Skip to main content

Nata e Kadrit


Allahu xh.sh. thote: "Ne e kemi zbritur (Kur'anin) ne naten e Kadrit. E kush mund ta shpjegoje ty se cfare eshte nata e Kadrit?Nata e Kadrit eshte me e mire se njemije muaj. Meleket dhe Shpirit (Xhebrail) me lejen e Zotit te Tyre zbresin ne kete nate, me te gjitha vendimet. Paqe eshte ajo deri ne lindjen e agimit.(Kadr; 1-5) Po ashtu per kete nate Allahu xh.sh. i drejtohet Profetit Muhammed a.s. duke i thene: "Ne ta zbritem ate (Kur'anin) ne nje nate te bekuar (naten e Kadrit). Ne deshm t'u terheqim verejtjen, e njerezit te jene te gatshem." (Duhan, 03)

Fjala Kadr do te thote: Percaktim, Miresi, nate e faljes etj. Kjo nate eshte nata e ibadeteve (lutjeve). Ne kete nate te gjithe besimtaret duhet ti bejne lutje (dua) Allahut xh.sh, pasi ne kete nate Allahu eshte afer dhe u pergjigjet lutjeve.

Sipas mendimeve te dijetareve islam ka qene pikerisht nata e Kadrit ku Profeti Muhammed a.s. ka shikuar Melekun Xhebrail ne formen e tij te plote. Sipas tramsetimit kemi se profeti Muhammed a.s. ka thene: "E pash Xhebrailin a.s. qe kishte zene horizontin dhe ne çdo cep qe shikoja, shija ate. Me pas me kapi dhe me shterngoi aq fort saqe kujtova se po me del shpirti. Me pas me leshoi dhe me tha: "Lexo!"i thash: Nuk di te lexoj!. Me kapi perseri dhe me tha: Lexo! Perseri i thash: Nuk di te lexoj. Me shtrengoj per here te trete dhe perseri me tha: Lexo! I thash: Cfare te lexoj? Xhebraili a.s. me tha:"Lexo ne emrin e Zotit qe krijoi. Krijoi njerun nga nje gjak i ngjizur (ne mitren e nenes). Lexo se Zoti yt eshte me Bujari. Ai qe i mesoi (njeriut) te shkruaj me pende. I mesoi njeriut ate qe nuk e dinte." (Alak 1-5)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush falet naten e Kadrit me besim dhe shprese, i falen gjynahet qe ka vepruar me pare." (Buhari)

Kjo nate bie ne dhjete dite e fundit te muajit te madherishem te Ramazanit. Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kerkojeni naten e Kadrit ne dhjete netet e fundit te Ramazanit." (Buhari)

Profeti Muhammed a.s. ne udhetimin e Isras dhe Miraxhit mesoi nga Allahu xh.sh per nje dhurate (miresi) te madhe qe Allahu xh.sh e kishte vetem per besimtaret qe kryejne urdherat e Allahut, dhe kjo ishte nje nate e madhe nate e Kadrit. Pasi u kthye profeti Muhammed a.s. filloj ta kerkoj naten e Kadrit ne muajin e Ramazanit. Gjate kohes qe profeti Muhammed a.s. po e kerkonte naten e Kadrit i vjen meleku Xhebrail dhe i thote: O i Derguari i Allahut! Ate qe po kerkon ndodhet ne dhjete ditet e fundit te muajit Ramazan. Pas kesaj profeti Muhammed a.s. u tha shokeve: "Kerkojeni naten e Kadrit ne netet tek dhe ne dhjete netet e fundit te muajit Ramazan." (Buhari)

Ne nje transmetim tjeter kemi: Nga Ibni Umer trasmetohet se disa shoket te Profetit Muhammed a.s. i thane profetit Muhammed se kishin shikuar ne ender naten e kadrit, dhe se ajo bie ne shtat netet e fundit te Ramazanit. Profeti Muhammed a.s. u tha: "Shikoj se endra juaj perkon me shtat diteshin e fundit, prandaj kushdo qe e kerkon kate nate le ta kerkoj ne shtat ditshin e fundit." (Buhari)

Naten e Kadrit njeriu duhet te sillet mir, duhet te bej vepra te mira, te flas mir dhe te respektoj te tjeret. Te shperndaj miresi ne vepra e fjale si dhe nese ka mundesi te shperndaj sadaka.  Tregohet nga Ubade ibnu Sami se nje nate (apo dite) doli Profeti Muhammed a.s. me qellim qe tju tregoj muslimaneve se kur eshte nata e Kadrit. Rruges ai ndeshi (shikoj) dy burra musliman qe grindeshin me njeri tjetrin. Profeti a.s. tha: "Dola tju tregoj kur eshte nata e Kadrit, por per shkak te filanit dhe filanit qe po grindeshin , e harrova. Ndoshta kjo eshte me e mire per ju." (Buhari)

Pra per shkak te nje vepre te keqe, pra te grindjes Profeti a.s. tha se e harrova kur eshte nata e Kadrit. Me kete Profeti Muhammed a.s. deshironte ti terheq vemendjen besimtareve qe te mos bejne vepra te kqia, te mos grinden. Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Me te vertet njeriu privohet nga risku per shkak te nje mekati qe ka bere." (Muslim)

Ne nje trasmetim tjeter kemi se profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kerkojeni naten e Kadrit ne netet tek te dhjeteditshit te fundit te Remazanit."(Buhari,Muslim)

Ndodhet edhe nje trasmetim tjeter ku Ubej ibnu Kabe r.a. ka thene: "Betohem ne Allahun, se une e di se cila eshte ajo nate (nata e Kadrit). Ajo eshte nata ne te cilen Muhammedi a.s. na ka urdheruar per te qene te perkushtuar ne adhurim (ibadet). Ajo eshte nata e njezet e shtate." (Muslim)

Po ashtu kemi edhe nje trasmetimtjeter nga Ebu Dher r.a. qe tregon: "Agjerum me Profetin Muhammed a.s. ne muajin e Ramazanit. Ai nuk na priu ne falje deri kur kishte mbetur shtat net te muajit Ramazan. Atehere ai u ngrit me ne per tu falur derisa nje e treta e nates kishte kaluar. Ai nuk u fal me ne. Ne diten e gjashte. Ne naten e peste, ai u fal me ne derisa gjysma e nates kaloi. Ne i tham: O i Derguari i Allahu do falesh me ne gjithe naten? Ai u pergjigj: Kush qendron ne kembe naten e Kadrit pas imamit , derisa ai te perfundoj faljen, eshte shkruar per ate qe e ndjek sikur eshte falur gjithe naten." (Iben Ebi Shejbe, Ebu Davud, Tirmidhi, Nesai, Ibn Maxhe etj.)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "...Kush falet ne naten e Kadrit me besim tek Allahu dhe ne shpresen ne shperblimin e Allahut, i falen gjynahet e kaluara." (Buhariu dhe Muslimi)

Nder lutjet qe profeti Muhammed a.s. ka keshilluar te behet eshte: "Allahumme inneke afuvun, tuhibul afve, fafuanni." dmth; "Zoti im! Ti je fales, te pelqen te falesh, ndaj me fal mua!" (Tirmidhi)

Pergatiti
Gezim KOPANI

V/O: Material ne punim...



Popular posts from this blog

Fisi i Kabashit

Kabashi është vendbanim i lasht ë dhe deri n ë fillim t ë shek. XVII ka qen ë qendra m ë e r ënd ësishme ekonomike , politike , fetare dhe kulturore p ër mbar ë krahin ën e Puk ës. K ët ë e d ëshmojn ë: gjetjet arkeologjike q ë faktohen q ë nga shek. II-IV , Trase e Udh ës s ë Madhe q ë lidhej me Adriatikun e Shkodren me Dardanin ë dhe brigjet e Danubit, duke d ëshmuar se Kabashi  ësht ë vendbanim i lasht ë dhe kishte qytez ë q ë n ë kohen romake. Po ashtu Kalaja Qytez ë , Kalaja e Zbubit , Kalaja e Boks me sarajet e Lek ës ku kan ë sunduar fiset: Ziu, Blinisht dhe Principata Dukagjini. I pasur n ë aspektin gjeoetnologjik me nj ë tok ë ku prodhohen: Rrush, arr ë , moll, dardh ë, qershi, man, thana, g ështenja aq sa formohet pyll ë me g ështenja, si dhe shume fruta pylli si: boronica etj. Po ashtu vend i p ërferuar p ër bletarin ë. Deri n ë shekullin XX blektoria ka pasur mjaft zhvillim ku jan ë num ëruar dhjetra kope t ë m ëdha , aq sa nuk kishte kullot ë q ë t ë plot ësonte ushqim...

Si u krijua bota ?

Si fillim duhet te sqaroj se çdo gje qe dim dhe nuk dim, e dukshme apo jo, frymore apo jo ose forma te tjera qe nuk dim, kane nje Krijues te Vetem, pra Krijuesin e  Gjithesise Allahu xh.sh. Allahu xh.sh. eshte Nje, Allahu eshte Ai qe çdo krijes i drejtohet. Allahu nuk ka lindur kend dhe Allahu nuk eshte i lindur, dhe me Allahun askush nuk eshte i barabarte. (Kur'an surja El Ihlas) Allahu nuk ka as fillim dhe as mbarim.  Si u krijua bota ? Pas as me te voglin dyshim krijimi i botes (gjithesise) dhe i çdo gjeje qe dim dhe nuk dime eshte krijuar nga Allahu Fuqiplote. Ne librin e bekuar Kur'nin fisnik Allahu xh.sh. thote: " Allahu eshte krijues i çdo sendi dhe Ai eshte mbikqyeres ndaj çdo gjeje ." (Ez Zumer ; 62)  Nga hadithet e profetit Muhammed a.s. mesojme se kater gjera Allahu xh.sh. ka krijuar vet; 1. Arshin , 2. Kalemin , 3. Xhennetin Adn dhe 4. Krijesat e tjera i ka krijuar me fjalen " Kun fejekun ", dmth; Allahu ka urdheruar duke thene: " Behu,...

Xhamia e Kodër Hanit , vend falje dhe kuvendi

Xhamia Kodër Hani - Pukë  Tregojne te paret se rreth vitit 1836 rreth 30 barinje te armatosur nga nje fshat tjeter paskan fut 300 dhi ne kullotat e Terbunit . Per kete pukjanet iu ankuan Ali Ags e Halil Laçit. Keto te dy vendosen qe diten e diel te qojne ne fshatin qe kishin fut baktit ne Terbun per ti pyet; Pse i kishin hy ne Terbun? A ju kemi gja borxh ? Gj..D i paska thane: Kam hy me 30 pushke te gjata ! Puka priti diten e festes se Bajramit ku mblidheshin katundet fqinje per te fal bajramin ne xhamin e Koder Hanit, dhe mbasi perfundun dhe dolen nga xhamia u kuvendun (1) per ate qe kishte ndodh, U vendos qe te bashkohen e te mbyllet kjo pune pa gjakderdhje. Iu ban Pukes 420 pushke , aq sa kishin ardh ne xhami.  Si iu afruan vathit qiten perpjete te gjithe njeheresh. Ushtoi bjeshka prej pushkeve. Çoban kishin mbet pak pasi kujtonin se nuk do vinin diten e festes se Bajramit. Ata çoban qe kishin mbet iken dhe lan bagetin vetem. Puka mori pre çoban e bjeshkatar bashke me...