Feje islame i ka kushtuar vemendje te veçante te drejtes se trashegimise, duke i dhene vlere jo vetem nje gjinie, pershembull mashkullit siç ishte ne kohen e injorances , por edhe gruas.
Me kete islami vendosi drejtesi duke plotesuar nevojat e njerezve ne menyre te drejte. Sistemi qe islami ka mbi trashegimin , eshte konsideruar si me i dobishmi, i duhuri etj. Kjo dobi nuk vjen pren vete njerezve, por nga Allahu i madheruar. Ashtu sikurse shume rregulla (ligje) te tjera , edhe çeshtja e trashegimise rregulloi jeten e njerezve. Me kete ai qe ishte i varfer , i nenvlersuar u be i kamun (i pasur) per shkak te drejtesise qe islami zbaton sa i takon trashegimise. E njejta gje ndodhi edhe me gruan, ajo me islamin fitoi te trejtat e trashegimise , pra te drejten ne pasuri.
Allahu xh.sh. thote: "Meshkujve u takon pjese nga ajo qe u kane lene prinderit dhe te afermit, edhe femrave u takon pjese nga ajo qe u kane lene prinderit dhe te afermit, qofte ajo pak apo shume, si pjese e caktuar dhe e detyruar." (Nisa, 07)
Shkenca islame qe merret me te drejten e trashegimise quhet: "Ilmul Feraid" ose "Ilmul Mevarith" etj dhe qe merret me çeshtjen e shperndarjes se pasurise (kalimi i pasurise) p.sh; kalimi i pasurise se te vdekurit te pasardhesi. Po ashtu kjo shkence merret me çeshtjen e kuotes se trashegimise nga pasuria e trashegimlenesi. Vete fjala feraid vjen nga fjala fard qe ne kuptimin etimologjik kupton: detyre, urdher, kerkese, pjese etj. Kjo shkence bazohet nga argumentet Kur'anore , tradita profetike dhe Ishmai. Mbi keto ajo cakton menyren e trashegimise se pasurise etj.
Eshte obligim mesimi i dijes mbi trashegimine ?
Te mesuarit e kesaj dije nuk eshte obligim per aq kohe sa ke njerez qe e dinin, ndersa zbatimi i saj eshte obligim.(1) Per kete Allahu xh.sh. thote: "Keta jane kufijte e detyrimet e trashegimise te urdheruar nga Allahu dhe kushdo qe i bindet Allahut dhe te derguarit te tije do te jete ne kopshtet e xhennetit, nen te cilin rrjedhin lumenj dhe ky eshte ngadhenjimi madheshtor. Dhe kushdo qe nuk i bindet Allahut dhe te Derguarit te tij dhe i kalon kufijte e tij (detyrimet) Allahu do e flake ate ne zjarr dhe per te do kete ndeshkim poshterues." (Nisa, 13-14)
Ne lidhje me kete dije profeti Muhammed a.s. ka thene: "Mesojeni ndarjen e trashegimise dhe mesojeni te tjereve, sepse ajo eshte gjysma e dijes, harrohet shume shpejte, por eshte gjeja e pare qe do te ngrihet nga populli (ymeti) im." (Ibn Maxhe)
Ndersa ne nje transmetim tjeter qe vjen nga Abdulla b. Mesudi r.a tregon se: Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Mesojeni Kur'anin , dhe mesojuani ate njerezve. Mesoni rregullat e trashegimis dhe mesoni ate edhe njerezve, sepse une do te vdes, e dija do dobesohet (me vdekjen e tij) dhe mund te ndodhe te mos pajtohen dy persona ne nje çeshtje dhe nuk do te gjenje ndonje qe tju sqaroje ate pune."
Ndersa per kete Omeri r.a. ka thene: "Mesoni rregullat e trashegimise ashtu siç mesoni Kur'anin."
Dija qe merret me kete çeshtje trajton: Trashegimia e lene (e lene nga ai qe ka vdekur, ndonje borxh qe mund te kete etj). Pershembull nje qe ka vdekur, ka lan pas nje nje vlere pre dy milion lek te vjetra mirepo ka borxh nje milion lek, atehere lahet borxhi, me pjesen qe ka ngel mbulon shpenzimet e varrimit, ndersa nese ngel gje ngel per trashegimni.
Kushtet e trashegimise
Trashegimi kuptohet atehere kur plotesohen keto kushte: 1. Personi te jete i sigurit qe ka vdekur (pershembull nese nje person humb, por kalon nje kohe e gjate qe nuk gjindet, atehere duhet te shprehet gjykata). 2). Trashegimtari te jete i gjalle diten e vdekjes se trashegimlensit (p.sh. nje nene gjate lindjes vdes, por femija shpeton). 3). E domosdoshme (nikahu, martesa etj).
Nuk i jepet e drejta trashegimise ndonje tjeter , per aq kohe nuk ploteson: 1). Afersi gjako ose fisi 2). Martes dhe 3). Trashegimia si pasoj e marrjes ne perkujdesje. Po ashtu, mund te ndodh qe plotesohen keto por nuk mund te ekzekutohet pasi trashegimtari mund te tjete: a). Skllavi (kjo pasi ai qe e ka skllav e perdor ate), b).Nderim te fese. Per kete profeti Muhammed a.s. ka thene: "Myslimani nuk trashegon jomyslimanin e as jomyslimani nuk trashegon myslimanin." (Buhari) dhe c). Krimineli (ka vra dike me dashje) edhe pse mund te jete i gjakut. Per kete Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Vrasesi nuk ka te drejte trashegimnie." (Ibn Maxhe)
Trashegimtaret
Ketu bejne pjese; a). Trashegimtaret meshkuj dhe b). Trashemgimtaret femra.
a). Trashegimtaret tek meshkuj bejne pjese:
-Djali
Per kete Allahut xh.sh. thote: "Allahu urdheron per trashegimnin femijet tuaj, per mashkullin hise sa per dy femra." (Nisa, 11)
-Djali i djalit dhe duke vazhdtuar me sternipin.
-Babai
Per kete Allahu xh.sh. thote: "Per prinderit, per secilin nga ata, ju takon e gjashta nga ajo qe ka lene (i vdekuri) nese ka femije." (Nisa, 11)
-Gjyshi e mesiper (stergjyshi). Per kete kemi ajetin qe permendet profeti Jusuf a.s. ku Allahu xh.sh. thote: "Une e ndoqa fene e prinderve te mi; Ibrahumit, Is-hakun, Jakubin." (Jusuf, 38)
-Vellau prej babes dhe nanes
-Vellau prej babe. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Nese vdes nje njeri qe nuk ka femije, por ka moter, atehere asaj motres i takon gjysma e pasurise se lene." (Nisa, 176)
-Vellau prej nenes. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Trashegohet nga ndonje i larget qe nuk ka as prinder as femije por ka nje vella ose nje moter nga nana, atehere secilit prej tyre u takon nje e gjashta." (Nisa, 12)
-Djali i vellait te vertet
-Djali i vellait prej babes
-Axha i vertet
-Axha prej babe
-Djali i axhes se vertet
-Djali i axhes prej babe.
-Bashkeshorti . Per kete Allahu xh.sh. thote: "Juve ju takon gjysma e asaj pasurie qe lene grat tuaja, nese ata nuk kan femije." (Nisa, 12)
-Çliruesi i skllavit. Per kete Profeti Muhamed a.s. ka thene: "Trashegimia eshte per ate qe e çliron skllavin." (Buhari)
Nese do ishin te gjithe meshkuj, nga i vdekuri do trashegojne vetem: djali, babai, dhe bashkeshorti, ndersa te tjeret jo. Vdes nje grua dhe ka lane: burrin, djalin, djalin e djalit, baben, gjyshin dhe vellan e vertet. Shembull, bashkeshorti merr nje te katerten, kjo per shkak te femijeve te te vdekurit, babai nje te gjashten per shkak te djalit, ndera pjesa tjeter i ngelet djalit te se vdekures (femer).
b). Trashegimtaret tek femrat bejne pjese:
-Vajza e te vdekurit. "Profeti a.s. i ka dhene bijes gjysmen e pasurise." (Buhari)
-Vajza e djalit dhe vazhdon me stermbes
-Nena. Per kete Allahu xh.sh thote: "Per prinderit, per secilin, u takon e gjashta nga ajo qe ka lene i vdekuri nese ka femije, e nese i vdekuri nuk ka femije , atehere ate e trashegojne prinderit, e nenes se tij i takon nje e treta." (Nisa,11)
-Bashkeshortja. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Grave u takon nje e katerta nga ajo qe lini ju, nese nuk keni femije, por nese keni femije, atyre u takon nje e teta." (Nisa, 12)
-Nena e nenes
-Nena e babait. Ne hadith tregohet se Profeti Muhammed a.s. i ka len gjyshes nje te gjashten e pasurise." (Ebu Davudi)
-Motra te verteta prej babes dhe prej nenes
-Motra prej babe. Per kete Allahu xh.sh thote: "Nese vdes nje njeri qe nuk ka femije, por ka moter, atehere asaj motres i takon gjysma e pasurise se lene." (Nisa , 176)
-Motra prej nenes. Per kete Allahu xh.sh thote: "Nese i vdekuri eshte mashkull ose femer, e trashegohet nga ndonje i larget (per shkak qe nuk ka as prinder as femije), por ka nje vella ose nje moter nga nena, atehere secilit prej tyre u takon nje e gjashta." (Nisa, 12)
-Çlirusja e skllavit. Ka te njejtin argument si tek meshkujt.
Nese jane te gjithe femrat gjalle, atehere separi trashegimia i takon vetem: vajzes, vajzes se djalit, nenes, bashkeshortes dhe motres se vertet.
Si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat duhet pasur parasysh se: Ne trashegimi nuk jane daja, as djali i dajse per shkak se nuk jane trashegimtar te drejtperdrejte (2). Edhe tek trashegimtaret femra , nuk trashegojne halla e te vdekurit, as tezja, as bija e vajzes apo djalit te vajzes, as e vellaut dhe as vajza e xhaxhait te vdekur. Pra nese bashkohen te gjitha femrat ne trashegimi, perfitojne vetem: vajza, vajza e djalit, nena, bashkeshortja dhe motra e vertet (pra motra prej babes dhe nenes). Ndersa te tjerat mbulohen p.sh; nana e lan gjyshen.
Trashegimia eshte dy llojesh: a). Pjese e caktuar , fikse (el fard) dhe b). Jo e caktuar, jo fikse (tasib). Tek e para trashegimtari qendron cdo here ndryshe nga e dyta. Personi qe ben pjese te e para (fard) ka perparsi ne krahasim me te dytin (tasib).
Trashegimia ndahet sipas rregullit mbi trashegimin pasi jo cdo trashegimtari eshte i barabarte ne ndarjen e trashegimise. Ky grup quhet As-habul Furud, pra jane pjese e gjenealogjise. Ketu hyn shkaku , pra ato qe permenden qarte ne Kur'an, traditen profetike apo ixhma (qendrimi i njezeshem i dijetareve islam). Dijetaret keto rregulla i kane ndare ne: a). Trashegimtar gjaku si; babai, gjysh, vellau nga nena, vajza , vajza e djalit, motra e veret (nga baba dhe nena), motra nga baba, motra nga nana, nena dhe gjyshja b). Trashegimtar per shkak te nje lidhje psh; bashkeshorti dhe bashkeshortja. (Ky grup quhet Furud)
Ndarje tjeter eshte; te afermit meshkuj nga babai qe marrin pjesen e mbetur te trashegimia pasi te kene marr ato qe sapo permenda me siper, ose nese ato nuk jane keto meshkujt nga babai marrin trashegimine. Ky grup quhet Asabat en Nesebijeh (te aferm gjaku). Ne nesebije jane: djali, djali i djalit dhe vazhdon (sternip), babai, gjyshi, stergjyshi, vellai i vertet, vellau prej babe, djali i vellait te vertet, djali i vellaiut prej babe, xhaxhai (axha) i vertet, xhaxhai prej babe, djali i xhaxhait te vertet dhe djali i xhaxhait prej babe. Grup tjeter jane shkaqet (sebebije) qe eshte: çliruesi i skllavit qofte mashkull apo femer. Nje i till i takon perkujdesja, afersia dhe trashegimia, cdo here nese ai qe lirohet nuk ka te aferm (furud), dhe te afer (nesebijeh). Grupi tjeter eshte: Nese skllavi vdes dhe nuk ka te afer nga gjaku (pra as Furud dhe as Asabat en nesebijeh) dhe cliruesi nuk jane gjalle por ky ka te aferm nga gjaku, atehere te afermit e tij e trashegojne. Grup tjeter eshte; Nese tepron dicka nga pasuri qe e trasegojne (Furud), pasi secili ka marr pjesen e tyre dhe me kusht qe nuk ka te aferm te tjere nga gjaku (Asabat) atehere ate pasuri rikthehet tek grupi i Furudit qe shpjegova ne fillim. Sipas Hanefis dhe Hambelis ne kete rregull bejn perjashtim dy bashkeshortet. Dy shkollat e tjera (Maliki dhe Shafi) thone jo, dhe pasuria e mbetur dergohet te thesari i shtetit mysliman i quajtur Bejtul Mal. (3) Ky mendim eshte rishikuar dhe ran dakort me dy shkollat , pra u dakortesuan me Hanefin dhe Hanbelin. Grup tjeter jane: Te afermit e te vdekurit te cilet nuk jan as Furud dhe as Asabat, qofte mashkull apo femer si: daja, tezja, halla etj. Nese nuk ka asnje nga furudi dhe asabati atehere pasurin e te vdekurit e trashegojne. Grupi tjeter: Nese eshte lene testament. Nese nuk kemi grupet e renditura dhe ai qe vdes nuk ka len pas trashegimtar, lejohet qe ai te le pasurin testament 1/3 e pasuris nje personi tjeter jasht grupeve te permendura me siper. Grupi tjeter eshte: Nese nuk ka trashegimtar per lenjen e pasuris. Atehere ajo i lihet Bejtul Mallit (si te thuash thesarit te shtetit islam, qe shkon per nevojat , xhamit etj)
Çfare eshte percaktimi fiks ?
Keto jane percaktimet fikse qe Kur'ani i bekuar i ka bere te qarta. Keto percaktim jane sasit si: Gjysma, 1/3, 1/4, 1/6, dhe 1/8. Per keto jane ajetet e sures Nisa ku Allahu xh.sh. thote:
"Allahu ju urdheron ju persa i takon trashegimise se femijeve; nje mashkulli sa dy femra, nese ka vetem bija, dy ose me shume, atyre u takojne 2/3 e trashegimise, nese ka vetem nje, asaj i takon gjysma. Per prinderit, 1/6 e pjeses se pasurise per secilin, nese i ndjeri le pas tij femije, nese nuk le femije dhe prinderit jane te vetmit trashegues, atehere nena ka 1/3 , nese i ndjeri le vellezer ose motra, nenes i takon 1/6. Ndarja per cdo rast pas dhenies se amanetit qe ai le me deshiren e tij dhe pas shlyrjes se borxheve. Ju nuk e dini kush eshte me afer jush qe perfiton: prinderit tuaj apo femijet tuaj. Keto pjese te percaktuara jane te urdheruara nga Allahu, dhe Allahu eshte kurdohere i Gjithedituri, me i Urti , Gjithegjykuesi. Nga ajo qe lene grat tuaja, juve ju takon per pjese gjysma nese ato nuk kane femije, por nese lene nje femije, ju takon 1/4 e asaj qe mbetet pas dhenies se amanetit qe ato lene me deshiren e tyre, ose pas shlyrjes se borxheve. Nga ajo qe lini ju, pjesa e tyre (bashkeshorteve tuaja) eshte 1/4, nese nuk lini pas femije, por nese lini nje femije, atehere atyre u takon 1/8 e asaj qe mbetet pas dhenies se amanetit qe ju e lini me deshiren tuaj ose pas shlyrjes se borxheve. Nese burri ose gruaja te cilit i diskutohet trashegimia nuk le pas as pasardhes (psh prinderit) dhe as pasardhes , por ka vella ose moter, secili prej tyre (vellai e motra) merr 1/6, pornese le me shume se dy, atehere ata ndajne 1/3, pas dhenies se amanetit te lene me deshiren e tij (apo te saj), ose pas shlyrjes se borxheve, keshtu qe ne kete menyre nuk i shkaktohet askuj humbje. Ky eshte urdher i Larte, Amanet nga Allahu dhe Allahu eshte i Gjitheditur, me Durimtari." (En Nisa, 11-12)
Nje shpjegim i shkurter per ndarjen fikse
1. Ne gjysmen e trashegimise , bashkeshorti e trashegon me kusht , nese e vdekura nuk ka lene femije, (pra nese nuk ka lene mashkull apo femer pra djal, vajze apo djal djali ose vajz djali).
Allahu thote: "Juve ju takon gjysma e pasurise nga ajo qe ka lene bashkeshortet tuaja, nese nuk kan femije." (En Nisa, 12).
2. Vajza trashegon gjysmen me kusht; nese eshte vetem , nuk ka moter dhe dhe nese nuk ka vella (asib)
Allahu thote: "Nese eshte nje femer, atehere i takon gjysma e pasurise." (En Nisa, 11)
3. Vajza e djalit , mbesa e te vdekurit 1/2.
4. Motra prej babe dhe prej nane (motra e vertet). Per kete Allahu xh.sh. thote; "Nese nje burre vdes dhe nuk ka femije dhe prinder, por ka nje moter, atehere asaj i takon gjysma e trashegimninse." (En Nisa, 176)
4.Motra prej babe , e trashegon gjysmen me kusht; nese eshte vetem, nese i vdekuri nuk ka lan babe, nese nuk ka len vella ose moter te vertet, nese i vdekuri nuk ka lene trashegimtar dhe nese nuk ka lene vella prej babe.
Ne trashegimin 1/4 e perfitojne; a). Bashkeshorti. Per kete Allahut xh.sh thote: "Nese kane femije, u takon 1/4 e asaj qe kane lene." (En Nisa, 12) dhe b). Bashkeshortja. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Nese nuk keni femije, bashkeshorteve u takon 1/4 e pasurise qe keni lene." (En Nisa, 12)
Ne trashegimnin 1/8 e perfiton vetem bashkeshortja e te vdekurit. Allahu thote: "Nese keni femije, bashkeshorteve u takon 1/8 nga ajo qe keni lene." (En Nisa, 12)
Ne 2/3 perfitojne dy ose me shume vajza e te vdekurit cdo here nese nuk ka lene nje djale. (En Nisa, 11)
Dy a me shume vajza te djalit te te vdekurit. Vajza te djalit te vdekurit trashegojne 2/3 me kusht nese i vdekuri nuk ka lene pasardhes qe eshte me i afert se ato. dhe kushti tjeter nese nuk ka vella prej babe dhe nane apo djal xhaxhai.
Ne rastet ku ka dy a me shume motra te verteta trashegojne 2/3 me kusht nese i vdekurit nuk ka lene trashegimtar dhe nese i vdekuri nuk i ka gjall baben dhe vajzat nuk kan vella te tyre gjalle.
Ne rastet kur ka dy ose me shume motra prej babe, keto motrat prej babe perfitojne 2/3 me kusht qe i vdekuri te mos ket lene po ashtu trashegimtar (pasardhes), nese nuk ka len gjall babe, nese nuk ka gjall vella nga baba dhe nene dhe nese motrat nuk kan gjall ndonje vella.
Ne rastin 1/3 e trashegon nena, me kusht nese i vdekuri nuk ka lene femije, apo femije djali qofshin mashkull apo femer po ashtu nese i vdekuri nuk ka lene dy ose me shume vellezer. Nese i vdekuri ka lene femije, atehere nena trashegon 1/6.
Nese vellezerit prej nenes jane dy a me shume meshkuj e femra, atehere trashegojne 1/3. (Lexo En Nisa , 12) Ne rastin 1/6 jane : Babai, Gjyshi, Nena, Gjysha dhe Gjyshet, Vajza e djalit (nje e me shume), Motra prej babe (nje e me shume) dhe Vellai ose motra prej nenes.
Per secilin ka shpjegime te detajuara. Pershembull ka shpejgim te vecante per trashegimnin qe i takon bashkeshorit, trashegimnin qe i takon bashkeshorten. Ne te dy rastet jane shpjegimet perkatese per te vijuar me trashegimin e babait (Lexo , En Nisa , 11), trashegimnia e gjyshit te vertet (eshte prej afersis se gjakut), trashegimnia e nenes (lexo, En Nisa, 11). Trashegimnia e gjyshes se vertet. Trashegimia e vajzave te verteta. (lexo, En Nisa 11). Trashegimia e vajzes se djalit (mbesa) nje apo me shume (Lexo En Nisa, 176). Trashegimia e motrave prej babe. (lexo En Nisa, 176). Trashegimia e vellezerve prej nenes , meshkuj ose femra (lexo, En Nisa, 12)
Trashegimtaret e ngushte (Tasib)
Ky eshte trashegimtari i rrethit te ngusht qe merr te gjithe pasurin kur eshte trashegimtar i vetem. Allahu xh.sh. thote; "Allahu ju urdheron per trashegimnin tuaj, mashkullit i takon aq sa pjesa e dy femrave" (En Nisa, 11) dhe "Nese ai ka edhe vellezer e motra, atehere mashkullit i takon trashegimnia sa pjesa e dy femrave." (En Nisa 176)
Shenim:
Ky eshte nje shpejgim i shkurter dhe eshte sa per te dhene nje ide sa i takon menyres se si islame e trajton trashegimine.
________
1. Disa dijetare kane dhene mendimin se te mesuarit e kesaj shkence (Feraid) eshte farz kifaje. Kjo do te thote nese dikush e di kete dhe njerezit kane ke te pyesin, atehere pjese tjeter eshte liruar nga te mesuarit e kesaj dije, pasi ka njerez qe i japin zgjidhje kesaj çeshtje.
2. Keto qe nuk jane trashemgintar te drejperdrejt quhen Dheuil erham.
3. Bejtul Mal: Ministria e Finances .
