Wednesday, July 2, 2025

Porti i Shëngjinit dhe lashtësia e tij pagane

Porti i Shengjinit , Lezhe 


Ne lashtesi porti i Shengjinit njihej me emrin Nimfeu (Nymhpaeum). Edhe Jul Çezari thuhet se tek "Lufta Civile" kete port e ka quajtur: "Porti Nimfeum". Nimfeu eshte fjale e vjeter greke me te cilen kuptohet: Femer e mrekullive apo çudiberse - Hyni. Ndersa ne kuptimin e ngusht do te thote: Grua e re (Nuse). Sipas mitologjise Nimfeu ishte nje grua hyjni dhe shume e bukur e cila banonte ne malet me pyje, prane vend burimeve ujore.
Sipas mitolologjis Nimfeun e lidhin me bukurit e natyres dhe burimet e saj te cilat bekoheshin nga Nimfeu, Kur kjo ndodhte uji behej sherues dhe ai qe kishte ate fat do gezonte fuqi hynore, ndryshim te formes deri tek fuqia e parashikimeve. Sipas mitologjis Nimfeu kishte veti shtimi, ndaj ate e gjejme tek: Nimfeu i krojeve, burimeve ujore, maleve, pemeve etj. Nimfeu eshte lloj besimi pagan ne te cilen besonin ne forcen e sherimit, fuqis, bukuris etj.

Ne veriun e Shqiperise , sidomos ate te Pukes ne fshatin Meçe Nimfeun njihet me emrin e Kzhetës e cila eshte nje figure mitoligjike Ilire Shqiptare. Disa Kzheten e lidhin me Shen Gjinin. Ku port thuhet se eshte themeluar qe ne lashtesi dhe qe quhej Nimfeu. Afer ketij porti eshte nje toponim me emrin: "Kodra e Nuseve" duke e lidhur kete port edhe me shume me Nimfeun.
Ne mesjet nje udhetar kete port e shenon me e emrin Medua (Portum Medua). Nga ketu te huajt kete port e quajten: San Giovane di Medua , ndersa shqiptaret Shengjin. Disa emrin Medua e lidhin me fshatin Mjedë
Ky port si dhe shume vende te tjera te trave shqiptare tregojne gjurmet e forta te paganizmit dhe mitologjive te ndryshme.
Pergatiti
Gezim KOPANI


Per te mesuar me shume mbi paganizmin kliko: Paganizmi dhe Mitet