August 17, 2021

Festa e Runës - Malzi

Ne foto ; Maja e Runes

Maja e Runes dhe festa e saj 

Maili i Runës ndodhet ne Malzi te rrethit Kukes dhe eshte 1857 m mbi nivelin e detit, nga kjo ajo eshte maja me e larte e Malziut. Me pare Malziu ka qene pjese e rrethit Puke medje nje nga shtat bajraket e rrethit Puke. Banoret e zones e quajte te bekume "Majen e Runes" aq sa ata me 1 korrik te cdo viti bashkohen te gjithe duke pritur bija, nipa, mbesa , miq etj per ta festuar festen.
Festa e Runes eshte e vjeter , ku banoret besonin se maja e Runes u sjell bereqet. Sipas gojdhanave, qe kjo te ndodh duhej qe banoret te dilnin ne majen e Runes cdo vite me 1 korrik per tu lutur per shi. Ato benin lutje, kurbane etj. Kjo date u kthye fest e mirefillit per te gjithe banoret te cilet me gezim e festonin festen e Runes. Madje banoret kan vu re se me date 1 korrik eshte e pamundur te mos bie shi para ose pas festes se Runes. Kjo ka bere qe festa te transmetohet brez pas brezi.
Ne libra gjejme te dhana qe flasin mbi festen e Runes te cilen po ju paraqes si me si vijon:
"Festa e Runes kremtohej si nga Malaziasit, ashtu dhe nga Fani. Por linden mosmarveshje midis dy komuniteteve, te krishtere dhe muslimane, se kush do ta drejtonte ceremonialin, prifti apo hoxha.(1) Muslimanet kerkuan ndihmen e Sheh Tahirit, i cili iu luten atyre qe kete ceshtje ta zgjidhnin ai me priftin e Fanit. Prifti i Famullies se Fanit dhe Sheh Tahiri, ne nje takim qe ben , vendosen qe te niseshin njekohesisht me ndjekesit e tyre nga dy anet e malit dhe, cila pale do te mberrinte e para ne malin e Runes, ajo do te fitonte te drejten e drejtimit te ceremonialit te festes. Por dita e festes u gdhi me shi dhe furtun. Prifti, gjate rruges u semur dhe vdiq ndersa Sheh Tahiri me te vetet arrin ne majen e Runes, shendosh e mir. Keshtu, pra festa mbeti per ta kremtuar malesoreve te Malziut. Me vone ne munges te shehlereve, ceremonialin e kryente hoxha i Dukagjinit."(2)
________
1. Ne fakt ne thelb festa e Runes eshte feste pagane.
2. Shiko ; Shefqet Hoxha, "Malziu", 2014, fq.495.

Pergatiti
Gezim KOPANI