August 06, 2021

Jeta e Zenel Hoxhe Mehaj (1853-1945)

Zenel Hoxhe Mehaj (1853-1945)

Zenel Adem Mehaj lindi me 7 korrik te vitit 1853 ne lagjen Mehaj Puke. Kjo lagje ndodhet ne anen lindore me xhamin e Koder Hanit-Puke e cila filloj te kete ndikim tek Zeneli qe ne moshe te vogel. Ai si shume bashkemoshatar te tjere shkonin ne xhamin per faljen e namazeve.  Gjate kesaj kohe thuhet se Zeneli i terhoqi vemendjen imamit te xhamise i cili i kerkon babait te Zenelit, Ademit qe ta regjistronte ne Mejtepin e xhamise se Koder Hanit. Sipas familjareve , Zeneli spikati per zgjuarsin dhe zellin e tij gje e cila beri qe ai te shkonte per studime ne Arabi dhe Turqi. Sipas disa te dhenave Zeneli fillimisht beri Medresen e me pas ndoqi shkollen e larte per teologji. Pas perfundimit te studimeve ne vitin 1879 Zenel Mehaj kthehet ne vendlindje. Ne kete kohe Hoxhe Puka ishte rreth 80 vjec dhe ardhja e nje hoxhe te ri ishte e domosdoshme.(1) Sipas prof. Xhemal Meçit kemi se ne vitin 1910 gjate ushtrimit te detyres si imam ne xhamin e Koder Hanit , imam Zenel Hoxha u ka ba imam Shefqet Turgut PashesAdil Beut ne marst te vitit 1912 dhe Hasan Riza Pashes ne vere te vitit 1912. E vecanta e kesaj eshte se ne hytben e xhumas imam Zenel Hoxhe Mehaj paska thene: "Allahu e ka dhene qe çdo popukk te jete i lire ne vendin e vet."
Pas ushtrimit per nje fare kohe te detyres si imam i xhamise se Koder Hanit , Zenel Hoxha emerohet Myfti i rrethit Puke, njekohesisht ai ushtroj detyren e imamit si dhe mesuesit (hoxhes) ne Mejtepin e Xhamise se Koder Hanit nga ku moren mesime nxenesit si; Asllan HoxhaBeqir Hoxha (Laçi), Shaban Rexha. (2) etj. Nje nder theniet e Myftiut Zenel Hoxha jane dhe keto fjale:
"O njeri me mendë
Mos e kerko ne tjeter vend
Kerkoje ne trupin tend
Si te dhemb , ashtu me dhemb."
Per kontributin e tij ne mbrojtje te Atedheut dhe jo vetem imam Zenel Hoxhe Mehaj me vendim te Keshillit te Bashkise Puke te vitit 2005 shpallet "Qytetar Nderi i Pukes" pas vdekjes.
Me 2 dhjetor te vitit 1945 ne moshen  92 vjeçare Imam Zenel Hoxha i dorezon shpirtin Allahut te Madheruar.

Pergatiti
Gezim KOPANI


__________
1. Sipas nje bisede qe kam pasur personalisht une Gezim Kopani me nipin e Zenel Hoxhes , Qamil Zyberi me ka treguar se: "Zeneli fillimisht ka shkua per studime ne Stamboll ku ka kryer Medresen e me pas ne Siri. Ai njihte shume mire gjuhen; turke, arabe dhe perse. Pas kthimit nga studimet Zeneli u martua me vajzen e Osman Qypit nga fshati Kabash i Pukes. Nga kjo martese linden tre femije.  Perveç xhamise se Koder Hanit imam Zenel Hoxh Mehaj ka sherbyer si imam edhe ne xhamin e Qerretit, Kabashit dhe Kryeziut." (Bisede e zhvilluar ne vitin 2006 me nipin e Zenel Hoxhes , Qamil Zyberi.
2. Ne vitin 1930 Myftiu Zenel Hoxha emron imam ne xhamin e Koder Hanit nxenesit e tij Beqir Laçi detyre te cilen e vazhdoj deri ne vitin 1957. 

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com