Jeta e Myftiut Hafiz Sabri Bushati


Hafiz (1) Sabri Beg Bushati 1889-1971

Ne fotografi Hafiz Sabri Bushati duke falur namazin e xhanases
se sheh Qazim Hoxhes
Haxhi Sabri Bushati lindi ne Shkoder ne vitin 1889. Ne femijerin e tij ai ndoqi Mejtepin e Hafiz Isuf Kelmendit dhe me pas Medresen e lagjes se Qafes (2), per te vazhduar studimet e larta ne Stamboll. Hafiz Sabri Bushati u Martua me Nadiren nga lindi Samijen, por vajza kur ishte 5 vjece ngel jetime nga nena.
Me vone Hafiz Sabri Bushati martohet perseri dhe kesaj radhe me Merjemen. Me pas Hafiz Sabri Bushati fillon punen si Myderriz ku tek Xhamia e Kuqe pergatiti disa hoxhallare te njohur si; Hafiz Sulejman Durresi, Ibrahim Vekshari, Ali Canga, Hafiz Sabri Koçi etj.
Ne vitin 1916 H.Sabri Bushati mpri pjese ne revolten e mbajtur tek Xhamia Plake nga popullata myslimane e Shkodres kunder austrikeve te cilet edhe pse ishin pushtues kur hyne ne Shkoder me 22 janar 1916 u priten nga krejt popullata shkodrane si shpetues nga pushtimet serbe malazeze. Per shkak te marrjes pjese ne kete revolte H.Sabri Bushati u burgos per 3 dite.
H.Sabri Bushati ishte aktivis dhe mbeshtetes te Komitetit per Mbrojtjen e Kosoves i cili kishte qendren e vet ne Shkoder te cilin e drejtonte Hoxhe Kadriu. Po ashtu H.Sabri Bushati mpri pjese ne Kongresin e Lushnjes dhe per shkak te pjesmarrjes se tij u perzgjodh ne listen e delegateve per Kongresin e Lushnjes nga Prefekjtura e Shkodres. Ai ishte pjese i Keshillit Kombetare, Senati perbehej nga 37 antare nder ta edhe H.Sabri Bushati.
Pas doreheqjes si Myfti te H.Xhemal Naipi emerohet ne vitin 1924 Myfti i Shkodres H.Sabri Bushati ku pas pak kohesh transferohet Myfti i Beratit. Nga viti 1946 H.Sabri Bushati kryen detyren e Vaizit ne xhamin e Bardhe te Perashit.
Me ndalimin e fese ne vitin 1967 H.Sabri Bushati nuk del me nga shtepia e tij per te ruajtur figuren e klerikut, madje as kur i vdiq i vellau. Hafiz Sabri Bushati i dorezoj shpirtin Allahut xh.sh. me 28 shkurt te vitit 1971.

Pergatiti
Gezim KOPANI




________
1.Hafiz quhet personi i cili e di librin e bekuar Kur'anin permendesh.
2.Medreseja e Qafes ka qene institucioni me i vjeter arsimor ne Shkoder.

Xhamia e vjetër Kodër Hani (Viti 1916)

Puka në vitin 1937

Hurdha e Frashnit - Fshati Meçe - Pukë

Shkrim artizanal ne ate qe quhet " Iznik "

Gjate nje ore mesimi ne Fushe Arrez

Kryezi

Kryezi

Në kalan e Shkodrës

Puke

Rrape

Iballe

Gjate nje takimi me kreun e KMSH H.Bujar Spahiu

Në foto Myftiu i Kosovës Naim Ternava dhe Myftiu i Pukës Gëzim Kopani. Viti 12.04.2017

Në foto Kreu i KMSh-së Skender Bruçaj, Myftiu i Kosovës Naim Tërnava dhe Myftiu i Pukës Gezim Kopani. Dt; 11.11.2017

Nga vizita e Kryetarit të KMSh-së H.Skender Bruçaj në Pukë

Nga vizita e Ambasadorit të Kuvajtit Fayaz Mishari Al Jassim në Myftininë e Pukës. Datë 02.08.2019

Me Akademikun Prof. Dr. Mehmet Halimi (Prizren,Kosovë)

Vizitë në BI Prizren.Dt: 28.04.2016