Nga Fikret Karcic (1)
Xhamia e Plumbit, Shkoder |
Mekembja islame ne Ballkan 1970-1992
Baza Historike
Komunitetet muslimane ne Eurpe u perkasin dy grupeve te medha: a) komunitetet muslimane ne pjesen juglindore te kontinetit kryesisht ne Ballkan, qe origjinen e tyre e kane te pakten paderprere nga kohet osmane dhe b) komunitet muslimane ne pjeset e tjera te Europes qe perbehen kryesisht nga imigrante muslimane ne kerkim te kushteve me te mira ekonomike per jetese nga vitet e 50-ta dhe te 60-ta dhe imigranteve politike te koheve te fundit.(2)
Keto dy grupe dallojne ne mase te konsiderueshme ne aspekt te struktures, historise, statusit politik dhe juridik te tyre. Muslimanet e Ballkanit paraqesin nje grumbull grupesh entike te ndryshme, perfshire shqiptaret me origjine ilire, boshnjaket dhe pomaket sllave, pasardhesit e imigranteve nga Anadolli, Kaukazi , tartaret etj. Te gjithe keta u perkasin muslimaneve sunnite (pervec bektashinjeve ne Shqiperi) dhe ndjekin shkollen hanefite ne fikh.(3)
Kontaktet historike mes muslimaeve te Ballkanit dhe popujve te krishtere dhe shteteve-kombeve europiane ishin ndryshe nga kontaktet mes komuniteteve myslimane ne Europen Perendimore. Per imigrantet musliane ose refugjatet politike, Europa Perendimore paraqiste nje bote te mundesive me te mira dhe strehim nga presionet ne atdhete e tyre. Ne anen tjeter, muslimanet e Ballkanit mesonin per Europen perms veprave te "shteteve pamjaftueshem te europianizuara", si Greqia, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Rumania. Keto shtete kombetare i shihnin muslimanet ose si pushtues te meparshem (turq) ose si "renegate" (popullata e islamizuar lokale), nders Islamin e konsideronin si fe te huaj dhe pengese per unitetin kombetar. Mbi kete baze muslimanet u masakruan gjate luftes ruso-osmane 1877-1878, lufterave ballkanike 1912-1913, Luftes se Pare Boterore 1914-1918 dhe Luftes se Dyte Boterore 1941-1945. Ne te vertet, gjate gjithe konfikteve ne historine moderne te Ballkanit muslimanet kane qene viktima, jane vrare, debuar nga vatrat e tyre apo jane detyruar te shperngulen ne Turqi ose ne vende te tjera. (4) Derisa Europa i hapi dyert e saja per imigrantet musliman nga Azia dhe Afrika, disa shtete ballkanike vazhduan politiken e tyre te debimit te muslimaneve lokale nen parrullen "ikni ne Azi."
Aspektet tragjike te pervojes historike te muslimaeve te Ballkanit, qendrojne ne ate se ata qe nga gjysma e dyte e shekullit XIX, duhej te perballeshin me regjimet tjet nacionaliste, perjashtuese dhe antiislame ortodokso-krishtera. Krahas kesaj, pas Luftes se Dyte Boterore, ne shumicen e ketyre vendeve u vendosen regjime komuniste, duke zevendesuar keshtu nje diktature me nje tjeter. Nen sundimin komunist muslimanet ishin te shtypur ne dy baza: si besimtare (te gjithe njerezit fetare persekutoheshin) dhe si musliman (pjestare te "fese se huaj"). Madje as levizjet e hershme per demokraci ne vendet komuniste nuk sollen paqe dhe liri per muslimanet. Me shume se 300.000 turq nga Bullgaria, qe ne krahasim me muslimanet e tjere ballkanike gezonin liri relativisht me te madhe, iu nenstruan te gjitha llojeve te gjenocidit ne periudhen 1992-1995. Shqiptaret ne Kosove vazhduan te jetonin ne regjimin policore ser pas vitit 1981(5) Historia pas-komuniste e Ballkanit eshte e sperkatur me gjak dhe vuajtet muslimane.
Statusi politik dhe juridik i grupeve muslimane ne Ballkan gjate periudhes 1970-1992 ishte i ndryshem. Muslimanet perbenin shumice absolute ne Shqiperi, pakice te madhe ne federaten jugosllave te atehershme dhe ne Bullgari, ndersa pakice te konsiderueshme ne Greqi dhe Rumani. Rrjedha e historise pas-osmane, statusi i ndryshem juridik e politik i muslimaneve nen sundimin komunist ne secilin nga tre shtetet ballkanike qe nje objekt i ketij studimi, si dhe fati i ndryshem ne epoken pas-komuniste ndikuar mbi dinamiken dhe manifestimin e procesit te mekembjes islame.
Dinamike e mekembjes islame
Mekembja islame ne pjese te ndryshme te ketij rajonuk nuk filloi njekohesisht. Nder vendet komuniste te Ballkanit, Jugosllavia kishte atmosferen politike me liberale, sidomos pas renies se nenpresidentit te shtetit dhe shefit te sherbimit te sigurimit te shteti (UDBA) Aleksandar Rankoviq (Rankovic) ne korrik te vitit 1966. Pas kesaj kohe te gjitha komunitetet fetare ne Jugosllavi shenuan nje lloj mekembje , qe ne diskursin zyrtare ne menyre eufemiste emertohej si "normalizim i raporteve mes shtetit dhe kishes." (6)
Ne qershor te vitit 1966, Beogradi dhe Vatikani nenshkruan nje protokoll pas te vilit vijoi shfaqja e nje numri te madh publikimesh fetare katilike. Ne vitin 1967, maqedonasit ortodokse ia arriten ta fitonin kishte autiqefale. Pozita e muslimaneve ishte komplekse. Pa dyshim, ata kishin dobi nga decentralizimi i sistemit politik dhe administrativ qe perfundoi me miratimin e kushtetutes konfederale me 1974. Bosnjaket u pranuan si grup etnik (komb) i vecante me emrin Muslimane, hap qe ndikoi pozitivisht mbi afrimin e tyre te metejshem, por qe njekohesisht, krijoi hapsire per polemika te reja. Shqiptareve iu dha statisi i pakices etnike (kombesi) me liste te gjere te drejtash kulturore e politike ne Kosove. Ky proves i "afrimimit politik" te boshnjakeve dhe shqiptareve detyrimisht e hapi edhe ceshtjen e vendit te Islamit ne identitetin e tyre kulturor. Ne te dy rastet, merksistet perpiqeshin ta orientonin dhe kontrollonin procesin e afrimimit. Ne Bosnje kjo u shpreh ne trjaten e perpjekjeve per te krijuar kombin musliman pa Islam. Ne kete kuptim eshte e mundur per protagonistet e ketij orientimi te sajonin shprehje si "ateiste muslimane", respektivisht anetare te grupit entik "Muslimane", por ateiste sipas bindjes. Perves kesaj, projekti i "afirmimit kombetar", te boshnjakeve i sponsoruar nga marksistet zhvillohej nen sundimin e nje regjimi tjejet dogmatik ne Bosnje gjatev viteve 70-te dhe 80-te. Per shkak te kesaj, boshnjaket ishin pjeserisht te çliruar nga presioni i Beogradit, por jo nga ai i marksisteve te vet.
Ngjashem, nder shqiptaret ne Kosove dhe ne Maqedonine Perendimore inteligjencia shekullariste ishte më me ndikim. Ne rastin e tyre situata ishte edhe me e keqe duke pasur parasysh se inteligjencia shqiptare u formua nen ndihmin e fuqishem te marksizmit dogmatik nga Shqiperia. Per shkak te kesaj, kur ne vitit 1970 filloi ringjallja e interesimit per Islamin nder boshnjaket, e dicka me vone edhe nder shqiptaret, veprimtaret muslimane u ballafaquan me dy lloj pengesash: paragjykimet dhe armiqesine e qarqeve jomuslimaneve dhe opoziten e elites muslimane te shekullarizuar (zyrtarisht marksiste). Elementet politik jomusliman (elita politike sunduese), e meshiruaar ne Lidhjen e Komunisteve te Jugosllavise (LKJ), ishin te shqetesuar nga procesi i ndergjegjesimit politik ne rritje te boshnjakeve dhe shqiptareve. Ne anen tjeter, marksistet "muslimane" per hir te nevojes per ta mbrojtur projektin e tyre te "afirmimit kombetar" i sulmonin shume shpesh qarqet islame. Duke vepruar kesht, ata perpiqeshin ta eleminonin prirjen idoeologjike konkurrente brenda korpusit musliman, si dhe per t'ia deshmuar besnikerin e tyre LKJ-se...
Ne vitet 1970 u shfaq nje gjenerat e re e inteligjencise muslimane te re, qe kishin ardhur jo vetem nga universitetet e Lindjes se Afert, por edhe nga universitetet shteterore te Jugosllavise, perfshire ketu - paradoksalisht edhe Falultetin e Shkencave Politike ne Sarajeve te kontrolluar nga marksistet. Ne te njejten kohe, te paret magjistra dhe doktore te shkencave islame u kthyen ne Bosnje nga el Ez'heri i Kairos, si dhe nga universitetet ne Bagdad, Kuvajt dhe institucioneve te tjera te arsimit te larte jasht vendit. Kjo gjenerat e re solli impulse te reje ne strukturen e ngurosur te Bashkesise Fetare Islame (BFI) , administrate zyrtare e ceshtjeve islame ne Jugosllavi formalisht te ndar nga shteti , por kurre e lene jasht konrrollit.
...Mekembja islame tek dy komunitet e tjera muslimane ne Ballkan- Ne Bullgari e Shqiper - filli me dobesimin e diktarures komuniste ne vjesten e vitit 1989, respektivisht dimirin e vitit 1991. Ne te dy rastet mebembja islame u shpreh ne trajten e ringjalljes se funksioneve themelore te komuniteteve fetare.
... Membebja islame ne Shqiperi filloi simbolikisht ne nentor te vitit 1990, me kerkesen popullore qe publikisht te falej namazi ne xhamin kryesore te Tiranes Xhamine e Et'hem Beut. (7) (8) Pas kesaj vijoi hapja zyrtare e xhamive te tjera ne qytetet kryesore te Shqiperise. Ringjallja e interesimit popullore per Islamin ishte pjese e nje levizjeje masive kunder njerit nga regjimet komuniste me famekeqe dhe mohimit prej saj te te drejteve dhe lirive elementare. Kjo levizje, e udhehequr nga intelektuale dhe veprimtare te perbotshem, kerkonte demokracine dhe ne kuader te saj edhe njohjen e te drejtave fetare si pjese perberese e emancipimit te shqiptareve. Natyrisht, shqiptaret me perkatesi fete te ndryshme filluan te shfaqnin interesim te shtuar per rrenjet e indentitet te tyre kulturor. Per shkak te kesaj, mekembja islame ne Shqiperi, kur me renien e diktatures komuniste shenoi rreth 75% popullate muslimane, nuk kishte orientim ideologjik te percaktuar. Me sakte, mekembja ishte rezultat i nje levizeje me te gjere prodemokrate.
Sfidat me te cilat u ballafaquan muslimanet shqiptare ishin te konsiderueshme. Duke jetuar ne "vendin e pare atesite ne bote", sic proklamohej kjo ne kustetuten shqiptare te vitit 1967, muslimanet me 1991 ne fakt u gjeten pa asnje strukture fetare. Ata kishin vetem nje numer te vogel xhamishe qe i kishin mbijetuar shekullarizimit agresiv, rreth gjashtedhjete anetare te mbijetuar te gjenerates se fundit te medrses (Medreseja e Pergjithsme) ne Tirane, pronen e marre te vakefit dhe gjeneratat e shekullarizuara te pasluftes. Gjate dy viteve te pare te epokes pas-komuniste, muslimanet shqiptare u perpoaqen ne venien e themeleve te institucioneve fetare. Komuniteti Mysliman i Shqiperise u rimmekemb me 14 shkurt 1991; ne qytetet e medha u ndertuan apo u rindertuan xhamit, u hapen nja dhjete shkolla islame, filluan te publikoheshin gazeta islame, ndersa shqiptaret e rinj filluan te dergoheshin neper universitete te ndryshme muslimane per t'i vazhduar studimet e metejme...
Manifestimet e Mekembjes islame
Interesimi i mekembur i muslimaneve te Ballkanit per fene e tyre u shpreh , me shkalle te ndryshme intensiteti, ne njeren nga fushat vijuese:
a). rinderimi dhe ndertimi xhamive
b). arsimimi;
c). veprimtarit botuese;
ç). perdorimi i simboleve shoqerore islame;
d). kultura politike dhe organizatat:
dh). shfaqja e institucioneve musliman te solidaritetit.
Rindertimi dhe ndertimi i xhamive
Gjate viteve 80-te dhe 90-te ne Jugosllavi u shenua nje ndertim relativisht intesiv i xhamive. Ne 1991 jane regjistruar gjithsesj 2.060 xhami. Krahas kesaj kishte edhe 740 mesxhide , 1.210 mektebe (mejtepe, objekte per mesime fetare islame) dhe 44 teqe (vende per dhiker sufi)(9)
Ne prill te vitit 1992 ne Bosnje dhe Hercegovin, qendren e Isamit ne ish-Jugosllavi, kishte 1.144 xhami, 557 mesxhide, 954 mektebe dhe 15 teqe. (10) Nga numri i pergjithshme i xhamive ne Bosnje dhe Hercegovine, rreth 400 u ndertuan gjate periudhes 1945-1985, ndersa rreth 380 u rinovuan.
...Ne Shqiperi ne vitin 1945 kishte 1.124 xhami dhe ato u mbyllen ose u rrenuar me 1967, bashke me vendet e tjera per kryerjen e riteve fetare. Ne korrik te vitit 1993, ne qytet e medha kishte 25 xhami qe kryenin funksionin e tyre ndersa 23 ishin ne proces rinovimi dhe rindertimi. (11) Keshtu, ne rastin e ketij shteti muslimaneve do t'u duhet disa dhjetevjecare per ta arriur numrin e xhamive te domosdoshme per mbarevatjen e jetes fetare te popullates se tij.
Ne Bullgari te gjitha xhamit , pervec atyre te ruajtuara per qellime propagandistike, u mbyllen gradualisht pas vitit 1946. Kjo politike e ndryshoi ne menyre drastike pamjen e rajoneve muslimane tradicionale ne kete vend.(12) Medreseja Nuvab ne Shumen , shkolla e pergatitjeve te myftijve e hequr me 1923, fillimisht ra nen ndikimin e modernisteve dhe u shnderrua ne "Gjimnazi Turk Nazim Hikmet" (1947), qe pas pak kohe te mbyllej.(13) Muslimanet ne Bullgari nuk mbeten vetem pa institucionet perkatese arsimore islame, por edhe vete mbijetesa e tyre u vu ne pipyetje. Ndryshimet ne atmosferen politike me 1989 sollen deri tek hapja e Institucionit Islam ne Sofje dhe ringjalljen e arsimit elementare islam.
Veprimtaria botuese
Pas vitit 1970 veprimtari botuese islame ne Jugosllavi u zhvillua me shpejtesi. Qendra e kesaj veprimtari ishte ne Sarajeve. Krahas botimit e te perkthimit te Kur'anit, Sahihul Buhari dhe nje numri te konsiderueshem librash nga pena e autoreve myslimane klasike dhe bashkekohore, u shfaqen dhe shume publikime periodike. Buletini (Glasnik) i Kryesise Supreme Islame/Rijesetit ishte organi zyrtare i BFI-se i botuar cdo dy muaj qe nga viti 1933. Zemzem, revista e Shoqates se Nxensve te Medrese se Gazi Husrev Beut qe dilte nga vitit 1968. Promovuesi me i rendesishmem i mekembjes islame ngeli Preporodi qe dilte dy here ne muaj , numri i pare i te cilit doli ne Sarajeve me 15 shtator 1970.Me vone filloj te botohej revista mujore Islamska Misao. Ndersa shoqata Ilmije ne Sarajeve botonte rregullishte kalendarin vjetor. Gjate vitit 1980 u paraqiten edhe Edukata Islame ne gjuhen Shqipe ne Prishtine, Elif, e botura ne boshnjakishte ne Tirograd (Podgorice) dhe El Hilal qe botohej ne maqedonisht, turqisht dhe shqip ne Shkup.
Ne Shqiperi Drita Islame, organ i Komunitetit Mysliman, filloi te botohej si mujore nga vitit 1991. Pervec tij, eshte edhe Shkelqimi Islam , gazete e Unionit te Rinise Islame te Shqiperise, qe filloi te botohej nga fundi i vitit 1990.(14)
Ne Bullgari, publikimet islame kishin histori te gjate qe nga koherat osmane. Me e frytshme ishte periudha e monarkise (1909-1914) kur botoheshin 67 gazeta dhe 13 revista tukre. (15). Nen pushtimin komunist fillimisht u reduktua ne menyre radikale, dhe te gjitha publikimet u vnne nen kontroll te rrpte ideologjike. ne fund, madje edhe botimi i Komitetit Qendror te Partise Komuniste ne turqisht (Yeni Isik - Drita e Re) u nderpre ne janar te vitit 1985. Shkaku i kesaj , publikimet muslimane qe u paraqiten pas vitit 1990 ishin nje perpjekje modeste per t'u kenaqur nevojat e komunitetit musliman ne Bullgari.
________
1. Fikret Karaçiq eshte profesor i Historise te se Drejtes Krahasimtare ne Fakultetin Juridik ne Sarajeve dhe profesor i Religjionit dhe se Drejtes ne Fakultetin e Shkencave Islame ne Sarajeve. Ka qen profesor ne Universitetin Nderkombetar Islame ne Kuala Lampur. Nder veprat qe ka botuar jane: "Boshnjaket dhe sfidat e modernitetit: periudha osmane e vonshme dhe ajo Habsburgase" Sarajev El Kalem,2004, "Tema dhe perspektiva islame",Sarajev, El Kalem 2009, "Studime per te drejten e sheriatit dhe institucionet", Sarajeve 2011 etj.
1. Gerholm Tomas (red), The New Islamic Presenc in Western Europe, London Mansell, 1988, fq.01
2. Per paraqitjen ne sistematike te ketyre grupeve muslimane, shih Alexandre Popovic ne L'Islam Balkanique: Les musulmans du Sud-Est European dans la periode Past - Ottomanee, Berlin: Osteuropa Isntitut an der Frein Universitat Berlin, 1986. Shih recensionin e ketij punimi nga M. Ali Kettani, "Islam in Post-Otoman Balkans; A Review Essay", Journal Institute of Muslim Minority Affairs (JIMMA), vol.9, no.2, 1988, fq.381-403.
3. Ka mjaft dokumente dhe literature per keto ndodhi te trishtueshme. Ne gjuhen angleze mund te konsultohen punimet vijuese: Alp Olker, Bulgarian Atrocitties: Dovuments and Photographs, Nicosia: K. Rustem and Brother, 1988; George Kennan, The Other Balkan Wars: A 1913 Carnegie Endowment Inquery in Retrospect with a new Istroduction and Refelections on the Present Conflict, Washington D.C: Carnegie, 1993, Mustafa Imamovic, A Survey of the History of Genocide Against the Muslims in the Yogoslav Lands.", Glasnik , Sarajevo, no 6, 1991m fq 637-698; Roy GGutman, A Witness to Genocide: the First Inside Account of the Horrors of Ethnic Cleansing in Bosnia, Shaftesbury: Element, 1993.
4. Branka Magas, The Destruction of Yogoslavia: Tracking the Break-up, 1980-92, London; Verso, 1993, fq.179-217; 291-296
5. Sabrina Petra Remet, Balkan Babel: Politics, Culture and Religion in Yugoslavia, Boulder-San Francisko-Oxford: Westview Press, 1992, fq.133, 157, 170.
6. Gyorgy Lederer, "Islam in Albania", Central Asian Suruvey, vol. 13, no.3, 1994, fq.346
7. Ne fakt u krye falja e pare te namazit te xhumas ne xhamin e Plumbit Shkoder. (Shenim i Gezim KOPANIT)
8. Fikret Karcic, "Beginning and Formation of the Contemporaru Muslim Religious Administration in Yugoslav Land", Glasnik, no.4, 1991, fq.384.
9. Information on Activities of the Islamic Community of the Republic of Bosnia and Hercegovina, Sarajevo; The Office of the Supreme Islamic Authority, 1955, fq.4.
10. Gyorgy Lederer, vep, cit, fq.351.
11. Ali Eminov, "There ara no Turk in Bulgaria; Rewriting history by Administrativ Fate" in The Turks of Bulgaria: the Historu, Culture and Political Fate of Minority, Istanbul: , 1990.
12. Ibid, fq.45.
13. Gyorgy Lederer, vep, cit, fq.348.
14. Bilal N.Simsir, The Turkish Minority Pres in Bulgaria; Its History and Tragedy 1865-1985, Ankara, 1986, fq.6.