March 05, 2019

Pazari i madh i Shkodres, 5 Xhamit dhe Mejtepet

Pazari i madh i Shkodres, Xhamia e Hynqarit

Nje nga qytet me te njohura por edhe me te vjeter te Shqiperise eshte Shkodra. Ne kete shkrim do paraqes disa te dhena mbi Pazarin e madh te Shkodres.
Pazari i madh i Shkodres ka qen i shtrire poshte Kalasa se Rozafes dhe nga ana e Liqenit te Shkodres deri tek lumi Buna me nje gjatesi prej rreth 2 km.
Ne pazar mund te merrnin pjese mbi 30 mije persona. Pervec tregetis nga toka, tregtaret Shkodran benin tregti edhe nga deti pasi ne breg te Liqenit apo lumit Buna ankoroheshin anijet tregtare dhe jo vetem.
Per shkak te tregtise se madhe ne zonen e Ures se Bunes u ngrit edhe Zyra Doganore. Pazari i madh i Shkodres kishte rreth 30 sokake (1) ky cdo sokak kishte tregtare te vecante te ndare sipas zejeve.
Sokaket me te njohur ishin;

Zyra Doganore Shkoder
Sokaku i Parruces 
Sokaku i Tophanes 
Sokaku i Molit (porti) 
Sokaku i Peshkut 
Sokaku i Skeles


Pervec sheshit te madh dhe Krye pazarit, Pazari i Shkodres kishte edhe Bezistenin. Aty ruheshin mallrat e cmueshme. Bezisteni ishte i rrethuar dhe i mbyllur(2), kjo per shkak te objekteve te vjetra, te floririt, xhevahire etj. Bezisteni ka pasur rreth 40 dyqane dhe aty dy kateshe.(3)
Pazari i Madh i Shkodres kishte pese xhami, ku permendi; 

1. Xhamia e Karahysenit (4),
2. Xhamia e Sulejman Pashes,
3. Xhamia e Hynqarit (per me shume kliko ketu: ( https://gezimkopani.blogspot.com/2018/06/xhamia-e-hynqarit-shkoder.html)
4. Xhamia e Shatervanit ose sic njihet ndryshe xhamia e Teqes.
Xhamia e Ures (vëve)
5. Mesxhidi i Sheshit te Teqes.

Pervec xhamive, ne Pazarin e madh te Shkodres mesohet te kete pasur edhe pese Mejtepe. 
Vlen te theksohet se nder dyqanet me te njohur kan qene: dyqani i shitesve te peshkut, dyqani i kasapeve, etj. Pervec dyqaneve tregtare Pazari i madh i Shkodres kishte; Bujtina (hane), 5 xhami, kafen, berberhane etj. Qoft diten apo naten Pazari i madh i Shkodres ruhej nga roje.(5)


Pazari i madh i Shkodres ka qene Pazari me i madh ne Ballkan. Per shkak te bukuris, organizimit, vendodhjes Pazari i madh i Shkodres rradhitej pas atij te Stambollit. (6) 
Ne Pazarin e madh te Shkodres merrnin pjese per tregeti , tregtare nga gjithe trevat Shqiptare (7), Kosova, Mali i Zi, Serbia etj.
Disa thone se Pazari i Shkodres u ndertua para Perandoris Osmane, ndersa disa te tjere thone u ndertua gjate kohes se Perandorise Osmane dhe u administrua nga Bushatlite.

 
Ankorimi i anijeve ne Shkoder
 Pasi u largua Perandoria Osmane nga Shkodra, Pazari i Madh i   Shkodres u vu ne shinjester te pushtuesit duke e grabitur dhe   shkaterruar ate. Te paret qe e bene kete ishin malazezet ne  vitin 1913, te cilet pasi plackiten mallin, dogjen 250 dyqane, disa te  tjere thone se u dogjen 1500 dyqane.
 Pazari i Madh i Shkodres u shkaterrua totalisht ne vitin 1944 nga sistemi komunist. Sikur te mos mjaftonte kjo, u ndalua lundrimi ne  lumin Buna dhe dalja ne det.


Pergatiti
Gezim KOPANI

_____________
1.Thuhet se fjala Sokak vjen nga arabishtja, (suke = pazar).
2.Bezisteni ka pasur kater porta te medha hyrse, dhe dy porta te vogla.
3.Ky kompleks u shkaterrua ne vitin 1944.
4.Pas vitit 1967 xhamia e Karahysenit u perdor si depo per tharrjen e peshkut.
5.Mund te ken qene roje qe paguheshin nga tregtaret, ose ushtare, ose polic. 
6.Pervec Pazarit te Shkodres, Pazar shum i bukur por edhe i madh ka qene edhe ai i Prizrenit.
7.Perfshire ketu edhe tregtar Pukjan.