January 12, 2023

Respekti i mysafirit

Ka treguar Askeriu se: Nje burr sebashku me djalin e tij kishin shkuar mysafir ne shtepin e Aliut r.a. (dhender i Profetit Muhammed a.s.) Aliu i priti me nderime te larta. Kur erdh koha e drekes u dha dreken. Pas drekes, sherbetori i Aliut (Kamber) u solli mysafirve peshqir, sapun dhe ibrikun me uje per te lar duart. Ne kete moment Aliu r.a. ngrihet dhe ia merr ato sherbetorit dhe shkon te burri qe ai te laj duart, por miku i habitur nuk nxjerr duart duke i thene: Ky eshte respekt i madh , ndaj le te sherbej sherbetori juaj! Aliu i thote: Tek Zoti une jam sikurse ju! Ndaj pse kerkon te pengosh sevapin e nje pune te mire, respektimin e mysafirit!?Mire po mysafiri kundershtoj perseri, por Aliu kembeguli duke i thene: Une dua ti sherbej me nderime vellatim tim mysliman, mysafirin tim, keshtuqe mos me pengo te bej kete pune te mir! Mysafiri pranoj mirepo nuk i drejtonte gishtat sic duhet dhe Aliu i thote: Laj duart sikur te ishte sherbetori im duke ju sherbyer! Pasi mysafiri perfundoi me larjen e duarve, Aliu i thote djalit te tij; Tani sherbej djalit te mikut per te lart duar pasi une i sherbeva babait te tij, por nese i ati i tij te mos ishte me te dhe djali i tij te ishte mysafir i vetem, atehere une do i sherbeja atij per te lar duart, por meqenese Allahu ka dash qe te jen bashke mysafir ne shtepin time bab e biri, duhet bere dallim ne respektimin mes tyre, ndaj radhen e nderimit e keni ju biri im! Keshtu djali i Aliut r.a. zbatoi ate qe i tha babai i tij. 
Urtesia e ketij tregimi eshte: I zoti i shtepis duhet te dije te nderoj e respektoj mysafirin, dhe myslimani i vertet duhet te jete keshtu.

Pergatiti
Gezim KOPANI
Mesoni tregimi me shume duke klikuar ketu: Ndodhi dhe Tregime