August 20, 2021

Çfare eshte Mizani ?

Çfare eshte Mizani ?

Fjala Mizan permendet ne shume mesime islame. Mizan do te thote "Peshore" porse eshte emer specifik dhe nuk ngjan me peshoret e kesaj bote, pasi Mizani ben fjale per peshoren e botes tjeter. Ne boten tjeter , pra Diten e Gjykimit te gjithe njerezit do te paraqiten me punet e tyre tek Mizani (Peshorja) ku do peshohen pune e mira dhe punet e kqia qe ka bere.
Per kate Allahu i madheruar thote ne Kur'an:
"Ate dite peshimi eshte i drejte. Atij qe i rendohen peshorjet (nga punet e mira), ata jane te shpetuar. Kujt i peshon lehte peshorja (ne punet e mira) ata humben vetveten, ngase i refuzuan argumentet Tona me te padrejten." (El Araf; 8-9)
Po ashtu ne suren El Karia , Allahu xh.sh. thote:
"Sa i takon atij qe i rendohet peshorja e veprave te tij (me pune te mira). Ai eshte nje jete te kendshme." (El Karia; 6-8)

Ne disa hadithe Profeti Muhammed a.s. ka folur per Mizanin duke pershkruar momente te ndryshme se si njerezve do u peshohen pune qe kan bere ne kete bote. Siç e permend dhe Allahu ne Kur'an ata qe kan bere shume vepra te mira ata do jene te lumtur, te gezuar pra do jene ne xhennet dhe atyre qe u rendon peshorja me pune te kqia do jene te humbur.
Ne lidhje me Mizanin Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Diten e Gjykimit, Allahu xh.sh do veçoj nje person prej njerezve te tjere. Ashtu para te gjitheve Allahu do i tregoj 99 libra (ne te cilat nuk ka te shkruar gje tjeter veçse pune te kqia) kundra tij. Pasi te mesoj se cfare kan te shkruar. Allahu xh.sh. do e pyes: Mohon ndonje nga ato qe jane shkruar? Njeriu do te thote; - Jo! Allahu xh.sh. do e pyes: Ke ndonje shpjegim pse i ke bere? Njeriu do i thote; -Jo! Pas kesaj , Allahu xh.sh. urdheron te publikohet nje fjali e shkruar ne nje pllak ne te cilen ka te shkruan shehadetin. Pas kesaj Allahu xh.sh, i drejtohet njeriut dhe i thote: Shiko Mizanin se si peshohen punet. Njeriu i habitur pyet Allahun xh.sh; O Zot ! Çfare eshte kjo ? Nje fjal apo fjali ne peshore kunder gjith katyre puneve te tjera? Allahu xh.sh. thote; - Sot ka drejtesi dhe kurresesi padrejtesi! Pas kesaj merren te gjitha punet e kqia qe ka bere ky person dhe vendosen ne njeren ane te Mizanit (Peshores) dhe ne anen tjeter te peshores pllaken ne te cilen ka te shkruar Shahadetin. Ne keto momente shikohet se ajo qe peshon me shume eshte shehadeti, sepse nuk ka gje me te rende se sa Emri i Allahut. Nuk ka gje me madheshtore se sa besimi ne Allahun xh.sh.! Dhe per shkak se ky njeri kishte ngritur larte emrin e Allahut xh.sh. , Allahu e beri banor te xhennetit." (Termidhi, Ibn Maxhe etj)

Ne baze te ajeteve Kur'anore por dhe haditheve te Profetit a.s. ne diten e Gjykimit do kete disa peshore pra eshte dicka fizike ku do peshohen te gjitha punet qe ka kryer cdo njeri. E thene ndryshe Mizani eshte drejtesia e Allahut xh.sh. dhe peshorja , pra Mizani e perpikte ne poshoren e saj. Aq e sakte , e perpikte eshte Mizani saqe tregohet se nje rast nje beduin degjon profetin Muhammed a.s. te thote ajetet te Kur'anit qe thone: "Kush punoi ndonje te mire, qe peshon qofte sa grimca, ate do ta gjeje. Dhe kush punoi ndonje te keqe, qe peshon qofte sa grimza , ate do ta gjej."(Zelzele; 7-8)
Beduini i drejtohet Profetit Muhammed a.s. duke i thene: O i derguari i Allahut! Sa nje grimc? Muhammedi a.s. i thote; - Po! Ne kete moment bediuni fillon te thote: Mjer per mua per gabimet e mia! Duke e thene kete disa here." (Sujuti, ed Dhurul Mensur)

Pergatiti
Gezim KOPANI