December 21, 2018

Jeta e profetit Jusuf a.s.


Profeti Jusuf a.s. eshte djali i Jakubit a.s. Profeti Jusuf a.s. eshte nje nder Profetet me te permendur, aq sa Allahu xh.sh. ka vendosur nje sure ne Kur'an me emrin Jusuf madje ka treguar gjeresisht ngjarjet qe kane ndodhur ne kohen e ketij profeti.  Rrefimet per jeten e Profetit Jusuf a.s. jane nder me te bukurat qe permenden ne Kur'anin e bekuar. Jete e ketij profeti fillon me nje ender kur ai ishte rreth 12 vjeç. Endrren ia tregon babait te tij Jakubit a.s. dhe ne fund para vdekjes Jusufi a.s. arrin tia shpjegoj vete babait te tij kuptimin e endrres se tij.

Allahu xh.sh. thote: "Ne me te shpaullur te ketij Kur'ani po te rrefejme (o Muhammed) me te bukurin rrefim, edhe pse para tij ishte nga te painfromuarit. (Perkujto) Kur Jusufi, bababit te vet i tha: O babai im! Une shikova (ne ender) njembedhjete yje dhe diellin e henen, i pashe duke me bere mua sexhde!"
(Jusuf, 3-4)

Babai i Jusift a.s. Jakubi kishte dymbedhjete djem (1) dhe me i njohuri , dhe pejgamber ishte profeti Jusuf a.s. Fjala Jusuf do te thote; dhurate. Profeti Jusuf a.s. u dallua me durimin e tij, zgjuarsin, sinqeritetin, moralin e larte si dhe shume vyrtite te tjera. Po ashtu profeti Jusuf a.s. njihet si mashkulli me i bukur qe njerezimi ka pas, kjo pasi thuhet se i kishte ngjare gjyshes se tij Sares. Profeti Muhammed a.s. e ka pershkruar keshtu profetin Jusuf a.s.: "Fisniku, i biri i Fisnikut, te birit te fisnikut, nga babai fisnik, eshte Jusufi, djali i Jakubit, e ky i Is'hakut, i cili eshte djali i Ibrahimit a.s., mikut te Allahut xh.sh." (Buhari, Ahmedi)

Ne moshe te vogel Jusufi a.s. shikon nje ender ne te cilen kishte shikuar njembedhjete yje dhe diellin e henen qe respektonin (benin sexhe, perulje) Jusufin a.s. (2) Kur u zgjua, gezimi e kishte kapluar, dhe ashtu me nxitim shkon tek babai i tij Jakubi a.s dhe i tregon endrren. Pasi Jakubi a.s. e degjon , i kerkon Jusufit a.s. qe endrren te mos tia tregoj vellezerve. Ne lidhje me ate se, e ka ditur apo Jakubi a.s. kuptimin e endrres meqenese ne fund Jusufi a.s. ia shpjegon? Pergjigjia eshte : Po, prandaj i tha Jusufit a.s. qe te mos tia dergoj vellezerve.

Allahu xh.sh. thote: "Ai (Jakubi) tha: O biri im, mos u trego endrren tende vellezerve tu, se po te bejne ndonje dredhi, s'ka dyshim , djalli per njeriun eshte armiku i hapet." (Jusuf, 05)

"Tregohet se nje here nje hebre i quajtur Bustan el Jehudi pyet profetin Muhammed a.s. se : Si quhen yjet qe i ka shikuar ne enderr Jusufi te cilet ju perkulen atij? Muhammedi a.s. heshti nuk tha gje. Ngase nuk mori pergjigje hebreu u largua. Ne kete moment i vjen Xhebraili i cili i tregon emrat. Profeti Muhammed a.s. pasi mesoi emrat udheroj qe ta therrasin hebreun qe pyeti.  Profeti Muhammed a.s. i tregoj keto emra: Xherjan, Et Tarik, Edh Dhijal, Dhulketefan, Kabis, Vethab, Amundan, El Fejlek, El Mesibeh, Ed Daruh, Dhulfer, Ed Dija, En Nuru. Hebreu tha: Pasha Zotin vertet keto jane emrat e tyre."

Pas nje kohe edhe vellezerit mesojne mbi endrren e Jusufit a.s. dhe dashuris se Jakubit a.s. ndaj Jusufit. Zilia e vellezerve sa vjen e shtohej. Shejtani kishte filluar te vendos ne zemrat e vellezerve te Jusufit a.s. urretje ndaj Jusufit , aq sa vendosen te bashkohen per te kryer hapa kunder tij duke filluar me babain e tyre. Ata thane se babai yne e do me shume Jusufin a.s. dhe vellan e tij Beniaminin se ne. Ne kete kohe thuhet se Jusufi a.s. ishte 12 vjeç. Rreth zemerimit te vellezerve Allahu xh.sh. thote: "Ata qe pyesin per ndodhin e Jusufit dhe te vellezerve te tij, pati fakte (mbi fuqin e Zotit). Kur ata (vellezerit) thane: Pasha Zotin, Jusufi dhe vellai i tij , jane me te dashur te babai yne se sa ne, ndersa ne jemi grup (i fort). Vertet, babai yne eshte ne gabim." (Jusuf, 7-8)

Tregohet se vellezerit e Jusufit a,s. si fillim vendosen qe ta largojne Jusufin a.s., por ky mendim u ndryshua aq sa ata vendosen ta mbysnin Jusufin a.s. Teksa po diskutonin mendimet e ndryshme se cfare duhet te benin me Jusufin a.s. tregohet se vellaiu i madh i quajtur Rubil apo Jehudha tha: "Nuk duhet mbytur Jusufi , por ta hedhim ne fund te ndonje bunari, pasi kjo eshte me e lehte."
Ndersa nje tjeter tha: Para se ta hedhim ne bunar t'ia marrim Jusufit a.s. kemishen, ta lym me gjakun e nje kafshe dhe kur te kthehemi ne shtepi tia tregojme babait tone si argument se Jusufin e ka ngrene uqerit.
Keshtu nje dite te gjithe ata u paraqiten para babait te tyre Jakubit a.s. dhe i kerkuan qe ta merrnin me vete Jusufin a.s. dhe teksa ne kollosim bagetit , Jusufi do gezohet duke luajtur. Ne fakt vellezerit nuk kishin qellim defrimin e Jusufit a.s. por te realizonin planin e hedhjes se Jusufit a.s. ne nje bunarin e ujit.
Jakubi a.s. pasi u tha se e kam te veshtir te ndahem nga Jusufi a.s. qofte edhe per nje çast. Ata thane: Perse dyshon ne dashurin tone ndaj Jusufit? Ne atij i deshirojme vec te miren! Prandaj na le Jusufin qe te vi me ne, te loz e te gezohet! Te sigurojme se ne do kujdesemi per te. (3)
Jakubi a.s. u tha: Kam besim tek ju, por kam frik se do hutoheni dhe do harroni te kujdeseni per Jusufin a.s., e nese ndodh ,ateher Jusufi do jete vetem dhe do e sulmojne ujqerit. Jusufi eshte i vogel, e nese ndodh kjo, ai nuk do kete mundesi ta mbroj veten!
Duke u betuar ata i thane: Pasha Zotin, nuk e ha ujku, kur ne jemi kaq te fort, po qe keshtu atehere me mire mos qofshim. (Jusuf, 11-14)
Profetit Jakub a.s. ju mbush mendje dhe vellezerit e moren me vete Jusufin a.s. 

Jusufi a.s. dhe vellezerit e tij 

Pasi e moren Jusufin a.s. me vete dhe menjehere pasi bene pak rruge dhe ishin disi larg shtepis, vellezerit e tij filluan ta sulmojne me fjale Jusufin a.s. E qortuan, madje edhe e ofenduan. Keshtu duke u larguar shume nga shtepia, vellezerit filluan ta zbatojne vendimin e tyre. Keshtu ata e moren dhunshem Jusufin a.s. dhe e afruan prane nje bunari te thell uji. Gjate kesaj kohe, ashtu i vogel Jusufi a.s. u bente thirrje vellezerve; Çfare ju kam bere qe silleni me mua keshtu? Jam vellai juaj! Nuk do u harroj kete qe po beni dhe do vije dita qe te takohemi!
Por ata nuk e degjuan, ia hoqen kemishen dhe ashtu e hodhen ne bunarin e thelle. Ne kete moment Allahu xh.sh. urdheron meleket qe ne fund te bunarit te vendosin nje gur ne te cilin Jusufi a.s. do qendroj e nuk do mbytej.
Vellezerit largohen nga bunari dhe kemishen e Jusufit a.s. e lyn me gjakun e nje kafshe, dhe ne mbremje u kthyen ne shtepi si te merzitur, me lot ne sy dhe me kemishen ne dore u paraqiten perpara babait te tyre i cili duke shikuar gjendjen e tyre i pyet: Çfare ka ndodhur?
Ata i thane: Ndodheshim larg Jusufit dalluam ujkun qe e kishte sulmuar, ne vrapuan por nuk arritem. Ujku e hengri Jusufin , por qe te na besosh te sollem kemishen e tij te pergjakur .(4) por u kujtua se nuk e kishin grisur ate dhe pasi nga larg treguan kemishen e fshehen. Keshtu ata ia mbushen mendjen babait te tyre edhe pse ai kishte dyshimet e tij, dhe keshtu me lot ne sy Jakubi a.s. me lutje filloj te lutet e ti kerkoj ndihme Allahut xh.sh. Disa thone se: Aq shume u merzit Jakubi a.s. per humbjen e djalit sa humbi driten e syve duke qajt. Madje Jakubi a.s. qendronte i vetemuar ne shtepin e tij saqe ate shtepi e quajten "bejtul ahzan" d.m.th: "Shtepia e trishtimit"

Jusufi a.s. ne bunar (pus) 

Nga ana tjeter, kur Jusufi a.s. (5) ndodhej ne bunarin e thell , Allahu xh.sh. i dergon melek te cilet e qetesonin Jusufin a.s aq sa ia larguan friken duke e lajmeruar se Allahu xh.sh. do ta shpetoj nga situata ku ndodhej. Ashtu ne bunar ai filloj ta lus Allahun xh.sh, dhe ti kerkoj ndihme. Ndihma e Allahut erdhi.
Afer bunarit kalon nje karvan i cili dergon nje person per te mbushur uje, teksa ai leshon koven thirri: Ejani, eshte nje dal ne bunar! E nxoren Jusufin a.s. nga bunari dhe filluan te kujdesen dhe ta ushqejne. Pasi e pastruan shikuan nje femije shume te bukur e per  kete thane:
Nga ky mund te perfitojme dicka , keshtu ata e fshehen te karvani me qellim shitjen e ti ne qytet. Me te Egjipt tregtaret e nxjerrin Jusufin a.s. ne shitje me nje cmim shume te lire.
Aty paraqitet nje burre i cili e blen Jusufin a.s. (6) Blersi i quajrut Aziz arriti ne shtepi sebashku me Jusufin a.s. dhe i thote bashkeshortes (Zylejhas) qe te kujdeset per te, se ndoshta mund te kemi te mira prej tij, edhe mund ta adoptojme si djal tonin. (7) Ne fakt ashtu ndodhi, Jusufi a.s. u be i njohur. Allahu xh.sh. i kishte dhene mundesi Jusufit a.s. qe te shpjegonte endrrat. Dhe kur u rrit Jusufi a.s. u ben njeri i respektuar, me dituri dhe urtesi te madh.(8)

Jusufi a.s. dhe sprova me zonjes e shtepise

Tregohet se kur u rritur Jusufi a.s. ai veçsa behej edhe me i bukur, aq sa me te nuk kishte te krahasur. Per kete Muhammedi a.s. ka thene: "...ne naten e Miraxhit takova profetin Jusuf a.s. te cilit i eshte dhene gjysma e hijeshise."(9) Kjo bukuri filloj te ndikoj tek bashkeshortja e Azizit , Zylejhaja u dashurua me Jusufi dhe vendosi ta dergoj ne shtrat Jusufin a.s., por nuk e realizonte. Keshtu ajo cdo dite filloj te josh Jusufin a.s. per te arritur qellimin e saj, por Jusufi a.s. nuk ra preh e saj. Nje dite gruaja e Azizit ia mbylli Jusufit a.s. te gjitha dyert (10) dhe i tha: Ej ketu, (ja tek jam e gatshme per ty) Jusufi a.s. tha: "Allahu me ruajt, ai zoteriu im (burri yt) me nderoi me vendosjen te mire (me streoj, e si mund tia bej kete familjes se tij)?"( Jusuf, 23)
Teksa bashkeshortja e Azizit mori kete pergjigje tregohet se ajo filloj ti afrohet Jusufit a.s., por Jusufi a.s. me nxitim ju drejtua deres per te dal, po ashtu edhe gruaja , porse Jusufi a.s. ishte me pare dhe ajo ngriti dore dhe ia grisi kemishen Jusufit a.s. dhe keshtu para deres u perballen me Azizin. Gruaja e Azizit (11) tha: Pervec burgut, apo te ndonje denimi te dhembshem, Cili mund te jete ndeshkimi i atij qe tenton te demtoje nderin e familjes? Ne kete kohe Jusufi a.s. tha: Ajo mu versul mua! Nje person i cili shoqeronte Azizin nderhyn per ta gjykuar kete ceshtje si deshmitar. Deshmitari tha: "Nese kemisha e tij eshte grisur perpara, ajo ka thene te drejten ndersa Jusufi genjen, Por nese kemisha e tij eshte grisur prapa, atehere genjen ajo, ndersa Jusufi thote te verteten." (Jusuf, 26-27)
Kur Azizi shikoj kemishen e Jusufit te grisur parapa tha: Kjo eshte dredhi e juaja, vertet kjo eshte dredhi e madhe, dhe ju drejtua Jusufit a.s. duke i thene: "Jusuf , largohu nga kjo!Ndersa ti (grua) kerko falje per kete mekat tendin, se vertet ti qenke fajtore." (Jusuf, 28-29)
Edhe pse kjo kishte ndodhur, Azizi nuk e largoj Jusufin a.s. nga shtepia, dhe jeta vazhdoj. Ne qytet filloj te hapet lajmi. Keshtu nje grua nga grat e qytetit (nga grat e aristokrateve) thane; "Gruja e zoteriut (minister) i versulet marrezisht sherbetorit te vet, ate e ka kapluar ne shpirt dashurin,e ne jemi te bindura se ajo eshte ne humbje te qarte. (Jusuf, 30) Gruaja e Azizit i ftoj ne nje gosti dhe pas ushqimit u ofroi molle per te ngrene, e teksa grat te mbeshtetura per qef dhe teksa ato po qeronin mollet, gruaja e Azizit urdheroj Jusufin a.s. te hyje ne dhomen e tyre. Kur hyri Jusufi a.s. ne dhome ajo u thote grave: "Ja pra, ky eshte ai per te cilin me qortoni mua, une iu dhash atij , por ai nuk pranoj dhe u ruajt. Po qe se nuk ben çfare te urdheroj , ai gjithsesi do te burgoset dhe do te nençmohet." (Jusuf, 32) Kur grat e pranishme shikuan bukurin e Jusufit a.s. , u mahniten aq sa nuk vune re se ne vend te mollave filluan te prisnin duart e tyre. Allahu xh.sh thote: "Kur e shikuan ate (Jusufin) ato u tronditen dhe i pren duart e tyre e thane: Allahu i qofshim fale! Ky nuk eshte njeri, ky nuk eshte tjeter vetem se ndonje melek i lart." (Jusuf, 31)
Grat e pranishme ju versulen Jusufit, secila per ta marr vet. Por Jusufi a.s. nuk i pranonte.(12)
Edhe pse bashkeshortja e Azizit u mbushi mendjen disa prej grave te parise e hapen edhe me shume kete cfare kishte ndodhur. Populli filloj te flas shum keq per gruan e Azizit, filluan ta tallnin aq sa ajo nuk mund te dilte me nga shtepia. Keshtu nje dite i kerkoj bashkeshortit te saj qe ta ndeshkoj Jusufin a.s.

Jusufi a.s. i kerkon Allahut xh.sh. mbrojtje, "duke kerkuar burgun"

Per shkak te bukuris se tij , grat nuk e linin te qete Jusufin a.s. Situata sa vinte e veshtirsohej. I ndodhur ne keto kushte Jusufi a.s. i beri nje lutje Allahut xh.sh duke thene:
"O Zoti im! Burgu eshte me i mire per mua, se sa ate qe me ofrojne ato mua dhe nese Ti (Allah) nuk largon prej meje dredhite e tyre, une mund te anoj te ato e te behem injorant.." (Jusuf, 33) 

Te gjithe filluan te flasin per ngjarjen dhe gruan e Azizit duke thene; si ajo i eshte dhene pas sherbetorit te saj. Fjalet u shtuan aq shume saqe bashkeshortja e Azizit nuk mund te dal me ne qytet. E ndodhur ne keto kushte, ajo shkoj tek bashkeshorti i saj dhe i kerkon te ndeshkoj Jusufin.
Azizi pranoj propozimin e gruas se tij. Dhe ne keto kushte edhe deshira e Jusufit a.s. u plotesua duke u larguar keshtu nga sprova e madhe dhe çnderimi. Per kete Allahu xh.sh thote: "Zoti i tij (Jusufit) ia pranoj lutjen atij dhe e largoi nga ai dredhin e tyre. Vertet Ai eshte qe degjon lutjet dhe di (situaten).(Jusuf, 34)

Jusufi a.s. ne burg

Kur e denuan Jusufin a.s. tregohet se e vendosen siper nje gomari, ku nga pas nje tallall thoshte: Ky djal ka ngacmuar zonjen e shtepise ku ai ishte sherbetor dhe per kete ai do denohet me burg. Sebashku me Jusufin a.s. hyne ne burg edhe dy te rinje te tjere. Ne burg ata u njohen me njeri tjeterin. "Nje nate teksa ato ishin ne burg, dy te rinjte shikojne nje enderr, te cilen ia treguan Jusufit a.s.
Njeri nga ata tha: Une enderrova se po shtrydhi rrush per vere.
Ndersa tjeteri tha: Une enderrova se po mbaj mbi koke nje buke nga e cila hanin zogjt.
O Jusuf na shpjego pasi ne te vlersojme si shpjeguesi me i mire i endrrave." (Jusuf, 36)
Jusufi a.s. u thote: "Vertet nuk ju vjen juve ndonje ushqim me te cilen ushqeheni dhe qe une te mos e dije, madje tju pershkruaj kete para se ajo te ndodh, Kjo eshte ajo çfare Zoti me mesoi." (Jusuf, 37)

Gjate kohes qe Jusufi a.s. ndodhej ne burg ai adhuronte Allahu xh.sh. pervec kesaj ai filloi te punoj me dy te rinjte duke ua mesuar islamin.
Allahu xh.sh. thote: "Une ndoja fene e prinderve te mij; Ibrahimit, Is-hakut, Jakubit. Neve nuk na takon t'i pershkruajme kurre nje send shok Allahut. Ky besim i drejte eshte dhurate e madhe  nga Allahu ndaj nesh dhe ndaj njerezve, por shumica e njerezve nuk ia dine vleren. O shoket e mi  te burgut, a eshte me mire te adhurohen zota te ndryshem apo Allahu, nje i Vetemi Ngadhenjimtar?Ata qe adhuroni pervec Allahut nuk jane tjeter vetem se emra qe pagezuat ju dhe prinderit tuaj. Allahu nuk shpalli ndonje fakt per ta, vendimi (ne ceshtjen e adhurimit) nuk i takon kujt, pos Allahut, e Ai urdheroi te mos adhuroni tjeter vetem Ate. Kjo eshte feja e drejte, por shumica e njerezve nuk e dine." (Jusuf, 37-40)

Jusufi a.s. filloi te shpjegoj endrren dhe tha: "Njeri prej ju te dyve do ti jap te pije mbreterit ndersa tjeterit do te kryqezohet dhe zogjte do e hane duke filluar nga koka e tij." Kur njeri nga ata e degjoj kete shpjegim tha: Endrra nuk ishte keshtu!
Jusufi a.s. i thote: "Kjo eshte keshtu dhe se ka marr fund!" Per kete Allahu xh.sh. thote: "O shoket e mij te burgut! Njeri prej ju dyve do ti jape te pije vere zoteriut te vete, e tjeterit do te varet, kurse shpezet do te hane nga koka e tij. Cesthja  per te cilen kerkuat shpjegim, ka marr fund keshtu." (Jusuf, 41)

Jusufi a.s. i kerkoj njerit perj te rive , i cili do ti sherbente mbretit qe ta permend emrin e tij kur ai te jete sherbyes i tij me qellim qe Jusufi a.s. te dal nga burgu. Allahu xh.sh. thote: "E atij per te cilin besonte se eshte i shpetuar i tha:" Me perkujto mua te zoteriut yt." (Jusuf, 42)

I riu doli nga burgu dhe ndodhi ashtu sikurse Jusufi a.s. ia kishte bere shpjegimin. Ai filloj pune te mbreti, por shejtani beri qe ai te harroj ate cfare i kishte kerkuar Jusufi a.s. dhe per kete Jusufi a.s. mbeti ne burg (13) disa vjet. (Jusuf, 42)


Jusufi a.s. shpjegon endrren e mbretit

Teksa Jusufi a.s. ndhej ne burg mbreti i Egjiptit shikon nje ender. Teksa ndodhej ne bregun e nje lumi dolen nga ai shtat lope te majme dhe filluan te kullosinin ne bare. Pastaj nga lumi dolen shtat lote te tjera te dobeta te cilat sapo ben sigur kullosnin filluan te sulmojne lopet e majme derisa sa i hegren. Ne kete çast mbretit i doli gjume i friksuar shume, dhe pas disa çastesh ra ne gjume perseri. Perseri ai shikoj nje enderr ne te cilen shikoj shtate kallinje te gjelber ne nje kercell dhe shtate te tjere te thare te cilet i hengrin ato te gjelbrit. Perseri mbretit i del gjumi i friksuar.
Mbreti tha: "Kam shikuar ne ender shtat lope te majme dhe shtate lope te dobeta qe i hanin ato dhe shtat kallinj te gjelber dhe shtat te tjere te thare. O ju paria, nese dini te interpretoni endrren, me tregoni edhe mua." (Jusuf , 43) Ata i thane: "Enderra te perziera dhe nuk dime shpjegimin per te tilla endrra." (Jusuf, 44) I riu qe shpetoj nga burgu dhe ishte ne sherbim pran mbretit dhe kur degjoj ju kujtua ajo çfare Jusufi a.s. i kishte thene, dhe u tha: Une ju tregoj, por me pare me lejoni te shkoj tek Jusufi. Kur e lejuan dhe arriti atje i thote: O Jusuf! O i Drejt! Na shpjego per shtat lopet e dobeta qe hajne shtate lopet e majme (shendoshta) dhe shtat kallinj te gjelber dhe shtat kallinj te thate, dhe keshtu te kthehem me pergjigje tek ato dhe keshtu ato do e kuptojne rendesin dhe vlerat e tua! Jusufi a.s. u tha: Mbillni shtat vjet vazhdimisht, dhe cfare keni korr leni ne kallinj (depozitoni) perveç nje pakice te vogel per konsum. Pas kesaj do vijne shtat vjet te veshtira, me skamje ku do hajne ato qe kan ruajtu dhe depozituar ushqim. Pas kesaj vjen nje vit i begatshem ne te cilin njerezve u bie shi dhe ne te cilin do te kene vit te begatshem ne prodhim." (Jusuf, 45-49) Mbreti u tha: "Ma sillni Jusufin!" Por kur Jusufi a.s. mesoj kete tha: "Kthehu tek padroni yt dhe pyete: Çfare ndodhi me grat te cilat pren duart e tyre?" Mbreti pasi mesoj pyetjen e Jusufit a.s. mori ato gra dhe u tha: Si eshte puna juaj, kur ju padyshim qe u munduat ti beni keq Jusufit? Grat thane: "Zoti na ruajt! Asnje te keqe nuk dime ne per te! Bashkeshortja e Azizit foli: Tani e verteta doli sheshit, isha une ajo qe u mundova ta josh Jusufin, ndersa ai ishte njeri i paster, i drejte dhe besnik i vertet." (Jusuf, 50-51)
Me kete Jusufi a.s. kishte per qellim qe ti tregonte Azizit i cili e kishte futur ne shtepi e tij Jusufin a.s. se ishte i paster. Jusufi a.s. tha: "Bera kete pyetje qe e verteta te dal dhe qe Azizi ta dije se une nuk e kam tradhtuar kurre ate, qofte edhe ne fshehtesi!" (Jusuf, 52) Mbreti tha: "Ma sillni Jusufin pasi do e mbaj pran meje!" Kur u afrua Jusufi, mbreti i tha: "Tani ti je i larte, je ne radhet tona dhe plotesisht i besushem!" Jusufi a.s. tha: "Me lejo mua te kujdesem per hambaret dhe drithin e vendit, pasi vertet do jem ruajtes dhe i perkushtuar dhe i mençur!" (Jusuf, 53-55)
Nje here dikush e pyeti profetin Muhammed a.s; Kush eshte i ndershmi? Profeti Muhammed a.s. ka thene: "I ndershm eshte i ndershmi, biri i te ndershmit, e ai biri i te ndershmit , dhe ai i biri i te ndershmit Jusufi a.s, biri i Jakubit a.s. e ky ishte i biri i Is'hakut dhe ky ishte biri i Ibrahimit a.s." Medje pasi profeti Muhammed a.s. ju zbrit surja Jusuf a.s., ngjarjet e saj moren aq fame saqe edhe jo besimtaret filluan ta tregonin. Madje tregohet ne forme interesante ku nje person ishte paraqit para Umer ibn Hatabit te cilit me mburrje i thote: "E di kush eshte babai im? Une kam bab filanin, gjysh filanin dhe stergjush filanin! Kur e degjoj Umeri r.a.i tha: Ke degjuar se me pare ka jetuar nje me emrin Jusuf? Po ia kthen! Umeri r.a. tha:Ai ishte profet, babai i tije ishte profet, gjyshi i tij ishte profet po ashtu edhe stergjyshi i tij ishte profet, ndersa ti je nje horr bir hori.."

Jusufi a.s. behet i besuari i mbretit 

Mbreti pranoj kerkesen e Jusufit pasi kishte shume besim tek ai. Tregohet se nje dite mbreti i thote Jusufit a.s.: "O Jusuf! Mua nga pushteti im nuk me ka mbetur gje tjeter veçse vendi ku ulem!"
Sipas Muhammed bin Is'hakut kemi se mbreti i Egjipti kishte deshmuar para Jusufit a.s. pranimin e fese islame.(15) Allahu xh.sh thote: "Dhe keshtu Ne Jusufit i dhame pozite ne vend (ne Egjipt) zinte vend aty ku deshironte. Ne e pajisim me te mirat tona ate qe duam e Ne nuk ua humbin shperblimin punemiereve." (Jusuf; 56)

Shtat vite prodhim te bollshem , Jusufi a.s. i menaxhoi ashtu siç duhet ushqimet duke depozituar ushqim te konsiderueshem, aq sa ne kohe e skamjes Egjipti fal zgjuarsis dhe menaxhimit te Jusufi a.s. u be qendra e furnizimeve ushqimore jo vetem per Egjiptin por edhe me gjere.
Per shkak te popullaritet te madh, njerezit filluan ta vlerson si udheheqesin  e tyre . Ne kete kohe mbretit i vdes veziri, Azizi dhe pasi kaloj nje kohe mbreti i shpreh propozim Jusufit a.s. qe te mertohet 
Pas marteses Zylejhaja lindi dy djem (Efrahimin dhe Mansuin)
Ne shenimet e librave islame thuhet se Jusufi a.s. u martua me Zylejhan pasi asaj i vdiq burri, dhe ne vend te tij u vendos Jusufi a.s. (16)

Gjate viteve qe Jusufi a.s. bente menaxhimin e prodhimeve dhe jo vetem , ndryshe nga te tjeret edhe pse kishte prodhim te bollshem por ishte edhe menaxhuesi i depove nuk u leshonte ne shperdorim apo ngopje. Nje here nje person i thote profetit Jusuf a.s; Jeni vezir dhe menaxher i depove te shtetit. Perse e le veten te uritur dhe nuk ha sa te ngopesh?
Profeti Jusuf a.s. u pergjigje: "Nese ngopem , kam frike se i harroj te uriturit dhe nuk do i kuptoj hallet e tyre!"

Tashme skamja kishte kapluar njerezimin, sebashku me te Palestinen, pikerisht vendi ne te cilin jetonte babai i Jusufit a.s. Jakubi a.s.
Per shkak te skamjes, cmimet ishin rritur kudo pervecse ne Egjipt. Per shkak te kesaj te gjithe i kthyen syt nga Egjipti (17) Nder karvanat qe mbriten ne Egjipt ishin edhe vellezerit e tij. Me ti dalluar Jusufi a.s. i njohu ato, ndersa ato jo.

Allahu xh.sh. thote: "Dhe pas nje kohe vijne vellezerit e Jusufit e hyne tek ai, e ai i njohti, ndersa ata nuk e njihnin." (Jusuf; 58)

Vellezerit paraqiten tek vendi ku behej shitja dhe me vete kishin mall me qellim shkembimin me ushqim. Ne keto momente Jusufi a.s. filloj ti pyeste se nga vinin, te kujt ishin, i pyeti edhe per vellezerit etj. Pasi ata shprehen kerkesen e tyre per ushqim, Jusufi a.s. i furnizoj me ushqim me shume se sa ata kerkuan,duke u dhene ushqim persecilin, dhe ne fund u tha: "Me sillni vellain tuaj prej babait, vellaun e vogel"

Allahu xh.sh. thote: "E pasi i furnizoi me te gjithe artikujt e nevojshem (me bare drithi per te cilin kishin adhur etj) u tha: Me sillni nje vella tuajin qe e keni nga baba, a nuk e vereni se une vertet u plotesoj barren dhe se une jam mikepritesi me i mire.(Jusuf; 59)

Kur Jusufi a.s. shikoj tek vellezerit e tij habin e kesaj kerkese u tha: "Nese nuk ma sillni vellaun qe u thash, Ju nuk do te merrni tek une me ushqim (drith etj) dhe mos iu afroni vendit tim." (Jusuf; 60)

Pas kesaj Jusufi a.s. , u larguar dhe u tha puntoreve qe: Pa iu vene re drejtuesit e ketij karvani, ju duhet te fusni ne thaset e drithit ushqimin qe ato kan sjell per shkembim.
Allahu xh.sh. thote: "Ai (Jusufi) djlemoshave te tij sherbetore u tha: "Venie mallin e ttre (barren qe kishin sjelle per te blere drith) ne barret e tyre , ashtu qe kur te kthehen te familja e tyre (t'i hapin) ta njohin, e ndoshta do te thehen serish te ne.(Jusuf; 62)

Arsyeja e kesaj levizje ishte se Jusufi a.s. e dinte fort mire se babai i tij, Jakubi a.s. nuk do te hante nje ushqim i cili nuk eshte paguar, dhe per kete shkak Jakubi a.s. do te dergoj edhe nje here djemt etij.

Kur u kthyen ne shtepi , djemt i thane Jakubit a.s. "O baba, kete here u furnizuam, por nese hera e dyte eshte me kusht qe te marrim vellan tone Benjamin  per ndryshe ata nuk do na japin ushqim pasi keshtu kerkuan ata qe ne te marrim edhe vellan tjeter, ne o baba te premtojme se nuk do i bejme gje Benjaminit." (Shiko suren Jusuf; 63)
Ne mosh te thyer, i verber Jakubit a.s. iu kujtua dhimbja e tij per Jusufin a.s. dhe thuhet se ne kete caste ka thene: O Jusuf, o pikellimi im, vuajtja ime!  Dhe me pas u thote djemve:

"Tju besoj sic ju kam besuar edhe me pare per vellaun tuaj Jusufin?
Gjate kesaj bisede ata po i tregonin babait te tyre furnizimin qe kishin marr. Teksa po benin keta  u del edhe malli i tyre. Djemt te gezuar thane: Çfare te kerkojme me shume se kaq, pra ta plotesojme kerkesen e vezirit, prandaj ne duhe te marrim me vete Benjamin qe te sigurojme ushqim per familjen. Prandaj mos keni merak pasi ne do e ruajme Benjaminin.
Jakubi a.s. u tha: Ne asnje menyr nuk e pranoj kete derisa te me jepni besen ne Allahun qe do ma ktheni, pervecse ndodh dicka e papritur e qe nuk eshte ne doren tuaj e nuk mundeni. Ata u betuan , e ne kete rast Jakubi a.s. tha: "Allahu eshte garantues per kete qe dakortesuam."(17)
Pas kesaj Jakubi a.s tha: " Bijt e mij, mos hyni ne Egjipt per nje dere, po hyni neper dyer te ndryshme. une nuk mund te largoj prej jush asnje send nga caktimi i Allahut, vendimi nuk eshte i tjeterkujt vetem i Allahut, vetem Atij iu kam mbeshtetur dhe vetem Atij le t'i mbeshteten ata qe besuan."(18)
Pasi kaloj nje kohe, dhe pasi moren keshillat e tyre, vellezerit moren me vete edhe Banjaminin, Keshtu te njembedhjet vellezerit arriten ne Egjipt duke hyre ne porta te ndryshme.
Kur u paraqiten para Jusufit a.s. , ai i ndau vellezerit nga dy persona ne nje dhome ndersa Benjaminin e mbajti vete. Kur te gjithe u vendosen neper dhomat e tyre, Jusufi a.s. filloj te perqafoj Benjamin te cilin prej rreth 20 vitesh nuk e kishte takuar. Benjamini u habit, por ne keto çaste me gezim te madh Jusufi a.s. i thote vellaut te tij:

Allahu xh.sh thote: "Une jam vellai yt, mos u pikello per ate qe ata vepruan.(Jusuf; 69)

Sic kishte vepruan heren e kaluar, edhe kete here Jusufi a.s. mendoj te bej dicka. Keshtu te nesermen furnizon me ushqim vellezerit, por se tek ngarkese e Benjaminit , Jusufi a.s. fut nje gote.(19)
Pasi u larguan , ushtaret u vun pas tyre duke u thene: Ju jeni hajdut. Djemt thane: Cfare u ka humbur? Ushtaret thane: gotet e mbretit, e kush e gjen ate ka shperblim nje deve te mbushur me ushqim. Vellezerit e Jusufit thane: Per Allahun, ju e dini se ne nuk kemi ardhur te bejme veprime te tilla dhe se nuk jemi hajdut apo vjedhes. Ushtaret thane: Cili eshte denimi nese ju genjeni? Ata thane: Denimi eshte per ate ne ngarkesen e te cilit gjendet gota qe ju kerkoni, dhe ai te mbahet peng.(20) Kjo ishte sipas ligjeve ne Palestinen e Jakubit a.s. ndersa ne Egjipt hajduti vritej.
Pas kesaj pergjigjeje ushtaret filluan te kontrollojne , por kur arriten tek ngarkesa e Benjaminit ushtaret gjeten goten.
E gjithe kjo ishte nga veprimet e Jusufit a.s. qe i mesoj nga Allahu xh.sh per te mbajtur vellan e tij Benjaminin.
Vellezerit nuk e lan vetem Benjaminin dhe te gjithe u paraqiten tek Jusufi a.s. Pasi ushtaret treguan  ngjarjen, si dhe duke ditur ligjin e Egjiptit, vellezerit e Jusufit ju drejtuan vezitit (Jusufit):
O minister, kemi vene re se je bamires, Benjamini e ka babaen plak dhe se e ka pikt te dobet, prandaj merr nje prej nesh.
Jusufi a.s. tha: Allahu na ruajt, si te marrim ate tjeterin ne vend te atij te tek i cili eshte gjetur gota, nese do veproj keshtu atehere me te vertet do ishim te padrejte.(21)
Pasi vun re se nuk e binden ministrin (Jusufin) than te pakte ti lutemi ate qe te mos na kthen me duar bosh. Ata thane: Vendin tone e ka goditur skamja, po ashtu edhe familjen tone, prandaj na furnizo se Allahu i shperblem dhenesit. Jusufi a.s. duke shikuar hallin dhe situaten ku ndodhe vendos tju tregoj te verteten.
Jusufi a.s. u tha: Nuk ju kujtohet cfare keni bere me vellan tuaj Jusufin? Ata u habiten e thane: Mos valle ti je Jusufi? (22)
Jusufi a.s. tha: Po, une jam Jusufi, e Benjamini eshte vellau im. Allahu na dhuroj shpetimin. Ata qe ruhen nga mekatet dhe jane te devotshme, Allahu e shperblen. Allahu kurre nuk ia humb shperblimin atyre qe bejne pune te mire.
Vellezerit thane: Pasha Allahu, Allahu ty te ka ngritur mbi ne dhe ne paskemi qene vertet te gabur.
Jusufi a.s. u tha: Sot nuk ka qortim kunder jush, Allahu ju falte juve; Allahu eshte me Meshiruesi i Meshiruesve!(23)
Malli te cilin e kishte kapluar Jusufin a.s. beri qe ai tju jap vellezerve kemishen e tij duke u thene:
Shkoni me kete kemish dhe ferkoni me te fytyren e babaijt tim pasi atij do i kthehet te shikuarit e syve e pastaj ejani tek une me gjithe familjen time.(24)

Jakubi a.s. ndjen eren e Jusufit a.s.

Ashtu te gezuar vellezerit e Jusufit a.s. nisen per ne Palestin. Menjehere sapo vellezerit e Jusufit a.s. largohet nga qyteti i Egjiptit, Jakubi a.s. teksa po qendronte ne shtepi tha: Une po ndjej eren e Jusufit. Jakubi nga gezimi filloj te ngrej zerin duke thene Une ndjej eren e Jusufit. Familja i thote; Ti e di qe  Jusufi ka kohe qe ka vdekur. Jakubi a.s. vazhdonte te thonte te njejten gje, aq sa u tha familjareve: Mos me thoni se jam cmendur, pasi me te vertet une ndjej eren e Jusufit.

Allahu xh.sh.thote: "Vertet po ndiej eren e Jusufit..." (Jusuf 94)

Kur arriten djemt e Jakubit a.s. ne shtepi, ata i treguan se cfare kishte ndodhur dhe nder te tjera i thane: "Jusufi eshte gjall, dhe ai na dha kete kemish, me te cilen duhet te ferkoni fytyren tuaj pasi do ju kthehet shikimi, dhe se kerkon nga ne qe te shkojme tek ai , si familje"
Ne keto momente Jakubi a.s. me gezim te madh u tha: A nuk ju kam thene qe une di nga Allahu ate qe ju nuk e dini?(25), Djemt thane: Me te vertet ne kemi qene gjynahqar, prandaj o babai yne lute Allahun xh.sh qe te na fal gjynahet tona! Jakubi a.s. tha: Do e lus Allahu qe tju fal gjynahet. Allahu eshte Fales dhe Meshireplot.
Jakubi a.s. beri ashtu sic kishte kerkuar Jusufi a.s. duke ju rikthyer shikimi dhe duke shkuar sebashku me familjen ne Egjipt. Kur ariten ne Egjipt dhe u paraqiten tek Jusufi a.s., dhe sapo e shikuan te gjithe u ulen ne perkualen atij (ne formen e sexhdes), duke perfshire baban dhe nenen e tij dhe vellezerit e tij.
Jusufi a.s. i thote babait te tij Jakubit a.s.: O babai im! Ky eshte shpjegimi i endrres time qe te kam pas treguar.(26)
Per shkak te bashkimit dhe gezimit dhe falenderimit ndaj Allahu xh.sh , Jusufi a.s. ka bere kete dua e cila eshte nder lutjet me te bukura e me te njohura:
"O Zoti im! Ti me ke dhene mua pushtet, me mesove mua komentimin (shpjegimin) e enderrave; o Krijues i qiejve e tokes, Ti je kujdestar imi ne kete bote dhe ne boten tjeter (Ahiret), me ben te vdes mysliman dhe me bashko me te miret." (Jusuf; 101)

Pas kesaj, Jusufi a.s. jetoi me babain e tij (prinderit)  ne Egjipt rreth njezet vite. Kur vdiq Jakubi a.s. vete djali i tij, Jusufi a.s. e varrosi ate (Jakubin) prane varrit te babait te tij Is'hakut a.s. pasi ashtu kishte deshiruar Jakubi a.s. Pas kesaj Jusufi a.s. jetoj edhe rreth njezet e tre vite dhe kur e plotesoj deshiren e tij, verejti se fuqia fizike i eshte dobesuar, prandaj iu lut Allahut xh.sh qe ne jeten tjeter ta bashkoje me prinderit e vet te dashur dhe me njerezit e mire dhe te drejte si gjyshin e tij profetin Is'hakun a.s., Ibrahim a.s. Profeti Jusuf a.s. ka vdekur rreth moshes 80 vjeç.

Jete e profetit Jusuf a.s. ne tregon sprovat ne te cilat ka kaluar ai:

1. Perballja me urretjen e vellezerve te tij.
2. Kur ishte vetem 12 vjeç u nda nga familja e tij.
3. Hedhja ne bunar , pus.
4. U shit si skllav
5. U ekspozua ndaj joshjes seksuale te Zylejhas por edhe te grave te tjera.
6. U akuzua per imoralitet dhe hyri ne burg.

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Zoti e sprovon ndonjerin prej jush me sprova, ashtu sic provoni ju floririn. Ka prej jush qe dalin prej sprovave, ashtu sic del floriri i paster. Ky eshte nje njeri qe e ka pastruar Zoti, por ka prej jush qe dalin disi. Ky eshte ai njeri qe ka dyshime. Ka praj jush qe dalin prej sprovave si floriri i zi, i cili eshte kthyer ne qymyr." 

Pergatiti
Gezim KOPANI



__________
1. Jakubi a.s. ka pas keto djem: Rubil, Shimun, Lavin, Jehuz, Iz'har, Zabulo, Jusuf, Beniamin, Danë, Neftali, Xhadin, Eshir.
2. Me 11 yjet nenkuptohet vellezerit e Jusufit a.s. ndersa me diellin e henen, prinderit e Jusufit a.s.
3. Allahu xh.sh. thote: "Ai (Jakubi) tha: Une mallengjehem po te vije (Jusufi) me ju, edhe kam frike se do ta haje ujku, kur mungon kujdesi juaj per te. Ata (vellezerit e Jusufit) thane: Per Zotin , nese e ha ujku, e duke qene ne grup kaq i forte , atehere ne mos qofshim fare." (Jusuf, 13-14)
4. Tregohet se vellezerit e Jusufit a.s. kishin harruar nje detaj, ai ishte mos grisja e kemishes.
5. Tregohet se ne kete kohe Jusufit a.s. mund te kete qene rreth 12 vjec.
6. Thuhet me nje cmim prej 20 dirhem.
7. Bashkeshortja e Azizit quhej Zylejha dhe se burri i saj ishte i paafte qe te kishte femije.
8.Allahu xh.sh thote: "Dhe e shiten ate (Jusufin) per nje cmim te vogel, per disa dirhem (mas argjendi) te numeruar, sepse ne mesin e tyre pati asish qe nuk lamuan (per cmim te larte). Ai qe e bleu nga Misiri (Egjipti) i tha gruas: Beni pritje te kenaqshme, se eshte shprese tia shohim hajrin ose ta adoptojme per femije. Ja keshtu (e shpetuam nga bunari), Ne i beme vend Jusufit ne toke (Egjipti), e qe t'ia mesojme atij shpjegimin per disa enderra. Allahu eshte mbizoterues i punes se vet, por shumica e njerezve nuk e din (fshetesin e ceshtjeve)." (Jusuf, 20-21)
9. Disa thone se Allahu xh.sh. bukurin e ka ndar ne dy pjese. Gjyshmen per njerezit dhe krijesat e tjera, ndersa gjyshmen profeti Jusuf a.s.
10. Shiko suren Jusuf , ajeti 23. Surja Jusuf eshte sure mekasa (shpallur ne Mekke) Kjo sure i eshte shpallur profetit Muhammed ne vitin e pikellimit. Quhet keshtu pasi ne kete vit profetit Muhammed a.s. i vdiq bashkeshortja e tij Hadixhja si dhe xhaxhai i tij Ebu Talibi dy shtyllat ne te cilat profeti a.s. gjende mbeshtetje te jashtzakonshme. Me vdekjen e tyre u shtuan sulmet ndaj Profetit Muhammed a.s. Me suren Jusuf , profeti Muhammed a.s. shikoj sprovat ne te cilat kishte kaluar Jusufi a.s. "Ai qe ka pikellim dhe lexon suren Jusuf do i kaloj pikellimi." ( Abdullah Iben Mesudi)
11. Ne ate kohe fjala Aziz nenkuptohej me minister, apo njeri me poste, e ne rastin konkret flitet se Azizi ka qen ne postin e ministrit te finances.
12. Profeti Muhammed a.s. ne lidhje me ruajtjen e nderit ka thene: "Shtat grupe njerezit do strehohen nen hijen e Arshit te Allahut, ate dite ku nuk do kete asnje hije tjeter, nder keto te shtat njeri eshte ai i ri qe eshte ftuar nge nje femer per te kryer akte te turpshme , e ai e refuzon ate duke i thene: Une i friksohem Allahut."
13. Tregohet se Jusufi a.s. mbeti ne burg edhe per 7 vite te tjera.
14. Thuhet se mosha e Jusufit a.s. ne kete kohe ishte rreth 30 vjeç.
15. Nga kjo martese Jusufi a.s. u shtua me dy djem, Efraim dhe Mansui.
16. Thuhet se ky mbret quhej Rejjan bin Velid.
17. Tregohet se Jusufi a.s. per cdo tregtar qe vinte u shiste vetem nje sasi te caktuar gruri apo dritheri me qellimin shmagjen e abuzimeve qe mund te benin tregtaret.
18. Lexo suren Jusuf nga ajeti 64-66
19. Kjo keshill erdh nga Jakubi a.s. qe ata te ruhen nga syri i keq.
20. Surja Jusuf, ajeti; 70
21. Surja Jusuf, ajeti 71-75
22. Jusuf 78-79
23. Jusuf 88
24. Jusuf 92
25. Jusuf 93
26. Tregohet se Jakubi a.s. pasi u bashkua me Jusufin a.s. ne Egjipt ka jetuar me Jusufin a.s. edhe rreth 24 vjet, dhe kur nderroj jete Jakubi a.s., djali i tij Jusufi a.s. e varrosi ate afer varrit te babait te tij Is'Hakut a.s. pasi kjo ka qene kerkesa e vete Jakubit a.s.Per me shume lexo suren Jusuf