Monday, March 9, 2026

Nje predikim i shkurter me rastin e dhjete diteve fundit te muajit ramazan

Tashme kemi hyre ne netet dhe ditet me te veçanta te muajit te bekuar te ramazanit. Ne dhjetet ditet e fundit te ramazanit bie nata e bekuar e Kadrit. Ebu Seid el Hudrij r.a. trasmenton se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Me eshte treguar nata e Kadrit, por pastaj e harrova ate , dhe shikova ne enderr veten time duke bere sexhde ne uje dhe balte ne mengjesin e saj, ndaj gjejeni (naten e Kadrit) ne dhjetet ditet e fundit , madje ne netet tek te saj." Ebu Seid El Hudrij r.a. tregon: Ate nate ra shi dhe xhamia ishte e mbuluar me tende, dhe ne mengjesin e nates e 21-te syt e mi shikuan Profetin Muhammed a.s. me shenje uji dhe balte ne balle."
Duke u bazuar ne kete hadith por edhe hadithe te tjera kemi:

1. Nata e bekuar e Kadrit bie ne dhjete netet e fundit te muajit ramazan. 

2. Kjo nate e bekuar bie ne netet tek

3. Mundesia me e madhe qe te qellohet nata e Kadrit sipas hadithit eshte nata 21-te.

Gezim KOPANI 


9 Mars, Ramazan 2026