December 04, 2018

Mejtepi institucione qe i paraprine hapjes se medreseve dhe shkollave te tjera te kohes

Mejtepi institucioni qe i paraprine hapjes se medreseve dhe shkollave te tjera te kohes
(Fjala pershendetese e Myftiut te Kosoves Naim ef. Ternava, mbajtur ne qytetin e Pukes)

I nderuar kryetar i Komunitetit Mysliman te Shqiperise Skender Bruçaj ,
I nderuar myfti i Pukes, Gezim Kopani ,
Te nderuar efendiler, Zonja dhe zoterinj;

Ndihem i privilegjuar qe sot jam pjesemarres ne kete aktivitet te organizuar nga Myftinia e Pukes, andaj me lejoni qe t'ju drejtohem, t'ju pershendes dhe t'ju falenderoj ne emer te Kryesise se BIK-ut, ne emer te institucioneve dhe organeve te tij, si dhe ne emrin tim personale per organizimin e ketij aktiviteti te veçante, i cili ne fokues ka nje veprimtari gjithashtu te veçante-rolin dhe kontributin e mejtepeve ne rrethin e Pukes gjate historise.
Qe ne fillim, pergezoj organizatorin per kete nisme kaq te rendesishme dhe domethenese, duke e konsideruar si nje hap te pare drejte vleresimit te mejtepeve, te cilat kane luajtur nje rol te rendesishem ne edukimin dhe arsimimin e te rinjve.
E dihet mirefilli se edukimi dhe arsimi i shendoshe jane shtylla te rendesishme ne formimin e nje shoqerie te perparuar e te qyteteruar. 
Te nderuar te pranishem! Siç duhet, feja islame u kushton rendesi te veçante arsimit dhe edukimit. Kjo me se miri kuptohet nga ajeti i pare i Kur'anit, i cili i zbriti pejgamberit Muhammed a.s., ku thuhet: "Lexo, studio me Emrin e Krijuesit tend..." Edhe i derguari yne, Muhammedi a.s., i ka kushtuar rendesi te veçante arsimimit. 
Jane shume te njohura hadithet dhe urdherat e tij dhene besimtareve per te kerkuar diturine: "Kerkoni diturine qofte larg deri ne Kine." 
Nisur nga keto parime te qarta, shoqeria myslimane krahas ndertimit te xhamive per lutje e ibatete ka ngritur edhe mejtepe per edukimin dhe arsimimin e mases se gjere e vecanarisht te rinjve.
Edhe tek ne mejtepet kane nje veprimtari disashekullore dhe pikerisht mejtepet jane institucionet e pare ku ka filluar edukimi e arsimimi yne nder breza dhe jane mejtepet ato qe i paraprine me pastaj hapjes se medreseve dhe shkollave te tjera te kohes.
Ne viset tona thuajse prane çdo xhamie kane ekzistuar mejtepet, madje kemi raste qe ne disa vendbanime fillimisht eshte  ngritur mejtepi, i cili me vone eshte shnderruar ne xhami, pa e humbur fare rolion e tij primar, ate te edukimit dhe arsimimit.
Po per cfare jane edukuar e çfare kane mesuar ne mejtepe?
Roli i mejtepeve ka qene i theksuar ne disa rrafshe, se pari si institucion qe ka socializuar masen , se dyti aty jane eduakuar brezat sipas parimeve hyjnore dhe tradites pozitive te vendit.
Dhe se treti ne mejtepe eshte mesuar shkrimleximi i Kur'anit dhe jane fituar njohurite bazike te fese, kultures e miresjelljes, gje qe ka ndikuar ne formimin e drejte te brezit te ri dhe formesimin dhe emancipimin e shoqerise ne pergjithesi.
Shoqeria jone njihet per tolerance e mirekuptim, njihet per bashkjetese e respekt, vlera keto qe edhe sot jane tipare dalluiese per kombin tone, dhe ne kultivimin e ketyre vlerave s'ka dyshim  se rol te veçante  gjate historise kane luajtur edhe mejtepet qe edukuan masen drejte, sipas mesimeve hyjnore, sepse Krijuesi yne na ka urdheruar qe ne te jetojme ne paqe e harmoni dhe jo ne perplasje, konflikte e shkaterrime. Edhe ne rrethin tuaj, ne Rrethin e Pukes, mejtepet kane nje histori te begate dhe shumevjeçre, ketu veprojne qe ne shekullin e 16, gje qe flet me se miri per rolin dhe kontributin qe kane dhene gjate historise se lavdishme te kesaj treve, e cvila njihet per besnikeri, mirekuptim, bashjetese e harmoni, si dhe per krenari e trimeri.
Ne mejtepet e Pukes kane kontribuar ulema, imame e hoxhallaret te spikatur, te cilet nuk kan kursyer asgje qe te kontribuojne ne edukim dhe arsimimin e brezit te ri, andaj ky aktivitet i sotem eshte edhe nje vlersim per punen e atyre brezave, eshte mirenjohje per kontributin e tyre gjate historise dhe nje shlyerje borxhi ndaj punes se mejtepeve, te cilat ne te kaluaren je shume te larget nuk u trajtua sa duhet dhe meritueshem.
Eshtee rruges prandaj qe shembullin e Myftinise se Pukes ta ndjekin edhe myftinite e tjera anekend trojeve tona, sepse me keso aktivitetesh ne njohim te kaluaren tone te ndritshme dhe jo vetem qe njohim, por edhe vlersojme drejte kontributin e te pareve tane qe vepruan ne kohe te veshtira e me kushte minimale, si dhe krijojme kushte e premisa per te projektuar nje te ardhme tonen me te mire.

Te nderuar te pranishme! Me lejoni te theksoj edhe nje here faktin se vertet ndihme jashtezakonisht mire qe se bashku me bashkepunetoret e mi marr pjese ne kete aktivitet dhe kjo per disa arsye kryesore, se pari per te vlersuar rolin qe kane pasur mejtepet gjate historise, se dyti per te vlersuar kontributin e ulemase qe kontribuojne ne perhapjen e ilmit dhe diturise ne keto ane, dhe se treti per te vlersuar e çmuar kontributin e dy bashkevendesve tane nga Kosova qe kane kontribuar te ju me vite e dekada.
Jemi ketu per te kujtuar e vlersuar kontributin e imam Sadik ef. Prishtines (i dekoruar nga presidenti Berisha) ne mejtetpin e Kabashit, ku ai sherbeu per 4 dekada, si dhe kontributin e imam Qazim ef. Nushit qe sherbeu ne mejtepin e fshatit Qerret, te cilet megjithe kushtet e veshtira nuk hoqen doren nga misioni i tyre per edukimin dhe arsimimin e drejte te popullit.
Kur jemi te roli i mejtepeve, duhet theksuar edhe nje fakt tjeter shume domethenese; shumica e mejtepeve kane luajtur nje rol me rendesi per hapjen dhe zhvillimin e shkolles shqipe mesuesit  e mejtepeve ata qe i gjejme nder mesuesit e pare te shkollave shqipe gjithandej trojeve tona. Ne viset e Kosoves dhe jo vetem menjehere pas Luftes se Dyte Boterore godinat e mejtepve u shnderruan ne godina te shkolles shqipe, kurse mualimet e mejtepeve u bene mesues te shkolles shqipe.
Te nderuar te pranishem!
Ne fund fare, me lejoni qe edhe nje here te pergezoj per kete aktivitet Myftiun e Pukes Gezim Kopani dhe t'i shpreh gatishmerine e BIK-ut, por besoj edhe te dy Bashkesive te tjera simotra (Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe Bashkesin Fetare Islame te Maqedonise) qe, nismat dhe aktivitetet e tilla, t'i perkrahimdhe t'i mbeshtesim pa asnje hezitim dhe nje dite pse jo te mos shohim mundesin e organizimit te nje konference te perbashket shkencore nga tri komunitetet tona islame me teme bosht pikerisht rolin e mejtepeve nder shqiptaret gjate historise. Duke ju deshiruar suksese, ju pershendes me selam!


* Fjala pershendetese e Myftiut te Kosoves, Naim ef. Ternava ne hapje te simpoziumit "Mejtepet e Myftinise Puke dhe roli i tyre.", Puke 11 nentor 2017

___________
Materiali i mesiper eshte publikuar ne revisten "Dituria Islame" organ i BIK-ut, numer 325-326,nentor/dhjetor 2017, faqe 5-6