Tuesday, July 14, 2026

Nje sadaka rrjedhese ne sherbim te besimtareve. Perurohet pusi i ujit ne xhamin e fshatit Qerret

Me 13 korrik 2026, ne oborrin e xhamise se fshatit Qerret se bashku me Sekretarin e Keshillit te Myftinise Puke Ylli Hadroj, Yljan Laçi etj morem pjese ne ceremonin e perurimit me rastin e perfundimit dhe venies ne pune te pushit te ujit ne oborrin e kesaj xhamie.
Pas lutjes (duas) se rastit, si Myftiu i Pukes mbajta nje fjale pershendetese, ku nder te tjera: Falenderuam Allahun xh,sh, qe mundesoi daljen e ujit ne oborrin e xhamise se fshatit Qerret! InshaAllah e befte kete uje te dobishem dhe te sherbeje per mire brez pas brezi per xhematin e kesaj xhamie dhe jo vetem. Allahu e shperblefte donatorin qe mundesoi realizimin e ketij projekti dhe ka preferuar te mbetet anonim. Gjithashtu falenderim per Qendren Islame Udha e Besimtareve, drejtorin e saj Mirand Shehaj, pergjegjesin e projektit Bashkim Selami, Edmond Ajdini si dhe firmen qe beri shpimin me punetoret e tij.
Ne emer te Qendres Islame Udha e Besimtareve pershendeti Edmon Ajdini i cili, pasi falenderoi Allahun xh.sh. dhe uroi me lutje donatorin qe mundesoi kete veper bamiresie, falenderoi Myftiun e Pukes Gezim Kopanin per bashkepunimin dhe te gjitha ata qe dhane kontributin e tyre , qofte edhe me fjale te mire.
Ne kete ceremoni moren pjese edhe N/Kryetari i Bashkise Puke Ferit Ringaj, Kryeplaku i fshatit Qerret Durim Pema, Demir Syla Drejtor i Sherbimeve ne Bashkin e Pukes, si dhe banore te ketij fshati.

Gezim KOPANI