Dhul Hixhe njihet si muaji ne te cilen muslimanet (qe kane mundesi) bejne Haxhin. Perveç Haxhit dhe namazit te Kurban Bajramit dhe kurbani, myslimanet jane te keshilluar qe para festes se Kurban Bajramit ti kushtojne vemendje dhjete diteve te Dhul hixhes.
Ne dhjet ditet e Dhul Hixhes eshte mir te shtohen punet e mira, ibadetet ndaj Allahut xh.sh si dhe fjalet madheruese ndaj Allahut xh.sh. si p.sh; La ilahe ilAllah, Elhamdulilah, Subhanallah etj.
Keto dite jane para festes se Kurban Bajramit dhe kurorezohen me diten e Arafatit e me pas me festen e Kurban Bajramit.
Aq shume u kushtoi rendesi Allahu xh.sh. dhjete diteve te Dhul Hixhes saqe ne Kur'an Allahu betohet to ku thote: "Pasha agimin! Pasha dhjete netet!" El Fexhr; 1-2)
Ne dhjete ditet e Dhul Hixhes kryehen shumica e ritualeve te haxhit. Hadithet na tregojne se eshte mire te agjerohen keto dite dhe ne menyr te veçante ate te Arafatit. Per kete Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Agjerimi i dites se Arafatit i fshin gjynahet e vitit te kaluar dhe vitit te ardhshem."(Muslim)
Mbi rendesin e dhjete diteve te Dhul Hixhes Profeti Muhammed a.s. ka thene; "Nuk ka dite ku punet e mira jane me te dashura tek Allahu xh.sh. sesa dhjete ditet e Dhul Hixhes." (Buhari)
Allahu xh.sh. i do ato qe bejne pune te mira e te hajrit sidomos ne dhjete ditet e Dhul Hixhes. Ne nje hadith tjeter kemi se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nuk ka dite ne te cilat punet e mira perllogariten me shume fish sesa ne dhjete ditet e Dhul Hixhes, prandaj ne keto dite thoni shpesh fjalet: La ilahe ilallah, Allahu ekber, Elhamdulilah." (Ahmedi)
Po ashtu profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nuk ka veper me te vleresuar sesa vepra e mir qe behet gjate dhjete diteteve te Dhul Hixhes."
Ne lidhje me therrjen e kurbanit duhet te kemi parasysh : Nese deshironi qe kurbani juaj te quhet kurban (duke respektuar festen e Kurban Bajramit) atehere kurbani duhet therrur pasi te jete falur namazi i Kurban Bajramit. Per kete Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush therr kurbani para faljes se namazit te Kurban Bajramit, atehere ai ka bere kurban vete, dhe kush e therr kurbanin pas faljes se namazit te Kurban Bajramit ai e ka qelluar traditen time te berjes se kurbanit." (Buhari)
Sugjerim per lexim:
Disa rregulla mbi Kurbanin