August 02, 2011

Namazi i Teravive dhe mënyra e faljes



Teravih rrjedh prej fjales raha, qe ne gjuhen shqipe perkon me fjalen qetesim. Shumesi i fjales teravihatun d.m.th pushim (pas selamit) , ndaj eshte tradit te kendohet nje salavat, por ky veprim nuk eshte kusht.

Çfare eshte namazi i teravive?

Namazi i teravive eshte namaz "muekede" d.m.th; synet i forte, pra eshte ajo pune qe Profeti a.s. e ka praktikuar me se shumti, ose asnje here nuk e ka lene pa e bere. Ky namaz falet kryesisht me imam ne xhami,  por nese ndonje per shkaqe te ndryshme nuk mundet ose eshte ne pune e cila eshte larg xhamise ose ka shtepin larg xhamis, nje i till mund ta fal namazin aty ku eshte. Megjithate nuk duhet te harrojme se sevapet jane te medha kur falet ne xhami. 

Muhammedi a.s. ka thene:  "Kush falet gjate Ramazanit me imam derisa ai ta perfundoje namazin , do t'i shkruhet shperblimi sikur te jete falur gjithe naten." (Tirmidhiu)

Pse falet namazi i teravive?

Namazi i teravis falet me qellim afrim me tek Allahu me ibadet (falje,lutje), pasi muaji ramazan eshte muaji i Kur'anit dhe ibadetit, muaji ne te cilen pranohet lutjet, ndaj ne ramazan behet edhe falja e teravis. 
Muhammedi a.s. thote: "Muaji i Ramazanit eshte mbreti i muajve. Ne te adhurimi ka vlera me te medha se sa ne muajit e tjere." (Buhari, Muslim)                                              

Po ashtu Muhammedi a.s. ka thene: "Kush falet gjate neteve te Ramazanit me besim dhe duke shpresuar ne shperblimin e Allahu xh.sh , Allahu xh.sh do t'ia fale gjynahet qe i ka bere me pare."(Buhariu)

Kur falet namazi i teravive?

Namazi i teravis falet pas namazit te jacise dhe dy sunneteve te jacise. Me pas nen drejtimin e imamit behet falja e 20 rekateve te teravies. Me plotesimin e 20 rekateve te teravis imami sebashku me xhematin bejn salavat (Allahume sali) 3 here. Me pas behet nijeti dhe me imam falen 3 rekate salatul viter. Qe te tre rekatet e vitrit falen me ze nga imami.

Si eshte praktikuar namazi i Teravive ne kohen e Profetit Muhammed a.s.?

Namazi i Teravive ishte nje nder adhurimet me te medha synet te Muhammedit a.s. 
Siç transmetohet nga shoket e tij por edhe nga familja e tij qendron se: "Muhammedi a.s. ka dale nga shtepia dhe eshte falur ne xhami ku me te u falen edhe nje grup besimtaresh. Aq shume u praktikua namazi i Teravive saqe nje nate Muhammedi a,s, nuk shkoi ne xhami. Te nesermen ne namazin e sabahut Muhammedi a.s. shkoi ne xhami dhe pas namazit sahabet reaguan ndaj Muhammedit a.s. per mungesen qe ai beri ne namazin e Teravise. Muhammedi a,s. u tha: "Degjoni, e di qe keni qene mbrem ne xhami duke fal teravit, por mungova pasi u friksova se mos do ju behet teravia farz (obligim)." (Trans, Aishe r.a.)
                                                      
Kur u be bashkimi namazit te Teravive?

Teravite u unifikua ne kohen e Omerit r.a. Tregohet qe: "Nje nate imam Omeri r.a. shkoi ne xhami dhe shikoi grupe grupe besimtaresh duke fal namazin e teravive. Per kete gje tha: "Mendoj qe te bashkohemi edhe ta falim namazin e Teravive me imam. Dhe ashtu ndodhi. Ne kete kohe Omeri r.a. zgjodhi per imam Ubej ibin Ka'b."(Buhari, Bejhakiu)  

A mund te behen grat imam ne kete namaz?

Nese ne nje vend ku ka vetem gra ata mund te zgjidhin nje grua per te bere imam.  Kjo pershembull praktikohet ne ato konvikte ku ka vetem vajza dhe se xhamia per te fal kete namaz eshte larg. Ne kete rast ato mund ta falin teravine aty ku ndodhen duke u bere imam njera. Kemi transmetime qe: "Aishja r.a. u ka bere imam grave ne namaz dhe ka qendruar ne mesin e tyre ne rreshtin e pare." Kete shembull ka ndjek edhe Ummu Selem. Por duhet te themi se nuk eshte permendur se per cilin namaz.

A falen grat ne xhami?

Ka qe pyesin: A falen grat ne xhami? Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nese gruja e ndonjerit prej jush kerkon per tu falur ne xhami, mos e ndaloni ate." (Buhari, Muslim)

Sa rekate ka namazi i Teravive?

Kemi hadithe te cilat tregojne se namazi i teravive eshte; tete, dymbedhjete , njezet rekat etj. 
Ebu Selem ibn Abdur Rahmas se e ka pyetur Aishen r.a.: "Si eshte fal i derguari i Allahut ne ramazan? (Kjo pyetje eshte bere kur Profeti a.s. eshte fal ne shtepi) Ajo ka thene: Ai nuk ka falur me shume se 11 rekate. Falej nga kater rekate te cilat ishin te bukura dhe te gjata, me perfundimin e kater rekateve fillonte kater te tjere. Me pas ai kryete namazin e vitrit." (Buhari)

Per te shmangur keqkuptimet shumica e dijetarve musliman kan dhene argumente se namazi i Teravive perbehet nga 20 rekate. Ky mendim eshte mbeshtetur nga : Omeri r.a. Aliu r.a. Abdullah ibn Mesudi, Ibni ebi Mulejke, Atta ebi Rebbaha, Ubejj bin Ka'b, Ebu Hanife. 

Bejhakiu transmeton prej Saib bin Jezi (shok i profetit a.s.) i cili thote: "Ne kohen e Omerit dhe te Othmanit kemi falur nga 20 rekate namaz te teravive."

"Nje nate Aliu r.a. kur hyri ne xhami shikoi xhematin e tij duke u fal me imam namazin e teravive, nga gezimi tha: "Allahu xh.sh ia ndriqofte varrin Omerit r.a ashtu siç e ka ndriçuar xhamin me faljen e teravive."

Per njezet rekat teravi eshte edhe transmetimi i Ibn Abbasit r.a. i cili tregon se: "Profeti Muhammed a.s. gjate muajit ramazan ka falur 20 rekate si dhe vitrin." (Taberani, Muxhemul evast, vell; 324)

Mund te kete ndonje rast qe namazin e teravis ta falim me tete rekate, p.sh: nese ne nje vend moti eshte shume i ftohte dhe kushtet atmosferike veshtirsojne faljen e njezet rekateve teravi.


Pergatiti
Gezim KOPANI
Date: 29.07.2011

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com