February 11, 2011

Profeti Muhammed a.s. Pishtar ndriçues


Allahu i Madheruar na ka nderuar duke na derguar si Pejgamber krijesen me te dashur Profetin Muhammed a.s. E them kete pasi Allahu xh.sh na beri pjese e Pejgamberit me te dashur Muhammed a.s. ndaj bindja dhe nenshtrimi ndaj Allahut xh.sh. duhet te jete e plote dhe e pa diskutueshem po ashtu dhe bindja dhe respekti ndaj profetit Muhammed a.s. 

Si respektohet profeti Muhammed a.s.?

Krijesen qe Allahu xh.sh. e do me seshumti eshte profeti Muhammed a.s. Vetem kesaj krijese Allahu xh.sh. i ka dhene mundesin per te zgjedhur duke i thene: "A deshiron te jetosh sa te duash ne kete bote apo te shkosh tek Krijuesi yt?" Profeti Muhammed a.s. zgjodhi te jetoj ne kete bote si te gjithe njerezit e tjere edhe pse kishte mundesi tjeter. Respekti per profetin Muhammed a.s. tregohet duke ra salavate per te, duke ndjekur rrugen e tij, punen , shembullin e tij.

 Muhammed a.s. ka lindur ne qytetin e Mekes, te Arabis, diten e hene me date 12 Rabiul Evvel. Ai lindi nga nena e quajtur Emine dhe nga babai i quajtur Abdullah.
Sipas transmetimeve kemi se babai i Muhammed a.s ka vdekur dy muaj para lindjes se hz. Muhammedit a.s.

Dukurite qe kan ndodhur naten kur ka lindur Muhammedi a.s.

Naten ne te cilen ka lindur Muhammedi a.s. jane gezuar Meleket e Allahut te cilet benin salavat dhe Tekbire per Muhammedin a.s.
Ne kete nate eshte shuar zjarri i madh ne persi, zjarr i cili ata e adhuronin. Por naten ne te cilen lindi hz. Muhammed a.s Allahu xh.sh shuajti zjarrin i cili per mijra vite nuk ishte shuar asnjehere mepare.
Te gjitha nenat kane dhimbje ne momentin e lindjes por hz. Emina nuk ka pasur asnje dhimbje.
Ne kete nate eshte shembur edhe pallati i Hasrurit.
Hebrejte dalluan ndricimin e henes dhe yjeve dhe i thane njeri-tjetrit: Sonte ka lindur nje njeri i madh, i cili eshte i Derguari i fundit.

Vendosja e Emrit

Pas lindjes se Muhammedit a.s. nena e tij Emineja dergon nje person qe te lajmeronin vjehrrin e saj Abdullmutalibin, te cilen e gjeten nen hijen e Qabes.
Lajmetari kur e gjeti i thote: I nderuar Abdullmutalib, cben ketu? A nuk e ke marr vesh lajmin e gezueshem? Emineja ka lindur djale.
Ne keto momente Abdulmutalibi me gezim te madh u ngrit me nxitim per ne shtepi. Kur arriti aty beri dua dhe e puthi disa here Profetin Muhammedin a.s. Me pas Emineja i thote Abdulmutalibit se kam dicka per te te thene:
Abdulmutalibi i thote: Urdhero!
Ajo i thote: "Perpara se te linde djalin kam shikuar nje ender ne te cilen dikush, nje ze, apo nje pamje si drite me eshte drejtuar duke me thene: Emine ju do lindni nje djal, e emri i tij eshte Muhammed apo emrin vendosja Muhammed." Si mendon per kete? Abdulmutalibi i thote: "Vepro ashtu sic je orjentuar ne kete ender." (Iben Sadij tek Et Tabakatul Kubra, Ibn Is'haku tek Er Rendul unuf)
                                       
Kemi gjithashtu edhe nje transmetim tjeter ku thuhe se emrin ia ka vendosur Abdulmutalibi. E kjo permendet kur eshte pyetur Abdulmutalibi: "O Abdulmutalib, perser i vendose kete emer?Ai eshte pergjigjur: "E quajta keshtu qe ta lavderojne Qielli e Toka." (Ibn Kajim ne Zadul Mead)
                                           
Emrat e Profetit Muhammed a.s.

Profeti Muhammed a.s. dallohej nga femijet e tjere jo vetem nga bukuria dhe zgjuarsia por edhe nga emrat e tij. Keshtu Muhammed a.s. ka pasur edhe keto emra: Ahmed, Mahi, Hashir, Akib.

Transmetohet nga Xhubejr iben Mutimi e ky nga i ati se hz. Muhammed a.s. ka thene:
"Une kam pse emra. Une jam Muhammedi dhe Ahmedi, une jam Mahi (me te cilen Allahu e fshi mosbesimin), une jam Hasher (te kembet e te cilit do te tubohen njerzit) dhe une jam Akib."(Buhari, Fet'hul Bari, 3532)
                                                             
Allahu xh.sh thote: "Muhammedi a.s. eshte i Derguari i Allahut, e ata qe jane me te (shoket,sahabet) jane te ashper kunder jobesimtareve."(Fet'h,6)

Muhammed a.s. eshte permendur gjithashtu edhe me disa emra te tjere si: El-Mubeshir (pergezues), Esh-Shahid (deshmues), En-Nedhir (qortues), Es-Siraxhul Munir (pishtar ndricues), El-Hadi (udhezues), Muzemil, Mudethir ettj. Me keto emra jane permendur edhe disa Pejgamber te tjere.

Allahu xh.sh thote:
"Ne te derguam ty (O Muhammed), deshmues, lajmetar, pergezues e qortues. Dhe me urdherin e Allahut, thirres per ne rrugen e Tij dhe pishtar ndricues." (El Ahzab; 45-46)
                           

Ju mund te lexoni edhe me shume duke klikuar ketu: Jeta e Profetit Muhammed a.s.

Pergatiti
Gezim KOPANI

_________
Hytbe e xhumas, date; 11.2.2011