Kur dikush na pyet se cfare jeni? Ne japim menjehere pergjigjen sipas bindjeve qe ka personi, por kur vjen puna tek nje myslman gjerat duhet te jene te qarta duke deklaruar veten mysliman i nenshtruar Allahut xh.sh.
Ne kete kendveshtrim myslimani i nenshtrohet Allahut xh.sh me zemer dhe shpirte. Nuk e nderton besimin mbi interesa te ngushta kalimtare, por mbi vlera dhe interesa me te medha qe Allahu xh,sh ka krijuar dhe ajo eshte "fitimi i dashurise se Allahut xh.sh".
Pra kur ne si mysliman e besojme Allahun xh.sh; i bindemi Atij, i lutemi Atij inshaalla do te fitojme edhe dashurin e Tij.
Kur ulim koken ne sexhde per hir te Allahut te Madheruar, Allahu i Madheruar dergon tek ai melek te veçante te cilet bejne lutje per te. Po ashtu edhe kur nje mysliman deshmon se eshte mysliman ai merr sevape dhe miresi te veçante.
Te deshmosh se je mysliman nuk eshte e thene se patjeter duhet te jesh haxhi, hafiz apo imam ose muezin ose njeri qe shkon ne Xhami. Jo, edhe keto jane, por nese nje person e deshmon "Shehadetin" duke besuar keshtu Allahun e Madheruar , Kur'anin , nje i tille eshte mysliman.
Islami nuk i jep perparsi vetem Xhamise. Ai i jep perparsi gjith aspekteve te jetes , ka nje dimension shume te gjere e te larmishem. E them kete pasi siç e dini me date 1 tetor 2011 qytetaret Shqiptare, e ne rastin konkret edhe Puka do i nenshtrohet regjistrimit, ku nje nder pyetjet eshte dhe deklarimi i fese. E kam fjalen per censusin.
Myslimanet te gjithe sa jane duhet te deshmojne besimin e tij mysliman pasi kjo eshte ne interes te tyre.
Ky deklarim si mysliman eshte nje respekt edhe i te pareve tane, duke deklararuar se je mysliman ke respektuar krijuesin tend Allahu xh.sh, besimin tend, familjen, baban, gjyshin, fisin tend etj.
Le te lusim Allahun e Madheruar qe ky proces te jete i sakte, korrekt dhe jo i deformuar!
Pergatiti
Gezim Kopani
Date: 23.09.2011.