Muslimanet e fshatit Trun , Puke
Ne njesin administrative Blerim (ish komuna Blerim), Bashkia Fushe Arrez ndodhet fshati Trun. Fshati Trun i Pukes u themelua nga i pari i tyre i quajtur Gjeçi(1) i ardhur nga "Kok Dodaj" i fshatit Iballe (2) i cili u vendos ne luginen qe sot quhet "Trun"(3) Fshati ndahet ne tre mahall (lagje) 1. Mahalla Canaj, 2. Mahalla Bojdan dhe 3. Mahalla Xhafer.(4) Mesohet se ne kohen me te mir fshati ka pasur deri ne 40 shtepi. Sikurse me pare dhe sot fshati Trun shquhet per mikpritjen dhe bujarin e tij. I gjithe fshati i perket besimit mysliman por dallohet mardhenje shume e mire qe kan pasur dhe kan me fshatrat e tjere te besimit katolik.
Ide, Planimeteri e xhamise se fshatit Trun, Blerim. Bashkia Fushe Arrez |
Sipas te dhenave dhe kujteses popullore fshati Trun ne fillim eshte falur ne xhamin e fshatit Kulumri me pas banoret e fshatit me kontrubutin e tyre ndertuan xhamin e fshatit Trun.
Sipas kryeplakut te fshatit Trun njeherazi dhe aktivist i Myftinise Puke Isuf Diku kemi: "Sipas te pareve tane fshati jone eshte fal ne xhamin e fshatit Kulumri pasi fshati jon nuk ka pas xhami. Per shkak te largesis se madhe fshati jone vendosi qe me kontributin e vete te ndertojne xhamin e fshatit Trun. Per ndertimin e xhamis u vendosen si pergjegjes ndertimi Ali Rrustemi(5) dhe Sulejmani te cilet dalloheshin ne fshat per mjeshterin e tyre. Ata filluan punen per ndertimin e xhamise dhe ne kete kohe ne fshat vjen nje person i quajtur Imer(6) i cili pasi tregoj se nga vinte dhe per aftesit e tij ju bashkua punimeve te ndertimit te xhamise se fshatit Trun. Madje per kete jane dhe vargjet:
"Xhamin e Trunit kush e bani?
Ali Rrustemi, Sulejmani e Imer Dibrani."(7)
Xhamia ishte nje kateshe. Gruet e jashtem u gdhenden nga mjeshtri Imer Dibrani ndersa shtrimin dhe mimberin prej druri e punoj mjeshtri Sulejmani. Tek vendi i quajtur Mihrab ne te djathte dhe ne te majte ka pasur dy gur. Xhamia e fshatit Trun nuk ka pas minare. Sipas kujteses se besimtareve xhamia doli aq e bukur sa qe than: "I lumt dora mjeshtrit; Sulejmanit dhe Imer Dibranit."(8)
Ne mes Gezim Kopani (Myfti i Pukes) sebashku me Mehmetin (me xhaket) dhe Isufin (me kemish) Fotografia eshte bere ne vitin 2019 ne fshatin Trun, njesia administrative Blerim, Bashkia Fushe Arrez |
Sipas te dhenave por dhe kujteses popullore si imam ne xhamin e Trunit kan sherbyer kryesisht imam levizes te cilet kryenin sherbime fetare kryesisht gjete Mevludit, muajit Ramazanit dhe Bajrameve. Me vone kan sherbyer si hoxhe Beç Hoxha nga Shikajt, Abdyl Hajdari nga Vaspasi dhe Haxhi Hoxha nga Shikajt. (9) Ndersa muezinet e xhamis kan qene vendali te cilet ishin: Ali Rrustemi (Limani), Sulejman Bajrami (Çaushi) dhe Bajram Zymeri (Isufi).
Rreth vitit 1950 xhamia e fshatit u shfrytezua si shkoll. Me pas ajo u shkaterrua plotesish duke ngel vetem rrenojat e saj. Vitet e fundit Myftiu i Pukes Gezim Kopani i ka kushtuar vemendje te vecante fshatit Trun jo vetem me veprimtari sociale por dhe aktivitete dhe takime te ndryshme me besimtaret e fshatit Trun.
__________
1. Sipas Myftiut te Pukes Gezim Kopanit kemi se: "I pari i fshati Trun Gjeçi i perkiste besimit katolik i cili me pas perqafon besimim islam. Shembullin e tij e ndjek dhe djali (Hasani) dhe te tjeret me radhe. Sipas nje renditje brezash kemi: 1.Xheçi- 2.Hasani -3.Mehmeti -4.Dema -5.Brahimi -6.Selmani -7.Sadiku -8.Diku -9.Uka."
2. Disa thone se behet fjal per "Gjeçin" e dyte dhe jo te parin.
3. Sipas Isuf Dikut fshati Trun nuk kuptohet me "trut e kokes", por lugina ku u vendosen te paret tane vun re qe ajo i ruan nga ndonje problematike dhe than: "Ky vend TE RUAN" (dmth; TE MBRON, TE RUAN) nga ku kemi emrin e vendit Trun.
4. Sipas Isuf Dikut Kryeplak i fshati njeherazi aktivist i Myftinise Puke.
5. Ali Rushtemi ka qene kryeplak , e kryetar keshilli.
6. Imeri ka qene mjeshter ne gdhendjen e gurit. Duke e thirrur Imer Dibrani i ngeli mbiemri Dirbani.
7. Sipas Isuf Dikut kemi: "Imer Dibrani ishte larguar nga Dibra per gjakmarje. Duke kaluar ne Mirdit thuhet se Imeri paska degju se: "Gjon Marka Gjoni pyt se kush ma ban shpin?" dhe aty ai filloj te nxjerr ne pah aftesit e tija ne gdhendjen e gurit dhe ne ndertimin e shtepive. Pasi perfundoj shtepin Imeri merr rrugen dhe arrin ne Skacaj te fshatit Gdhesht nga aty me pas arrin ne fshatin Trun e me pas u vendos ne Has ku dhe sot nje lagje vazhdojne te kene mbiemrin "Dibra".
8. Sipas Isuf Dikut.
9. Shpjegim nga Imam Gezim Kopani.