Mall e trishtim

Pamje e fshatit Kabash,Puke si dhe fotografia e autorit te poezis "Mall e trishtim" Ramadan Kopani


Mall e trishtim 


Shkova n'fshat
m'kishte marre malli
Zbrita rruges nga kalon kali
Bash per bese nga kuja zez
Per kabash malli m'kish ndez

Ishte vone pak pa u erresu
Pritsha dritat me i shiku
Thash cdo shpi ka mu ndriçu

Nuk me dul ashtu si e prita
Me e vogel mu duk drita
Hapa syt fort tu mendu
E me gisht duke numru
Nja dhjet shpi kishin ndriçu

U ula n'gure e i mshova vendit
Hodha syt ne breg t'liqenit
Ku ndan Qelza me Kabash
Bash aty ku ndan kufini
M'iku malli e m'zu trishtimi

Dal ngadal rash ne mendime
Mu kujtu fmiria ime
Ne ato rruge kisha kalu
Me shoke t'mi duke lodru
Tuj kercy e duke knu

Deshta me fol po u pertypa
Mu zu fryma
E mu zu gryka
Ma nuk knova
Por veç bertita!!!

Heeeu Kabash me histori
Djemt e tu ku i ke ti??
Pse s'ndriçon me fshati im?
Pse s'nigjoj ma çiftelin?
Pse çobani si bjen ma fyellit?
Pse livadhet tash i ngjajn pyllit?

M'erdh nje za nga gomina
Ka djem t'mir edhe trima
Ka puntor edhe shkollar
Ka doktor e historjan
Kudo i gjen neper vatan!!

Nuk i thon kabashas kot
Ti kerkosh i gjen n'evrop
Ne evrop e tej oqeanit
Tu ja rrit vlerat vatanit!!!

Ktu i deshte ti mor bir
Ik ken krejt per i jete mat mire!!!

Autor: Ramadan Kopani , Meçe-Puke, viti 2020

                                                                                                                                Publikon
                                                                                                                                Gezim KOPANI 

Xhamia e vjetër Kodër Hani (Viti 1916)

Puka në vitin 1937

Hurdha e Frashnit - Fshati Meçe - Pukë

Shkrim artizanal ne ate qe quhet " Iznik "

Gjate nje ore mesimi ne Fushe Arrez

Kryezi

Kryezi

Në kalan e Shkodrës

Puke

Rrape

Iballe

Gjate nje takimi me kreun e KMSH H.Bujar Spahiu

Në foto Myftiu i Kosovës Naim Ternava dhe Myftiu i Pukës Gëzim Kopani. Viti 12.04.2017

Në foto Kreu i KMSh-së Skender Bruçaj, Myftiu i Kosovës Naim Tërnava dhe Myftiu i Pukës Gezim Kopani. Dt; 11.11.2017

Nga vizita e Kryetarit të KMSh-së H.Skender Bruçaj në Pukë

Nga vizita e Ambasadorit të Kuvajtit Fayaz Mishari Al Jassim në Myftininë e Pukës. Datë 02.08.2019

Me Akademikun Prof. Dr. Mehmet Halimi (Prizren,Kosovë)

Vizitë në BI Prizren.Dt: 28.04.2016