March 11, 2019

Historia e Xhamise se Iljaz Bej Mirahori - Korçe

Xhamia e Iljaz Bej Mirahori , Korçë

Iljaz Bej Mirahori ka lindur ne fshatin Panarit rreth vitit 1410 dhe vdiq ne vitin 1510. Emrin e pare i tij ishte; Ilia qe dmth: "Si bir i priftit te kishes me te madhe te fshatit, dhe qe perkon me emrin e nje shenjtori ne fene e krishter (Shen Ilia)." Pas edikumit qe mori nga babai i tij, Iljazi vazhdoj studimet ne Enderun-i Humajun ne qytetin e Edirnes. Thuhet se ketu Iljazi ka marr graden "Lale" (Profesor). Ai arrti te behet nje nder mjeket me te zote.Thuhet se ne vitin 1453 Iljazi ka marr pjese ne pushtimin e Kostandinopojes duke udhehequr kalorsine dhe prapavine. Per trimerin dhe talentin e rradhe ushtarako administrativ Iljazi kaloj neper poste te ndryshme. Ai u be gjithashtu edukator i Sulltan Bajazitit II, te cilit i dha pastaj per grua te bijen. Iljaz beu u martua me nje grua nga dera sulltanore dhe pati 3 djem dhe 3 vajza. Djemt ishin: Muhamet, Mehmet dhe Sefer Shah Çelebi. Mehmeti bej ose Ine Bej sic e quan Sami Frasheri eshte vrare ne Bagdat gjate luftes. Ai la ne Stamboll  nje xhami me emrin e tij. Djali i pari vdiq para te atit dhe u varros ne Korçe. Ndersa i vogli pas te atit dhe e ka pas varrin ne nje tyrbe me te atin po ne kete qytet. Ne Muzeun Kombetar te Armeve ne Tirane eshte dorezuar nje shpate nga nje qytetar korçar i cili e kishte marr ate ne varret vakef prane xhamise se Iljas Bej Mirahorit. Shpata mendohet si i perket Iljas Bej Mirahorit dhe se mendohet se eshte dhurate e Sulltan Bajazatit te II-te. Ne kohen e Sulltan Bajazitit II Iljas bej caktohet "Mirahor Evel" dmth: "Gjeneral i pare."
Ne lagjen Jedi Kule ku ishte nje kishe, me lejen e Perandoris Osmane Iljas Bej Mirahori e ktheu ne xhami e cila siç pohon Sami Frasheri ne Enciklopedin turke, mbate emrin Xhamia e Mirahorit. Ne pleqeri ai paraqet para Sulltanit deshiren e tij per rikthim ne vendlindje kerkese kjo e plotesuar nga Sulltan Bajaziti II-te. Sipas Sami Frasherit ne vitin 1484 Iljasi mori si dhurate ne pronesi tokat e memedheut, te fshatrave te Vakefeve dhe Fushe e Korçes me rrethin. Prona te blera fillimish e pastaj te falura nga Sulltani. Pronat i mori me dokumentacion te rregullt , te noterizuara nga Kadiu dhe deshmitare te tjere vendas dhe te ardhur. Keto dokumente kane mberritur deri ne ditet tone, gje qe tregon seriozitetin e administrates shteterore te asaj kohe. (1) 
Ne keto toka ai fillon ndertimin , qe ne fakt eshte hedhja e themelit te asaj qe sot quhet qyteti i Korces. Me tu kthyer ne Atedhe ai filloj te kerkoj ustallar per ndertim te cilet i gjeti duke filluar nga fshati Gjorixh dhe Peskepi, Tresk etj. Pasi gjeti ustallaret Iljas Bej Mirahori ne vitin 1465 filloj me ndertimin e xhamise. (2) Xhamia u quajt Iljas Beu Mirahori (3). Xhamia u ndertua me kupole (kube) (4) dhe e veshur me plumb.(5) Ne deren hyrse te xhamis ka te shkruar: "Ndertuesi i kesaj vepre te dobishme Iljas Bej Mirahori." Mbi porten hyrse ka te ndertuar mafilin. Minaraja e xhamise u ndertua me gur.(6) Prane xhamis u ndertua Imarati (7).
Brendesia e xhamise Iljaz Bej Mirahori - Korçë

Te dhana mbi ndertimin e xhamise se Iljaz Bej Mirahori

"Ashtu siç kishte enderruar, me te ardhur ne Atedhe, Iljaz Bej Mirahori nis te hedh themelet e qytetit me ndertimin e xhamise. Mblodhi se pasi çifçinjte dhe bujqit e dy fshatrave Gjorixhë dhe Peskëpi, prej nga e ka prejardhjen Korça. Thirri dhe banore te fshatrave Treskë, Trebickë, Orgockë, Katund e fshatra te tjere. Per ndertimin e xhamise punonin mysliman e ortodokse, ustallare e zanatçinje te mbledhur nga te gjitha anet. Iljaz beu i trajtonte njelloj te gjihe. Gjithkush qe punonte aty paguhej mire, me dirhem ne dore, cdo dite. Te gjitha vaktet e bukes jepeshin falas, ndersa te enjteve ne mbremje pergatitej dicka e vecante. Ishte viti 1484 dhe po fillonte te ndertohej xhamia e Iljaz bej Mirahorit. Ajo do te kishte nje salle qendrore per lutje, piktura muzeale, por nuk do ti mungonte as mafili mbi porten hyrse. Mbulesa e salles kryesore do te ishte nje kupole e veshur me plumb, ndersa ne hyrje do te kishte ajete Kur'anore, dhe ai me mbulese plumbi. Minareja e saj do te ishte e gurte dhe mjaft e larte. Xhamia do te lidhej me Imaratin (vendi ku gatuhej). Vetem kur perfundoi se ndertuari, ustallaret mbeten te mahnitur me bukurin e saj. Shume me vone, ne hyrje te xhamise do te vendosej nje mbishkrim ne osmanlisht ku shkruhet: "Themeluesi i kesaj vepre te mire dhe te dobishme, Iljaz Bej Mirahori, e ndertoi kete xhami ne vitin e nenteqind e nje (sipas kalendarit te vjeter  islam "hixhri"). Krahas xhamis vazhdohej me ndertime te tjera. Pak me poshte po ndertohej Pazi i Korçes. Nje pazar ky qe nuk ishte shikuar kurre atyre aneve. Njerezit po shihnin se mund te fitojne para me pune e tregeti, ndersa nuk kishe asnje lypsar ne rruge per te kerkuar buke. Ndertimet e Iljaz Bej Mirahhorit nuk kishin te mbaruar. Perball xhamis u ndertua Kulla e Sahatit.(8)
Nga vizita e Gezim Kopanit ne xhamin e Iljaz Bej Mirahorit

Ne vitin 1948 Shteti Shqiptar e shpall Xhamin e Iljas Bej Mirahori "Monument Kulture duke e specifikuar ate si nje objekt i veçante arkitekturore."(9)
Perball me xhamin u ndertua Mejtepi (Medreseja) e cila shenohet si shkolla e Mirahorit per djem e vajaze e ndertuar 500 vjet me pare.

Te dhenat e Mejtepit (Medreses) se Mirahorit

"Shkolla e pare ne Shqiperi per vajza dhe djem u ndertua ne Korçe ne vitin 1496 nga themeluesi i saj Iljaz Bej Mirahori. Kjo shkolle ishte e pajisur me bibloteke ku ruheshin libra e autoreve me te njohur te kohes, libra per mjekesin etj. Djemt e fillonin shkollen ne moshen 6 vjecare, ndersa vajzat ne moshen 7 vjecare. Mesuesit ishin shqiptare, diplomoheshin ne shkollat Medrese, te cilat perzgjidheshin studentet me te mire. Edhe programet mesimore hartoheshin prej tyre. Shkollat ishin te pavaruara nga qeveria, ato ndertoheshin nga vete komunitetet fetare. Tek te gjihe nxenesit edukohej fryma e tolerances fetare. Mesimet shpjegoheshin ne gjuhen shqipe, ndersa mesimi i vajzave per punet me; gershere, shtiza, grep e gjilpere, dhe si te beheshin nena te mira, dhe keto mesime zhvilloheshin vetem ne shqip. Per Mirahorin nuk kishte gje me te rendesishme sesa ndertimi i shkollave, sepse, sipas tij, asgje nuk ka me vlere se sa dituria. Ajo trashegohet brez pas brezi; gjithcka tjeter vdes. Ne shkollen e Mirahorhit pranoheshin jo vetem femijet e vegjel por edhe te rriturit, burra dhe gra, çdokush qe deshironte te shkollohej. Ne vitin 1504-1505 , edhe shkollen per vajza e djem Mirahori e shnderroi ne vakef, me qellim qe askush te mos paguante gje per shkollimin e femijeve. Te gjitha shpenzimet do te perballoheshin nga Mirahori dhe trashegimtaret e tij."(10)
Pergatiti
Gezim KOPANI

_________
1. Hysen Kobellari "Zani i Nalt" "Iljas Bej Mirahori, personaliteti shqiptar qe themeloi Korçen", 2016
2. Thuhet se Jedi Kule ne Stamboll e ka ndertuar Iljas Bej Mirahori.
3. Nga ketu e ka zanafillen qyteti i Koçes.
4. Thuhet se xhamia e Iljas Bej Mirahorit eshte e para xhami e ndertuar me kupol ne trojet shqiptare.
5. Thuhet se me doren e Iljas Bej Mirahorit ne kupolen e xhamis eshte shkruar: "O Njerez! Premtimi i Zotit ehte i vertet; mos t'ju mashtroje jeta e kesaj bote; mos t'ju mashtroje per Zotin, djalli mashtures." Krijuesi Fatir ajeti 05)
6. Minareja e xhamise u demtuar ne vitin 1917 si pasoj e nje bombardimi.
7. Imarat , vend ku shperndahet ushqim.
8. Ky informacion eshte marr nga kendi qe ndodhet tek sheshi i xhamise se Iljaz Bej Mirahorit ne Korçë
9. Sipas vendimit nr. 586.
10. Ky informacion eshte marr nga kendi qe ndodhet tek sheshi i xhamise se Iljaz Bej Mirahorit ne Korçë



Xhamia Iljaz Bej Mirahiri, Korçë
Vit i papercaktuar




Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com