek profeti El Jasai a.s. e disa te tjere thone tek varri i Shemunit a.s. e disa thone tek ai i Jushes a.s....