Vlerat fetare dhe arsimore te Mejtepit te xhamise se fshatit Kabash , Puke
Nga arkivi i Myftinise Puke edhe nga kujtesa e besimtareve , mejtepi i xhamis se fshatit Kabash Puke ka fillur ne vitin 1780. Ne fillim mesimet filluan brenda xhamise per te vijuar me pas ne godinin e mejtepit e cila u ndertua me kontributin e vete besimtareve mysliman perball xhamise. Ne fillim ishte nje kateshe pastaj per nje kohe ishte dy kateshe. Rreth vitit 1904 mejtepi i Kabashit u mbyll per shkak te mungeses se kuaderit per tu rihap ne vitin 1912 nga imam Sadik Prishtina i cili erdh si emigrant poliktik nga Kosova ne Kabash. Krahas ushtrimit te sherbimit fetar, imam i Xhamise, dhe mesime ne Mejtepin e Xhamise se Kabashit. Rihapja e Mejtepit te Xhamise Kabash eshte bere rreth vitit 1914. Vit ky qe shenon fillesat e arsimit ne fshatin Kabash . Mejtepi i Kabashit ka vazhduar edhe gjate pushtimit Austro-Hungarez ( 1915-1918). Autoritetet vendore njoftuan aso kohe: " Komanda (ushtarake) verene se nuk eshte mendimi per nje shkolle popullore, por per nje shkolle besimi muhammedan, ne te cilen mesohet edhe turqishtja." (S.Sinani, 60- vjet shkolle shqipe ne Kabash,Puka dhe shkolla,V/1978 fq.92)
Perveç mesimeve fetare , hoxhallaret jepnin edhe mesim te gjuhes shqipe, dije mbi historin e natyren (gjeografin etj), por meqellim uljen e vlerave Athedhetare Austro-Hungarezet e quanin "Shkolle e mesimit muhamedan".
Me 1917 imami Sadik Prishtina (Luma) kreu nje kurs pedagogjik ne Normalen e Elbasanit. Pas ketij kursi ai u emerua zyrtarisht nga Ministria e Arsimit te asaj kohe mesues ne shkollen fillore te Kabashit duke u hapur zyrtarisht ne godinen e Mejtepit te xhamise Kabash shkolla e pare shqipe me mesues hoxhe Sadik Prishtinen , imam i xhamise se fshatit Kabash, Puke.
Godina e mejtepit u perdor per shkolle Shqipe ku me vone ju vendos edhe nje kat me mur. Kat i ndertuar me derrasa nga jashte simbas modelit "çardak."
Me poshte paraqes nje pjese te nxenesve qe kane marr mesim ne Mejtepin e xhamise se fshatit Kabash Puke:
1. Shaban Rexha (Lajthize)
2. Sahit Hoxha (Lajthize)
3. Sahit Islami
4. Syl Isufi
5. Gjoke Matia (nga Dedajt)
6. Bejaze Brahim
7. Bajram Istref Arifi (Meçe)
8. Bajram Isuf Llukaj (Kabash)
9. Rexhep Cina (Meçe)
10. Ali Hasan Furriku (Meçe-Klos)
11. Jemin Ramadan Kopani (Meçe)
12. Sadik Adem Gjura (Meçe)
13. Brahim Tahir Lluka
etj
Per te mesuar me shume mbi islamin ne fshatin Kabash mund te klikoni ne kete link:
Tradita per perhapjen e besimit mysliman ne Kabash
Historiku i Xhamisë së fshatit Kabash, Pukë
Pergatiti
Gezim Kopani
Per te mesuar me shume mbi islamin ne fshatin Kabash mund te klikoni ne kete link:
Tradita per perhapjen e besimit mysliman ne Kabash
Historiku i Xhamisë së fshatit Kabash, Pukë
.jpg)